ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Vrapo e vrapo, por ndalu dhe shijoje erën e luleve në jetë, pasi mund të mos i shijosh më nëse nuk ndalesh

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Monika Braja, Selanik
___
Koha ecën me shpejtësi , ndërsa ti vazhdon e vrapon nga mëngjezi deri në perëndimin e diellit. Ikën në punë, merr para, vrapo atje të japësh para për faturat dhe përseri vrapon për punët e obligimet .
Megjithatë, pavarësisht që i ke të gjitha këto mundësi, ti prap nuk je i kënaqur o njeri , ke punën, ke dashurinë në krah , ke familjen dhe prap ty të mungon diçka dhe nuk je i lumtur. Dhe këte e sheh si një mekanizëm gjenerues të njeriut modern që nuk e le të qetë. Ti gjithmonë do diçka , diçka që e kupton se sa shumë ke nevojë për te , dhe vrapon , e vrapon ta gjesh atë .
Ndërsa dikush tjetër e falënderon Perëndinë për shumë gjëra që nuk i ka dhe i është falënderues zotit për gjithçka . Kurse dikush tjetër e humbë kuptimin e jetës duke vrapuar drejt të pamundures .
O njerëz, ndaloni së vlerësuari atë që nuk e keni , duke anashkaluar atë që e keni, por se shikoni !
Mungesa e të pamundures ju ndjek kudo dhe mendja ju ngelet aty tek ajo që ju mungon. Me keqardhje po ju them se gjëja kryesore që të mungon, nuk është ajo që po kërkon vazhdimisht.
E di çfarë ju mungon …?
Ndërgjegjësimi dhe mirënjohja për ato që ke. Hidh një sy përreth teje dhe shiko se sa njerez ke që nuk janë të lumtur , që kan humbur shtëpi , makina , njerëz ?!
Hidh nje sy dhe shiko brenda një spitali shtetëtor që kundëmon mjerim e papastërti dhe aty njerëzit presin të shërohen nga sëmundjet , dhimbjet e kancerit e sëmundje të tjera. Prandaj, shikoj të gjitha këto o njeri , sidomos ti që vrapon dhe koha nuk të premton të shohësh se çka ndodhë pereth teje …!
Kam njohur shumë miqë e mikesha të miat që vraponin pas dëshirave që i kishin dhe që i quanin nevoja , dhe që në fund humbën gjithçka
Dhe e humbën atë që është më e rëndesishmja, jetën .
Shikoi ata njerëz që u goditën më së shumëti nga dhimbjet , por vlerësuan nevojën e jetës për të jetuar , sepse kuptuan se më e rëndësishme për njeriun është jeta dhe shëndeti. Prandaj, kuptojeni njëri – tjetrin kur hedh vështrimin pereth teje dhe vlerëso ato që ke , sepse vetëm kështu i jep kuptim jetës tënde duke e bërë atë më kuptimplote. Përqëndrohu vetëm në atë që e ke deri ne amshim …
Shikoni pereth vetës dhe do kuptoni në një mënyrë apo tjetër se pa dhimbje , pa lot e pa mundim, nuk do kuptosh kurrë përparësitë e tua dhe se çfarë është Jeta në të vërtetë.
Prandaj, po te them ngadalso ritmin tënd , mjaft vrapove , por lutju zotit dhe bëje kryqin ose ngriti duartë drejt qiellit dhe ji mirënjohës për ato që ke .
Nuk ka asgjë nëse humben gjëra të dashura e të shtrenjta që ishin në mendjen tënde , nuk esht ky fundi i botes…! Sepse mbi te gjitha ajo që ka rëndësi , është shëndeti , mirësia , andaj buzëqesh edhe kur dita s’të jep përgjigjet dhe premtimet e natës së kaluar sepse besimi dhe ëndërrat për të jetuar jetën me të gjithë kuptimin e saj, është më i rëndësishëm se sa të humbasësh kohë duke vrapuar gjithmonë pas asaj që kur se kishe dhe kuptoje se nuk do ta kesh kurrë , nëse ti nuk vlerëson atë që ke dhe të bën të lumtur .
Qëllimi i të jetuarit nuk është vetëm me vrapue, por edhe me u ndalë për ta shijue erën e luleve në jetë !
Mund të jetë një imazh i 1 person, oqean dhe plazh

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu