ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Vrasësi ka emër, e ai është Naim Murseli…!

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Ilir Canhasi, Suedi
___
Prita, prita, prita edhe pakës, thashë mos jam në ëndërr, por, jo, vrasësi ka emër, e ai është Naim Murseli.
Nuk më la ndërgjegjja pa e dënuar edhe unë këtë vrasje dhe pa i shkruar disa rreshta, vrasje kjo që e tronditi tërë diasporën nè Suedi, e më së shumti i ka shokuar njerëzit që e kanë njohur më për së afërmi.
Më shokoi edhe mua dhe familjen time, edhe pse unë nuk jam ulur asnjëherë në të njëjten tavolinë me të, por vetëm kam ndërruar dy- tri fjalë kur jemi takuar në Prishtinë dhe përmes mjeteve elektronike.
Profilizoj nga anglishtja profiling, është një fjalë që në polici e posaqërisht në kontrolle të ndryshme policore, hetuesi, doganë ndaj pasagjerëve apo edhe të dyshuarve tjerë për krime, përdoret pothuajse në çdo moment.
Ky profilizim i njerëzve mësohet përmes studimeve dhe fitohet gjatë përvojës së punës.
Pra, ju mësoni të dyshoni ose të shënjestroni një person në bazë të karakteristikave ose sjelljeve të tija.
Por, ky profilizim i yni edhe me 20-30 vite përvojë pune, shpesh na tradhëton sepse në ditët e sotme kriminelët janë më të sofistikuar, më të vështirë të identifikohen.
Ja, një shembull; ndalohet makina -kamp shtëpizë nga një kontrollë rutinore, vozitësi tregon profesionin doktor dhe gruaja mësuese me tre fëmijë, që janë për rrugë për të bërë pushimin veror, por gjatë nuhatjes së qenit doganor gjenden të mëshefura 20 kg heroinë.
Ky profilizim i tyre do ta mashtronte këdo, por ja që fati ishte, që qeni me praninë e tij aty e kreu punën e vetë.
E rastin tjetër kemi vrasjen e nënës së dy fëmijëve Liridona Ademaj nga monstrumi Naim Murseli, njeriun që e kemi njohur shumë nga ne që jetojmë në Suedi.
Si mund të profilohet një vrasës i nënës së fëmijeve të vetë.
Si?
Kur, ai tregohej, i urtë, i dashur, humanitar, patriot, kishte dërguar edhe një delegat suedez në Prishtinë, më shkruante shpesh privat, kur bënte ndonjë gjest patriotik këtu në Suedi.
Tash, kur unë profiloj këtë njeri, më jep të drejtën ta quaj vrasës, monstrum, i etur për para, për famë, bëthlëpirës i të gjithëve atyre që kishte publikuar foto me ta, humanist i rrejshëm, patriot me baterija.
Shtrohet pyetja, si të ruhemi nga këta persona?
Pyetje, që unë nuk kam përgjigje!
Ai jetonte në Suedi, po të vuante nga ndonjë sëmundje, ai kishte mundësi të kërkonte ndihmë.
Pse nuk e bëri këtë!
Por, mua që më së shumti më brengos është fakti, se për 30.000 euro sot qenka shumë lehtë të gjindet një vrasës mes shoqerisë sonë!
Edhe më bregosëse kur vrasësi e dinte se ishte gruaja e tij dhe nënë e dy fëmijëve.
Të shpresojm që ky rast, kjo dhimbje të mos na përsëritet më.
Ngushëllime të sinqerta familjes Ademaj dhe gjithë atyre që ndajnë mërzinë me ta!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nje krim qe s’do te harrohet kurre ndoshta .Nje dileme kam per kete kryekriminelin .Menyra se si organizoi “vjedhjen ” komunikimi me telf. takimi me te dyshuarit dhe zbulimi rekord nga policia shembullore a nuk tregon se ky shpirtzi nuk ka zgjuarsi , nuk kupton ambientin per rreth ,kamera , pergjim telefoni ? Ata politikane ,njerez me poste te ndryshem qe e kishin mik nuk kuptuan se ishte nje null nga zgjuarsia ? Pasuria e vetme e tij ka qene ,eshte dhe do jete shpirtligesia .Kjo kategori njerezish nuk korrigjohen kurre dhe 50 vjet burg te kryejnë. I jati i kryekriminelit perpara zbulimit shokues te vrasjes foli me ze e figure duke mbrojtur te birin si cdo prind .Por sot ky prind duhet te vinte nderin e familjes se tij ne vend duke u ndodhur ne gjykate duke bere percapje t’ja numëronte ne balle me plumb ,te birit kriminel . U mjaftua me lajmëruar se pushon te pamen per nusen . Rrenim
    , degjenerim , pabesi , hajdute ,imorale , shpirtzi tiparet e kryekriminelit . Femijet pacin nje jete te lehte , te mire e sa me larg familjes se kryekrimihelit ! E them kete sepse asnje reagim njerëzor nga ato nuk ka deri me sot .Vec heshtje turpi , heshtje per te ndihmuar paksa krykrimihelin qe linden e rriten.As hasmit nuk ja uroj kete krim ne familje .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu