ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

Shkrime relevante

Shpërndaj

___
Përkujtesë historike

Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë pafraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t’i jepeshin Malit të Zi.

Maxharr Pasha, i cili ishte edhe anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë që të bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e venduimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Por, ai vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë njësoj reagoi dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, forcat e lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit, ku kishte kërkuar strehim. Pas një lufte me forcat e lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.

Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi edhe gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi, që do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, atë në Hot dhe Grudë si dhe përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit, ku krahas forcave osmane, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Maxharr Pasha

Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për aotonomi politike dhe administrative, që do t’ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq.

____

Më 6 shtator 2023 bëhen 146 vjet nga vrasja e Mehmet Ali Pashe Maxharrit

Në Traktatin e Berlinit të cilin u mbajt më 13 qershor 1878, ku u vendos që një pjesë e territorit shqiptar të ndahet i cili sot gjendet në Malin e Zi, siç ishin qytetet Plavë, Guci, Hoti, Gruda, Kelmendi dhe Kollashini duhet ti mbeteshin Serbisë dhe Malit të Zi. Për këtë qëllim Porta e Lartë kërkon nga Perandoria Osmane që ta emëroj një përfaqësues që të vinte në Kosovë ti binde shqiptarët ta zbatonin pa luftë vendimet e Traktatit të Berlinit. Më 3 gusht 1878 Sulltani e emëron Mehmet Ali Pashë(Maxharin) si i dërguar i tij.
Mehmet Ali Pasha apo siç njihej si Maxhar Pasha, kishte lindur në Magdenburg të Gjermanise në vitin 1827 rridhte nga një familje protestante franceze. Ai lindi me emrin Sharl Detrua. Në moshën 16 vjeçare ai u largua nga familja dhe migron në Stamboll ku merr gradën më të lartë (Marshall) ku më vonë e merr emrin Mehmet Ali Pasha.
Marshalli, Mehmet Ali Pasha u nis nga Stambolli më 19 gusht 1878 atë e shoqëronin kolonel Ahmet beu telegrafisti i tij i cili ishte me origjinë Greke dhe një gardë personale prej 40 vetash.
Me 25 gusht 1878 arriti në Prizren ku menjëherë zhvilloi takimet me disa nga udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare. Të nesërmen më 26 gusht në Prizren Mehmet Ali pasha thirri anëtarët e Komitetit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare dhe u shpjegoi se kishte dërguar Sulltani për ti zbatuar vendimet e Traktatit të Berlinit.
Më 27 gusht 1878 në orën e caktuar nuk u paraqit askush te mareshalli, në ora 19 i erdhi lajmi se telegrafisti i tij, Sokrat Arigjiriadhi ishte vrarë në atentat në kafenë “Marash” në qytet nga disa njerëz të panjohur. Telegrafistin e ekzekutoi Ramadan Zaskoci nga Luma, kurse organizator të atentatit ishin edhe Halim Çerkezi dhe Ukshin Berisha.
Vetë Maxhar pasha u nis në Gjakovë më 31 gusht 1878 së bashku me suitën e vet i shoqëruar nga bimbashi i Prizrenit dhe i prirë nga një batalion ushtarësh.
Më 1 shtator 1878 u grumbulluan nën komandën e Ali pashë Gucisë me mijëra malësorë të armatosur dhe mbi 4000 trupa të ardhur nga malësia e Gjakovës të udhëhequra nga komandanti i përgjithshëm Sulejman Vokshi i cili ishte edhe ministër i mbrojtjes ku mbajtën të rrethuar kullën.
Takimi më Maxhar pashën u bë më 1 shtator 1878 ai u shpjegoi se kishte ardhur nga Stambolli për ta bindur popullin me të mire që ta mos kundërshtonin dorëzimin e tokave shqiptare Plavës dhe Gucisë etj. Trupat e Lidhjes Shqiptare u futën brenda në kullë dhe i kërkuan Avdullah pashë Drenit që ta dëbonte mysafirin nga shtëpia. Avdullah pash Dreni refuzoi ta dëbonte mikun e tij nga shtëpia dhe kështu forcat e Lidhjes Shqiptare i dhënë një afat prej 24 orësh Avdullah pashë Drenit që ta dëbonte, Maxhar pashën nga shtëpia.
Të nesërmen me 2 shtator 1878 përfundon afati i dhënë dhe kështu filluan luftimet e përgjakshme, me ndërprerje të kohë pas kohe, në mes trupave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe fillimisht 3 garnizoneve turke të cilët ishin duke ruajtur Maxhar pashën dhe kullën. Kryengritësit pasi u futën brenda e vranë Avdullah pashë Drenin kurse në të njëjtën kohë u dorëzuan edhe ushtarët osman që ndodheshin brenda ne saraje.
Kurse më 6 shtator 1878 kryengritësit hodhën nga minarja e xhamisë së afërme copa qilimash të lagur me vajguri mbi çatinë dhe pastaj me një sulm tjetër të furishëm afruan në muret e kullës disa qerre me kashtë, të cilave u vunë zjarrin. Flaka u përhap nga katër anët duke arritur deri në çati. Nga tymi i dendur që mbushi sarajet Maxhar pasha u detyrua të dilte jashtë kullës por aty u vra nga plumbat e kryengritësve. Me vrasjen e Maxhar pashës morën fund luftimet. Vrasja e tij bëri jehon të madhe në popull dhe krijoi panik në Perandorin Osmane kur përkohësisht ndalohet dhënia e tokave shqiptare Serbisë dhe Malit të zi.
Pjesëmarrësit shqiptarë të këtij aksioni, sipas të cilëve udhëheqësit kryesor ishin: Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali pashë Gucia, Ismail Myderrizi, Jakup Ferri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Avdyl Frashëri Ymer Prizreni, Ali Ibra etj.

Leutrim Binxhija
Shtator 2021 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Luturim Binxhia, a mundesh me na spjegue se ne cfar burimi e ke marre materialin persa i perket udheheqesve te Ajsionit te Gjakoves.
    Rrethimin dhe luften e kane ba te gjithen bajraket e Malesise Gjakoves te udhehequra nga bajraktaret Fisi i Shipshanit ka qene me i dalluari nen udheheqjen e Din Bajram Bajraktari.
    Po me duket e vertete thenia e popullit , luften e bajne trimat, lavdohen horrat.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu