Në nisjen e ndeshjes së futbollit Serbi –Zvicër, gjatë intonimit të himnit të Serbisë, presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, së bashku me presidenti i i Republikës Serbe, Millorad Dodikun u panë duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Për këetë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksandër Vuçiqit.

“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi – Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksandër Vuciq, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, ka shkruar Sormaz në profilin e tij në ‘X’.

Të shtunën Zvicra u përball me Serbinë në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve. Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare.

E në stadiumin prej 8 mijë ulëseve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i i Republikës Serbe, Milorad Dodik. Në këtë takim nuk munguan edhe brohoritjet kundër Kosovës.