ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Vullneti i të mbijetuarit dhe nevojat për të shtypur tjetrin

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Shemsije Elshani
____
Çdo njeri ka një vullnet të jashtzakonshëm të të mbijetuarit, në mënyrë që të arrij në potencialin e vet.
Por jo të gjithë kanë aftësi dhe mënyra të njejta të kësaj mbijetese. Disa njerëz mbijetojnë duke xhelozuar të tjerët, duke i penguar ata në mënyra të ndryshme për t’i arritur qëllimet e veta. Të tillët jetojnë duke ushtruar shtypje sistematike te të tjerët.
E tëra që duhet bërë është t’i njohësh këto metoda të shtypjes sistematike. Dhe sa më shumë që i reziston kësaj shtypje, aq më i fortë bëhesh, aq më shumë rritet forca jote, ndërsa ai i cili mbijeton duke të shtypur i zvoglohet kjo forcë, sepse atij i nevoitet dyfish forcë më e madhe të të mund.
E rëndësishme është poashtu të njihen motivet e këtyre shtypësve sistematik. Sipas një trajnereje të psikologjisë për zhvillimin e personalitetit, këto motive ndahen në shtatë grupe:
1. Kërcënimi
Për një kategori njerëzish ti je kërcnim. Veç ekzistenca jote, qoftë edhe në skaj të botës e bën këtë kategori njerëzish të ndihen të kërcënuar. Arsyet mund të jenë të ndryshme, sepse je më i zgjuar, më komunikativ, më i bukur, më i lumtur, më i guximshëm, më i realizuar, më emocional. Shtypësi i këtij grupi, nuk pajtohet me faktin që dikush tjetër të jetë më i mirë, më i lumtur, më i realizuar, më i pranuar se ai. Janë shumë toksik dhe të pavetëdijshëm për sjelljen e tyre.
Të takon ty t’i njohësh në mënyrë që të mbrohesh prej toksicitetit të tyre.
2.Hija
Shtypësit sistematik të këtij grupi, prezenca jote i bënë të ndihen nën hijen tënde. Kur janë në shoqëri me ty, atyre ju duket që nuk vërehen fare, sepse kanë përshtypje që ti ua ke zënë krejt diellin. Ju pengon drita, rrezatimi ytë dhe gjithmonë janë të koncentruar tek ti, tek drita jote të cilën bëjnë të pamundurën t’a fikin. Kështu mbijetojnë ata.
3. Xhelozia
Kjo kategori e shtypësve sistematik mbijeton duke xhelozuar. Nuk dinë ndryshe. Nuk janë zhvilluar përtej xhelozisë. Socialisht janë shumë primitiv, ndonëse mund të jenë edhe të arsimuar.
4. Pushteti, kontrolla
Kjo kategori njerëzish mbijetojnë duke ushtruar pushtet dhe kontrollë ku të mundin. Zakonisht shfrytëzojnë hierarkinë familjare, partneritetin/bashkshortësinë, apo ndonjë hierarki shoqërore tjetër si psh hierarkinë në firmën ku punojnë. Shfrytëzojnë lidhjen e gjakut, pozicionin e më të madhit në familje, apo lidhjen emocionale që ke ndaj atyre.
Para tyre gjithmonë je o fajtor o borgj. Gjithmonë gjejnë ndonjë arsye për të të akuzuar. Ndërsa gjejnë dhe të tjerë që ju besojnë apo që bashkpunojnë, në mënyrë që akuza kundër teje të jetë më bindëse dhe më e rëndë njëkohësisht.
5. Parazitizmi
Këta shtypës, të duan veç për vete. T’a njohin aftësinë, poenat, biografinë. T’a përdorin emrin, personalitetin si dhe të gjitha resurset tua të shumta që i ke, veç për vete. Të shtrydhin si limoni. Të shfrytëzojnë edhe fizikisht për punë, në shërbim të tyre dhe “gjenialitetit” të tyre. Dhe po patën mundësi, të fshehin si të përhiturën. Kësaj forme të shtypjes i thonë parazitare.
6. Burgu
Këta shtypës të pengojnë nëse dëshiron të shkosh, të ikësh, të dalësh nga ai burgu imagjinar në të cilin në një farë mënyre a në një tjetër ke rënë. Të pengojnë të braktisësh një lidhje, një partner, familjen toksike, apo ndonjë lidhje tjetër. Këtu shtypja manifestohet duke të bërë të vogël, duke të mvarë, duke të dobsuar, që ti të mos kesh guxim të çlirohesh e as të ikësh kurrë prej tyre.
7. Agresiviteti
Këtu bëjnë pjesë njerëzit që janë agresiv, dhe kanë nevojë agresivitetin e tyre t’a zbrazin te dikush.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu