ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

VV nuk ka alternativë tjetër përpos që të pastrohet nga llumi, pasi me llumin brenda nuk mund ta pastrojë llumin jashtë saj!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Gold AG falet sepse e imagjinon dhe do Zotin në mënyrën e tij përfituese. Nuk e di pse duhet çuar kaq shumë pluhur dhe bërë kaq shumë zhurmë për këtë punë?
Ai e di që tifozët e tij janë të formatit të njëjtë edukativ, kulturor dhe mendor prandaj ua jep pikërisht atë ushqim shpirtëror që ata e presin prej tij.
Lidhja e shqiptarëve per Zotin është e natyrës religjioze, sepse klerikët i kanë bindur ata se lutjet u pranohen vetëm nëse ndërmjetësohen prej tyre, gjë që kushton lekë dhe është idiotizem në vetvete.
Sepse Zoti i njeh të gjitha gjuhët e botës, prandaj individët që i luten s’kanë nevojë për përkthyes dhe ndërmjetësues.
Imagjinojeni sikur klerikët t’ia kushtëzonin xhematit trushpërlarë shqiptarë seksin me gratë e tyre me ndërmjetësimin e tyre, ndërkaq seksin më gratë e botës që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, me ndërmjetësimin plus përkthimin e tyre.
Që një shembull konkret për ata që janë pak më të trashë në tru.
Imagjinojeni sikur hoxha Shefqet t’i thoshte xhematit të tij :
Gratë e juaja mund të përjetojnë orgazëm dhe të mbesin shtatzënë vetëm nëse i asishni me haletin tim.
A thu si do të reagonte në atë moment xhemati i tij i hipnotizuar nga dashuria e zjarrtë për të ?
Shqiptarët e Maqedonisë dhe Lugines jo vetëm që e imagjinojnë Zotin në të njëjtën mënyrë, por janë edhe shumë më të lidhur shpirtërisht për të, sepse kohë të gjatë kanë jetuar në mëshirën e Tij.
Kjo për faktin se ata kohë të gjatë kanë qenë dhe mbetur të shkëputur nga trungu dhe rrënja kombëtare, respektivisht të pambrojtur nga Kosova e robëruar dhe Shqipëria e vetë-izoluar.
Shqiptarët e Kosovës po ashtu e imagjinojnë Zotin në mënyrë të ngjashme, por ata jetonin në një numër më të madh në një territor më kompakt dhe e kishin kushtetutën e vitit 1974 në shpinë.
Kjo u mundësoi atyre që të kenë një korpus me të madh dhe organizuar nacional, prandaj niveli i lidhjes së tyre shpirtërore me xhaminë dhe kishën ishte dhe mbeti pothuajse i natyrës simbolike.
Përjashtim bëjnë këtu grupet islamike ekstremistë, vehabiste dhe selefiste, të cilat i kontrollon dhe neutralizon Albin Kurti, i cili i ka futur disa përfaqësues të tyre në partinë e tij, për t’i shfrytëzuar për lekë dhe vota, si dhe për t’i mbajtur nën kontroll.
Mirëpo ata që t’i japin lekët, nesër apo pasnesër kur bëhen të bezdisshëm me kërkesat e tyre, ti dëshiron t’i heqësh qafësh.
Mirëpo ti ata nuk mund t’i heqësh aq lehtë qafësh, sepse të shantazhojnë me shkronja të zeza mbi letrën e bardhë, ku dëshmohet adresa e dhënësve dhe marrësve të donacioneve.
E ty pastaj do të duhet energji dhe shkathtësi e madhe për t’ia shpjeguar opinionit të gjerë, pse t’u deshën pikërisht lekët e tyre të pista.
Kur dështon shteti atëherë shndërrohet Halil Kastrati në Ent Social dhe dorën në zemër kontributi i tij për skamoret e Kosovës është më i madh se ai i nënës Terezë.
Kjo e fundit ishte më shumë e botës sesa e jona dhe nga reputacioni i saj botëror natyrisht përfituam ne te gjithë, sidomos në aspektin politik.
Prandaj Katedralja në Prishtinë me meritë e mban emrin e saj.
Çka dua të them me këtë?
Aty ku është i fortë shteti, xhamia dhe kisha tërhiqen si makinat e prishura dhe parkohën nëper garazha.
Dhe anasjelltas aty ku kapitullon shteti para krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit, makijavelizmit, psikopatisë narcizmit dhe shumë izmave të tjerë, lulëzon mungesa e perspektivës, papunësia, kisha dhe xhamia.
Mirëpo edhe ata pak punëmarrës që punojnë në sektorin privat eksploatohen, shtypen, shkilen dhe shtrydhen si sungjerat nga punëdhenësit sepse nuk funksionon as mbrojtja shëndetësore dhe sindikale.
Sepse edhe sindikatat korruptohen dhe shndërrohen në marioneta të oligarkëve.
Në këtë mënyrë hallkat e prangave që skllevërojnë punëmarrësit shtohen gjithnjë e më tepër dhe shndërrohen në një zinxhir që lidhet rreth qafës së asaj pjese të popullates që nuk e ka askënd jashtë.
Sepse organizmi dhe organizimi i shtetit është i natyrës bajraktare, klanore, farefisnore dhe mafioze.
Mirëpo në Kosovë kultura dhe edukata e shoqërisë dhe punëdhënësve nuk e ka arritur as nivelin imperialist, sepse përmban karakteristika dhe premisa feudale,
Prandaj këta të fundit nuk skuqen fare nëse në furrat dhe shitoret e tyre të vogla dhe të mëdha, punësojnë djem të rinj dhe vajza të reja të cilët i paguajnë maksimalisht 200 € në muaj për 10 deri 12 orë punë në ditë.
Në sektorin e ndërtimit punëtorët bijnë prej skeleve si thasët e cementit dhe askujt si ha palla për këtë punë, sepse po aq kushton dhe vlerësohet jeta e tyre.
Pra saktësisht sa një thes cement.
Nëse Vetëvendosje nuk i lufton këto dukuri dhe nuk dëshmon profil socialdemokrat, atëherë do të turpërohet aq shumë para njerëzve që në të e panë shpresën e vetme të ndryshimit saqë është e pamundur.
Sepse aq sa ishte e madhe lidhja e tyre shpirtërore për liderin e saj, po aq i madh do të jetë zhgënjimi dhe mllefi i tyre.
Dhe nuk është çudi nëse kthehet në shpoti dhe urrejtje.
Prandaj VV nuk ka alternativë tjetër përpos që të pastrohet nga llumi, sepse me llumin brenda saj nuk do të jet në gjendje ta pastrojë llumin jashtë saj.
Ima li šta nejasno u svemu tome?
Harrova t’ ju them unë jam Lirim Gashi dhe për mua e vërteta është vetë Zoti.
Ko ima nešto protiv nek mi se javi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu