NUK KA SEVAP MË TË MADH, SESA T'I GËZOSH FËMIJËT E LAGJES
Autor : Lirim Gashi
😆 😆 😆 😆 😆
Sa herë që e kritikoj Albinin për ta inatosur dhe frymëzuar që të bëhet më i suksesshëm, më i kompletuar dhe më i përsosur, tifozët e opozitës që janë të afërt me drejtuesit e partive opozitare gëzohen si fëmijët e vegjël të lagjes kur ua dhuron nga një çokollatë dhe më shkruajnë:
"Përshëndetje i nderuar, më në fund e kuptove se ne jemi shumë më të ndershëm, më të aftë, më të sinqertë dhe më patriotë se Albini, kështu që nëse dëshiron, mund ta pimë nga një kafe në një nga kafenetë tuaja të preferuara dhe të flasim për pozicionin që ta do zemra në hierarkinë partiake".
Përgjigja që ua jap është gjithmonë e njëjtë:
Po, me gjithë zemër do të bëhesha pjesë e opozitës nëse do të çlirohej plotësisht nga kthetrat e paraardhësve të Memlit dhe Lumirit në krye të partive opozitare.
Por ata çdo ditë ma lënë përshtypjen se janë kukulla të paraardhësve të tyre, sepse nuk janë distancuar asnjëherë nga krimet dhe tradhtitë e tyre.
Përveç kësaj, sot fëmijët dhe miqtë më të ngushtë të ish krerëve të partive opozitare po i tërheqin Memlin dhe Lumirin për brirë si dy lopë dhe në këtë mënyrë po i devalvojnë në rojtarë të karrigeve të tyre deri sa të kthehen nga Haga.
Nëse kjo nuk është provë se reformat që gjoja i kanë bërë janë thjesht vetëm një ndryshim i formës dhe trajtes, por jo edhe një ndryshim i përmbajtjes, atëherë unë vërtet nuk e di se çka është prova.
Ndaj vazhdoni ta shijoni filmin “Çka ka shpija ?”.
Sepse në rolin kryesor shkëlqen zonja Pallaska, motra e xhuxhit, i cili e thith qumështin e trashë të Berat Buzhit, mentorit të Vulnet Puzhumuzhit, i cili e thith lëngun e sutlijashit në stilin e buljashit.
😆 😆 😆 😆 😆 😆 😆