ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Xhafer Durmishi dhe Suzana Gërvalla, komprometues të Jusuf Gërvallës

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

  • Reagim kundër Xhafer Durmishit.

Edhe për hir të Xhafer Durmishit, bashkëveprimtar në kohën kur ishim të angazhuar në të njëjtin organizim (20 janar 1982 deri mars 1984), po polemizoj ndaj shkrimit të tij, publikuar më 14 maj 2021 në portalin DRINI.
Në këtë shkrim Durmishi është shpërnda në tematika nga pothuajse gjithë veprimtaria e atëhershme, të cilat indirekt i kemi debatuar herë pas here; ai ka kompiluar shumë libra elektronik, ndërsa unë iu kam përgjigj me librin “Gjurmë dhe Fërkem”. Kësaj radhe po ndalem vetëm te “argumenti” i fundit që Durmishi e ka potencuar, duke e përmbyll shkrimin e tij me shpërdorimin e viktimës Suzana Gërvalla (Gruja e Jusuf Gërvallës), gjegjësisht duke shpërdoruar shpifjen e saj:

“Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.”

***
Digrision:

Në vitin 2008 kam bërë intervistë me Zotëri Rafet Muminoviq, atëherë kryetar i një partie bosniake në Makedoni. Jam mrekulluar nga konstruktiviteti i tij në rrethana tepër destruktive të fushatës zgjedhore në Makedoni. Në fund të intervistës Z. Mimunoviq më informoi se është vëlla i Suzana Gërvallës, gjegjësisht daja i Donikës. Ishte hera e parë që po informohesha konkretisht për prejardhjen familjare të Suzanës. Por, mirësjellja e Z. Muminoviq ma rriti respektin për Suzanën. Ndërsa peripecitë jetësore familjare të Familjes Mimunoviq ma shtuan keqardhjen.
E bëra këtë digresion që ta ndihmoj Suzana, – me mbiemrin e lindjes Muminoviq, – të çlirohet nga kompleksi i të qenurit “boshnjake”, pasi në intervistë rrëfen se prindërit janë shpërngul nga Plava në Pejë dhe prej andej në Shkup, me qëllim që të shpërngulen në Turqi, duke ngurruar ta thotë shkoqur përkatësinë serbishtë-folëse të Familjes.

Të interesuarit këtu mund ta përcjellin intervistën e Zonjes Suzana Gërvalla:

***
Edhe Zotëri Durmishi, si viktima mjerane Suzana Gërvalla, e dinë se kanë shpif e po shpifin që Jusufi më ka dëbuar nga shtëpia! Por Durmishi kësaj radhe po shpif përmes Suzanës, për hakmarrje, duke goditur nën brez. Të të paktën pasi kanë lexuar letrat dhe “raportin” e Jusufit, është dashur të binden se mua asnjëherë Jusufi nuk më ka dëbuar nga shtëpia. Larg qoftë, edhe nëse Jusufi do të ishte i poshtër si këta dy shpifës, nuk do ta kishte shansin të më dëbonte nga shtëpia, sepse para se të arrinim deri në atë nivel, nuk do t’i shkoja në shtëpi e as ai nuk do më ftonte t’i shkoja.
Durmishi, duke shpërdoruar Faridin Tafallarin, i ka publikuar letrat që Jusufi ua ka dërguar të tjerëve. Gabim vulgar! Publikimi i tyre e ka godit rëndë mitin afirmativ për Jusuf Gërvallën.
Pos tjerave, pinjollët organizativ të Jusufit i kanë publikuar edhe tre letrat që Jusufi m’i ka dërguar edhe mua. E para mban evidencën “prill 1980”, e dyta “shtator 1980” dhe e treta “15 janar 1982”. Këto tre letra mbulojnë hapësirën kohore mbi dy-vjeçare të bashkëveprimtarisë sonë, nga janari 1980 deri më 17 janar 1982. Janë pak letra, sepse takoheshim shpesh.
E habitshme, këta shpifës sikur e pandehin Jusufin për idiot, i cili, përkundër që më paskësh dëbuar tre herë nga shtëpia, – siç ka shpif edhe Suzana, – të më shkruante letër më 15 janar 1982, me këto fjali fillestare:

“I dashur shok Ibrahim,
me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. Arsye për të qenë aq gjaknxehtë mbase nuk kam pasur.(…)”

Pra, në letrën e shkruar dy ditë para se ta vrisnin, Jusufi e potencon se më vlerësonte për “shok me të cilin nuk kemi pasur kufij”.
Kjo letër është shkruar kryesisht si reflektim për bisedën që kemi pas në dasmën e Kadri Zekës dhe Sajime Isufit, më 2 janar 1982, në Biel/Bienne. Ajo bisedë që bërë me insisistim timin, meqë Isufi, edhe pse i ishte përgjigj fetesës së Kadriut për të marrë pjesë në dasmë, vrazhdonte të ishte i hidhëruar nga dështimi i bisedimeve për bashkim, me Sabri Novosellën, në fillim të tetorit 1981. Në atë takim mes Kadri Zekës dhe Sabri Novosellës në Stamboll kanë qenë pjesëmarrës edhe Bardhosh Gërvalla dhe konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Bujar (Kadri) Hoxha…

Viktima Suzanë në atë intervistë, pos gënjeshtrës inkriminuese që e citova dhe disa gënjeshtrave tjera, gënjen edhe se unë, Kadri Zeka dhe shoku që na ka dërgua ne me auto (Sylë Nuha i Baliqit të Ferizajit, imigrant në Dyseldorf; Suzana thotë se ishte Mustafa), ishim shkuar te Jusufi në natën e 16/17 janari 1982 të paftuar (në banesë të Murat Kryeziut, në Bernhausen, pranë Aeroportit të Shtutgartit). Nëse do pyteshin pjesëmarrësit në atë ndodhi, do të dëshmonin se kemi shkuar të ftuar nga Jusufi. Jusufi e kishte paralajmëruar edhe në letrën e 15 janarit 1982 një aktivitet të ngjashsëm:

“Tani po të njoftoj se këto ditë na arriti në videokasetë me pesë filma shqiptarë. Filmat janë të shkëlqyeshëm dhe shumë inspirues. Ne ende s’ia kemi dalë ta shumëzojmë videokasetën, se për këtë punë po na duhet edhe një videofon i dytë, që s’e kemi, dhe një shtojcë speciale për riinçizim, që s’e kemi poashtu. Po të nxorri rruga këndej ndonjë ditë dhe po pate mundësi, merr videofonin tuaj e eja t’i riinçizojmë. Me këtë rrugë, për të njejtën çështje po e njoftoj edhe shokun Z., megjithqë më duket se ata nuk kanë ende as videofon.
Të fala vëllazërore e revolucionare
J.G.”

Konkretisht, jam ftuar në mëngjesin e të shtunës së 16 janarit 1982, përmes telefonate, meqë të premten e 15 janarit, pasi Jusufi ma ka nis letrën, Bardhoshi me shokë i kishte siguruar pjesët për të cilat Jusufi më shkruante në letër se ende mungonin. Nga banesa e Murat Kryeziut jemi shpërnda pas mesnate të 16/17 janarit 1982. Jusufi ka insistuar që Kadriu, Syla dhe unë të shkonim të ai për të fjetur. Edhe për këtë ka dëshmitarë, meqë kemi zakon, shpërndarjet e kemi të zhurmshme – në atë rast edhe të tjerët na ftonin të shkonim për mysafirë.

***
Ftakeqësisht në “raportin”, që ngjanë si me qenë zhanër spiunazhi, për të cilin (dez)informohen se e ka shkruar Jusufi dhe ia ka dërguar Novosellës më 31 korrik 1981, është edhe ky fragment:

“Shokët e Vjenës e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjegj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!”

Sidomos ky fragment më ka shty të dyshoj, nëse ky “raport” dhe letrat që Jusufi i paskësh dërguar Novosellës, janë autentike. Por, për momentin, deri sa të analizohen duke u bazuar në burime të tjera, po e marrë të mirëqenë se vet Jusufi ka lajthitur kështu (ndoshta edhe për ta dezinformuar udhëheqësin e tij, Sabri Novosellën) për arsye që nuk jam në gjendje as t’i fantazoj. Di që, fund e krye, në gjithë korrespondencën e Jusufit, nuk gjejë ndonjë faj konkret që ia kam bërë personalisht Jusufit, i cili do ta arsyetonte të ishte kaq arrogant, si në formulim të këtij fragmenti!

Moti kam shkruar se të hënën e 6 prillit 1981, Jusufi më ka dëtyrua të udhëtojë në Vjenë, që të pyes në Ambasadë shqiptare nëse vendimet që kishim marrë të dielën e 5 prillit 1981 – për seri të demonstratave në kryeqendra evropiane – janë vendim i arsyeshëm. Fatkeqësisht në Ambasadë më ka ndodhur një sherr vulgarë: jam rrahur goxha brutalisht më “diplomatin” (sigurimsin), i cili që tepër arrogant kundër pyetjes time: “A po bëjmë mirë me demonstrata që do t’i bëjmë në kryeqendra europiane, në përkrahje të kërkesës Kosova-Republikë…?” Ai qe përgjigj: “Partia jonë, në krye me shokun Enver Hoxha, i ka qëndrimet parimore, publike, nuk përzihen në çështje të brendshme të Jugosllavisë as të mërgatës…!” [Prafrazim.] Pata humb përmbatjen, kur në pytjen time diskualifikuese, nëse ishte minortitar apo shqiptar, ai më urdhëroi: “Përjashta!” Pata kërcy sipër tavolinës dhe iu hedha sipër me shkelma e grushta. Edhe ai u vetëmbrojt. Ambasadori dëgjoi përplasjet dhe erdh e na ndau. Më mori në kabinetin e tij për t’më qetësuar, duke me lajkatuar: “Është kuadër i ri, nuk të ka njohur…”. Mund që pikërisht ai “diplomat” me të cilin u rrahem, e paskësh qortuar Jusufin pse rrinte më mua, gjegjësisht pse nuk më dëbonte nga shtëpia, bile si qen, dhe Jusufi ka gjykuar ta mashtron ate në mënyrë siç i ka raportuar udhëheqësit Novosella?!

Duke pas parasysh vlugun kulmor të bashkëveprimtarisë së atyre gjatë muajve prill-nëntor 1981, – meqë çdo fundjavë organizonim demonstrata, dhe duke pas parasysh se po bisedonim për bashkim, – jam ndie i zhgënjyer pse Jusuf paskësh spiunuar kaq pas sens! Apo ndoshta Jusufi ka gënjyer në letrën që ma ka dërguar më 15 janar 1982? Jam i sigurt që këtë shpifje do ta demantojnë edhe raportet që kanë shkruar diplomatët shqiptarë të Ambasadës shqiptare në Vjenë, nëse kanë pas këso bisede me Jusufin.

Përkundër keqardhjes edhe për këto lajthitje të Jusufit, askund nuk del e shkruar se Jusufi më ka dëbuar nga shtëpia ndonjëherë, aq më pak tre herë, siç ka shpif viktima Suzanë!

***
Jusufi dhe unë kishim ndërvarje të madhe nga njëri tjetri. Mua më duhej kontributi publicistik dhe intelektual i Jusufit, për të përgatit material cilësor propagandistik, kurse ai kishte nevojë ta mbroja e afirmoja, sepse Jusufi deri kur është emigruar, nuk kishte krijuar personalitet afirmativ as në Kosovë, as në emigracion. Përkundrazi, sapo ka arritur në Gjermani, Riza Salihu me ca argatë mjeranë, kanë propaganduar publikisht: “Kujdes, Jusuf Gërvallën e ka dërguar UDB-ja për të spiunuar emigrantët patriotë…” Akom më keq: Riza edhe ka urdhëruar që Jusufi të vritej.

Për hir të atyre që dëshirojnë të informohen më shumë për rrethanat, të cilat mund t’i kenë shkaktuar hidhërim Jusufit ndaj meje, po i bie trup nga Kina (siç thuhet me ironi kur dikush nuk fol e nuk shkruan “shkurt e shqip”).
Siç kam rrëfyer, takimi i parë njohës mes nesh ishte si të kishim qenë bashkëveprimtarë në të njëjtën organizatë klandestine (gabimisht thuhet ilegale), sepse në mes kishim Bardhin dhe Hysen Gegën. Këta na mjaftonin për të pas besim reciprok. Unë nuk shfaqa asnjë rezervë, sepse ashtu ishim përcaktuar – në emigracion nuk kishim nevojë të ishim organizatë klandestine, pos që duhej të ruheshin bashkatdhetarët, sepse ata shkonin për vizita e pushime në vendlindje. Dhe një nga përkujdesjet ishte, të mos praktikonim plotësim formulari e deklarata për anëtarësim, të firmosura nga ai/ajo që dëshironte të anëtarësohej. Nga Jusufi nuk pata kërkuar rrëfime për angazhimet e tij në organizatë klandestine, meqë mendoja se i duhet pak kohë për t’u ambientuar në rrethana të reja në ekzil. Në fakt, as që kisha informim, cilës organizatë i takonte Jusufi dhe nuk kisha informim për ekzistime të organizatës Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovë dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), emrin e të cilës e mora vesh nga Jusufi.
Ata që nuk kanë informim për organizata klandestine, do të thoshin asgjë e jashtëzakonshme. Por, ta zëmë mua më ka vizituar Hidajet Hyseni në konvikt të studentëve në Bochum në vitin 1979, dhe nuk e ka dekonspiruar fare identitetin e tij; ishte modë me u krekos si “ilegal” (frymëzim nga filmi “ilegalët”). Të dielën e 5 prillit 1981 e pata takuar Kadri Zekën në Biel/Biene të Zvicrës, në librarinë e Mikut zvicëran Beat Schaffer. Adresën e asaj librarie ma pat dhënë Jusufi. Me porosi të Jusufit pata shkuar atje. Biseduam me Kadriun rreth dy orë dhe në fund të takimit mbet po “Zeqa”, si në fillim, duke m’u lut për mirëkuptim pse nuk e dekonspiroi identitetin e tij. Mëpastaj e kam marrë vesh që ishte Kadri Zeka!
Vendosëm për të filluar demonstrata e përbashkëta, çdo të shtunë, nga 11 prilli 1981 në Bern, për të vazhduar në kryeqëndra evropiane, duke vazhduar Kadriu ta mbaj konspirativ identitetit. E keqkuptova si mosbesim, por kështu e kishin diciplinën revolucionare, marksiste-leniniste, ata të OMLK-së. I kam pas keqkuptuar se simulonin për t’u imponuar ekstra të rëndësishëm.

Fatkeqësisht nga fundi i janarit 1980 Hysen Gega më informoi se Riza Salihu e kishte urdhëruar, “në emër” të Grupit Komunist Zëri i Kosovës (GK), që ta vriste Jusufin, me arsyetim se UDB-ja e kishte dërguar spiun për ta spiunuar GK. Atëherë e tani Riza Salihu i ka akuzuar për spiunë të UDB-së Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Për këtë mund të bindet kushto që përcjell intervistën e Rizait, dhënë tv klan, më 16 mars 2012 (kundër të cilës kam bërë padi në Kryeprokurori dhe prokurori speciale të Kosovës):

Sapo më ka informuar Hyseni për atë urdhër kriminel, kemi marrë edhe Malush Ademajn dhe jemi shkuar te Jusufi e Bardhi, ta informojmë. Pas rreth katër muajve taktizimi që të hetonim me ke kishte lidhje Rizai, jemi ballafaquar në banesë të Hysen Gegës në Esslingen, Gjermani. Donim ta dëgjonim Rizain. Në ballafaqim merrnin pjesë Riza, Jusufi, Bardhi, Hyseni, unë, Maksut Saramati dhe një bashkëbanues i Hysenit, meqë aty ishte konvikt i firmës SEL, ku punonte Hyseni. Rizai zu të frikësohej; nuk po e ndihmonim dot belbëzimet për t’i arsyetuar akuzat. Zuri të qante, duke iu përgjëruar Jusufit për falje e mëshirë. Edhe Jusufit iu mbushën sytë lotë dhe e fali. Hyseni, Maksuti, Bardhi, unë, u hidhëruam pse Jusufi e fali, pa u konsultuar me ne…

Ishin përjetime që duhet të kenë prodhuar edhe trauma, sidomos për Vëllezërit Jusuf dhe Bardh Gërvalla, të cilët qenë ballafaquar me akuzë aq denigruese: se janë spiunë të UDB-së.

Në verë 1980 rastisi Jusufi ta përmend emrin e Misin Mavraj. E prezantoi si kuadër në Mynhen. Humba përmbajtjen dhe i thash: “Edhe huligan degjenerik si Misin Mavra i çmon për kuadër…?!” U hidhërua. U mundova ta sqaroj se Misini, me një huligan vjetër (Musa Berisha), ma kishin rreh në fshatin Trestenik të Pejës djalin axhës, Imerin, atëherë drejtor në shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në atë fshat, me arsyetim se Imeri kishte refuzuar punësimin si mësues të atij huligani. Imerin e kisha model. Me atë huliganin tjetër ishim “kusurit” në Pejë, por Misini ishte larg që të “kusuriteshim” edhe me te. Kisha informim që Misini edhe në Gjermani ishte kapadai degjenerik. E luta Jusufin të mos e joshte. Më ngjau që u mirëkuptuam. Në gusht 1980 shkuam, nga Dyseldorfi në Mynhen pesë veta (Nazmi Nuha, Haxhi Bega, Sylë Nuha, Safet Azizi dhe unë), që t’i përkrahnim bashkëveprimta¬rët atje të fitonin garën në zgjedhjen e kryetarit të Klubit “Rilindja”. Pasi përfundoi mbledhja në lokalet e Klubit në Mynhen, Bali Rexhbogaj na mori mysafir në familje, meqë atëherë nuk frekuentonim restorantet por ushqeheshim te njëri-tjetri. Kur kemi arrit para pallatit ku banonte Bali Rexhbogaj, gjatë parkimit të autos, rastis të jetë në të njëjtën kohë Jusufi e Bardhi duke parkuar. Ata ishin aty për ta vizituar Misinin, i cili banonte në të njëjtin pallat me Bali Rexhbogaj. Fatkeqësisht atë koincidencë Jusufi e keqkuptoi si survejim. Aty u grindem goxha vulgarisht, meqë gjashtë veta u ndiem të ofenduar se ndodheshim aty për survejim të Jusufit. Edhe pse pimë kafe të gjithë edhe në banesë të Misinit, Jusufit nuk i kaloi hidhërimi.

Ishin këto ndodhi që Jusufin duhet ta kenë irrituar dhe prandaj qe përcaktuar për ndërprerje të bashkëpunimit me mua, siç ka “raportuar”, në gusht 1980. Por, ky hidhërim nuk i pat zgjat shumë, nëse mund t’i besohet sinqeritetit të Jusufit, i shprehur në letrën që ma ka dërguar në shtator 1980, rreth një muaj pas atij skandali akcidental në vend-parkimin në Mynhen.
Kishte edhe “cikërrime” të tjera që e bënin Jusufin të hidhërohej ndaj meje, sepse ai i vlerësonte blasfemike kritikat e mija ndaj PPSH-së dhe Enver Hoxhës. Jusufi ishte strikt kundër konceptit tim për bashkëpunim me emigracionin nacionalist shqiptar dhe kroat, por më toleronte, për hir të një interesi më madhor nacional. Edhe akuzat që kisha prirje terroriste duhet të kenë qenë prodhim i adoleshencën se tij revolucionare, nëse mund të thuhet kështu për entuziazmin fillestar që ndienim kur ndiheshim më enverist se Enver Hoxha!
Këtyre duhet shtuar edhe zënkën fizike që kam pas të hënën e 6 prillit 1981 me sigurimsin në Ambasadë në Vjenë, që e përmenda më lartë.
Si pasojë e këtyre ndodhive që prezantova po i arsyetoi edhe ca spekulime që i përmban “raporti”, për të cilin (dez)informohen se Jusufi ia ka dërguar Sabri Novosellës (atëherë me qëndrim në Turqi) më 31 korrik 1981. Përndryshe, ekziston mundësia për keqkuptim të Jusufit si jo parimor, me karakter kontrovers. Sepse letra e 15 janarit 1982, që Jusufi ma ka dërguar mua, përmban prononcimin e Jusufit: “gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij.”

Mirë do të kishte qenë të mos kishim pas asnjë grindje mes nesh, por edhe më mirë që e duruam njëri tjetrin për hir të çështjes për të cilën ishim angazhuar dhe po i shërbënim, sepse nuk i përkisnim të njëjtës organizatë as nuk kishim mendësi moniste (në fakt, siç po rezulton nga korrespondenca e Jusufit, unë nuk kisha mendësi moniste, ai po.).
Shpërdorimi i pastajmë i korrespondencës së Jusufit, për inate e luftë politike, duke i shoqëruar me shpifje ordinere, është pasojë kryesisht e pasojave që i ka shkaktuar lufta speciale e shërbimeve armiqësore.

Përse ka gënjyer Suzana Gërvalla dhe përse po e shpërdor Xhafer Durmishi?!

Është interesant të dihet motivi apo interesi, përse viktima Suzana Gërvalla ka gënjyer, shpif e akuzuar kaq vulgarisht. Nuk më besohet që do ta shqyrtojnë institucionet e drejtësisë, edhe pse unë e kam bërë padinë kundër saj në Prokurori në Prishtinë. Më ka ardh keq për padinë, por janë shifje që nuk mund të kapërdihen pa reagim, edhe nëse janë nga Gruaja e Heroit Jusuf Gërvalla!

Digresion:

Natën e të dielës së 24 janarit 1982, komiteti “Sabri Novosella”, i përbërë nga Xhafer Durmishi, Nuhi Sylejmani, Faridin Tafallari, Haxhi Berisha, Nami Ramadani, dhe me “kandidatët” Naim Haradinaj dhe Agron Sela, organizojnë gjyq kundër meje. Akuza: kisha provuar t’i vjedh ndihmat që bashkëveprimtarët e Dyseldorfit me rrethinë ua patën dhuruar të vejave Gërvalla dhe Zeka. Ata ishin ardh me autobus dhe disa auto të shtunën, më 23 janar 1982, për të shpreh ngushëllimet. Kryetari i Klubit Shqiptar në Dyseldorf, tashmë i ndieri Hyzri Reka, kur përfundoi shprehja e ngushëllimeve, zgjati të m’i jepte ndihmat që i kishin grumbulluar. E këshillova t’ia dorëzonte Suzanës, si më e moshuara, meqë do ishte simbolikë që iu jepte më shumë forcë, se sa t’ia dorëzoja unë pastaj. Dhe ashtu ndodhi. Suzana, sapo i pranoi ndihmat nga Hyzriu, iu falënderua dhe ia dorëzoi Nuhi Sylejmanit, kryeplakut të ceremonisë mortore, të caktuar nga Sabri Novosella. Nuhiu ato ndihma i ka fut nën jastekun e shtratit ku flija unë dhe, duke shpërdoruar Naimin dhe Agronin si dëshmitarë, gjoja rastësisht, në prani të tyre, ato ndihma u gjeten nën jastakun e shtratit ku flija unë, duke shpif se i kisha fsheh për t’i vjedh!

Në kulmin e grindjeva ballafaquese, thirra Suzanën të vinte në mbledhje dhe të tregonte që ajo i kishte pranuar ato ndihma nga Hysriu dhe menjëherë ia kishte dorëzuar Nuhiut. Meqë ende nuk e kishin dresuar, fatmirësisht e tha të vërteten fisnikërisht. Nuhiu e Xhaferi, që e kishin inskenuar atë komplot, u bënë si të dhier. Nga ajo akuzë, për të minimizuar, Durmishi plasi bombën tjetër: “Kurva e Kadri Zekës i ka qit në prit shokët…!”
Mezi i sfidova ato komplote, pa ndodh hataja, meqë trembesha, nga momenti në moment, mund të shpërdoroheshin Naimi e Agroni, meqë ishin shumë rinor e të pa djallëzuar, të më sulmonin fizikisht…

***
E ridëgjova prapë intervistën e viktimës Suzanë. Fatkeqësisht ajo ka mashtruar më shumë se mjaft! Ndoshta me mendim se po bënë propagandë afirmuese. Por nuk është fisnike, pasi është koha për të reflektuar sa më sinqerisht.
Për ilustrim po sjell mashtrimin: “Nga çdo numër i ‘Lajmëtari i Lirisë’, pesëmijë ekzemplarë i dërgonim në Kosovë”, duke harruar se Jusufi në letrën që ia ka dërguar Novosellës më 13 maj 1981, i ka shkruar: “Tirazhi i ‘Lajmëtarit’ ka qenë i vogël, nga 600 kopje.” Apo mashtrimi vjetër: “Adem Demaçi ishte udhëheqës i LNÇKVSHJ-së”, kur tashmë dihet se Adem Demaçi nuk ka qenë asnjëherë udhëheq i asnjë organizate klandestine. Etj.
Sabri Novosella në intervistën e tij për TV-Klan, më 17.03.2012, dezinformon se LNÇKVSHJ-ja është themeluar në vitin 1976 dhe e ka udhëheq Metush Krasniqi. Të interesuarit këtu mund t’i përcjellin broçkullat e Sabri Novosellës:

Këto pak dezinfomime që i solla, i diskreditojnë autorët e tyre si mashtrues, shpifës ordinerë. Të paktën do të duhej të merreshin vesh mes tyre, që gënjeshtrat t’i kishin sa më të ngjashme. Viktima Suzanë dezinfomon se Adem Demaçi ishte udhëheqës i organizatës. Sabriu dezinformon se organizata është “themeluar” në vitin 1976. Që i bie një vit pas burgosjes dhe dënimit të Ademit me 15 vjet burg, Ademi nuk kishte mundësi me qenë udhëheqës i organizatës, e cila ishte “formuar” (nga UDB?) një vit më vonë!
Xhafer Durmishi ka ofruar informacion dhe analiza bindëse, se Metush Krasniqi nuk ka qenë asnjëherë udhëheqës i LNÇKVSHJ-së.
Novosella ka bërë edhe dezinformime tjera. Ta zëmë, ka mashtruar se Jusufi, kur ka arrit në Gjermani, te Vëllai i tij, Bardhoshi, ka gjetë të organizuar degën e LNÇKVSHJ-së, të cilën e paskësh formuar e udhëheq Bardhoshi. E vërteta është se Bardhoshi as i anëtarësuar nuk duhet të ketë qenë në asnjë organizatë klandestine. Bile, siç ka (dez)informuar Faridin Tafallari, edhe Jusufi vetëm në dhjetor 1981 nga gjithë emigrantët ka përzgjedh e anëtarësuar 8-9 bashkatdhetarë në LNÇKVSHJ. Ka hezituar të anëtarësonte më herët, shkaku se i kishte shkëput lidhjet me udhëheqësin e organizatës (Novosellën), siç na thoshte atëherë vet Jusufi, ndërsa nga letra e 14 prillit 1981, që ia ka dërguar Novosellës, rezulton që paskësh pas arsye tepër më dramatike për shkëputje edhe të komunikimit…

Përse këta destruktivë nuk sqarojnë, çfarë i ka ndodhur Jusufit më 14 dhjetor 1979?

Në letrën që Jusufi duhet t’ia ketë shkruar Sabri Novosellës, më 18 prill 1981, shkruan:

“I dashuri shok, Bashkim!
Letrën tënde (një fjalë apo një shenjë sado të vogël) e kam pritur si qorri sytë. Siç do të shohësh pak më poshtë, ajo ka për mua një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, bile rëndësi jetësore.
Muajt e parë të arratisë sime u merakosa për efikasitetin e Organizatës sonë.
Unë, në bazë të bisedave në takimet tona, e dija që organizata ka për detyrë dhe është e zoja të marrë kontakt me anëtarët e vet edhe në rrethanat më të vështira, siç është burgu. Nga ana tjetër, megjithëqë vështirësitë për të marrë kontakt me mua, duke u nisur nga karakteri i hapët i kufirit jugosllav me Perëndimin, i konsideroja vështirësi relative, …për disa muaj rresht s’më vinte fjalë as zë. Dhe gjendja e tillë, e cila më jepte dorë ta gjykoja Organizatën, do të vazhdonte deri më sot, sikur ndërkohë unë vetë të mos e bëja një ligësi të kobshme. Ti mund të mos e dish, por shkaktari i arratisjes sate jam unë! Mbase natën që do të jesh arratisur ti, mua më morrën në telefon nga UDB – ja e Pejës dhe më bënë presion të çuditshëm, gjithsesi monstruoz, që të tregoja kush është Bashkim Prishtina. As që më ka shkuar mendja se e kisha humbur aq shumë truallin nën këmbë. I përgjumur dhe me gjasë fare i humbur siç isha, në kthetrat e një ligësie të pashembullt dhe fare të huaj për mua deri atë çast, unë rashë në provimin e rëndësishëm: kallëzova shokun! Për të “shpëtuar” fëmijët e vëllait, morra në qafë fëmijët e shokut, fëmijët e vëllait por që nuk na kishte bërë nëna. Dhe në këmbim të kësaj fitova: faqen e zezë dhe barrën e rëndë të ndërgjegjes së ligur si kurrë ndonjëherë në jetë. Atë çast e tutje, jeta edhe ashtu e errët, me strumbullar të vetëm luftën modeste dhe gatshmërinë për flijim në emër të idealit të lartë të lirisë, m’u errësua edhe më. Brerja e rëndë e ndërgjegjes dhe ndjenja e thellë e shkatërrimtare e fajit ndoqën pa mëshirë dhe në çdo hap të gjitha netët dhe ditët e arratisë sime të hidhur, e cila, pas gjestit tim qyqar, e humbi gjithë qëllimin e vet dhe m’u shndërrua në gur të rëndë në zemër.
Menjëherë pas aktit tim të lig, unë, tashmë i “shpërgjumur”, i bëra telefon një shokut tim në Podujevë që të vinte të të lajmëronte për rrezikun. Por, sigurisht ka qenë vonë për gjithçka. Atëhere m’u shfaq një motiv i fuqishëm që për gjestin tim qyqar t’i rrëfehesha shokut të parë që do të takoja. Po shokë nuk kisha. Gjithë natën e gjatë u detyrova t’i shtrohem gjykimit të vëllait të vogël këtu, të shoqes sime dhe, bile, gjykimit të heshtur të djalit tim 12-vjeç, i cili ishte prezent kur ngjau biseda. Më pastaj prisja t’i rrëfehem ndonjërit nga shokët e Organizatës, kur të merrja eventualisht kontaktin e pritur. Ndërkohë dëgjova për arratisjen tënde dhe vendosa që së pari të të rrëfehem ty e pastaj kujt do që e kërkon puna.
Unë pra, shok i dashur, u korita keq. Me “meritën” time, ti tani do të mund të ishe në duart e UDB-së; me po këtë “meritë”, ti u detyrove të dalësh në kurbet, peshën e të cilit e di unë mirë. Të mos të flasim për dëmet që i kam shkaktuar Organizatës, e kështu edhe idealit të lartë të popullit tonë të shumëvuajtur. Prandaj s’më bën zemra të kapem pas fjalës së urtë të popullit, që thotë se duhet të jetë‚ i lumtur ai që u korit një herë, për të mos u koritur më kurrë. Sado që jam i sigurt se ligësia e turpi i tillë nuk do të përsëriten kurrë tek unë pa e ngrënë së pari mishin tim e të fëmijëve të mi.
Tani, fatin tim të mëtejshëm e keni plotësisht në dorë ti dhe shokët. (…)”

Solla fragment më të zgjeruar, sepse përherë kjo përmbajtje më ka shkaktuar dhimbje dhe shqetësim; kjo mënyrë si e ka rrëfyer Jusufi është më tepër se dramatike! Përpjekja ime për të pas ndonjë sqarim nga protagonistët që përmenden në letër, ka dështuar. Përse po heshtin ata?

Digresion:

Kur po përgatisja librin “Gjurmë dhe Fërkem”, pata lut Sabri Novosellën për ca sqarime, nëse letrat dhe raporti, – të publikuara nga Faridin Tafallari të shoqëruara me informimin për autorësi të Jusufit, – ishin autentike, që do të thotë nuk ishin kompilime nga ustallarë përkatës. Komunikimin e patëm zhvilluar në “in box” të FCB. Pasi ofroi sqarime se nuk ishin falsifikime, e pata lut të rrëfente çfarë duhet të ketë ndodhur më 14 dhjetor 1979, meqë këtë datë e përmend Jusufi në “raport” si datë të arratisjes. Sabriu nuk i qe kujtuar. Ia pata rikujtuar tekstin e letrën që e solla më lartë. Pasi i lash kohë ta lexonte, e pyeta nëse vet Sabriu i ka telefonuar Jusufit atë natë, duke simuluar se ishte telefonatë nga UDBashi SUP-it të Pejës, siç është rrëfyer në letrën e 14 prillit 1981?! Sabriu u përmbajt duke më pyet: “Si t’u ka tek të dyshosh se i kam telefonuar unë, duke iu prezantuar si UDBash i Pejës?”
“UDBashi Sadik Blakaj, – zura t’i përgjigjëm, – i ka pas telefonuar Hysen Gegës, me ç’rast i ka thënë: “Jam Neziri. Atë shokun që ua kemi dërguar është shok i sigurt dhe duhet të mos dyshoni më…” Përafërsisht vetëm kaq e kështu i ka fol Sadik Blaka Hysen Gëgës në dhjetor 1980, dhe kaq i ka mjaftuar Hysen Gegës që të besonte se vërtet Nezir Gashi i Grabocit të Pejës i kishte telefonuar. Hyseni e çmonte Nezirin si besimtarët profetin e tyre. Prandaj ajo telefonatë e bindi Hysen Gëgën që të rrugëtoi me Sadik Blakën në Kosovë (i ka vozitë Babai i Nami Ramadanit nga Rrethi i Tetovës), për të përfunduar në pusinë natën e Vitit të ri 1981, kur edhe e kanë arrestuar në Sallagrazhdë të Suharekës. Ai komplot më ka nxit të dyshoi se edhe ti i ke telefonuar Jusufit, për ta teatralizuar simulimin e arratisjes tënde në Shqipëri dhe prej andej në Turqi. Të njëjtën dresurë ke pas edhe ti, si Sadik Blakaj…”
“Ti ke fantazi të sëmurë!” Kaq më shkroi dhe më pat bllokuar. Më nuk kemi komunikuar, edhe pse unë e preferoj komunikimin edhe me UDBash si Sabri Novosella, që të zbërthejmë prapaskenat e komplotet e atëhershme.

***
Nuk më ka rastis të has në ndonjë sqarim nga tifozët, protagonistët, analistët, studiuesit, për shkëputjen e çdo marrëdhënie në mes të Sabri Novosellës dhe Jusuf Gërvallës, qysh kur të dy ishin në ekzil, nga 14 dhjetor 1979 deri më 14 prill 1981. Ato shkëputje ishin pasojë e “tradhtisë” që Jusufi i paskësh bërë Sbriut, më 14 dhjetor 1979, siç e ka prezantuar Jusufi në letrën e sapocituar? Çfarë ndodhi që, më në fund, pas 16 muajve shkëputjeje, Sabriu iu paraqitet Jusufit nga mesi i prillit 1981?
Keqardhje për dëshpërimet që do t’u shkaktohen adhuruesve të Heroit Jusuf Gërvalla, kur do të mësojnë se Jusufi ishte viktimë e mashtrimit komplotist të UDBashit Sabri Novosella!

***
Sidomos shpifësi e profiteri Sabri Novosella e ka inatin histerike kundër meje, sepse isha njëri nga protagonistët që e pengova ta kap emigracionin tonë politik, pas vrasjeve të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit. Ky UDBash kaq monstruoz do të imponohet si protagonist, që bashkë me UDBashit vjetër, Abdullah Prapashtica, kanë themeluar Lëvizjen, me simulimin teatral e komplotist të 17 shkurt 1982.

E vërteta është se Lëvizja për Republikën e Kosovës është themeluar nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi, më 17 Janar 1982!

***
Viktima mjerane Suzana Gërvalla, për arsyet që nuk i di, u shpërngul katër muaj pas vrasjeve, panevojshëm, më tre fëmijët në Tiranë, edhe pse kishin kushte komode në Gjermani. Atje e dresuan për t’u shpërfytyruar në dezinformuese ordinere, në shërbim të luftës partiake…


Viktima Xhafer Durmishi u përpoq deri në mars 1984 t’i shpërbënte eprorit të tij, Sabri Novosellës, kur përfundimisht u mund, – duke na i shkaktuar dy të plagosur në manifestim në Dyseldorf, – dhe prandaj u ndie i detyruar të “arratisej” nga Lëvizje, bashkë me eprorin Sabri Novosella dhe 4-5 marioneta të tyre. As viktima Durmishi qysh atëherë nuk e ka bërë zap mllefin, për të reflektuar, edhe pse ka bërë shumë përparime sa u përketë prezantimeve të përcaktimeve ideopolitike të Jusufit, Sabri Novosellës dhe demaskimit dhe diskredimit që ia ka bërë bashkëpunëtorit të tij, Nuhi Sylejmanit.

***
Unë nuk ndihem fajtor pse Jusuf Gërvalla ishte viktimë e komplotit të Sabri Novosellës, siç ishin viktima edhe Zonja Suzana Gërvalla, Zotëriu Xhafër Durmishi.

Prandaj ky luftim i tyre kaq vulgar, që po ma bëjmë, është hakmarrje e pist!

Gjermani, më 25.05.2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu