
Intervistoj: Amina Nuraj, Pazari i Ri
(Novi Pazar)
_____
Intervista e re me Dzemail Ismeta Rugovac nga Sanxhaku

AMINA NURAJ:
Kur keni filluar të ndiheni si shqiptar?
XHEMAIL RUGOVAC:
Ndihem si shqiptar që kur e njoh veten.
AMINA NURAJ:
Je i vetmi shqiptar në familje?
XHEMAIL RUGOVAC:
Edhe pse në familjen time flasim boshnjakisht, të gjithë ndihemi si shqiptarë nga Sanxhaku.
AMINA NURAJ:
Si është të jesh shqiptar?
XHEMAIL RUGOVAC:
Nëse të jesh shqiptar ishte e lehtë, atëherë kushdo do të ishte shqiptar.
AMINA NURAJ:
Nga cili fis vini?
XHEMAIL RUGOVAC:
Ne vijmë nga Rugova, jemi të ndarë në tre Fise: Skhrel, Rexhai, Rugovac.
AMINA NURAJ:
Sanxhakun e shihni si pjesë të Serbisë apo pjesë të Shqipërisë?
XHEMAIL RUGOVAC:
Sanxhaku ka qenë gjithmonë një rajon me shumicë shqiptare dhe nuk do të jetë kurrë rajoni i Rashkës siç e quajnë serbët.
AMINA NURAJ:
Çfarë do t’i thonit ju si shqiptar diplomacisë shqiptare?
XHEMAIL RUGOVAC:
Unë si shqiptar do t’i thoja diplomacisë shqiptare të mbajë të tyren, t’ua kalojë brezave të tjerë dhe të mos u besojë kurrë serbëve, edhe nëse i lidhin me zinxhirë me ar,sepse shkau bese nuk ka.

Xhemajl Rugova & Amina Nuraj