ARKIVI:
6 Janar 2025

Xhevair Tahiri, njëri prej zërave më të kristalt në Radio Shkup, …, një hero i heshtur, por edhe një “ujk” i vetmuar!

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Shkrimtari dhe gazetari Emin Azemi në një ndejë me Xhevair Tahirin, njëri prej zërave më të kristalt të Radio Shkupit, që tash po i mbush 80 vjet nga themelimi.
___
A i kujtohet ndokujt ky burrë?
__
Kush është ai, ku punoi , çka dhe si veproi gjatë punës që bëri?
Pak kush, përpos gjeneratave më të hershme, do t’iu kujtohet se për kend bëhet fjalë…
Gjeneratat e reja, të mësuar nga gjenerata e vjetra me manirin e mosmirënjohjes dhe harresës vrastare, nuk e dinë se ky është Xhevair Tahiri, njëri prej zërave më të kristalt në Radio Shkup, që tash po i mbush 80 vjet nga themelimi.
Zëri i tij, kumbues e dramatik, dikur, para më shumë se 40 viteve përfaqësonte kulmin e artit radiofonik…. Dhe, në një konkurrencë të fortë në nivel të ish Jugosllavisë kishte rrëmbyer çmimin e atëhershëm prestigjioz “Mikrofoni i Artë”, një çmim ky që shprehte pjekurinë dhe shkathtësinë e një profesioni, siç ishte sipkerimi.
Kur e dëgjonim Xhevari Tahirin, i kontrollonim edhe njëlherë valët e radios, sepse shpesh mendonim se i kemi ngatërruar me valët e Radi Tiranës.
Sot askush nuk e kujton dhe nderon Xhevair Tahirin, të paktën me një ftesë për të shënuar festat e Radio Shkupit, siç ishin 70 vjetori, 75 vjetori dhe tash 80 vjetori i themelimit…
Atë nuk e fton dhe nderon as Komuna e Tetovës….
Me Xhevair Tahirin takohem herë pas herë për të mësuar nga ai se si ishin ato kohë kur ishte vështirë të ishe gazetar shqiptar në Maqedoni dhe aq më vështirë në Radion dhe Televizionin e Maqedonisë, aty ku më shumë se pesëdhjetë për qind e të pumësuarve ishin hafije që, më së paku bënin punën e gazetarit.
Në kushte të tilla punoi edhe Xhevairi deri pas vititit 1981 kur fushata për ndryshimin e toponimeve shqipe kishte kapluar edhe Radio Shkupin.
Sot kur u takova me të në Tetovë, edhe një herë më tregoi se dita e fundit e punës si redaktor në Radio Shkup lidhej me kundërshtimin e tij për të zbatuar politikën e RTVM-së e cila Shkupit i thoshte Skopje, Manastirit – Bitola, Kërçovës- Debar etj. etj.
Xhevair Tahiri haptazi e kishte kundërshtuar urdhërin e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Maqedonisë, Prokopenko, dhe për pasojë nga ai moment ai largohet nga puna, deri sot kur me në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe me një pension modest mundohet të furnizohet me ato pak medikamente që ia përkthekon xhepi.
Xhevair Tahiri sot i ngjan një heroi të heshtur, por edhe një ujku të vemtuar. Nga ai mund të mësosh ende fshehtësië e zanatit , por si duket jemi tejngopur aq shumë nga vetëmjaftueshmria sa që i harrojmë edhe ikonat e dikurshme të gazetarisë që e bënë historinë e Radio Shkupit….
Xhevair Tahiri bëri sa mundi, atëherë kur ishte vështirë të jesh gazetar shqiptar. Po sot?! Sa është vështirë të mbetesh njeri korrekt, të paktën të mos i harrosh ata që dikur na kanë bërë krenarë…..
Xhevari Tahirin mund të mos e nderojmë më me ndonjë mirënjohje, sepse ai do t’i refuzoj ato, por të paktën nuk guxojmë ta harrojmë, siç po i harrojmë edhe disa emra e personalitete të tjerë.
Tetovë, 04. 01. 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu