Marsela Koçi
- Intervistë me Ylldrit Jakupaj, raperin emergjent nga Gjakova
“Shpesh jam pesimist, por mos harrojme se pesimistët janë optimistët më të mëdhenj të kësaj Bote”
Djali që i ka 200 klikime, por që është më i talentuar se ata me 200.000 klikime. Meqenëse klikimet s’janë matës të talentit, klikimet janë thjesht veç numra nëse arti nuk paraqet mesazh, revolt, forcë dhe realitet kolektiv.
E kush më mirë se zhanri i muzikes Rap Hip Hop e paraqet këtë gjë?! E nisëm kështu këtë shkrim për t’ju prezentuar me një Rap Artist që në llojin e tij është unik dhe i veçantë, është fjala për Ylldrit Jakupaj djaloshi që vjen nga qyteti i Gjakovës, qytet i artit dhe vlerave muzikore.
Ylldrit Jakupaj që nga mosha 15 vjeçare ka filluar të merret me muzikë, arma më e fortë e tij janë tekstet, ku gjithsecili prej nesh mund ta gjej veten. I ashpër aty ku duhet, kritik aty ku duhet, ‘’vullgar’’ aty ku duhet, agresiv dhe realist aty ku duhet. E tillë është edhe kënga e tij e fundit me videoklipin që titullohet; ‘’PESIMIST’’ , këngë e cila flet nga fëmijëtia e tij e deri me sot, në fakt të gjithë ne mund te ndihemi pjesë e atij texti, sepse të gjithë ne si shoqëri kemi kaluar nëpër këto kushte dhe rrethana.
Domosdoshmërisht, shpesh ndjehemi ‘’Pesimist’’ sepse vendi ku u rritem dhe jetojmë ta krijojnë këtë përshtypje. Nuk po duam të sjellim te ju ‘’Pesimizëm’’ sepse siç thotë edhe vet autori Ylldrit Jakupaj: ‘’Shpesh jom pesimist, po pesimistat jonë optimistat ma t’mdhaj’’. Në fakt kështu duhet të jemi të gjithë përballë rrethanave dhe kushteve të jetës që na ofrohet.
Nga lind dëshira për të kënduar, dhe a ka familjarë artistë në shtëpinë tuaj?
Ylldrit Jakupaj: Dëshira për të kënduar (Repuar) ka buruar nga ndjenjat emocionale për të pasqyruar realitetin në të cilin i riu jeton në Kosovë, dhe si pasqyrim i kësaj jete janë shprehur ndjenjat individuale, dhe si reflektim në përgjethsi i të rinjëve në Kosovë. Kjo është shprehur në aspektin individual të jetës sime, nga kjo ku edhe ka dalë teksti i kësaj kënge si pasqyrim i kësaj gjendje reale të jetës, që shumë të rinjë në Kosovë e përjetojnë por që nuk mund ta shprehin. Nuk e kam të trasheguar muzikën në familje, por kjo ka lindur si aftësi e personalitetit tim.
Kush të ka ndihmuar të realizosh videoklipin e parë?
Ylldrit Jakupaj: Ndihmën për realizimin e videoklipit tim të parë, përveç familjes time të ngushtë nuk ma ka dhënë askush, familja më ka përkrahur moralisht dhe financiarisht, dhe vazhdojnë ende. Pa ta unë s’do mund të bëja asgjë, realisht.
A ka ndikuar lufta në brezat tuaj dhe si?
Ylldrit Jakupaj: Lufta ka ndikuar shumë në të gjitha aspektet e jetës në përgjithësi, si në aspektin ekonomik, intelektual dhe psiqik. Sepse, këto janë të ndërlidhura në mes vete, në mënyrë të kushtezuar. Në aspektin ekonomik, jeta kishte më qenë shumë me e favorshme, në aspektin arsimor do të zhvillohej jeta me e begatshme, në kushtet arsimore dhe materjale në pergjuthësi, dhe kur kanë munguar këto rrethana edhe kanë ndikuar në nivelin intelektual dhe psiqik të të riut që gjendja e luftës e ka krijuar te i njejti.
Kënga e juaj, a e denoncon gjendjen aktuale të të rinjëve Kosovarë?
Ylldrit Jakupaj: Kënga e ime e denoncon gjendjen aktuale të të rinjëve Kosovarë, sepse e përshkruan në mënyrë reale jetën dhe sfidat e saj në Kosovë, dhe realitetin më të cilat i riu ballafaqohet në të gjitha aspektet, si ekonomik politik dhe intelektual. E që reflektohen në jetën e tij.
Çfarë mendon se kanë nevojë të rinjtë sot, në Pavarësi?
Ylldrit Jakupaj: Kanë nevojë që të ecin në nivelin bashkëohor, me trendet e zhvillimeve ekonomike, teknologjike, dhe përgatitjeve profesionale me trendet bashkohore të Botës së përparuar, ku për fat të keq i riu në Kosovë edhe pse e ka pavarësinë figurative, në realitet nuk egziston për të ajo, sepse është i mbyllur mbrenda shtetit të vet për shkak të mos lejimit të levizjes së lirë, e cila është element themelor për zhvillim të gjithmbarshëm me botën e përparuar. Pavarsisht komunikimeve teknologjike.
Çfarë kanë nevojë sot të rinjët e Kosovës për të ecur përpara në fushen e artit?
Ylldrit Jakupaj: Esenciale është që i riu nga Kosova të ketë kushtet ekonomike, dhe përkrahje materiale për avancimin e artit të tyre në të gjitha aspektet. Sepse në jetën aktuale në Kosovë nuk ekzistojnë kushtet minimale për veprimtari dhe zhvillim te Artit.
Ne Ylldritit i dëshirojmë së pari shendet dhe shoresojmë të mos ndalet në rrugtimin e tij muzikor, dhe të na sjellë sa më shumë këngë të bukura.