ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

“Zajednica” me ëndje se njef shtetin e Kosovës, Islami nuk e njef kombin Shqiptar

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
___
Urrejtje, mospranim e mosdurim
*
Mua nuk më pëlqejnë gjykimet partiake “të shqiptarëve”, pasi në to ka shumë mosdurim dhe urrejtje. Po të mos kisha qenë gazetar me aq shumë kontakte profesionale në jetë, sigurisht që nuk do ti kisha kuptuar pasojat e kësaj urrejtjeje dhe mosdurimi të madh.
Pavarësisht se më ka ndihmuar dhe dëmtuar tejmase të qenët gazetar jopartiak, brenda një populli “partiak” me logjikë mëhalle, fisi e krahine…!
Urrejtja , mosdurimi dhe mospranimi ndërmjet njerëzve, shpesh e ka përkufizimin e quajtur : Mosnjohja e tjetrit.
Ne sikur ende nuk kemi arritë për me e kuptue se nuk do të thotë fare se duhet të pajtohemi plotësisht, pra “qindpërqind” me dikë.
Jo, jo…!
Kjo ka qenë dhe është e pamundur!
Por, duhet ta respektojmë mendimin ndryshe dhe ta kemi të qartë se nëse sillemi si mace të egra me njëri tjetrin, kurrë nuk do të ecim përpara.
Se egërsia është shenjë e madhe mosemancipimi, mungesë emancipim dhe kulturimi që e zbut njeriun.
Pra, është mungesë kulture, mosnjohje e traditave, dokeve e zakoneve që na shquajnë si popull.
Ta shohësh tjetrin vetëm nga “dritarja” e mendjes tënde , pa pasë vlerësim kritik të jetës dhe angazhimit të tij, është jo vetëm e kobshme. Më shumë se e kobshme!
A keni vërejtur se Lëvizja (LPK), LDK, PDK, LVV, pastaj islamistët antishqiptarë (që duan të jenë mes nesh për të na asimiluar e shkatërruar), pra të gjithë me rend, i kanë “heronjt e vet”.
Asnjë popull përreth shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, nuk ka “heronj” partiak , por njerëz me vlera dhe kontribute të dimensioneve kombëtare.
Shqiptarët nuk duan ta pranojnë se mosdurimi dhe mospranimi i tjetrit, është pasojë e ngujimit “tënd” në partinë dhe fenë (religjionin) e caktuar. Mendimet e tilla të bazuara në parti e fe, shpesh bartin gjykime difekte, jo të vërteta, të fryra, të pa qena realisht. Fanataizmi partiak apo religjioz ka pasur pranim dhe shtytje nga shërbimet anmiqësore që kanë punuar kundër shqiptarëve. Pasi vetëm nga “dhomat” e ngushta e të pa ajër të partive e feve, jemi përgjuar më mirë nga jodashamirët.
Nuk na shpie askund gjykimi i mbrapsht kur një lëvizje apo parti e mohon tjetrën, qysh ka ndodhur tek ne deri sot.
Të vërtetat e tilla “absolute” , që nuk kanë si të ekzistojnë realisht i kanë shkuar gjithmonë përshtati armikut për të na përgjuar, gjykuar, madje edhe vra me nge!
Nëse nuk na pëlqen ky apo ai dhe kemi fakte për atë që mund ta kem bërë une apo tjetri, ja ku janë dyertë e gjykatave apo të policisë.
Shkoni dhe tregoni për krejt atë që e dini.
Përndryshe, mos e infektoni atmosferën ashtu e kështu të infektuar ndër ne, infektim që ka ndodhur ndër vite të gjata të robërisë e që fatkeqësisht është bartur edhe në rrethana lirie.
Po vlon …
*
Kazani i pakënaqësive “arnaute” po vlon. Pas 24 viteve u ra ndërmend Shqiptarëve se s’ka kisha serbe në Kosovë, por vetëm Kisha dhe manastire Ortodokse në Dardani.
Megjithëse ka nisur një këndellje , tashmë ajo është shumë e vonuar.
Ata që kishin për të kryer punë për vete , i kryen , përderisa ne kremtonim, përkujtonimin të rënët në luftën e fundit dhe nuk mendonim fare se po na shkatërrohet kultura dhe historia jonë shqiptare. Jo vetëm që nuk mendonim, por “udhëheqësit tonë” u futën në gara se cili po bën më shumë se tjetri – për Islamin!
Atë religjion të cilin Vaso Čubriloviq e ka menduar për shkatërrimin “e kurrizit të nacionalizmit shqiptar”.
Përderisa Serbia dhe serbët bënin përpjekje të zgjuara diplomatike, politike, kulturore e shkecore për t’ia dëshmuar botës se “Kosmeti është serb”, udhëheqësit tonë të verbët (deri në Shqipëri), e ndihmonin Turqinë neoosmane që të na e islamizonte e xhamizonte vendin.
Secili investim religjioz islamik (apo ortodoks grek) që është bërë në hapësirat jetësore ku jeton populli shqiptar nga viti 1990 në Shqipëri apo pas vitit 1999 në Kosovë, është bërë për interesat e atyre që investonin.
Donin dominim , identifikim dhe solidaritet e lojalitet panturk dhe panislamik , atë e arriten me xhami dhe hoxhallarë, këta nacionalist turq-arab ne vendet tona Shqiptare!
Qyqet tona të territ që ne i thërrasim “politikanët tonë” , jo vetëm që heshtën përderisa zhbëheshim kulturalisht, por ata edhe e përmbajtën asimilimin kombëtar me Islam.
Ia pafsh hajrin rrjedhjes së mendjes që të ka ikur nga truni, ore “arnaut”, se ne Shqiptarëve na latë pa histori në vendin tonë.
Bravo iu qoftë, ore antishqiptarët …?!
Tash ne jemi popull pa histori, sherri i dehjes suaj religjioze panturke-islamike, sherri i përgjumjes dhe antishqiptarizmit tuaj.
Ju e bëtë jo vetëm atë që deshti “Turqia juaj”, por edhe atë që deshti Serbia me Rusinë, shkatërrimin tonë me Islam.
Ju na shkatërruar me “e-zanin” tuaj, këtë thirrje e kushtrim të përjetshëm, të përmallshëm e vajtues të nacionalizmit arab!
Ju po thoni që “ai që si duron xhamitë, le të shkon në Beograd”, por nuk po doni ta kuptoni se Beogradi po iu vije e zbarkon në “zajednicë”, afër së cilës ju “tallava-popull” nuk do të guxoni as me e hapë gojën , ashtu qysh i tortuaruat e terrorizuat Shqiptarët e pa mbrojtur qe 24 vjet, se le më me e penguar dike me krenarinë tuaj të pafundme si nacionalist arab!
Vonesa historike
*
Nuk jam aspak i sigurtë se a është pjesë e kësaj fotoje të mëposhtme edhe Heroi i Kombit, Isa Boletini, apo ndonjë shqiptar tjetër i Boletinit në atë kohë? Sidoqoftë, fotoja e mëposhtme më shumë flet për vonesën e njohur historike të shqiptarëve, se sa që e ka qëllim të jep mendim për heroin Isa Boletini, i cili bëri krejt atë që mundi në kohën e duhur. Isa Boletini ishte një gjigand i atdhedashurisë shqiptare.
Foton e pata marrë nga profili në fb i islamistit Gzim Zymeri, që mundohej ta paraqes me qëllim të keq figurën e Isa Boletinit, vetëm se ai ka luftuar edhe kundër Perandorisë Osmane, e që, sipas tij dhe islamistëve të tjerë si ai, është dashur të luftonte vetëm kundër Serbisë “kaurre”.
Pavarësisht asaj se a është apo nuk është Isa Boletini në atë foto, atij nuk mundet askush me asgjë t’ia ulë vlerën historike dhe kontributin e madh për Atdhe.
Por, megjithatë, duhet të mendojmë esëll e të na shqetësoj fakti i trishtueshëm se pse “ne” jemi kaq të vonuar në hisori? Nëse në atë kohë ishim të vonuar, pse jemi tash?
Ne duhet të mendojmë se si Serbia (me Rusinë pas, kuptohet), qysh në atë kohë kishte ushtarak të shkolluar, me përgatitje superiore shkollore që edhe në këtë foto me Isa Boletinin apo “Isa Boletinin” tregojnë e flasin për ecjen me kohën të Serbisë.
Kushto që detyrohet ta mbrojë Atdheun, paraprakisht duhet të mendoj për shkollimin ushtarak – superior, në mënyrë që në logjikën mbrojtëse të mbizotëroj planifikimi profesional ushtarak, e jo vetëm trimëria, që jo gjithnjë i sjell rezultatet e duhura nëse një popull nuk e ka arsimimin e mirëfilltë ushtarak, inteligjencën ushtarake, planifikimin e duhur dhe armët e nevojshme për tu mbrojtur.
Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, monument, ambiente të jashtme dhe teksti
Fotot e mëposhtme, ndërkaq, mi dërgoj miku im Afrim Musliu, publicist nga Suedia. Ato janë pasqyrime mediatike për Kosovën në mediat britaneze dhe gjermane.
Dhe bëhet fjalë për gjeostrategjinë europiane.
Kjo është tragjedia dhe katastrofa kombëtare, që nuk deshtëm apo nuk mundem ta shihnim me kohë. Populli është i përgjumur, derisa Serbia bënë aq shumë presion për imponimin e “zajednica” të saj , kurse BIK-u nuk ndalet nga detyrat dhe obligimet antishqiptare për ta shpënë përpara projektin shqiptarzhbërës për xhamizimin dhe islamizimin e Kosovës.
Në një anë “Zajednica” që me ëndje se njef Kosovën, në tjetrën anë Islami që se njef kombin shqiptar…!
*
Po shihet qartë tashmë se nuk po duan të na lënë vend në këtë jetë, as qetësi e as rehati në vendin tonë.
Në një anë me “zajednica”, ndërsa në tjetrën anë me ndjekjen dhe zhdukjen e shqiptarësisë së së vendit përmes islamizimit të pandalshëm, që po ndihmohet me të madhe edhe nga “udhëheqësit tonë”, jo vetëm në Kosovë por në mbarë Gadishullin Ilirik.
Antishqiptarët ndër ne janë bërë faktor të mëdhenj… Sigurisht që ju kujtohet kur para një kohe i pari i BIK-ut na kërcënoi me fjalët , se “kujt si pëlqejnë xhamitë, le të shkoj në Beograd, përderisa Beogradi, përmes “zajednicës”, synon të vij e të ngulitet tek ne!
Beogradi do të vazhdoj të vij në pelegrinazhe në manastiret monumentale të Kosovës, përderisa panislamikët “tonë” do të shkojnë Mekë e Medinë?!…
Po qe gjeti këtë popull të përgjumur, ore …?!
“Faji turk”, një shenjë e keqe mëkati që vazhdon të na përcjell , pa qenë mëkat i yni…!
*
Mos ta harrojmë asnjëherë: Presioni ndërkombëtar për asociacion për 4 % serb që duhet shtri në mbarë Kosovën, nuk është i rastësishëm. “Fajit turk” ia kemi pa sherrin në të kaluemen, sikurse edhe sot. Pa asnjë dyshim. Dhe për “fajin turk” nuk na ka fajin askush, përpos vetës sonë.
Se pavarësisht që jemi Shqiptar, ne pa qenë të vetëdijshëm se çka po i bëjmë vetës, nuk sillemi si Shqiptar. Se kur sillesh si Shqiptar, do të thotë se ti, tjetri e tjetra, nuk e harron, fyen e përdhosë natyrën e prejardhjes dhe origjinën tënde.
Në rastet e tilla nuk ke nevojë të thuash që “jam europian” , pasi mjafton të jesh Shqiptar.
Shqiptari është europian, andaj s’ke nevojë që ta theksoj këtë kurrë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu