ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Zemra plot Shqipëri, mbresa kujtimi që nuk harrohen

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Bajram Sefaj, shkrimtar

Gjithmonë me kujtohet ajo MBRESË UDHËTIMI

ZEMRA PLOT SHQIPËRI!

(Paris – Gjenevë, Vlorë – Tiranë)

 Nëntor-gusht, 95

Mesvjeshtë. Në mëngjesin e ditës së mërkurë të 15 nëntorit (ky vit) marr një TGV (Tren i shpejtësisë së madhe) që, largësinë 500 kilometërshe midis Parisit dhe Gjenevës, do e “përpijë” për kohë hiç më të gjatë se tre orë e ndonjë çerek ore. Me të dalë Parisit a edhe më herët, treni i shpejtë merr shpejtësi marramendëse. Sikur fantakset krejt. Panoramat ndërrohen aq shpejt sa që, sakaq, humbin identitetin.

Asgjë nuk dallohet më. As fushat e rrafshëta të arave grunore, as lokalitetet nuk mund të identifikohen. As druri dru nuk është. As guri gurit s’i ngjet më. Udhëtarët, si të ishin në krahët e një fluturakeje toke, qan fushën. Sytë nuk i ngjesin xhamit. Ata shikimin derdhin në faqe librash apo (më shpesh) shikimin qepin faqesh gazetash e revistash të ilustruara.

Kotjen e dremitjen e tyre aty-këtu, e këput zëri i përgjegjësit të caktuar nga ekuipazhi i trenit tek pasagjerët e porositë që të kthejnë në restorant që, me tërë pasurinë e tij, është në dispozicion të tyre. U dëfton atyre se ç’shpejtësi momentale (33-320 km në orë)! Apo përmes gojës së metaltë të mikrofonit u sjell ndonjë informatë për kohën (motin).

Aty diku, në mes rrugë të relacionit Paris-Gjenevë, tek lë Train de Grande Vittesse ishte në vrapin më të shpejtë, si në një ëndërr syhapur, më shfaqet udhëtimi (im) i parë me tren në Shqipëri. Ishte verë. Bënte gusht (’95). Me padurimin veshur, me atë shqetësimin e njohur, pra udhëtimeve ndër më të dashura, prisja çastin e nisjes së trenit. Para vetes nëse nuk gabohem, kisha relacionin më të gjatë të udhës së hekurt në Shqipëri Vlorë-Tiranë. Sa kilometra janë aty nuk është me rëndësi. E rëndësishme është se treni do të arrijë në Tiranë pas rrafsh shtatë orësh që të jetë nisur nga Vlora! Dhe këtu fshihet magjia dhe misteri i këtij udhëtimi të parë e të paharrueshëm me tren në Shqipëri. Vërtet ishte ashtu. Çdo gjë, ama çdo gjë, në atë udhëtime, në atë relacion, Vlorë-Tiranë, ishte magjike. Ishte mrekullia vetë. Edhe treni. Edhe udhëtarët. Edhe rruga vetë. Mrekullia e parë dhe mbresa më e thellë ishte se për dy anët e atij treni “të shpejtë” që ngiste shpejtësi të një vapori plak, shihje panoramat e Mëmëdheut. Në të majtë Shqipëri. Në të djathtë Shqipëri. Para e mbrapa Shqipëri. Në shpirt e në zemër Shqipëri. Mrekulli…

Ngadalësia e shpejtësisë së trenit, mrekullia e dytë e këtij udhëtimi. Panoramat tërë hapësirën e fushave, arave, luadheve, plantacioneve me rrush, pemë e perime, të gjithë emrat e lokaliteteve qoftë edhe me dy-tri shtëpi të vetme, u ndal e s’u ndal treni aty, mund t’i merrje e t’i shënoje në mendje e kujtesë, qetë e ngeshëm.

Sot, mes nëntori ’95, tek me tren të shpejtë (TGV – shqiptohet Tezheve) që është më i shpejti në botë momentalisht, me mall që merr ngjyrë pikëllimi, mund të thuhet, dendur e thellë kujtoj udhëtimin (tim) të parë me tren në Shqipëri, në relacionin Vlorë-Tiranë, tek kupeja jonë ishte dhoma jonë. Ishte sofra jonë. Ishte gëzimi jonë. Derisa goca e dajës, zonja Nazmie shpaloste shamitë me tëra të mirat e ushqimeve, e shoqja e dajës tjetër, zonja Zeqine, përgatiste sallatë të freskët me domate, speca e qepë dhe djathtë të freskët të Alpeve Shqiptare. E pastaj, vapës së gushtit i dalin para me pije freskuese. Me mollë e dardhë. Me pjeshkë e shefteli. Me shalqi e fik. Me rrush të bardhë e të zi. …

Në kulmin e harresë e të gëzimit, dikush (një zë i qartë) tha se arritëm në Tiranë. Dilte sikur të ishte e pavërtetë. Trill a shpoti e njeriut të gëzuar. Nuk të besoj se shtatë orët e këtij udhëtimi magjeps të kenë ikur aq shpejt. Është e mundur kjo?

Po, koha ishte pjesëtuar në mijëra grimcat (sekondat e saj) dhe, pas peizazheve të paharrueshme, pas sofrës së pasur, pas bisedave sado të zjarrta e mospajtuese në kthesat e temave të caktuara, janë të përzemërta e qëllimmira, pas gjithë atyre mrekullive që përjeton në atë tren dhe në atë relacion, nuk të duket se ke bërë rrugë shtatorëshe, por shtatëminutëshe.

Të gjitha udhët me trena të shpejtë e ultramodern, sikurse është Tezheve, me të cilin udhëtoj sot nga Parisi për në Gjenevë, me dyja duart e me gjithë zemër, do jepja për trenin (tim) të vocërr e të ngadaltë, në rrugën Vlorë-Tiranë, apo të ndonjë relacioni tjetër në Shqipëri. Cilido qoftë ai.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu