ARKIVI:
2 Prill 2025

Zeqir Hoxha, Sherif Kryeselica, Escobar dhe “asociacioni i komunave me shumicë serbe”

Shkrime relevante

Pse Kosova nuk është shtet i konsoliduar ?

Autori: Lirim Gashi, Prizren __ (në shqip dhe serbisht) __ Shteti është pasqyrë e qytetarëve...

Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

 Jusuf Buxhovit "PER TE TERRA MIA - LE CONFESSIONE DI GJON...

Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

Autopsia e socializmit feudal

Eshref Ymeri (Dështimi i një sistemi politik)                            Para disa kohësh, miku...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Zeqiri i Hajrizit nga Pakashtica e Podujevës ndahet prej Mulla Ademit dhe e krijon familjen e tij.  Nënën e kishte plakë, gruaja e re, fëmijët e vegjël e s’kish kush ia ruan delet. Kujtohet, dhe shkon tek Sherif Kryselica, një plak i urtë, i mençur e shumë punëtor e bëmirës, edhe po i drejtohet: 

  • O Sherif, ti ashtu edhe ashtu po shkon me gja gjithë ditën… 
  • Po, – ia kthen Sherifi, ende pa e mbaruar fjalën Zeqiri, që edhe ky ishte një i urtë, punëtor e orator. 
  • Erdha e thash, ty nuk t’bjen me marrë shtagë tjetër, e masi po shkon me qato gja tuat, a kishe mujt sivjet me m’i marë edhe qato dhetë e mia? – i thot Zeqiri. 
  • O, Zeqir, une po t’i marrë sivjet, po mos meno se vjetin tjetër do të vijnë punët ma mirë se sivjet! – i thot Sherifi edhe ia mori delet atë vit, por tregonte Zeqiri se vitin tjetër veç më keq i kishin ardhur punët e kurrgjë më mirë. 

Edhe këtij Eskobarit, i është tekur në formimin e atij asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke menduar se ata do të bëjnë më mirë!   Por, po i them këtu, se, ata do të bëhen edhe më keq, do të kërkojnë ndarjen nga Kosova, se ky është qëllimi i Vuçiqit, ky ka qenë edhe qëllimi i Millosheviqit e është edhe qëllimi i Listës Serbe e formuar dhe e dirigjuar krejt nga Vuçiqi. 

Njerëzit nuk afrohen mesvetit duke u larguar e duke u izoluar prej të tjerëve, por vetëm duke u afruar, duke bashkëpunuar, duke bashkëqeverisur e duke u hapur njëri ndaj tjetrit.  

Desha vetëm t’i tregojë Eskobarit se e ka gabim, se në këtë mënyrë ata nuk integrohen, por ç’integrohen.  

Ndryshe, le të garantojë ai se nuk so të kërkojnë të ndahen nga Kosova. 

 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Gani, cka të them?
    Si duket edhe Kosovës nuk po i shkojnë punët më mirë se Zeqirit të Hajrizit.
    Pse amerikanët po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës formimin e asociacionit kur dihet se asociacionin e kanë nënshkruar Hashimi (më 2013) dhe Isa (më 2015) në dëm të popullsisë shumicë shqiptare dhe shtetit të Kosovës. Pse amerikanët nuk po kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës kur dihet se ajo (Kushtetuta) i privilegjon 3% të serbëve ndërsa shqiptarët nuk mund të bëjnë një hap para.
    Pse amerikanët nuk kërkojnë që edhe shqiptarët në Presheve, Bujan. e Medvegjë që janë më shumë se serbët e Kosovës ti kenë të drejtat sikurse serbët në Kosovë (në shkollim, punë etj).
    Gani, të përshëndes dhe të përgëzoj !
    sinani, Suedi

  2. Këto që i thuani, janë më se të vërteta, Sinan Kastrati. Por, prisja që nga amerikanët të mbetet në heshtje, të paktën.
    Edhe nga unë me përshëndetje e respekt për komentin!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu