ARKIVI:
18 Prill 2025

Zëri i ndërgjegjes kombëtare për takimin e panevojëshëm të Albin Kurtit me kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Husein Kavazoviq

Shkrime relevante

Hudhrat e klaneve dhe karriget e vogla

Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Një sarkazëm e butë për një...

Kush ia ka më shumë frikën PISA-s? Ministritë tona të arsimit, apo punonjësit arsimorë ?

Nga: Lirim Gashi, Prizren __ Ne shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut...

Në pritje të ‘tymit të bardhë’!

Florim Zeqa E paprecedent është sjellja e kryesuesit të Kuvendit, por më...

Kur një dashuri përfundon

Lis Bukuroca, Gjermani Kur përfundon një dashuri, qëndrimi më logjik, më racional...

Shpërndaj

Sak Muji, Rugovë- Zvicër 
(Sylë Mujaj)
___
Naim Tërnava – një figurë që duhej të ishte udhërrëfyes i besimit, por fatkeqësisht është kthyer në simbol të deformimit të identitetit tonë kombëtar. Ai, me vetëdije ose jo, e degjeneron historinë tonë, duke e kthyer varrin e Sulltan Muratit në një shpellë ku mbillet helmi i një heroizmi të rremë turk. Kjo nuk është as histori, as krenari – është tradhti ndaj gjakut të të parëve tanë.
Dhe jo vetëm kaq…
Disa nga imamët e Kosovës, që janë nën hijen e Tërnavës, dyshohen se marrin fonde të errëta serbo-sllave. Ata përdhosin simbolet tona kombëtare me ftohtësinë e atyre që kanë harruar kush janë. Me bekimin e heshtur të udhëheqësit të tyre, krenaria shqiptare shndërrohet në pluhur para altareve të një ideologjie që nuk na përket.
Naim Tërnava vetë – zotërues i pasurive të mëdha, të cilat duhet t’i kthehen popullit dhe shtetit laik të Kosovës! Sepse kjo tokë, ky shtet, nuk është pronë e asnjë kleriku, por djep i të gjithë shqiptarëve që besojnë në lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
E më e dhimbshmja – korrupsioni moral i disa hoxhallarëve, që me sjellje shtazore, grabisin nderin e njëri-tjetrit, ndërsa me gjuhën e Sheriatit, shpallin hareme dhe rekrutojnë vajzat tona për të ushqyer epshet e tyre në hijen e ISIS-it.
Jo më!
Mjaft më!
Shteti laik i Republikës së Kosovës duhet të mbrohet – me mendje, me zemër dhe me ligj! Në ballë të kësaj lufte qëndron Kryeministri ynë, Albin Kurti – me popullin pranë, me drejtësinë në dorë!
A jeni dakord, vëllezër e motra shqiptare?
Le të ringjallet ndërgjegjja jonë kombëtare! Le të flasë zëri i të vërtetës – para se të na pushtojë përfundimisht errësira!
***
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur dje, më 09.04.2025, në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, Husein Kavazoviq.
Kryeministri Kurti njoftoi myftiun Kavazoviq për politikat e Qeverisë në mbështetje sociale, përfshirë ndihmën për gratë, lehonat dhe fëmijët, si dhe në edukim dhe shëndetësi.“Ai gjithashtu informoi myftiun Kavazović rreth projekteve restauruese të shumë objekteve kulturore islame, duke përfshirë xhamitë dhe objekte të tjera fetare, si dhe për investimet e vazhdueshme në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës”- thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. (Kallxo.com)

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Z. Muji!
    E si mund te jete Albini mbrojtes i shtetit laik te Kosoves kur per keshilltar ka personin qe Skenderbeun e quan tradhetar kurse Ballaban Pashen e quan atdhetar?
    Si mund te jete Albini mbrojtes i laicizmit kur gjate vizites se tij ne Turqi ne vitin 2016 (ne mos gaboj) tere kohen ishte i shoqeruar nga nje financues i islamit politik?
    Si mund te jete Albini mbrojtes i laicizmit kur ne partine e tij i kishte rreth 12-14 deputete qe jane me ideologji islamiste?
    Albini cdo gje mund te jete, por kurre nuk mund te jete mbrojtes i shtetit laik te Kosoves!

  2. Sa i përket islamit politik dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pe. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzire, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.
    ***
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu