Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se pas inspektimeve gjatë të enjtes në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave.
Ai në një postim në Facebook shkruan se zbatimi i ligjit nuk ka alternativë, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e moszbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit.
Lexoni të plotë postimin e Ministrit Faton Peci:
Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër!
Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.
Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës.
Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion.
🚭Ska kthim prapa!
🚭STOP duhanit!.
Shum pak kontrollime te duhanpirseve nepe kafiteri.
Psh ne cafiterin casa te parku i liris Gjakov nuk rrihet prej
duhanpirsve ne hapsiren e mbyllur .mas yftari deshta me pi 1 cafe rehat nuk mjjta me qendru prej duhanit ora 21.30h