ARKIVI:
11 Maj 2025

    Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu

    Shkrime relevante

    Pse është gjithë kjo urrejtje ndaj atyre qe na përkrahën, na çliruan – madje edhe na shpëtuan si popull?

    Kolë Krasniqi, Prishtinë Baltoset statuja e Bill Klinton ne Prishtine, statuja e...

    Imami i BIK-ut dhe luftëtari për islamin botëror, ISIS, spiun i Serbisë

    nga Luan Dibrani Imami i BIK-ut-ISIS-it dhe spiuni i Serbisë: Si radikalizmi...

    Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

    Florim Zeqa Me këtë qasje të partive parlamentare, mbase bllokada do të...

    Zot, runa nga gjakprishurit…!

    Afrim Caka, Gjakovë RUAJA ZOT DARDANINË PREJ GJAKPRISHURVE Këta sëjzëza e bir sëjzëzash. Thirrje...

    Shpërndaj

    Prishtinë, 11 tetor 2024

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim mëngjesin e sotëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Nevzad Lutfiu.

    Biseduan një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.

    Forhåndsvisning av bilde

    Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje.

    Forhåndsvisning av bilde

    Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre dhe për një perspektivë më të ndritur për bashkatdhetarët tanë.

    Forhåndsvisning av bilde

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu