ARKIVI:
2 Prill 2025

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me kryetarin e ri të KKSH-së në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu

Shkrime relevante

Pse Kosova nuk është shtet i konsoliduar ?

Autori: Lirim Gashi, Prizren __ (në shqip dhe serbisht) __ Shteti është pasqyrë e qytetarëve...

Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

 Jusuf Buxhovit "PER TE TERRA MIA - LE CONFESSIONE DI GJON...

Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

Autopsia e socializmit feudal

Eshref Ymeri (Dështimi i një sistemi politik)                            Para disa kohësh, miku...

Shpërndaj

Prishtinë, 21 qershor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së djeshme kryetarin e ri të KKSH-së në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu. 

Ky ishte takimi i parë mes zëvendëskryeministrit Bislimi dhe z. Lutfiu, të cilit i uroi suksese në pozitën e re, duke ritheksuar se dyert e Qeverisë së Republikës së Kosovës qëndrojnë gjithmonë të hapura për KKSH-në dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës. 

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginë përmes kultivimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Serbi. 

Në buxhetin e vitit 2022, Qeveria ka ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, ku përfshihen për herë të parë ndarja e 255 mijë eurove për sigurimin falas të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për 4010 nxënës në Luginën e Preshevës, gjë e cila do të vazhdojë tutje, si dhe janë ndarë 78 grante në vlerën e 1 milion eurove, si dhe përkrahje financiare me bursë në vlerën e 107 mijë eurove për 107 studentë nga Lugina. 

Gjithashtu në mbledhjen e 143-të të Qeverisë, u ndanë dhe 17,350 euro për të financuar vizitën e një delegacioni nga Lugina e Preshevës në Parlamentin Europian, për ngritjen e çështjes së diskriminimit dhe problemeve me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbështetja e Qeverisë për Luginën, do të vijojë të rritet konform nevojave të komunitetit shqiptar atje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu