ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Zgjedhja e Dritan Abazoviçit kryeminister i Malit tè Zi ngjalli reagime dhe habi në realitetin ballkanik…

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Kryeministri Dritan Abazoviç me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq
Ilir Seci, New York
____
Normalisht në realitete demokratike nuk ka pse me ngjallë reagime dhe habi fakti që nji perfaqesues i pakicës merr drejtimin e shtetit ma të vogel në rajon, por në Ballkanin e përsertë ku normaliteti asht luks, emnimi i Dritan Abazoviçit kryeminister u ba lajm…
Fillimisht këtu due me theksue se si shqiptar unë nuk kam asnji iluzion lidhun me zgjedhjen e Dritan Abazoviçit kryeminister i Malit të Zi, dhe as nuk kam pritshmëni se ka me naltue çashtjen tonë kombetare sepse ai u zgjodh si perfaqesues i pakicës, dhe jo si shqiptar. Levizja që nxori Abazoviçin kryeminister asht thjesht taktikë e establishmentit politik malazez për me fitue pikë nderkombetarisht në nji periudhe fort të zorshme ekonomike per Malin e Zi. Shto këtu edhe faktin se vetë politikani Dritan Abazoviç nuk asht se e ka nxjerrë politikisht në spikamë origjinen e vet dhe as nuk asht se u ka dhanë za ideve me frymë shqiptare. Pa ushqye asnji iluzion mbi të, Abazoviç ka deshmue se asht thjesht nji politikan pragmatist që manovron në kushtet dhe rrethanat e favorshme politike të Malit të Zi dhe i shfrytezon ato në dobine e vet. Mbas zgjedhjeve të fundit në Mal të Zi ai ishte në koalicion me partite e serbeve të Malit të Zi dhe ndihmoi në krijimin e qeverise se tyne. Ne rrethanat e reja iu dha mundesia me diktue kushte dhe presidenti Gjukanoviç e solli si kandidat per kryeminister. Prandaj si shqiptarë ne nuk kemi pse ushqejme asnji soj iluzioni mbi këtë emnin te Abazoviçit kryeminister dhe as nuk kemi pse shkyejme tupanat e folklorit nacionalist…
Mbas emnimit të Dritan Abazoviçit kryeminister e gjajmë interesant reagimin e opinionit të gjanë shqiptar lidhun me mbiemnin e tij Abazoviç…Plot shqiptare, sidomos në Shqipni, u shprehen të habitun me mbrapashtesen sllave “-viç ose “-viq” që gjindet në mbiemnin e tij…Habitja me mbiemnin edhe njihere deshmon se sa pak e njohin shqiptaret historine e kombit të tyne…Sepse mbas atij mbiemni të sllavizuem fshihet nji histori e tanë. Histori që ka mbrenda disa nga kapitujt ma trondites të gjenocit dhe spastrimit etnik të kryem nga shovinistët malazeze. Keto kapituj tronditës të historise e nxiten Poetin tone Kombetar At Gjergj Fishta me shkrue kryevepren “Lahuta e Malsisë”, ku disa kangë i janë kushtue luftës dhe perpjekjeve te shqiptareve me Malin e Zi, mes te cilave spikat Kanga e Oso Kukës.
Per me njoftë këto kapituj trondites të historise duhen lexue librat e historise, shkrue nga autore të ndryshem, tue fillue nga autore sllavë si Branko Babiq, Zhivko Andri­asheviq, Zoran Stanojeviq apo ata boshnjakë si Mustafa Memiq, etj… me lexue vëmendshëm autoret tanë shqiptare ku spikasin librat “Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913” – nga Zekerja Cana si dhe dy volumet nga Bejtullah D Destani – “Mali i Zi : kufinjte politike dhe etnike”, 1840-2020”,(Montenegro : political and ethnic boundaries, 1840-1920.) …Nga autoret e huej jashte Ballkanit mund veçoj librin e Elizabeth Roberts – “Areali i Malit te Zi – Nji Histori e Malit te Zi”,(Realm Of The Black Mountain – A History Of Montenegro – Hurst & Co. (2007)…
Ne keto libra historie ndriçohen kapitujt e errët të spastrimeve etnike që u kryen ndaj shqiptareve të cilët jetonin në trojet e veta në mbretnine e vogel malazeze. Kapituj që sot njihen pak ose aspak dhe permenden krejt pak, por nga keto kapituj mundet me u zberthye prejardhja e mbiemnit Abazoviç e bashke me te edhe krejt prapashtesat “-viç” ne mbiemnat e shqiptareve në Mal të Zi…Gjithshka filloi në mesin e shekullit të 19-te, rreth viteve 1850-1860 kur Mali i Zi u mbeshtet fuqimisht nga Rusia Cariste në fushaten e zgjerimit të territoreve të veta në kurriz të shqiptareve autoktone. Mali i Zi deri atehere kishte qenë territor vasal ndaj Perandorise Osmane dhe kur Rusia filloi te korrte fitore të njimbasnjishme mbi të “Semurën e Bosforit”, Mali i Zi nisi me u zgjanue në tokat shqiptare që ishin të zaptueme nga Perandoria Osmane. Porta e Nalte mbas çdo disfate që pesonte në luftna me Rusine Cariste, nenshkruente traktate si humbëse dhe bante leshime në kurriz të shqiptare. Ka nje detaj mjaft interesant këtu të cilin shohim se historianet tanë nuk e theksojne :
-“Si ka mundesi që Rusia Cariste kur diktonte kushte nuk kerkonte territore në viset e Turqise veriore, që i kishte edhe territorialisht ma me leverdi, por kerkonte tokat shqiptare në Ballkan per me ua dhanë serbo-malazezëve?”…Logjika e thjeshte të len me kuptue se Rusia e ka provue fillimisht me marrë tokat turke në kufi per me zgjanue territoret e veta në jug, por sigurisht turqit kanë ngulmue në mbrojten e tokave të veta…në vend të tokave të veta osmanet ua kanë ofrue ruseve tokat tona shqiptare në shkembim sepse i kanë pasë pa pikë dhimbte…Dhe Rusia e ka pranue këtë gja e para duke e paramendue koston e nalte të nji aneksimi me pasoja konflikti të vazhdueshem në kufi dhe e dyta sepse në synimet e veta pansllaviste e ka pranue ate xhambazllek ngaqë andërronte daljen në Adriatik…Kurse Turqia nga ana e saj duke dhurue tokat shqiptare i kursente territoret e veta në Anadoll…
Ne kete periudhe sipas historianeve jane ndërmarrë tre spastrime etnike qe krijuen tri valë refugjatesh shqiptare te përzanun nga viset e tyne në Mal te Zi, refugjatë që gjeten strehe në Shkoder. Vala e parë janë ata që iken nga qendrat shqiptare si Shpuza, Kolashini, Zhabjaku, Fushebardha,(Bjelopolje), etj, që erdhen në Shkoder si shqiptare të paster dhe sot e kesaj dite mbajne per mbiemna toponimet e trojeve shqiptare nga kanë ardhe. Mbas valës së parë Principata malazeze provoi tjeter taktike duke u ofrue shqiptareve të mbetun mundesine me jetu në Mal te Zi, por duke i sllavizue mbiemnat. Sllavizimin e mbiemnave ata e shihnin si gremçë per sllavizimin e plote të shqiptareve në të ardhmen…në këtë menyre shqiptaret ne Mal te Zi u detyruen nga shteti me vendosë mbrapashtesen “-viç” në mbiemna. Mirëpo kur Mali i Zi u fuqizue ma shume nga perkrahja Ruse dhe Europiane, i perzuni edhe keta që kishin marrë mbrapashtesën ”-viç”, i perzuni në dy valë tjera, para dhe mbas Kongresit te Berlinit…Ne keto dy valë spastroi etnikisht zonat përreth Podgorices, bashke me qytetin e Podgorices si dhe katundet mbi Vermosh si Andrijevicen per shembull, dikur 100% shqiptare…Podgorica mbasi u spastrue nga banoret autoktone shqiptare u shpall kryeqytet I Malit te Zi se deri atehere Knjazi kishte pase kryeqytet Cetinen…tue kene se keta shqiptare erdhen ne Shkoder nga Podgorica u mbeti edhe emni “podgoriçane”, por kurre nuk duhet me harrue se erdhën në Shkoder sepse u perzune me zjerm e hekur nga Crna Gora dhe nuk erdhën per qejf. Historianët tregojnë per masakra te perbindshme, shkruhet se si i lidhnin shqiptaret me zinxhire rreth mullarit të sanës dhe ua vinin flaken mullareve duke i djege njerezit te gjallë. Akte te tilla kalladatese ngjallen reagime ne Europe dhe Mali i Zi per pak kohe u shterngue me ndalue masakrat por kur plasen tre Luftnat Ballkanike, malazezet ma me terbim se kurre nisën gjenocidin mbi shqiptaret e mbetun dhe per keto ngjarje na shkruen hollesisht Prof. Zekerija Cana ne vepren “Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913”. Ne zonen e Plave Gucise malazezet i detyruen shqiptaret me nderrue fene dhe emnat, i konvertuen ne ortodokse të ritit sllav dhe ua vune emnat sllave…”Sa te dilje nga dera e shpise te priste ne rruge milici që të pyeste si e ke emnin sllav…mos me ia thane fill “Ivica ose Tomislav”, të rrahte deri sa bije pa ndjenja” – shkruhet në libra historie. Per fat të shqiptareve të mbetun ne Mal te Zi kjo nuk zgjati shume sepse nderhyni Austro-Hungaria dhe u ndaluen këto akte se do ishin zhba krejt shqiptaret atje. Lufta e Pare Botnore i ndaloi keto praktika dhe mbas Luftes se Pare Botnore, Mali i Zi u integrua ne Mbretnine Jugosllave ku politikat sllavizueve ishin ma të rafinueme dhe ma perfide. Mbas Luftes se Dyte Botnore kur vendin e mbretnisë jugosllave e zuni RSFJ-ja e Titos, politikat sllavizuese te nxituna nga Rankoviçet u ndaluen në mesin e viteve ‘60…Ata shqiptarë që e ndienin veten të tille menjihere flaken “-viç” nga mbiemnat dhe iu kthyen mbiemnave të paster shqip, si Berisha, Shkreli, Lulgjuraj, Camaj, Gjonbalaj, Ulaj, Qosja etj. Ndersa ata qe vijuen me mbajte mbiemna sllave edhe mbas viteve ‘60 ne RSFJ per hir te se vertetes duhet pranue se kishin vertete probleme me identitetin e tyne që heponte mes shqiptarit dhe sllavit, siç asht mbiemni Abazoviç në këtë rast qe po diskutojme. Vertetë krize identiteti sepse disa nga keta shqiptare ne origjine vazhduen me mbajte mbiemnat e sllavizuem edhe kur emigruen ne Perendim, si në SHBA per shembull, ku mundeshin me i ri-shqiptarizue fare lehte mbiemnat.
Po ironia historike asht se mbiemnat sllave vijuen me i mbajte edhe shqiptaret e perzanun me zjerm e hekur nga shovinistet malazeze, te cilet si thamë u vendosen në Shkoder. Pikerisht ajo vala e trete e shqiptareve te perzanun që u quejten “podgoriçanë” në Shkoder, per shkak se shumica paten ardhe nga Podgorica…pikerisht ajo pjesa që mezi kishin shpetue nga gjenocidi malazez, ma vonë ne Shqipni shpreheshin “Ja sam nashke” – e mbanin mbiemnat me “-viç” në fund…flasim sa të duem per “Sindrom Stokholmi”…Në vitet e diktatures enveriste kur izolimi solli edhe nje inferiorizim te skajshem social, plot nga “podgoriçanet” nisen me kerkue lidhje ne Jugosllavi, nji vize ne Jugosllavi asokohe konsiderohej si vize amerikane sot…këtë shans nuk mund ta humbnin serbo-malazezet te cilet e shfrytezuen dhanjen e vizave per me shtue ndikimin ne Shqipni…Viza në RSFJ per ata që e merrnin asokohe nenkuptonte rroba të jashtme dhe tjera produkte perendimore per të cilat nuk vuenin në Jugosllavi. Ironikisht ndikimi sllav ne Shkoder vetem sa u shtue mbas ndryshimeve te vitit 1991 kur Shqipnia u demokratizue dhe Jugosllavia u perfshi ne luften mes kombeve te Federates. Per shkak te krimeve te luftes Jugosllavise se mbetun,(nenkuptojme Serbise se Millosheviçit), iu vendos embargo nderkombetare, embargo që u pasue nga kontrabanda e mallnave dhe naftes ne kufinin mes Shqipnise dhe Jugosllavise se mbetun. Ne kete kohe ndodh edhe “çudia” e madhe kur per here te pare ne histori vendi qe mvarej nga kontrabanda i diktonte kushte vendit qe e furnizonte me kontrabande…kaq poshte kishte ra Shqipnia mbas vitit 1944…Jugosllavia e mbetun e Millosheviçit instrumentalizoi vizat qe jepte duke zgjedhë vetë kontrabandistet nga Shqipnia…nga kjo perzgjedhje perfituej te paret elementet që mbanin mbiemnat me “-viç”, pasardhesit e atyne që ishin perzane me zjerm e hekur po nga serbo-malazezet nji shekull ma parë…Kjo sindrome ishte e papame në histori…asht sikur me u kryqezue bashke “Sindromi i Skllavit” dhe “Sindromi i Stokholmit” dhe me krijue nji variant te ri Sindromi…Instrumentalizimi serbo-malazez i vizave per kontrabandistet solli edhe krijimin e shoqates “Rozafa-Moraça” qe vendoste se kush me marre vizat…Per ata qe nuk e njohin, shoqata “Rozafa-Moraça” ishte krijue asokoje si “urë miqësie” mes pakicave malazeze në Shqipni me “shtetin amë”…Me e thane shqip, pasardhesit e shqiptareve që ishin perndjeke me zjerm e me hekur nga Mali i Zi ne fundin e shekullit te 19-të, por perdoreshin nga pasardhesit e persekutoreve mbas nji shekulli, duke i quejte edhe “minoritet malazez”…Me ane te vizave shoqata “Rozafa-Moraça” arriti me shtue anetaresine e saj ne rrethet kufitare me Jugosllavine e mbetun nga grykederdhja e Bunes e deri ne Dibër, duke gjete anetare edhe ne Tropoje, Has e Kukes…Faqe e zeze e bjerrjes se vlerave shqiptare qe pak kush e kujton por qe duhet me e permende…Mos te kishte ndodhe mrekullia qe banë SHBA-të duke ndeehy me NATO-n ne Luften e Kosoves me 1999, kushedi ku do kishte mberri kjo bjerrje dhe zvetënim vlerash…prandaj ishte mrekulli ajo nderhymje se per rolin e shtetit shqiptar u pa se ku ishim gjate viteve të luftes në Bosnje dhe Kroaci…
* * *
…Per me e deshmue se sa ironike asht kjo tendenca me u quejte me origjine sllave “podgoriçanet” mjafton vetem nji shembull – në kohen kur ndodhen spastrimet etnike ne Mal të Zi, në kalane e Shpuzës, atëherë qytet shqiptar, ishte komandant kalaje nji ushtarak i ushtrise osmane nga Borshi i Sarandes. Ushtaraku ishte emnue në Shpuze që asokohe ishte pjese e vilajetit të Shkodres dhe ishte vendose atje bashke me familjen, kuptohet kishin hedhë rranjë si e ka jeta…Kur ndodhen masakrat edhe keta si shqiptaret e tjerë u detyruen me u shperngule nga perndjekja malazeze kur ra Shpuza, ikën dhe u vendosen ne Shkoder edhe ata…Ne Shkoder ku më ka qillue mue me ndëgjue njerez tue thanë – “Borshet janë podgoriçane”…Nga Borshi i Sarandes!? Futbollisti i ekipit “Vllaznia”, me mbiemen Borshi vjen nga ajo familje…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu