Nga: Pirro Prifti, Tiranë
Zgjedhjet e ardhëshme në të cilat dy partitë kryesore do të marrin mandatet më të shumta për të formuan qeverinë e re, do të jenë vendimtare nëse do të vazhdohet me këtë qeverisje apo me qeverisje të re, ku opozita aktuale mund të drejtojë vëndin.
Është e vërtetë se nga Shqipëria ka ikur gjysma e popullsisë që pas viteve `90 e deri më sot; rreth 1.2 milion banorë u larguan nga `90 deri në 1998 de pjesa tjerët rreth 1 milion banorë janë larguar pas 1998 e deri më sot. Tendenca e largimeve ka qënë valë valë sa herë që në Shqipëri ka patur konflikte të ashpra politike të cilat kanë ndikuar tek elementët kryesorë të jetesës si: pagat e ulta, siguria publike, punësimi, problemet e Shëndetësisë dhe të arësimit, si dhe dëshira për të para botën perëndimore për të studjuar, punuar për tu pasuruar qoftë me punësim të rregullt qoftë me pasurim të shpejtë jo-ligjor.
Pavarësisht se vitet e fundit qeverisja ka zbatuar ato që u ka propozuar SHBA dhe BE, si reforma në Drejtësi, duke rritur punësimin, duke rritur pagat, duke u përpjekkur të rrisë pensionet qoftë me indeksim apo me shpërblime, gjëndja është përmirësuar pak, ka stabilitet dhe qetësi publike, ka një liberalizëm deri në çmënduri të lajmeve, opinioneve, liria e medias dhe e shoqërisë shkon deri budallallëk siç mund të jetë BBVIP-at, mos mbajtja në kontroll e korrupsionit, dështimet në Shëndetësinë publike ku individët paguajnë nga xhepi deri në 500 euro në vit për shërbime mjekësore ( ndërsa shteti paguan deri ne 300 euro në vit për sig. shëndetësore), mitmarrja, dhe niveli i dobët cilësor i arsimimit, i cili e ka zanafillën tek shkollat 9 vjecare e të mesme, e për pasoje dhe Universitetet, – kanë bërë që stabiliteti ekonomik në Shqipëri mund të jetë i përkohëshëm nëse nuk merren masa dhe të vihen në prioritet të qeverive të ardheshme: shëndetësia, arsimimi, punësimi dhe rritja e pagave ne publik dhe privat.
E parë në këtë prizëm mendoj se zgjedhjet e ardhëshme, nëse do të marrin pjesë edhe emigrantët, nuk do të zgjidhin në mënyrë të drejtë se kush do të qeverisë. Dhe kjo lind disa Pyetje:
-Përse duhet që vota e emigrantëve duhet të vendosë të ardhmen e Shqipërise në një kohë kur emigrantët nuk janë taksapagonjës në ShqIpëri?
-Përse duhet vota e meigrantëve kur ata nuk e njohin realitetin aktual të Shqipërisë?
-Përse duhet vota e emigrantëve kur ata me të ardhurat e tyre ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri, dhe kjo është e mjaftueshme për të ndihmuarekonominë familjare shqiptare?
-Përse duhet vota e emigrantëve kur ajo mund të manipulohet lehtë?
Po të shohim vëndet e tjera perëndimore, kur ata kanë zgjedhjet, për të votuar votojnë vetëm ata persona që janë dërguar me punë jashtë vëndit dhe jo-emigracioni.
Nëse do të pranonim se cilët emigrantë do të duhej të votonin, unë mendoj se do të votonin vetëm ata emigrantë që kanë shkuar me punë sezonale jashtë vëndit dhe që paguajnë kontribute këtu në Shqipëri.
Rregullimi i ligjit për Kodin zgjedhor është bërë nga Maxhoranca dhe Opozita që kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Ne draft midis te tjerave shkruhet se votimi do te behet me Votë me postë për emigrantët, dhe se do te ndryshoje ndryshon herësi për ndarjen e mandateve. Jane rregulluar nenet 24 dhe 25 të Kodit zgjedhor si me poshtë:
Neni 24 -1. KQZ-ja drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin.
Neni 24-2. Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, punësimi, studimi, kryerje të detyrave ushtarake apo arsye shëndetësore ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve.
Neni 25 pika 5.- Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara, numërohen në ambientet e KQZ-së. Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë vendit në momentin e mbërritjes në KQZ ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria (PS dhe PD bien dakord për votën e Diasporës! Si do regjistrohen emigrantët dhe do të votohet me postë).
Gjithashtu jane rregulluar piket e tjera te neneve:
-“ Zgjedhësi që voton nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit.
-“Adresa e shtetasit që voton nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbështetet në një nga dokumentet që paraqet në KQZ, sipas pikës 5 të këtij neni. Të dhenat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe nese ato janë të njëjta behet nga DPGJC rregjistrimi në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i adresës së shtetasit që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në nje rubrikë të veçantë”, thuhet ne draft.
Në 11 janar, platforma online PER, do të hapet zyrtarisht për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Platforma do të rrijë e hapur deri në 6 mars“
Sipas draftit konsensual që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, palët kanë rënë dakord që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, duket të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së, por ata duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë.
KQZ, 50 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në document“ (PS depoziton pr/ligjin për Kodin Zgjedhor: Votë me postë për emigrantët, ndryshon herësi për ndarjen e mandateve | RTSH Lajme)..
Në përfundim mendoj se rregullimi i Kodit zgjedhor me këto amendime dhe mballoma ligjore, vetëm do të shtonte ngatërresat dhe nuk do të ndihmonte realisht se cila parti do të fitonte zgjedhjet në 11 maj 2025, por do të krijonte justifimike dhe alibi-ra të reja për Partinë që do të humbiste por edhe për atë që do ti fitonte zgjedhjet.
Pse? Sepse, vetëm zgjedhësit shqiptare që paguajnë taksat kontributetet në Shqipëri e kanë votën e vërtetë se cilën Parti dhe individ do të zgjedhin. Të tjerët me gjithë respektin për emigrantët që janë larguar qoftë nga halli qoftë nga dëshira votën e tyre do ta japin sipas opnionit të të tretëve ose sipas pagesës apo nga ndonjë sublekt politik. Rezultati?… do të jetë i komprometuar.