ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, test për ato parlamentare

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nail  Draga , Ulqin

Diskursi politik  

ZGJEDHJET  LOKALE -TEST  PËR  ATO  PARLAMENTARE 

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi dëshmuan se në skenën politike  kemi një konfigurim të ri  politik, që duhet të verifikohet në nivel shtetëror me  mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por iu mbetet partive politike të vendosin për datën e mbajtjës së tyre, si të veçanta apo  së bashku me ata presidenciale në pranverë të vitit të ardhshëm 

Analiza e hartës politike në Mal të Zi sipas komunave pas zgjedhjeve lokale të 23 tetorit dëshmon qartë se  këtu kanë ndodhur ndryshime të cilat dëshmojnë se kemi të bëjmë me dekompozimin politik, dukuri e cila përfshirë tërë vendin. Në këto zgjedhje qyteti kryesor, përkatësisht komuna më e rëndësishme ishte Podgorica(149.000 votues), sepse kush do të fitonte ate, ai do të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahën ma së largut deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Dhe ishin qytetarët ata të cilët me votën e tyre vendosën që pas 24 vitëve PDS-në ta largojnë nga pushteti lokal(24 këshilltar), duke votuar  opozitën(34 këshilltar) e cila ka rastin të dëshmojë aftësitë e tyre organizative e profesionale në qeverisje. 

Askush nuk dëshiron koalicion me PDS-në 

Partia e PDS-ve e cilla ka udhëhequr në Mal të Zi nga viti 1990, humbjen në zgjedhjet parlamentare  me 30 gusht 2020 e ka përjetuar si shok, nga del se e ka të vështirë të këndellët, që u dëshmu në zgjedhjet lokale me 23 tetor.  E dhëna se nga 14 komuna pësuan humbje në 11 është dëshmi e mjaftueshe, se ajo është në krizë të vazhdueshme. Madje edhe në këto tre komuna, ajo do të jetë e detyruar të bëjë koalicione me subjekte të tjera, që cilësohen si tradicionale me këtë parti, ku veçohen boshnjakët dhe shqiptarët, që dëshmohet edhe nga harta e zgjedhjeve lokale. Nëse këtyre tre komunave iu shtojmë edhe dy komuna të mëparshme del se  PDS ka pushtetin, për momentin  vetëm ne pesë komuna nga 25 sa ka Mali i Zi(shih hartën) 

Ndonëse është pritur qe kjo parti pas humbjes në vitin 2020 do të pësoi ndryshime, ajo nuk është reformuar, ndërsa kongresi i saj në vitin 2021 ishte me ndryshime kozmetike, pa ndryshime të brendshme sidomos në luftën kundër kleptokracisë, ndërsa në pozitat kyçe në parti kanë mbetur individët të cilët janë të njohur për aferat e ndryshe korruptive. 

Nga ana tjetër duke qenë në opozitë tash dy vite në nivel shtetëror ata kanë humbur monopolin e resurseve që ka qenë burim kryesor për klientetlën e tyre partiake. Duke bartur hipotekat e qeverisjës shumëvjeçare ata  nuk kanë  ofruar  në koalicion subjekte tjera politike përveç atyre tradicionale që kanë numër të kufizuar votuesish. Pikërisht nga një qasje të tillë, askush nuk dëshiron me DPS-in të bëjë koalicion as në nivelin lokal e ate shtetëror, edhe pse në mënyrë të veçantë mbetet grupimi politik me i madh në vend. 

Në sajë të rezultatit të zgjedhjeve partitë politike të cilat nuk janë treguar të suksesshme në këto zgjedhje kanë mundësi të reflektojnë për rezultatin e tyre, që do të dëshmohet shumë shpejt në zgjedhjet parlamentare.Këtu mendojmë për partite kryesore në qeverinë aktuale ndonëse me pushtet ekzekutiv(PSP dhe URA) nuk janë mbeshtetur nga elektorati votues sipas parashikimeve. 

Befasia e zgjedhjeve “Evropa tani”  

Se qytetarët janë ngopur me premtime partiake parazgjedhore dhe me figura të konsumuara politike u dëshmua në zgjedhjet lokale ku grupimi politik me emrin „Evropa tani“ ishte befasia e zgjedhjeve. Si aktor të ri në politikë, pa ndonjë përvojë, por në sajë të programit ekonomik të ofruar, fituan simpatinë e elektoratit zgjedhor, duke arritur sukses të rrallë, duke dalur me të votuarit në opozitë. Madje  me numrin prej 13 këshilltarësh ku së bashku me opozitën kanë 34 këshilltarë, janë komod për të zgjedhur kryetarin e Podgoricës. 

Duke marrë parasysh së një pjesë e madhe e elektoratit votues është i pakënaqur me gjendjen ekzistuese, çdo deklarim për ndryshime  në aspektin ekonomik, pranohet si risi, që do të mbeshtetet. Në këtë aspekt grupimi politik i „Evropa tani“ ia arriti qellimit sepse ata si ish ministra në qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, arritën që paga minimale nga 220 euro të rritet në 450 euro,  ku fituan simpati të elektorati votues. Nga ana tjetër kanë premtuar se  si të vijmë në pushtet pensioni më i ultë do të jetë 450 euro, ndërsa paga mesatare 1000 euro, e dhënë kjo që do të ndikojë të qytetarët për  mbeshtetje edhe më të lartë se në zgjedhjet lokale. 

Pikërisht, qasja ekonomike gjeti mbeshtetje të votuesit e pakënaqur dhe të mashtruar vite me radhë nga partitë politike. Me këtë mbeshtetje, ata i hapin rrugë mundësisë që në zgjedhjet parlamentare të bëhën subjekti politik me mbeshtetje më  të lartë, ku së bashku me partitë tjera politike opozitare që fituan pushtetin lokal në Podgoricë, të arrijnë të jenë konstituent të qeverisë së ardhshme në Mal të Zi.  

Zgjedhjet parlamentare si zgjidhje 

Duke marrë parasysh se  qeveria aktuale është me status teknik, nga del sa ka humbuer legjitimitetin politik, ndërsa nga ana tjetër janë  prishur  marrëdhëniet e brendshme të koalicionit qeverisës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më parë. Madje edhe zgjedhjet lokale janë dëshmi se çdo tentim tjetër është humbje kohe, që nuk është në favor të stabilitetit qeveritar, duke marrë parasysh se pas tyre zgjedhjeve kemi një dekompozim politik, ku grupimi politik „Evropa tani“ do të luaj njjë rol me peshë të veçantë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në formimin e qe verisësë re.  

Në sajë të konfigurimit të ri politik pas zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë politike e kanë të qartë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë obligim para qytetarëve. Mbetet vetëm të merret vendim se kur do të mbahen ata, para apo së bashku me zgjedhjen e presidentit në pranverën e vitit të ardhshëm. Çdo hezitim në këtë aspekt, do të ishte dëshmi e jo seriozitetit të tyre, se luftojnë për interesa personale e partiake e jo të qytetarëve.  Ndërsa se  si do vijojë kursi   qeveritar  ku sipas të gjitha gjasave presidenti vendit  nuk do ia jap mandatin e kryeministrit M.Lekiqit, gjendja duket konfuze dhe e patolerueshme.  

Andaj iu mbetet partive politike të shumicës aktuale parlamentare ta vlerësojnë dhe të vendosin për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në këtë aspekt është i nevojshëm kompromisi i partive politike, për të gjetur zgjidhje optimale, për të zhbllokuar zgjedhjen e këshillit gjyqësor dhe të gjykatës kushtetuese, ku do të obligohen  për dalje nga kriza e cila deri tash ka qenë e panjohur  në jetën politike pluraliste në Mal të Zi. 

Listat e  hapura kërkesë e kohës  

Në zgjedhjet parlamentare nëse do të ekzistojë vullneti politik, do të ishte e udhës  të ndryshojë ligji zgjedhor, sepse deri më tash kemi pasur iniciativa nga parlamenti, por pa ndonjë realizim konkret.. Eshtë përshtypje e përgjithshme se kjo çështje ka ngecur sepse partitë politike iu frigohen listave të hapura në listat zgjedhore. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do dëshmojë  nivelin  me të  lartë të demokracisë sepse qytetari ka mundësi të drejtpërdrejtë të   zgjedh  kandidatin qe e mbeshtet në sajë të profesionit dhe angazhimit në shoqëri në avancimin e çështjeve preokupuese në mjedisin përkatës. 

Vetëm në këtë formë qytetari ka mundësi praktike me votuar kandidatin e preferuar e jo si deri me tash duke votuar listat partiake, ku kanë përfituar individet të cilët po të ishin listat e hapura do të mbesnin jashtë tyre. Pikërisht këtu qendron edhe problemi, sepse kryetari i partisë apo stafi i ngushtë i saj vendosin në listat zgjedhore individët më të përshtatshëm e jo ata më të përgatiturit, që do të ishin meritor në atë mjedis. Sepse vetëm listat e hapura zgjedhore do të eliminonin një dukuri  të tillë  si kudo në botën demokratike.    

Nëntor 2022                                                           

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu