ARKIVI:
6 Janar 2025

Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Do të ishte me interes për qytetarin dhe fat i mirë për vendin sikur vitin 2025 ta fillonim me tema të reja, me inovacione e suksese në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, e pse jo me suksese e të arritura në fushën e drejtësisë, përkatësisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por këto do jenë tema edhe të këtij viti që posa shkelëm.

Viti i ri me probleme të vjetra

Fatkeqësisht Kosova hyri në vitin e ri me problemet e vjetra, të bartura nga viti i kaluar, me sfidat më të mëdha që ka para vetes pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të procesit të bisedimeve të pabarabarta me Serbinë dhe rrezikut që i kanoset shtetit nga konçesionet e rrezikshme në këto bisedime!

Ky është produkt i politikanëve të papërgjegjshëm e karrierist, që e kanë penguar ecjen dhe zhvillimin e Kosovës, me tendencë për ta kthyer në pikën zero, në atë të vitit 1999.

Këta politikan në tavolinën e bisedimeve nën skenarin serb me vetiniciativën dhe kryeneqësinë e tyre, janë të gatshëm të shkelin mbi çdo të arritur dhe mbi çdo vlerë për të ruajtur apo rimarrë pushtetin, për të ruajtur pasuritë milionshe të fituara në mënyrë të paligjshme korruptive dhe kriminale.

Edhe pse nuk janë zgjidhja e duhur për vendin në rrethanat aktuale, zgjedhjet e rregullta parlamentare janë një mundësi e mirë e qytetarëve për filtrimin dhe ndëshkimin e figurave politike që ua nxinë jetën dhe thyen shpresat për jetë në shtetin e ëndërrimeve të gjata!

Pavarësisht kush vjen në pushtet, me këtë klasë politike në pozitë dhe në opozitë deri në fund të vitit 2025, do të kemi më pak shtet e më shumë kriminalitet, do të kemi tkurrje territoriale dhe zvogëlim të popullatës shqiptare në Kosovë.

“Cosa Nostra”-at kosovare

Nuk është fjala për organizatën mafioze siçiliane të shekullit 19-të, por për mafian kosovare të këtij çerekshekulli.

Zhvillimi i krimit të organizuar në Kosovë, fillet e veta i ka me fillimin e luftës

çlirimtare, ku individ të papërgjegjshëm në emër të luftës ‘çlirimtare’ kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme komerciale për përfitime personale, të cilat më vonë kanë marrë formën e organizimit duke u zgjeruar paslufte në të gjitha partitë politike dhe qeverisjen e vendit në përgjithësi.

Përfundimi i luftës çlirimtarei qiti në shesh të gjitha; kush ishin luftëtar të vërtetë të lirisë sonë dhe kush ishin përfituesit e saj.

Luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë, edhe 26 vite nga çlirimi përballën me kafshatën e gojës, ndërsa drejtuesit e fondeve, komandantët dhe qeveritarët e atëhershëm u shndërruan në milionerë, uzurpator të pushtetit dhe të çdo gjëjë në këtë vend.

Për habi, me përjashtim të disa zërave nga Diaspora, të gjithë heshtin, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e fondeve të luftës, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e vrasjeve politike, askush nuk e ngritë zërin kundër uzurpatorëve të lirisë sonë!

Më falni, për vrasjet e pasluftës do të flitet shumë dhe çdo ditë gjatë fushatës zgjedhore, anipse kur ishin në pushtet nuk e bën asnjë hap për zbardhjen e asnjë rasti të vetëm!

Të gjitha partitë politike do të flasin për korrupsion dhe krim të organizuar, por askush nuk del me fakte të flas me emër dhe mbiemër për askë, ngase të gjitha janë në bashkrendim me njëra-tjetrën. Rrjeta e krimit të organizuar në Kosovë është bërë e rrezikshme për jetën e qytetarëve, është bërë sikur rrjeta e “Spidermanit”.

Grupet mafioze nuk do të mbetën të pamposhtura përgjithmonë

Grupet mafioze të grumbulluar brenda partive politike, janë shndërruar në sundues dhe përbindësha të mëdhenj, të paprekshme nga ligjet dhe drejtësia e shtetit të Kosovës.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të mbetën të pamposhtura përgjithmonë. Një ditë do t’u vije fundi edhe këtyre krijesave njerëzore që po vashdojnë të ushqehen me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës, me djersën dhe mundin e mërgimtarëve (me plaçkitjen në pikat kufitare, nxjerrjen e dokumenteve, gjobave në komunikacon, etj).

Grupet mafioze janë sikurse çdo histori që ka fillimin dhe fundin e saj. Fitorja ndaj këtyre grupeve mafioze nuk mund të vie si rezultat i heroizmit individual, por si rezultat i angazhimit në këtë betejë të të gjithë qytetarëve të vendit, përshirë forcat përparimtare nga të gjitha partitë politike dhe shoqëria civile.

Përvoja e deritanishme e ka treguar se agjensionet “anti korrupsion”, “Task Forca” dhe “OJQ”-të, nuk janë gjë tjetër vetëm se një ‘dekor’ i skenës politike për mashtrimin e qytetarëve.

Të gjitha agjensionet antikorrupsion janë të kontrolluara nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës, ku bashkë me sistemin e drejtësisë janë bërë sundimtarët e vërtetë të këtij vendi dhe popullatës së mbetur në Kosovë. “Kozanostra” (Cosanostra) të vendit tonë, të paprekshëm nga ligjet dhe drejtësia shtetërore deri më tani kanë mbetur të pandëshkuar edhe nga ligjet kanunore!

Itali , 5 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu