ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Zgjedhjet po vijnë, votën kujt t’ia japim ?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Po, po. Po vijnë zgjedhjet ! Zgjedhjet janë në prag, ato janë sikur nesër.

Por ne ku jemi? Ne sa jemi të gatshëm për zgjedhje?

Ata që kandidohen për t’u zgjedhur, a duhet të zgjedhen prej dikujt? Me siguri, se po.

Mirë, prej kujt duhet të zgjedhen ata ?

Natyrisht, prej atyre që votojnë.

Kandidatët a janë në cilësi të shitjes së tyre ?

Po votuesit, a janë ata që blejnë, ata që paguajnë ?

Pooo!

Kush është në pozitë më të mirë? Ata që shiten apo ata që blejnë ?

Këtu duket të jetë problemi, por deri tani, ata që janë shitur, kanë qëndruar më mirë, dhe ky votuesi, blerësi,  doli i mashtruar shumë, tepër shumë. Përherë mbeti i uritur nga të votuarit. Me talltume e zhurmë shumë deri në votime, me fjalë të mëdha gjithhere, sa e bënin gati për suksese e ecje përpara.

E, kur u kryen votimet, u zgjodhën deputetët, dihet kush do ishte edhe kryeministër, u duk sikur ra gjithçka në binarë.

Por, jo, si gjthherë deri sot, që nga viti 2008, pra prej kur u shpall pavarësia, deputetët tanë po silleshin sikur të mos i kishin borxh fare Atdheut dhe popullit. Ata më shumë nuk po shkonin në kuvend, sesa që po shkonin. Dhe, kurrë, askush, asnjë dënim, asnjë qortim! Kjo ndodhi në të gjtiha legjisllaturat. Nuk votuan asnjëherë diçka në favor të Republikës, të vendit e të popullit, ndërsa, në anën tjetër, gjithherë po thirreshin se janë të deleguarit e popullit! Të deleguarit e popullit punojnë për popull, për vend e për ata prej të cilëve morën votat, jo për vete, për parti e kundër njëri-tjetrit, pozitë e opozitë. Atje nuk shkohet me inati, atje nuk janë të vetvetes.

Nuk çuan asgjë përpara: arsimin, shëndetësinë, prokurorinë, gjyqësinë, sikur të gjtiha i privatizuan për vete kryeministra, ministra, deputetë, kryeprokurorë, prokurorë, gjëqtarë, mësimdhëns… Shkuan aq larg, sa vetëm po pate para mund të kryesh një punë, me para u shit edhe padituria, diploma e dëftesa deri në doktoranturë shkencore!

Të gjitha këto ishin mashtrime… Dhe, deri sot shkuam në mashtrim pas mashtrimi, sa sot ka humbur besimi në të gjithë dhe në gjithçka e populli, votuesit, janë në dilemë të madhe kujt t’ia japin votën, kë të votojnë, kujt t’i besojnë, nëse ka mbetur dikush për t’i besuar e për ta votuar.

Kur është besimi, sikur janë të gjitha, por, ku rhumb besimi, humb gjithçka.

Prandaj, është një mjerim votimi, një dekurajim sa votuesit janë në hall, janë as në tokë as në qiell, nuk dinë ku të ndalen e nuk kanë kujt t’ia japin votën, pse nuk ka një dikush që nuk u provua deri tani.

U provuan të gjitha partitë: LDK, LVV, PDK, AAK, të gjitha gënjyen.

Zgjedhjet po vijnë, votën kujt t’ia japim!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu