ARKIVI:
18 Dhjetor 2024

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi — Rikthimi i përballjes historike

Shkrime relevante

Letër Kryeministrit Kurti

Nga: Lis Bukuroca Zoti Kryeministër, në vitin 1981, kur nisëm protestat studentore në...

Prokuroria kundër vullnetit popullor dhe votës së lirë!?

Agim Vuniqi ___ Legjitimiteti i qeverisë dhe e kryeministit në demokraci është shprehja...

Shejtani i Madh po vuan nga “Kompleksi i Zotit”

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Gabimet dhe Fajet e  Opozitës më të madhe...

Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!

Florim Zeqa   Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste,...

Ç’do me thënë ecje përpara ?

Prof. Saimir Lolja    Ç’domethënë të keshë, të dishë, të ngjitesh, të...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Ndeshja e shekullit mes malazezëve autokton me kolonët serb të mbështetur nga bjellorusët e Carit rikthehet sërish në përballjen mes dy kampeve politike në 2 prill, të përfaqësuar — i pari nga politikani veteran Milo Gjukanoviq, ndërkaq i dyti nga ekonomisti Jakov Milatoviq.

Le t’i hedhim një sy historisë politike, respektivisht zanafillës së shtetit modern të Malit të Zi.

Në burimet historike potencohet beteja e Grahovës [1858], pas së cilës Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqinë dhe u rrit per 1500 km². Ndërkaq tok me Serbinë ai do të njihet si shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit më 1878, me ç’rast do të zgjerohet në dëm të hapësirës shqiptare; tashmë Mali i Zi kishte 9475 km2. Në fillim të shekullit 20, mbas Luftërave Ballkanike, territori i Malit të Zi u rrit sërish duke arritur të ketë 14000 km². Podgorica dhe Beogradi u dakorduan për ndarjen mes vete të Sanxhakut të Pazarit të Ri, duke shkëputur kështu lidhjen e natyrshme mes Shqipërisë dhe Bosnjës — shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Pas Luftës së Parë Botërore, Antanta mbështeti ripërkufizimin e ri të Shtetit të Serbisë në krye me dinastinë serbe të Karagjorgjeviqëve, që nuk ishte tjetër pos një dinasti e ngritur mbi gjakun e shprishur të Gjergjit të kelmendëve. Në kuadër të këtij shteti u përfshi edhe Mali i Zi me hir e pa hir. Megjithatë, malazezët autokton nuk u pajtuan me këtë fatkeqësi dhe në fillim të vitit 1919 pati një kryengritje, e cila u shtyp me gjak në vitin 1922. Numri i patriotëve malazezë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, të dënuar dhe të internuar — nga viti 1918 deri në vitin 1929 kishte arritur në 5000, ndërsa një numër i madh i shtëpive dhe i të mirave materiale janë shkatërruar.

Baza reale historike e kësaj kryengritje ishte “bashkimi” i paligjshëm dhe jolegjitim i Malit të Zi me Serbinë pas Kuvendit të Podgoricës në vitin 1918. Lexuesve kosovar mund t’ju sjellë një asociacion me kuvendin e Prizrenit (1945), kur do të mohohej Rezoluta e Bujanit ( janar1944) dhe do të “votohej” nga “përfaqësuesit e popullit” të Kosovës e Dukagjint për “bashkimin” me Serbinë.

Historia malazeze njeh të ashtuquajturën Kryengritje të Krishtlindjeve [6 janar 1919], që në fakt nënkuptonte rezistencën e popullit malazez kundër pushtimit serb, respektivisht kundër aneksimit të Mbretërisë së Malit të Zi nga Serbia.

Mali i Zi do të arrijë ta rinovoi shtetësinë e tij tek në vitin 2006. Kontribut të ndjeshëm në këtë rast kishin dhënë veçmas shqiptarët autokton. Por me këtë fakt nuk do të pajtohej Beogradi dhe Kremlini. Në tetor 2016, ata tok do të organizonin një grusht shteti me idenë për të likuiduar kryeministren properëndimore Mila Gjukanoviq. Grusht-shteti i paramenduar, megjithatë dështon.

Rikthimi i SHBA-së në rajon do të bëjë që një vit më vonë,Mali i Zi të bëhej anëtar i NATO-s.

Më 30 gusht 2020 në zgjedhjet parlamentare do të humbas zgjedhjet DPS-ja, d.m.th. qeveria e Gjukanoviqit dhe krijohet qeveria pro-serbe e Zdravko Krivokapiqit, e më pas edhe qeveria pro-serbe në krye me — Dritan Abazoviqin një marionetë e Beogradit (tani në mandat teknik).

Më 19 mars 2023. u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin ndarja mes dy blloqeve politike u thellua si asnjë heër më parë.

(Mali i Zi ka gjithsej 622,000 banorë, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 550.000 banorë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2011, 45% janë deklaruar malazezë, 29% serbë, 12% boshnjakë, 5% e shqiptarë dhe 1% e kroatë e romë.)

Sipas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve — Milo Gjukanoviqi fitoi 35% të votave; ai u përballë në raundin e parë të zgjedhjeve me Jakov Milatoviqin, i cili mori 29% të votave.
Pjesëmarrja e përgjithshme ishte 63.1 për qind.

Ajo që është vendimtare për këtë rezultat është se sovranistët e Malit të Zi arritën të mirrnin bashkë gjithsej vetëm 40% të votave! Një tregues politik indikativ në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e ultë në komunat ku shumicën e përbën komuniteti boshnjakë dhe ai shqiptarë.
Kjo pjesëmarrje e ultë është dështimi që mund t’i adresohet kryeministrit të Shqipërisë politike, Edi Rama, dhe “mikut” të tij Dritan Abazoviqit.

Fitorja e mundshme e Gjukanoviqit, rrjedhimisht ajo e bllokut të sovranistëve, në raundin e dytë, pra nesër më 2 prill, varet shumë nga pjesëmarrja e elektoratit shqiptar dhe atij boshnjak.

Beteja për krijimin e “Republika Srpskas” së Adriatikut ka filluar që me pavarësimin e Malit të Zi [2006] dhe është intensifikuar sidomos nga çasti i aderimit në NATO. Tani po bëhemi dëshmitarë të hyrjes së Malit ët Zi në fazën e epilogut dramatik të tij. Ky skenar duket se ka qenë i ndërlidhur me projektin e aneksimit të Ukrainës nga ana e Federatës Ruse.
Ky epilog trand në themel sovranitetin e kësaj republike dhe të gjeopolitikës rajonale.

Kulmimi i luftës hibride ruso-serbe për rikthimin e Malit të Zi nën ombrellën e ineresave ruso-serbe zhvillohet sot në kutitë e votimit.
Ky akt do të shenjonte edhe filimin e shthurjes së Malit të Zi dhe daljen e tij nga NATO, që do t’i hapte rrugë automatikisht dislokimit të flotës ruse në Adriatik, duke rikthyer kufijt e Perendimit aty ku realisht ishin për shekuj me radhë. Aty ku përfundon shtrirja e gjeografisë shqiptare, aty përfundon civilizimi perendimor dhe fillon Lindja. Kështu shkruante Pjetër Bogdani ynë sa ishte kryepeshkop i Dioqezës së Shkupit dhe për t’shporrur Perandorinë Osmane kishte zhveshur veladonin e priftit dhe kishte veshur pelerinën e gjeneralit, duke i pri grigjës së tij në luftë për Liri.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu