ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Zgjimi i një kombi…, përballë tradhtisë fetare dhe kombëtare

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Kosova, tokë apostazie: zgjimi i një kombi përballë tradhtisë fetare dhe kombëtare
Historia e kombeve është e mbushur me qëndresa heroike dhe këputje të zinxhirëve që kërkojnë t’i lidhin. Sot, në zemër të Kosovës, po shfaqet një lëvizje e thellë dhe e fuqishme – ajo e apostazisë. Të mos mashtrohemi: braktisja e Islamit nuk tregon një dobësim të besimit në Zot, por është një veprim i ndërgjegjshëm i një populli që refuzon të pranojë ndryshimin e identitetit të tij, përmbysjen e së kaluarës dhe sakrifikimin e së ardhmes në emër të errësirës fetare. Sot, Islami, i manipuluar nga zëra dinakë, të financuar dhe të kontrolluar nga fuqi të huaja, kërcënon unitetin kombëtar.
I. Predikuesit e harresës: kur historia tradhtohet
Në Kosovën e para luftës së ’98-‘99, ka ekzistuar një lloj tolerance fetare, falë mençurisë së prindërve tanë, por sot, ngrihen zërat e tradhtisë. Imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës, zëdhënës të antishqiptarisë, që njeriu do të mendonte se kanë dalë nga një kohë e errët, po shpërndajnë helm që helmon shpirtin e kombit shqiptar.
Naim Tërnava, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk ngurron të rishkruajë historinë tonë për të legjitimuar sundimin osman, duke shpallur pa turp se “Perandoria Osmane, në krye me sulltan Muratin I, ka çliruar tokat shqiptare”. Çfarë turpi! Çfarë tradhtie! Çfarë fyerje për kujtimin e të parëve tanë, që vuanin nën zgjedhën e kësaj perandorie shtypëse! Si guxojnë këta predikues të harresës të pretendojnë se ky sundim ishte një bekim, kur ai nuk ishte gjë tjetër veçse poshtërim, persekutim dhe konvertim i detyruar me dhunë? Për më tepër, këta imamë nuk ngurrojnë të mbjellin farën e urrejtjes ndërmjet bijve të kombit. Shefqet Krasniqi, si “misionar i Allahut”, ofendon Shënjtoren tonë, Nënën Terezë, duke deklaruar se ajo e ka vendin në midis të xhehnemit, edhe atë, thellë. Po i njëjti, në një delir patologjik, ka guxuar të thotë: “Më mirë të vdesë vajza jote, sesa të martohet me një katolik”. Kështu, përveç falsifikimit të historisë, ata sulmojnë vetë unitetin e familjeve shqiptare. E çfarë të themi për imamin Zekerija Qazimi nga Gjilani, fjalët e të cilit ngjallin tmerr: “Pija më e mirë për myslimanët është gjaku i të krishterëve”? Këto fjalë, po aq të neveritshme sa të rrezikshme, zbulojnë një ambicie të qartë: të përçajnë që të sundojnë dhe të dobësojnë kombin shqiptar për ta nënshtruar nën një autoritet fetar të huaj.
II. Braktisja e Islamit: shprehje e një patriotizmi të rigjetur
Por përballë këtyre predikuesve të vdekjes dhe përçarjes, populli shqiptar, me urtësinë e tij të lashtë, zgjedh jetën, zgjedh atdheun, zgjedh apostazinë. Kjo braktisje e Islamit nga qindra e mijëra shqiptarë nuk është aspak një refuzim i spiritualitetit, por një zgjim patriotik. Kjo lëvizje është e vetmja përgjigje e duhur ndaj një Islami që është bërë i huaj për shpirtin kombëtar. Si mund të habitemi që shqiptarët zgjedhin të shkëputen nga kjo fe e përdorur për qëllime të huaja, e financuar nga fuqi të jashtme? Më shumë se 800 xhami, të ndërtuara me fonde nga Turqia, Arabia Saudite, Serbia dhe Irani, simbolizojnë këtë pushtim kulturor që përpiqet të ndryshojë shpirtin shqiptar, ta shkëpusë atë nga e kaluara e tij e lavdishme dhe ta shndërrojë në një komb të ri neo-otoman, nën një kulturë të re, turko-arabe. Apostazia, larg së qeni një kërcënim për kombin, bëhet një akt qëndrese, një mënyrë për shqiptarët që të riafirmojnë lidhjen e tyre me një identitet të përbashkët dhe të refuzojnë instrumentalizimin e fesë për qëllime politike.
III. Mësimet e historisë: një luftë kundër shtypjes fetare
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët ngrihen kundër shtypjes fetare. Nën Perandorinë Osmane, mijëra prej tyre refuzuan t’i nënshtroheshin islamizimit të detyruar. Sa prej tyre u vranë për të guxuar të rezistonin ndaj Perandorisë, trupat e tyre të shpuar dhe të ngulitur në hunjë përgjatë rrugëve për t’i frikësuar të tjerët? Dhe megjithatë, pavarësisht kësaj dhune të egër, kësaj barbarie, populli shqiptar kurrë nuk ka pushuar së luftuari. Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbrojtës i tokave shqiptare kundër osmanëve, përfaqëson këtë qëndresë të pamposhtur, këtë vullnet për të ruajtur një identitet që nuk mund të tjetërsohet. Sot, kjo histori përsëritet. Aktorët kanë ndryshuar, por metodat mbeten identike: instrumentalizimi i fesë për të dobësuar patriotizmin, për të imponuar një dominim kulturor.
IV. Gjeopolitika e radikalizimit: Fuqitë e huaja në veprim
Loja gjeopolitike pas këtij radikalizimi fetar është po aq e vjetër sa është edhe e pamëshirshme. Marrëveshjet jugosllavo-turke të së kaluarës, që synonin të dëbonin shqiptarët nga Kosova drejt Turqisë, rikujtojnë ambiciet e inxhinierisë demografike që synonin të dobësonin faktorin shqiptar. Vasa Çubriloviç, akademiku serb, a nuk rekomandonte vallë se mënyra më e mirë për të shkatërruar nacionalizmin shqiptar ishte islamizimi i tyre masiv? Nuk është për tu befasuar se ndihmësit më të mëdhenj për realizimin e elaboratit të Çubriloviçit ishin “Drzhavni Imam” (imamët shtetëror) shqipfolës, të cilët propagandonin te Dardanët se lumturia e tyre gjendet vetëm në Anadoll dhe duhet të braktiset Kosova, vendi i “kryqalive serb”. Ky vizion mizor, i ftohtë në efektivitetin e tij, vazhdon sot përmes ngritjes së islamit radikal, i mbështetur nga fondet e huaja. Turqia, në veçanti, sheh në këtë proces një mundësi për të rimarrë influencën e saj në Ballkan, ndërsa Arabia Saudite dhe Irani përpiqen të eksportojnë vizionet e tyre të Islamit.
V. Heshtja skandaloze e qeverisë së Kosovës ndaj deklaratave provokuese të Mevludin Dudiç
Është absolutisht e papranueshme që presidentja Vjosa Osmani dhe qeveria e Kosovës të qëndrojnë të heshtur përballë deklaratave alarmante të kryetarit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Mevludin Dudiç. Gjatë një fjalimi në Preshevë, Dudiç deklaroi pa ekuivok: “Unë nuk jam shqiptar, jam mysliman. Ashtu siç jeni edhe ju.” Duke afirmuar identitetin e tij fetar në dëm të përkatësisë kombëtare, ai nxit një lëvizje të rrezikshme përçarëse, duke minuar unitetin e popullit shqiptar. Edhe më keq, fjalët e tij të shqiptuara në Prizren, një qytet në zemër të identitetit historik shqiptar, zbuluan një agjendë gjeopolitike armiqësore: “Qëllimi ynë (i Serbisë) është islamizimi i Sanxhakut, Bosnjës, Preshevës, Kosovës, Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit.” Këto deklarata, që vijnë nga një përfaqësues fetar i nivelit të lartë, tregojnë qartë një vullnet për të vazhduar dominimin serb përmes një projekti të islamizimit radikal në Ballkan.
Heshtja bashkëfajtore e presidentes dhe qeverisë sonë përballë këtyre deklaratave është një tradhti ndaj kombit. Si mund të tolerojmë që një figurë fetare serbe të vijë në tokat tona, të mohojë identitetin tonë shqiptar dhe të shpalosë një projekt armiqësor ekspansionist, pa asnjë reagim zyrtar? Mungesa e një përgjigjeje të vendosur jo vetëm që përbën një dështim në detyrën tonë për të mbrojtur integritetin kombëtar, por gjithashtu tregon një indiferencë të rrezikshme ndaj ngritjes së një vale të re të radikalizmit fetar që vë drejtpërdrejt në rrezik sovranitetin e Kosovës dhe kohezionin e popullit tonë.
Përfundim: Zgjedhja e lirisë
Shqiptarët ndodhen në udhëkryq. Nga njëra anë, nënshtrimi ndaj një identiteti fetar të imponuar nga jashtë, dhe nga ana tjetër, kthimi drejt një identiteti kombëtar të fortë. Apostazia, larg së qeni një refuzim i besimit, është shprehje e kësaj zgjedhjeje për liri. Nëse shqiptarët, në urtësinë e tyre, kanë ditur të ruajnë unitetin përkundër shtypjeve, ata do të dinë të përballen edhe sot me këtë kërcënim të ri, dhe të ringrihen, ashtu siç kanë bërë gjithmonë.
E vetmja rrugë që shqiptarët të mbijetojnë si komb në këtë mijëvjeçar të tretë është braktisja e Islamit dhe rikthimi tek feja e Gjergj Kastriotit, katolicizmi perëndimor.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Faleminderit z.profesor Jezerci jeni një mendjendritur i kombit shqiptar, atë qe nuk po e bënë Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, po e plotëson pena juaj. Respekt pafund për kontributet tuaja të vazhdueshme me shumë vlerë për shqiptarinë !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu