ARKIVI:
20 Shkurt 2025

Zgjohuni realisht dhe çlirojeni vendin nga mafia, hajdutët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët

Shkrime relevante

Shënohet 36-vjetori i grevës së madhe të Minatorëve të vitit 1989

Stan Tërg, Mitrovicë, 20 shkurt 2025  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin...

Doli nga shtypi libri i autorit Avdyl Uka , ”Përjetimet e mia”

Hysen Ibrahimi Recensent i librit Suedi/Förslöv, 20.02.2025 HEROI I GJALLË AVDYL UKA DËSHMON...

Domethënë, ti je Napoleon Zerva…?!

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame  Është data 3 Qershor 2004, ndodhem...

Jam me një behane të madhe: s’mund të pajtohem me lakmiçarin që lëviz gurët e kufirit!

Çun Lajçi, shkrimtar, Prishtinë  Doktor, Ibrahim Rexhaj! Unë s'urrej askënd, se s’di të...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Është e rëndësishme që të merremi me realitete, dhe jo të bëhemi komentues të situatës botërore dhe të gjitha zhvillimeve që vijnë. Duhet ta marrim dhe ta tregojmë situatën ashtu siç është.

Këto krijesa të liga në fakt nuk largohen nga pushteti, ata thjesht ndryshojnë pozicionet në vendet e tyre të “punës”. Qeni kthehet në të vjellat e veta dhe një derr i sapo larë zhytet në baltë.

Si njerëz të lirë, nuk duhet të jeni ata që e përdorni lirinë si pretekst për të keqen, por si shërbëtorë besnik të vendit dhe të popullit.

Ne e dimë që ligji i mirëfilltë është i mirë nëse përdoret ligjërisht.

Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë këtë, se ligji nuk është bërë për njeriun e drejtë, por për të paligjshëm dhe të pabindur, për hajdutët dhe tradhtarët, për spekulantët (mashtruesit) dhe gënjeshtarët, për vrasësit dhe rrëmbyesit, për pedofilët dhe kopilët, për të pabesët që bien në kundërshtim me rregullat njerëzore…

Më lejohet të bëj çdo gjë (që nuk është e dëmshme për shoqërinë) – por nuk do të lejoj asgjë të ketë pushtet mbi mua!

I stërzgjaturi i droguar çarmatosi pushtetet dhe autoritetet dhe vazhdon të bëjë një spektakël publik të tyre.

Nuk lodhem të shkruaj të njëjtën gjë pa pushim, dhe për ju është më e sigurt. Kujdes nga qentë me dy këmbë! Kujdes nga punëtorët e këqij! Kujdes nga fëlliqësirat e paturpshëm!

“Ai që dëshiron të ketë shumë të drejta dhe liri të vogla, korr padrejtësinë e madhe dhe mungesën më të madhe të lirisë.”

Liria nuk është njësoj si të jesh i vetëvendosur dhe sovran. Liria nuk është që unë të bëj ligjet e mia.

Shumë nga ata që përdorin fjalë madhështore për lirinë janë në të vërtetë skllevër – të një ideologjie, të një frike, ose thjesht janë skllevër të prirjeve të tyre të liga.

Prandaj ia vlen të pyesim nëse vlera e madhe e lirisë në të vërtetë po humbet gjatë rrugës. Liria (që na mungon) është një vlerë që nuk duhet ta humbim. Por fillimisht, ne shqiptarët duhet ta fitojmë (duke hedhur në koshin e plehrave ndyrësirat), dhe më pas ta mbajmë me çdo kusht.

PS: Të dashur bashkatdhetarë, siç e dini, kam lindur dhe jetoj jashtë territorit shqiptar, profesioni im nuk është gazetaria, por meqenëse  dua të jap kontributin tim modest për atdheun e gjyshërve të mi, kam shkruar për shumë gazeta kombëtare që nga viti 2001.

Para se të filloj të shkruaj diçka, rri e vështroj me kujdes nëse rrjedha reale e ngjarjeve (temës) përkon me parashikimet e mia. Nëse nuk përkon, atëherë e kuptoj se jam në rrugë të gabuar, dhe nuk shkarraviti.

Megjithatë, askush nuk është i gjithëdijshëm; mendoj se në aftësitë analitike kam mjaft mangësi, por kam një veti tjetër – një aftësi kritike të fuqishme. “Liria ka emër” – thonë disa, por edhe veteranët e rremë, hajdutët, mafiozët, mashtruesit, spiunët, pedofilët, tradhtarët dhe zagarët (qentë) kanë emër.

Le t’u themi emrat e tyre, le ta kuptojnë njerëzit kush janë ata, dhe jo bla bla bla dhe asgjë nuk tha.

Kam edhe një gjë me dikë që komenton letrat e autorëve të mirëfilltë por që nuk respektojnë rregullat, fyejnë pa asnjë arsyetim:

Përpiquni t’i përmbaheni çështjes (tema e autorit të artikullit që po lexoni dhe komentoni) të tregoni etiketë të përbashkëta dhe të kontribuoni në debat në shqip mjaft korrekt.

18.02.2025

PS!

E kam thënë disa herë, po e them edhe një herë:

Opinioni shpreh mendimet e autorit të shkrimit. Shprehjet “ofenduese” u drejtohen vetëm atyre që e gjejnë veten në përshkrimet.

Gjer kur do t`i lemë MAFIOZËT të na ç`veshin, ne të qajmë ata të qeshin?!

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu