ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Zhurmime destruktive për arkivat e UÇK-së

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi
Miku Dritan, edhe kësaj radhe debati për “arkiva” të UÇK-së, – e që në fakt, tashmë do të duhej të ishte vetëm një ARKIV i UÇK-së dhe jo shumë sish, siç i ke numëruar Ti, – po rezulton të jetë destruktiv. Siç ke informuar, me urdhërin e 12 qershor 1999 arkivat e deriatëhershme të drejtorive, brigadave, deri edhe njësive më lementare, duhet të jenë grumbulluar në Shtab të Përgjithshëm. Apo? Nëse po, është bërë njoftimi për rezulatatin e grumbullimit, sistemimit dhe, ajo që është më me rëndësi, e deponimit për mirëmbajtje e ruajtje.
Duke pas parasysh se Kosovës së çliruar iu imponua proktektorati UNMIK, ku duhet të jetë deponuar, aty e tutje ARKIVI, për ruajtje, meqë siç e dimë, më 25 qershor 1999 është firmos marrëveshja UÇK-KFOR për zhbërje të UÇK_së?
Kaq sa i përketë formës, kësaj radhe.
Tashmë lidhur me përmbajtjen.
Mirë që Ti angazhohesh për të glorifikuar strukturat komanduese të UÇK-së, por glorifikimi i tepëruar, propagandistik, nuk e madhëron më shumë se sa e meriton UÇK-ja. Përkundrazi, mun t’i shkakton pasoja.
Unë isha pjesë protagonist politik, oraganizues, financiar, në strukturat e UÇK-së, dhe prandaj po të informoj, asnjë raport të përgjithshëm financiar nuk mund ta gjesh as në ARKIVË as në arkiva të UÇK-së. Fatkeqësisht!
Ndoshta ke harruar, në kuadër të SHP duhet të ketë pas edhe Drejtori financiare, me drejtor Adem Grabocin?
I kam pyet dy komandantët e SHP në kohë përkatëse, Sylejman Selimin dhe Agim Çekun, nëse janë informuar ata apo SHP për çarkullim të mjeteve financiare të UÇK-së. Të dy, edhe në prandi të shumë vetave, janë përgjigj se nuk kanë dëgjaur asnjë raportim financiar dhe nuk kanë pa asnë raport financiar.
Ke shkruar: “Drejtoria juridike ka arkivën e saj mbi të gjitha proçeset juridike dhe gjyqësore që ajo ka mbajtur gjatë luftës.” Vërtet, nuk ke pas keqardhje deri në palc, kur ke përcjell rrëfimet e Drejtorit të Drejtorisë juridike, Sokol Dobrunën, që prezantohej vet drejtori, vet prokurori, vet gjyqtari, dhe atë vetëm në një rast: gjykimin me vdekje të Blerim Kuçit! Cilat pritshmëri duhet t’i kemi se arkivi i kësaj Drejtorie përmban dokumentacion që rëndom e mendon Ti si ushtarak profesionist? Asgjë me rëndësi e fare pak shënime rasti që mund t’i ketë bërë Sokoli apo ndonjë shoqërues i tij! Megjithatë, edhe ato kanë vlerë, sepse janë dëshmi për kapacitetet profesioniste e mundësitë për t’i praktikuar ato në ato rrethana tepër të rënda, kur UÇK ishte kryesisisht kryengritje popullore, që pat avancuar në kryengritje guerile/partizane, por që nuk i kishte mundësitë, kushtet rrethanore dhe kapacitetet për t’u bërë ushtri klasike.
Unë isha krye-menaxhusi i Fondin “Vendlindja thërret” në Gjermani. Po të jem reflektues i sinqert, krye-menaxhimin e kam grabit, meqë Xhemajl Fetahaj, tashmë Hero, i cili ishte përgjegjës zyrtar, kur bënte transferin e të hollave, ia dorëzonte Xhavit Halitit, meqë respektonte hiarkinë e Fondit, respektivisht Kryetarin Jashar Salihu, i cili ishte manipulua se UÇK e vërtet ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Për sasinë e mjeteve financiare dhe menaxhim të tyre nuk ka raportim në asnjë arkivë e as në ARKIVË të UÇK-së. Edhe kundër Fondit në Gjermani pat bërë komplot “shtabi i rognerit”, gjegjësisht “ministri i financave”, Adem Graboci, duke caktuar për shef Kushtrim Hadergjonajn.
Fatmirësish Institucioni kompetent gjerman BKA (Bundeskriminalamt) ishte një hap më i hershëm se puçi i “shtabit të rognerit”, me bastisjet ezyrave dhe banesave të shumicës se përgjegjësve të Fondit dhe pat konfiskuar gjithë evidencën, kompjuterët, deri edhe mjetet financiare që ishin në xhirollogari bankare. Pra, tani vetëm BKA mund të informon, nëse dokumentacionin origjinal, të cilin pas disa muajve e ka kthye BKA (i ka pranuar në dorëzim Shaban Thaçi), e ka zhduk ajo bandë komplotistë, në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylën e Hashim Thaçin.
Vërtet, ka qenë e dobishme, moti të hapen “arkivat” e mitizuar të UÇK-së, që të shohim, ta zëmë çka përmbajnë ato që i kanë komanduar Adem Graboci dhe Sokol Dobruna.
***
Meqë tematikën e arkivave të UÇK-së e kanë “problematizuar” në Bruksel, gjatë “dialogu” Kosovë-Serbi, do të kisha URUA që të ndodhte rangimi shtetëror i arkivave të UÇK-së dhe Ushtrisë së Serbisë dhe ato të hapëshin, por nën mbikëqyrjen e ekipit të ekspertëve që do të caktonte NATO.
Unë nuk ndihem i kërcënuar nga hapja e arkivave të UÇK-së. Nëse ndokush ndihet, sepse mund t’i zbulohen komplotet dhe krimet, nuk brengosem për ta. Përkundrazi, gëzohem nëse do të demaskohen!
Shëndet, mbarësi, respekte!
(ibrahim kelmendi)
Arkivat e UҪK-së dhe argatët e dreqit
Që disa ditë në Kosovën tonë ka nisur një debat mediatik dhe virtual për dhe mbi arkivat e UҪK-së. Janë përzier në të politikanë, ish pjesëtarë të UҪK-së si dhe shumë nga ata që gjatë luftës ose ishin fëmijë ose bënin sehirxhiun.
Gjithsesi mua nuk më shqetëson aspak përdorimi që po i bëhet kësaj teme për përfitime politike nga të gjitha krahët. Mua më shqetëson kur një pjes e këtyre të përfshirë në këtë debat, me vetëdije ose pa vetëdije, po denigrojnë dhe sulmojnë UҪK-në dhe vlerat e saj. Të dyja këto kategori kanë marrë flamurin e po deklarojnë se UҪK-ja nuk ka arkiva.
Atëherë, për ata që pa vetëdije po e bëjnë këtë deklaratë po ju tregoj sesi ka qënë e strukturuar UҪK-ja dhe sesi funksiononte kjo strukturë:
Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës udhëhiqej nga Shtabi i Përgjithëshëm i saj.
Nën komandën e këtij shtabi vinin komandat e Zonave operative.
Ҫdo Zonë Operative kishte nën komandën e saj Brigadat e këtyre zonave, dhe çdo Brigadë kishte nën komandë Batalionet e sajë të cilat në përbërje të tyre kishin kompanitë të cilat përbëheshin nga togat dhe skuadrat.
Ndërsa Shtabi i Përgjithëshëm përbëhej nga këto drejtori:
1. Drejtoria Operative
2. Drejtoria e Ndërlidhjes
3. Drejtoria e Llogjistikës
4. Drejtoria e Zbulimit
5. Drejtoria e Shërbimit Infromativ
6. Drejtoria e Xhenios
7. Drejtria e Mjekësisë
8. Drejtoria Politike
9. Drejtoria Juridike
10. Drejtoria e Kimisë
Drejtuesit e të gjitha këtyre drejtorive përbënin Shtabin e Përgjithëshëm dhe të gjitha këto drejtori merrnin informacione ditore nga Zonat Operative dhe në raste të veçanta edhe direkt nga Brigadat. I gjithë ky informacion arkivohej, dhe mbi bazën e këtij informacioni, më pastaj, shtabi merrte vendime dhe lëshonte urdhërat përkatës.
Drejtoria e Shërbimit Informativ, e cila grumnbullonte të dhëna nga çdo njësi dhe mbi aktivitetet e veprimtarisë të forcave armike si tek popullsia civile por edhe në rradhët tona nëse ekzistonte.
Drejtoria juridike ka arkivën e saj mbi të gjitha proçeset juridike dhe gjyqësore që ajo ka mbajtur gjatë luftës.
Po ashtu edhe Drejtoria e Mjekësisë mbi të gjitha spitalet e zonave dhe ushtarët e plagosur e të kuruar në to.
Në arkivat e UҪK-së janë planizimet, vendimet luftrake dhe detyrat e dala prej tyre, urdhërat luftarakë si dhe urdhërat gjatë zhvillimit të luftimeve, protokollet e mbledhjeve të SHP, ditaret e veprimeve luftarake, zbardhja e mbledhjeve të SHP dhe korespondenca midis SHP të UҪK-së me Komandantin e NATO-s dhe me aviacionin e NATO-s (bashkveprimi luftarak UҪK-NATO), regjistrimet filmike të mbledhjeve të ndryshme dhe ato urgjente të SHP, komunikimet me komandat e zonave dhe të atyre me brigadat dhe dokumentacioni i zonave dhe i brigadave me njësitë e repartet vartëse, ditaret e veprimeve luftarake të zonave dhe brigadave, dhe veçanërisht bashkveprimi e bashkrendimi luftarak me NATO-n, që nxjerr në dritë se pa këtë bashkveprim luftarak, NATO nuk godiste dot as edhe një tank apo godinë.
Më datë 12 qershor Shtabi i Përgjithëshëm i UҪK-së dërgon një qarkore te gjitha komandave të Zonat Operative që të urdhërojnë çdo njësi nën varësi të tyre deri në skuadër që të dorëzonin në arkivin e SHP listat organike të njësive dhe rendimeve luftarake te, si dhe të grumbullohej çdo ditar i çdo ushtari dhe pjesëtari të UҪK-së, dhe brënda muajit qershor të dorëzoheshin në selinë e Shtabit të Përgjithëshëm. Dhe pothuaje deri në fund të muajit u dorëzuan të plota të gjitha listat organikat si dhe gjithë dokumentacioni përkatës sipas qarkores.
Pra të gjitha këto përbëjnë atë që quhet arkiva e UҪK-së. Në rast se arkivi i Kosovës nuk i posedon këto, atëherë na lind e drejta të mendojmë se ato nuk janë dorëzuar qëllimisht.
Kuadrot e larta ushtarake si Agim Ҫeku, që kanë një shkollim ushtarak dhe që kanë njohuri mbi strukturën e një ushtrie dhe funksionimin e një ushtrie, duhet ta dinë që dokumentacioni janë ABC e këtij shkollimi.
Të mohosh ekzistencën e një arkive të tillë, vështirë ta bëjnë atë nga padija. Ndoshta ky mund të mos e dijë si ka funksionuar UҪK-ja, ngaqë ai vetëm 45 ditët e fundit të luftës ishte prezent (28 prill- 12 qershor).
Është edhe më e rëndë më kur këtë deklaratë për mos ekzistencë të arkivave të UҪK-së e bëjnë me vetëdije të plotë, ndoshta për t’i shërbyer atyre që e sollën në fund të luftës.
Duhet të ndihen të turpëruar të gjithë ata, që me vetëdije ose pa vetëdije e bëjnë një deklaratë të tillë, pasi kjo deklaratë jo vertëm që e cënon vlerën e UҪK-së, pasi e paraqet atë, më e pakta si një turmë të armatosur dhe të pa organizuar, gjë që i vjen në takim shprehjes së prokuroris speciale që e cilëson UҪK-në ” Ndërrmarrje kriminale”.
Ndaj ju them që mblidhni mendt e kokës e mos u turpëroni, mblidhni mendt e kokës e mos e mohoni UҪK-në për interes të askujt, pasi UҪK është pasuri e Shqiptairsë e me të krenohen gjithë shqiptarët kudo ku janë.
Mos u bëni vegël e dreqit se edhe Naim Frashëri na e thotë në poemën ”Tradhëtorët”:
Hiqni dorë hiqni dorë
Mblidhni mëntt e turpërohi
Mos u bëni tradhëtorë
Se pastaj do të pendohi.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I dashur Dritan Goxhaj, Abei numer 2. Nuk kuptoj pse pikerisht Ti, kesi fjale per brigadierin Agim Ceku i cili eshte derguar ne Kosove ne fund te Luftes per Kosove, eshte derguar nga ata kryesoret ne NATO dhe SHBA me detyre qe te demilitarizohen grupe te ndryshme guerile me emertim te perbashket UCK dhe te mos behet KAOS mas Lufte, dhe mos te kete vrasje te civileve, dhe mos te ndodhe ai fenomen i inercionit te gjuejtjeve me arme kudo dhe kah do. Sepse UCK nuk ishte veq ai shtabi per cilin po flet Ti, por dhe shume kush nga shkaqe te ndryshme dhe jo te pasterta dhe fisnike, veshen unuforma te UCK-s kah fundi i Luftes, dhe masi qe shkoi Ushtria okupuese serbe per me bo ate cka kane bo, kaos dhe plaqkitje, e Ti personalisht ke pa cka kane bo ne Prishtine, bashk me mu ke pa, ne Prishtine, e ne vise tjera sigurisht qe poashtu ishin asi ndodhi. E per kete eshte derguar Agim Ceku ne Kosove! Te prevenohen kesi ndodhi dhe KAOS! Ate kemi fol dhe atehere dhe ne kete kontest dhe ia shtrova pyetjen Agim Cekut ne ate Konference per shtyp, kur dul haptas e per here te pare mas mbarimit te Luftes. Edhe kete Ti e din. Sepse me ke thane kur ishim ne shtepi te prindve te mij, me ke thane qe: ” Dado, gjysa e UCK te pergzojne per kete pyetje Agim Cekut e gjysa tjeter duan te t’ vrasin”. Dritan, Abei2, hallo… pse asi fjale per brigadierin Agim Ceku? Je ma i mencem se amerikanet dhe kreu i NATO-s apo si? Edhepse je shum i mencur, por mos mos ashtu per Agim Cekun qe e pat nje mision aq te veshtire dhe nuk mujti te e zbotoi deri ne fund sepse shume shqipetaret kriminel e nga gjithekah nga Europa erdhen si hijena dhe ja nisen plaqkitjes te te gjitheve dhe gjithave. E qarmatim te njisive te Tij beri atehere me ndere Ramush Haradinaj, nese te kujtohet. Edhe nje dicka… hmm… nese eksistonin ato arkiva si thush Ti ketu, pse Ti nuk i ki? Pse? Nese Te kujtohet, kur vishe Ti ne kafe Miniri e i veshun ne uniforme te oficerit te Republikes se Shqiperise, e me grade dhe kapele qe kishe, te gjithe ata ushtaret, e ishin shume, cdo here kur vishe, ata ushtaret u frigojshin prej Teje, dhe te rishin gaditun. Abei2… pra logjike e thjesht: Ke qene oficer dhe te respektojshin si dikend te lart te gjithe dhe ushtaret dhe oficera te UCK-se, te te dy shtabeve, UCK dhe UCK (FARK). Pra… Logjika thot se Ti, ja Ti ja askush, kishe hyrje dalje ne Arkiva te UCK-se. Apo si?! E ku jane pra arkivat? Dhe pse mu m’ pytshin si papagallet, e shume oficera bash mu:”Ku eshte ditari i Bekim Berishes Abeit?” A je… ndoshta Ti ma me eksperience Lufte se Bekim Berisha Abei? E qe ai Abei, ne fund te qershorit 1998., vjen ne Zagreb takohet me mu dhe mi thot, per fat te keq mu mi thot fjale trishtuese per ate kaos qe ishte ne fronte lufte ne Kosove. Ai, Bekim Berisha qe ishte profesionist, luftar pa shoq dhe ne Kroaci, ku kroatet jane nder luftar me te njohur ne Bote, e me thot ato sende qe deri ne vdekje do te me percjellin si hija me e eret. Nuk paska logjike ketu, Dritan Goxhaj, Abei numer 2…nuk paska. Ai kurre kesi fjale nuk kish fol, se paku mu qe mos me m’trondit. Pra nese eksistonte rendi dhe Zingjir Komanandues Profesionist, jane dhe eksistojne ato arkiva. Pra dil haptas Ti me ato arkiva. Ja Ti ja askush! Paraqiti ne opinion, nje ka nje, dhe te gjitha arkiva deri ne cdo germe. E nese nuk i ke Ti… atehere shteti Yt me keta komplotista Xhavit Haliti dhe rognerista tjere por dhe SHIK-u i Shqiperise te kan mashtru edhe Ty…! Shteti Yt T’paska mashtru. Dhe ata ne ate shtet Tendin bashk me Xhavit Halitin bejne kontraband te armatimit per Kosove, armatimi cili KURRE nuk hyni ne Kosove! Dhe paret nga atij armatimi keta te shtetit Tend, SHIK apo kush… e shtijne xhepa te vet. Me vjen keq. Me vjen keq…!! Te perqafoj. Dada.

  2. …E kam vec nje pyetje: A eshte Agim Ceku gjeneral kariere, apo “gjeneral” i avansuar nga Thaci, Haliti etj….?

    Kam degjua (neper oda…) se ky Agim Ceku ne Kroaci ka qene vec toger ose porucnik, dhe dikur me vone Tuxhmani me Shushakun, Bobetkon dhe te tjere, Cekut dhe do oficereve te tjere shqiptar, ua kane dhane nga nje “znacke” ose grade me teper….

    Vec veta (pyeta) pa sherr, se sen nuk di per “pulatike t´madhe” dhe ushtrije….

    Nderkaq, per “gjeneral mareshall” Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin, kam nie (degjua) per ta…

    Shnet.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu