ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Zjarrvënësi

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Martin Shkodra

Fytyra e tij me sy dinak, e hajthme si koka e një kobre, fsheh intuitën dhe objektivat që e përbëjnë figurën jetësore të një udhëheqësi publik në Shqipëri në bërthamën e së cilës figurë, kurrë nuk mund të sigurohemi deri në fund se nuk ka pasur, qyshkur, dhe deri më sot “direktiva dhe urdhra” që përkojnë me “kujdesie dhe shërbime” të caktuara, në favor të tjetërkujt. Për 30 vjet, një kardiolog finok e misterioz, Sali Ramë Berisha, nuk i shqitet dot vendit të tij. E tmerrshme për shqiptarët: nuk i gjendet dot krahasimi veçse me Neronin, nëse, i kemi parasysh pasionet dhe çmenduritë ! I ka këto cilësi!
Po, i ka këto cilësi! Ama, ai është edhe një “arnautë” që për pushtet, e lë kokën! Në përkufizimin psikologjik dhe të mentalitetit, ai ka ndjekur një ideologji fisnore që shpjegohet me pasione autoritare, dhe me lukuni për pushtet, qoftë duke i shërbyer edhe djallit”! Po Berisha, është mjek me pasion, ka qenë komunistë, tani është dhe demokratë, prandaj ndoshta specifika e fisit nuk është një fakt krahasues për figurën e tij. Atëherë, mos është një Esat Pashë?

Dyshime – përshkrime !

Në shpjegimin më të errët, gjë që nuk mund ta shmangim, Sali Berisha doli nga naftalina në vitet e 90-ta dhe erdhi në krye të një rryme antikomuniste në Shqipëri s’i rezultat i rënies së bllokut komunist. Falë një pranie të hershme të shqiptarëve në Amerikë dhe të një lobi të fuqishëm veriorë dhe kosovarë atje, ai u pa s’i i pranueshëm, gjykoj esëll edhe nga qarqet e larta amerikane – përshirë edhe segmente amerikane të sigurisë. Ndoshta për shkak të komunizmit ortodoks shqiptarë dhe raporteve historike jo të mira të Tiranës zyrtare me perëndimin, një veriorë si Sali Berisha u pranua në perëndim, në këmbim me “dënimin e jugorëve” që ishin përfaqësuar për 50 vite nga Enver Hoxha.
Askujt nuk i ra ndërmend të merrej me të kaluarën e Berishës dhe as me përkatësinë e tij familjare, një “rreth vicioz” që shërbimet komuniste, përfshirë edhe ato serbo jugosllave, e kishin atribut të shkollës r agjenturore për t’i futur në zinxhirët agjenturorë, bashkëpunëtorët e tyre. Më shpejt se çdo pritje e mundëshme, Sali Berisha që u gjend në krye të partisë antikomuniste “Partia Demokratike” e Shqipërisë, tregoi hapur se përbënë njeriu e duhur në vend të duhur: ai, erdhi në pushtet në 1992 me rreth 500 protesta: tubime, demonstrata, incidente, kallje, sabotazhe, plagosje, vrasje etj.
Ky, qe hapi i parë berishian në politikë. Shqipëria e rrënuar nga komunizmi dhe bipolariteti, totalisht e papërgatitur dhe e papërvojë për të hyrë në transicionin demokratik, u ndodh përballë skenarit rumun të Bukureshtit. Paralelisht, milionat e markave vërshuan me thasë në Tiranë nga dy linja: ajo jugosllave dhe ajo greke për gatimin të një përplasje civile. Komunistët me familjet e tyre, morën arratinë drejt Greqisë dhe perëndimit. Salihu me demokratët e tij, nisi ngrohjen e gjymtyrëve përballë dy brigjeve të ngushta të Lanës dhe përballë Kosovës së pushtuar. Pak hakmarrje komuniste, se nuk kishte më shumë nevojë për objektivat e tij, Sali Berisha donte pushtet të pakufizuar për shtet, dhe donte dollar për lek. Por lekëve, s’u dihej prejardhja! Ndërsa vendosi me elokuencë një “mur” kundrejt çështjes së Kosovës duke i dhënë sinjale Milosheviqit se mund të vazhdonte më tutje, ai u hapi rrugë të madhe korrupsionit, tregtisë me armë dhe agjendave islamike etj.
UDB-ja dhe Asfalia, u ulën këmbëkryq në Tiranë. Tek i dëboi po nga Tirana grupet e para kosovare që ishin përgatitur për një rezistencë eventuale përmes një marrëveshje të fshehtë Alia – Rugova, të parin e futi në burg kurse të dytin e mbajti në distancë politike duke ia lënë të hapur, sa për sy e faqe, një shteg transit në Rinas. Pas instalimit të një pushteti me figura që s’u dihej aspak e kaluara, mjaftonte që ata të kishin mbajtur burg në regjimin e Enver Hoxhës, qoftë edhe si shërbëtorë të jugosllavëve apo s’i shërbëtorë të dreqit e të birit, e qoftë edhe si dhunues ordinerë.
Hap mbas hapi, Berisha e nxiti një konflikt të çuditshëm me shtëpinë që e kishte sjellë në pushtet: me “Shtëpinë e bardhë” të Uashingtonit. Pse e bëri këtë, kurrë s’u mor vesh qartësisht! Në kontekst, duke lënë vazhdimisht në publik figurën e dashur të një luftëtari të denjë të komunizmit, demokrati i maleve të larta të Tropojës në fshehtësi e takoi kriptoserbin Momir Bulatoviq (në Podgoricë) për një pakt shpëtimi të shemrës së tij në Beograd, Slobodan Milosheviq nga humbja politike dhe e luftës.
Miliona barela të naftës, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Beogradit, shpërthyen kufirin te Hani i Hotit, dhe në pika të tjera kufitare me “RFJ”-në.
Shoku delikat dhe me biografi të panjohur, Sali Ramë Berisha, presidenti i Shqipërisë pastaj, i hapi rrugë një skeme piramidale – skemë kjo tipike agjenturore. Miliona e miliona marka, sidomos në relacionin Beograd-Prishtinë, e futën në mënyrë mashtruese qytetarin e Shqipërisë në një rrugë njëkahshe. Pastaj, ndodhi ajo që duhej të ndodhte patjetër në fillim të marsit të vitit 1997: një kryengritje sociale që qoi në përplasje qytetare. Për pak ditë pushteti ra, kufijtë u zhveshën, institucionet u zhbënë dhe populli shpërtheu me pushtetin e Sali Ramë Berishës. Ky, u përpoq ta godiste jugun e vendit me gardistë, me agjentë të SHISH-it dhe me ushtarë e aeroplanë.
Për fat, situata, ndonëse me pasoja të rënda, nuk përfundoi sipas qëllimeve të diskutueshme të Berishës dhe, vartësve të tij.

Oktapodi

E çuditshme se si pas kësaj çmendurie, Berisha nuk përfundoi në pranga. Përkundrazi, përgjatë dekadës së parë të shekullit të ri, ai erdhi përsëri në pushtet. Njëmijë e një të zeza, s’i me Gërdecin për shembull, pushteti i tij ia bëri Shqipërisë s’i t’ishte fjala për një shtet të huaj dhe veç s’i i huaj, edhe me dëshirën për t’ia bërë varrin!
Sali Ramë Berisha, sot më 8 tetor 2022, doli në mes të Tiranës dhe e shtoi në biografinë e tij edhe një zjarr të ndezur, pas shumë e shumë të tjerëve, duke mbajtur herë pas here fjalime që falë mjeteve radiodifuzive, shpërndaheshin për qejf të tij direkt në sytë dhe veshët e shqiptarëve. Deri sa ai ngrohej përpara “shtëpisë së tij” siç thoshte, askush nuk po ndalet t’ia ndërtoj “një mur” alkatrazi këtij zjarrvënësi që, më shumë se çdo gjë tjetër, dëshiron djegien e Shqipërisë.


Ky objektiv i tij, tani nuk ka tjetër shpjegim. Se për interes të kujt nuk duhet shkrirje e madhe mëndësh, veç për interes të Shqipërisë, në asnjë mënyrë. Në qoftë gjykimi im ndryshe apo i gabuar, marka e kërthizës sonë historike na i kujton bijtë bastard të cilët, i kanë namet dhe varret në oborret e “shtëpive” të sulltanëve, të krajlave etj. A duhet numëruar ata ? Pastaj, pse të jem unë i gabuar me një figurë si Sali Ramë Berisha, ndërsa që pas tij shkojnë qe plotë 30 vite horra të dëshmuar e me plotë pasione mbi zjarrin që e djeg vendin dhe shtetin ?

Përfundim

Kryezjarrvënësi, doli edhe sot s’i shumë herë tjera në mes të Tiranës, nja 300 – 400 metra lart shtëpisë së tij familjare, dhe kërkonte të vendosej në “shtëpinë partiake”, qoftë edhe duke ia vënë zjarrin asaj! Dhe për ndezje të zjarreve të reja të ardhshme. Për ndezjen e gjithë Shqipërisë.

________

  • Mendimet e shprehura në këtë shkrim nuk i pasqyrojnë mendimet e redaksisë së Drinit, andaj janë mendime krejt personale të autorir të tij. 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Letershkruesi i ketij artikulli tendecioz e me fakte te shtremberuara eshte nje qe s’ka jetuar diktaturen moniste ne Shqiperi ( perderisa nenvizon 500 protestat e PD per te ardhur ne pushtet me 1992 – shin) tregon me nje fare menyre keqardhjen e tij per rrenimin e diktatures ,ose beson verberisht genjeshtrat qe shkruajne mediat.Pra eshte nje nostalgjik i diktatures.Dy gabime te renda rendojne ne z.Berisha.1 qe lejoj hapjen e piramidave dhe 2 per vrasjen R.Hoxhes.Per te paren ai duhej denohej penalisht por qe Amerika i doli ne mbrojtje se Berisha e zbatoi planin e pergatitur.Sherbimi me parimor e primar te nje lideri eshte mireqenia e popullit pastaj interesat e politikes se jashtme apo te brendeshme.Per rastin e dyte ai duhet te jipte para drejtesise dhe deshmimtarin e fundit qe fshihet ne europe si dhe rrefimin e sinqerte se ku perfundoje kufoma e te ndjerit R.Hoxha.Por akuzat e tjera jane shpifje qe i ben klani socialist.Artikullshkrues, zjarrin me 1997 -ten ja vune ish komunistet me Ilir Meten ne krye .Berisha dha doreheqje.Sot flaken po ja vene godines se PD Lul brava me Ramen.Shikoni pamjet filmike qe te kuptoni se kush ushtron dhune.Banda e Bashes vet -ngujuar ne bunkjer apo protestuesit ?? Te vet – ngujuarit do te dalin me turp nga ajo godine vec ne se nuk ja ven flaken Lul brava.Se planet pas gjithe bunkerizimit kane qene ne ikje t’u vihej flaka godines nga banda e bashes qe te akuzohej si gjithmone Berisha.Por shume shpejt do te ulen tensionet.Vec bunkerizimi i godines me jep dhe mendimin se neser apo pasneser qe eshte protesta e rradhes do te procedojne dhe Berishen.Kujtojne se do te ulin tensionin por gabojne se atehere nuk do te kete proteste paqesore por do t’i vihet flaka e vertete.Ajo e vonuara ????

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu