ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Moti thuhet se e keqja na vije nga vet shqiptarët apo ish shqiptarët, kjo vërtetohet nga Millutin Zogoviq

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ti, Zogoviq, nga mbiemrin Zog dhe me prapashtesën sllave -oviq, shihet se je me prejardhje shqiptare. Mirëpo, një fqinji im thoshte gjatë viteve të 90-ta të shekullit 20, se ata të përzierit, apo ata të asimiluarit, janë më të rrezikshmit për popullin e vet.

Kjo po duket sheshazi edhe sot, pikërisht me deklaratën tuaj Zogoviq, i cili nuk është asgjë tjetër, përveç se shqiptar i asimiluar në malazez, komb që  doli po nga shqiptarët, sipas vetë konfiguracionit të vendit ku jetuan shqiptarët, por që nga të tjerët u nda dhe u quajt malazez, dhe gradualisht u largua nga trungu, që tani veprojnë kundër të parëve të tyre –  shqiptarëve.

Një diçka e tillë, po përpiqet edhe sot të bëhet me Kosovën si shtet, që nga shqiptarët të formohet një komb tjetër – ai kosovar, me qëllim dobësimi e zvogëlimi të popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik, dhe, pas sa vitesh, të mos njihen më për shqiptarë banorët e Kosovës. Në të njëjtën mënyrë, siç u krijua edhe populli malazez, për çka tregojnë të vetë mbiemrat e malazezëve. Të tjerët banorë të Malit të Zi janë serbë.

Edhe Millun Zogoviq është tani vetëm me emrin serb, por jo edhe me mbiemrin. Prandaj, sulmon shqiptarët për të fituar besimin tek shteti ku jeton se është më serb se vetë serbët, pra nuk e njeh Republikën e Kosovës, duke e quajtur krahinë jugore të Serbisë!

Kështu, Shqipëria dhe shqiptarët, janë të rrezikuar nga vetë shqiptarënt!

_____

Milun Zogoviç (lindur më 5 janar 1979 në Beran) është avokat dhe politikan serb.

Që nga 23 korriku 2024, ai është Zëvendëskryeministër i Malit të Zi për Infrastrukturën dhe Zhvillimin Rajonal.

Biografia
Vëllazëria Zogoviq është e njohur në Mal të Zi për personalitetet e saj të shumta të famshme, veçanërisht të shquara në lëvizjen partizane në Luftën e Dytë Botërore dhe popullin serb.

Ai u diplomua në fakultetin e drejtësisë. [1]

Ai është anëtar i Partisë Popullore Demokratike. [2] Ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare që nga viti 2020. Ai është zëvendës anëtar i Delegacionit të Përhershëm në Dimensionin Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore (CEI PD).

Ai u dallua në protestat kundër Aktit të diskutueshëm të Lirisë së Fesë, për të cilin u arrestua. [3]

Ai u zgjodh zëvendëskryeministre e Malit të Zi për Infrastrukturë dhe Zhvillim Rajonal më 23 korrik 2024. [4]

_____

ps!

Millutin Zogoviq është nga fisi i njohur i Radovan Zogoviqit, i ardhur në Kosovë në mes të dy luftërave botërore so kolonist, që ishte një poet i njohur me librin e tij Ardhësit (Doshljaci), ku në shumë poezi shkruan për vuajtjet e shqiptarëve nga politikat kolonizuese serbomëdha. Zogoviqët (Zogajt), janë me prejardhje shqiptarë të pjesës veriore të Malit të Zi por që propaganda serbomadhe i bëri serbë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu