ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Zotëri Kristopher Hill , shqiptarët nuk kanë territor për të dhënë, që të krijohet perandoria serbo-ruse

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Halim Hyseni , ekspert i arsimit, Prishtinë

  1. Mos u besoni frankeshtajnave të shekullit XXI !

“Djalli… ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka  të bëjë gjë me të vërteten, sepse  në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse  është gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës – Gjoni 8:44128

Sot, ky është Aleksandar Vuçiq, Frankeshtajni- Përbindshi bashkëkohor, që diplomacitë e Shteteve të Bashkuara edhe të Bashkimit Evropian, bashkë me Edi Ramën, Kryeministrin e  Republikës së Shqipërisë, aq shumë i kanë frankeshtajnizuar, sa nëse këta dy autokratë nuk ndalen shpejt,  me veprimet e tyre djallëzore, apokalipsi i tmerrshëm do të jetë shumë afër.  Këta dy djaj, janë aq perfid dhe djallëzor, sa që me sukses marramendës edhe engjëjt  kanë filluar t’i infektojnë, duke i djallëzuar.

Shkrimin e kam pas nisur me një letër të hapur dhe publike z. Kristopher Hill, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, për mua viktimës së parë të djallëzimit, i cili e gjithë atë që ishte bërë  për sigurimin e paqes në dekadën e fundit të shekullit XX, e  hodhi me  kontejner,  më 24 mars të këtij viti, kur kërkoi falje për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Djallëzimi në Shqipëri ndodhi me  ambasadoren e Shteteve të Bashkuara e cila u bë shtylla kryesore për shkatërrimin e demokracisë, lulëzimin e korrupsionit, shkatërrimit të pluralizmit, instalimit të diktaturës. Dëshmitë për djallëzim të engjëjve, nga këta  dy FRANKESHTAJNA janë të shumta, por po përmendi vetëm edhe rastin e fundit, rastin  e mega shout  me mikun e madh të shqiptarëve dhe humanistin, ish- Presidentin  e ShBA-ve, Bill Klinton.

Por, për të qenë bindës, dhe për ta kuptuar qartë këtë shkrim e bëjë qartësimin e konceptit frankeshtajn. Viktor Frankeshtajni është personazhi kryesor i poetes, Mery Shelley (1797- 1851). Frankeshtajni ishte një përbindësh, që vriste dhe mbyste të afërtit e tij dhe krijuesin e tij. Ky roman duhet të jetë lektyrë detyruese e nxënësve të arsimit bazik në botë për  të luftuar dhunën, djallëzinë dhe të keqen botërore. Këta dy autokratë , së bashku me modelin kryesor të tyre Putinin, duhet të ndalen që të mos ndodhe apokalipsi botëror. Angazhimi gjoja i tyre për paqe është gënjeshtër e madhe. Këta të dy e duan vetëm pushteti, dhunën, mashtrimin, gënjeshtrën, andaj janë të rrezikshëm me të gjithë autokratët në botë.

Në Serbi ka filluar lëvizja. Ajo duhet të përkrahet gjithandej në botë, sepse dhuna  është antinjerëzore. Është e turpshme që ne heshtim para asaj çfarë dhe çka po ndodhë në Ukrainë. Po tregojmë  indiferencë njerëzore, andaj të gjithë ne të tjerët që shohim ato tmerre jemi fajtor për çdo jetë që humbet.

  1. Disa pyetje për z. Hill 

I nderuari z. ambasador Hill, reminishenca ime më bën që të më kujtohen disa sekuenca nga dekada e fundit të shekullit XX, kur ju ishit me shumë arsye i angazhuar në kërkimin e zgjidhjeve të përshkallëzimeve etnike dhe administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni diplomat, ndërsa unë jam një qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës, shtet i cili është formuar me angazhimin e ShBA-ve, Bashkimit Evropian , NATO-s dhe  Ushtrisë Legjendare Çlirimtare të Kosovës për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi i pushtetit serb, të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, dhe  miku i juaj i tashëm  z. Aleksandar Vuçiq,  atëherë dhe tani nxitësi i drejtpërdrejtë dhe i hapur për zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve (në dekadën e fundit të shekullit XX  ndaj shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve dhe kroatëve), ndërsa tani ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe  Medvegjë dhe shqiptarëve në veri të Kosovës. Ju lutem,  lexojeni mirë Konventën për Parandalimin dhe  Dënimin e Krimit të Gjenocidit, sidomos pikën “b” të nenit 3, sepse  mund të jetë në interes tuaj.

Pyetja e parë konkrete për ty z. Hill: A po bëhet gjenocid ndaj shqiptarëve në Serbi me projektin: “Pasivizimi i adresave”? 

Bazuar në reminishencën time Ju i keni kontaktuar përfaqësuesit e UÇK-ës dhe sa unë kam informacion, Ju e keni  shkruar një libër për atë kohë dhe se libri i juaj është përkthyer në gjuhën shqipe. Unë nuk e kam lexuar atë libër andaj do ta gjej për ta lexuar. Jo për t’u fajësuar Ju, por për të korrigjuar veten dhe për të konstatuar konsistencën tuaj, sepse nga ajo që ma thotë reminishenca ime ka ndryshime të mëdha nga koha e viteve ’90 me qëndrimet e juaja të tashme por edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ju  publikisht asnjëherë  nuk i keni përmendur dy rezoluta për Kosovën të miratuara në Kongresin e ShBA.

Pyetja e dytë: Pse heshtni dhe stepeni para vendimeve të organeve të shtetit tuaj?  

E para, pse nuk kërkoni nga z. Vučiq, që edhe pse kanë kaluar gati 24 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi,  që ai dhe Serbia humane, juridike, demokratike dhe krenare, siç krekoset ky mik i juaj, vazhdon ta fsheh krimin e vrasjes të tre shqiptaro – amerikanëve.

  1. Ambasador, ua rikujtoj  se me rastin e përvjetorit të vrasjes tre vëllezërve: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, disa dhjetëra ekspertë të njohur që punojnë nivele më larta qeveritare, akademike dhe të shoqërisë civile në botë kanë ndërmarrë një aksion dhe kanë nënshkruar një letër të hapur, me të cilën u kërkohet  udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria e Serbisë të zbardhë krimet e luftës, përfshirë këtu edhe rastin e tre vëllezërve Bytyqi.

Në letër, ekspertët më tutje e theksojnë: “… shqetësimin e thellë me ritmin e ngadaltë të Serbisë në ndjekje penale të krimeve të luftës në Kosovë”. Z. ambasador nuk di a keni fëmijë apo jo. Nëse keni fëmijë, keni pak empati. Sikur Ju të  ishit  në pozitën  prindërve Bytyqi, si do të reagonit?

Pyetja tretë: Z. Ambasador a ndjeheni Ju mirë kur kërkoni falje për intervenimin e NATO-s, kur ju e dini numrin e vajzave , femrave të dhunuara, e pastaj të vrara, dhe shumë nga to të hedhura të gjalla në lumenj dhe bunarë. A keni biseduar me partnerin e juaj kryesor z. Vuçiq,  për këto veprime?  

Dua t’ua përkujtoj 20.448 femra shqiptare të përdhunuara seksualisht, në mesin e të cilave ishte edhe zonja  Vasfije Kraniqi – Gudman, që dëshmoi ne Kongresin e ShBA-ve dhe i përloti shumë kongresmenë.  Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur u përdhunua. Dhunuesit e saj janë të lirë. Zotëri ambasador, a e dini Ju, se  shumë nga femra të dhunuara nga paramilitarët, policët dhe ushtarakët  serbe se janë  vrarë, ose janë hedhur të gjalla ne lumenj dhe bunarë pas akteve shtazarake të përdhunimit seksual.

Unë jam i bindur se të kishim vepruar ne shqiptarët kështu, neve perëndimi do të na zhdukte të gjithëve.

Pyetja e katërt: Zotëri ambasador a keni empati për më shumë se 1397 fëmijë të vrarë në Kosovë vetëm pse ishin shqiptarë? 

Zotëri ambasador a dini se në  Kosovë janë vrarë gjatë viteve 1998-1999 mbi 1.400 fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë të moshave ndryshme duke filluar na ata  që akoma nuk kishin lindur, kur barkun e grave shtatzëna me bajoneta i kanë shpuar egërsisht paramilitarët, policët dhe ushtarët serbë. A e dini se  fëmijët shqiptarë me sharrë elektrike  janë grirë në fshatin Makoc afër Prishtinës, me dijen dhe urdhrin e partnerit të juaj z.Vuçiq.

Pyetja e pestë:  Zotëri Anbasador Hill a ndjeheni keq që silleni kaç brutalisht ndaj Kosovës, kur Ju e dini se nga 24 marsi i vitit 1999 deri me 12 qershor të atij viti nga Kosova janë dëbuar 858.914 shqiptarë me  projektin “PATKOI” i hartuar në vitet 1970 për shfarosjen  biologjike nga tokat e tyre autoktone 100 mijë vjeçare 

  1. Ambasador, në mesin e viteve ’70 të shekullit XX:”… një grup i komunistëve serbë ka filluar te brengosej për atë se çka do të ndodhë pas vdekjes së Titos.  Si të ruhej Jugosllavija dhe komunizmi në te, veçmas si të shpëtojmë nga vërsulja  shqiptare. Që atëherë  është hapur ideja e projektit “Patkoi” , plan i cili është përbërë  nga disa “patkonj” të vegjël, aq sa ka fshatra shqiptare. Sipas planit, rreth secilit fshat është dashur të vendosen njerëz të armatosur në formën e patkoit, me një dalje drejt Shqipërisë, dhe vendorëve t’u jepen disa minuta që me gjera  më domosdoshme  të lëshojnë shtëpitë. Fshatrat pastaj do digjeshin, ndërsa prona do të plaçkitej ose shkatërrohej. Njerëzve “në dalje” të “patkoit” do t’u merreshin dokumentet dhe paratë e tepërta si dhe do të bëhej triazha (fjala  triazh vjen nga  fjala  frënge ‘triage’ që ka kuptimin e përzgjedhjes  së atyre personave të cilit do të përdhunohen apo ekzekutohen). Bazuar në këtë projekt, kur ka filluar bombardimi i NATO-s mbi vendndodhjet ushtarake,  do të fillojë djegia e shtëpive të shqiptarëve  (mbi 116 mijë shtëpi- H.H.), granatimi i fshatrave, plaçkitjet, përdhunimet seksuale të grave dhe meshkujve të paarmatosur. Shtëpitë e shkatërruara dhe krimet egra do të përcillnin realizimin e planit. Më të vendosurit që do të kthehen apo të mos i lëshojnë shtëpitë do të ekzekutohen për të krijuar frikë (“Shih: Mirosllav Fillipoviq, gazetar i gazetës beogradase “Danas”  France-Press dhe analist i Institutit Raportues për Luftën dhe Paqen; Vlajković, V(2004) Vojna tajna 2 deo, Bograd, Helsinski odbor za ljudska prava, 219-220; Hyseni, H.(2020) Kalvari serb mbi shqiptarët 1981-2019, Etiologjia & Anatomia, Libri II)

Specbuk - “𝐏𝐚𝐭𝐤𝐨𝐢” 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 ...

DR.JAKUP KRASNIQI: MIROSLLAV FILIPOVIQ, NJË SHEMBULL I INTELEKTUALIT TË GUXIMSHËM SERB (HISTORIA E PLANIT 'PATKOI' DHE PASOJAT E TIJ PËR SHQIPTARËT) - Pashtriku

Projekt “: PATKOI” me të cilin në vitin 1999  dëbuan nga Kosova 858.914 shqiptarë 

Pyetja gjashtë: Z. Ambasador , a jeni duke vërejtur se jeni në kundërshtim me vlerat oksidentale- civilizuese? 

  1. Ambasador, unë nuk jam as opinionist, as analist. Merrem me punë modeste studimore, kryesisht në fushën e arsimit. Sipas studimeve të mia tërë strategjia perëndimore, pavarësisht nga qëllimet gjeostrategjike, gjeopolitike dhe angazhimeve gjoja oksidentale, jeni në rrugë të gabuar, sepse  jemi duke mbështetur anën anticivilizuese dhe të antivlerave që i reklamoni, meqë jeni duke përkrahur forcat ekspansioniste, forcat kriminale, dekadente dhe antihumane.

Me keqardhje më duhet të konstatoj se jeni duke përdor forcën për të mbështetur forcat orientale mbi bazën e lobimeve, grupeve të interesit, duke shkelur, larguar e lëshuar miqtë e vërtetë.

Ju doni të zgjidhni përshkallëzimin e krijuar artificial të bërë nga frankenshtajn Vuçiq i cili ndezë zjarre dhe i cili në rastin më të mirë pozitiv, mund te jetë tifoz i Putinit. Tërë diplomacia perëndimore, duke  përfshirë këtu edhe diplomacinë e çakorduar të ShBA-ve dhe ish- mikun e madh të shqiptarëve z. Joe Biden, mendoni ta luftoni eskalimin e qëllimshëm serb, duke u marrë me pasoja – zjarre të ndezura nga serbet, të cilëve rrymën dhe ujin qe 24 vite ua paguajnë  qytetarët e varfër të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe  serbët poshtë lumit Ibër.

  1. Ambasador, Ju bashkë me korin antikosovar, përfshirë këtu edhe Edi Ramën, antishqiptarin dhe antikosovarin e madh, nëse dëshironi depërshkallëzim mos u merrni  me pasojat, por me shkakun, me  politikën pansllaviste dhe panruse dhe bartësit e saj Putinin, Vuçiqin, Dodikun, kriptoshqiptarin Daçiq, Vullinin, djalin e Aleksandrit – “Trimin e madh Danilon”, siç e quan babai i tij, i cili në Graçanicë me  rastin e betejës enigmatike të Kosovës të vitit 1389, që ka ndodhur në Albani, e cila nëse ka ndodhur, më së paku  ka qene serbe, paralajmëroi luftën e ardhshme me: BLUZËN KU SHKRUANTE : ”DORËZIMI NUK ËSHTË OPSION”.

Zotëri Hill, pasi e shkrova  këtë letër,  rastisa në një  deklaratë për librin tuaj të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ku ju shkruani: Se ja palën shqiptare e keni lutur të nënshkruajnë Marrëveshjen në mënyrë që NATO- të ketë mundësi të Intervenojë (është parafrazim-H.H.). Ju me 24 mars 2023, keni kërkuar falje publike serbëve për këtë intervenim edhe pse e dini fare mirë se tmerret  e dekadës së fundit të shekullit XX kanë ndodhur sikurse sot, për krijimin e “Serbia e Madhe (Botës Serbe) e cila  është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe  ata  (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti  më të madh e më të madh, apo bashkësie më të madhe  territoriale  se sa  Serbia e  Madhe ( jo vetëm për shkak dispersionit –  shpërndarjes  territoriale  të popullit  serb), por edhe për shkak  të rolit të Serbisë në Ballkan”

Zotëri Hill, Ju duhet ta dini për ta krijuar këtë Perandori Serbe- Përbindësh- Frankenshtajn,  në luftërat që kanë ndodhur kanë ra mbi 138 mijë viktima, boshnjakë, kroatë, shqiptarë, sllovenë dhe mbi 34 mijë serbe. Përgjegjësi numër dy, për të gjitha këto viktima pas  kasapit (emërtim i vendosur nga perëndimorët) Sllobodan Millosheviqit, zyrtarisht është partneri kryesor e ShBA-v, BE-ës  dhe juaj Aleksandar Vuçiq, Lista Srpska, Bandat serbe , siç janë “Civilna Zashtita” dhe “Brigadat e Veriut”. Ju, me këtë diplomaci, në mënyrë implicite po e ndihmoni  Putinin, ndërsa në mënyrë eksplicite Ballkanin Perëndimor po e shndërroni në një TREKËNDSH TË BERMUDEVE, që do ta  përfshijë edhe Evropën.

  1. Asociacioni i  Komunave me “Shumicë” Serbe do të jetë FRANKESHTAJNI që do të ndezë Luftën e Tretë Botërore, nëse formohet. 

Diplomacia miope perëndimore, duke e përfshirë edhe atë të ShBA-ve , po shpresojnë Frankeshtajnin Vuçiq ta bëjnë engjëll. Gabim i madh. Djallin kot e keni që ta mashtroni, nuk e bëni dot engjëll. Ky është  Putin, nuk mund ta ndërroni, kot e lavdëroni dhe e mikloni. Foleja e tij i ka katër hyrje dhe dalje , merr nga katër hyrje dalje: Amerika, BE, Rusia dhe Kina. Punon vetëm për Rusinë dhe Kinën. Sot , pos ngjarjeve  tjera polli edhe  një mrekulli. Auto ambulancat bartin  armatim dhe i vendosin nëpër kisha. KFOR-i është për sigurinë qytetarëve të Kosovës, por me një deklaratë çuditshme duke thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për këtë, ndërsa në anën tjetër në bashkëpunim me ShBA-at dhe BE-n ia mohon të drejtën për zbatimin e ligjit dhe kushtetutës në tërë territorin e saj.

A ka më turp ta ndëshkon Kosovën , e cila ka arritjet më të mëdha demokratike, juridike, shtetërore këto dy vitet e fundit , e të mbështetni  shtete me korrupsionin më të lartë dhe më autoritare , siç janë Shqipëria dhe Serbia.

Zajednica, me ose pa kompetenca me asnjë kusht nuk duhet të formohet. Këtë e tregon edhe fotografia në vazhdim.  Kjo simbolikë është kushtrim për të ardhen.

KNEZ LAZAR SE VRAĆA NA KOSOVO: Postavljen spomenik knezu Lazaru u Kosovskoj Mitrovici (FOTO)

Foto.1. Car Llazari, me gishtin tregues tregon hapin e ardhshëm të Serbisë në pushtimin e  Kosovës dhe të Shqipërisë 

Ta dini miqë amerikan dhe europian se shqiptarët e Kosovës i keni mbështetur me shpinë e shpirt për muri. Këta nuk kanë ku të shkojnë më tej, duhet të vdesin me dinjitet dhe krenari.

Shqiptarët , z. Hill, më nuk kanë territor për të dhënë në mënyrë që të krijohet Perandoria përbindëshe SERBO – RUSE

Prishtinë, 5 korrik 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu