ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Zvarritja e nënshkrimit të Rambujesë nga Thaçi, ishte tragjike për shqiptarët

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare e lirë, Zagreb

Në Rambuje ka qenë principi ndaj serbëve “MERE OSE MERE”, jo si në Dejton “MERE OSE LEJE”, në vitin 1995. Nënshkrimi kryesor nga ana shqiptare ka qenë ai i Hashim Thaçit. Por është respektuar forma dmth legaliteti dhe legjitimiteti i një Dokumenti historik.

E tash, Madeleine Albright e ka lut Hashim Thaçin me nënshkruar, me fjalët, parafrazim: Ju lus që ta nënshkruani këtë, sepse është vetëm formalitet, e na do ti bombardojmë forcat serbe edhe ashtu, dhe do ti ndalim në kufi me Kosovën. Hashim Thaçit nuk i ka pëlqyer dokumenti Rezoluta 1244, sepse në atë rezolutë, nuk është parë eksplicit pavarësia e Kosovës.

Hashimi ka kërkua pushim, dhe ka shkuar në Lubjane të konsultohet me Adem Demaçin, edhepse Albright e ka lut të mos e bëjë këtë dhe ta nënshkruaj menjëherë. Ai sidoqoftë nuk e ka nënshkruar menjëherë dhe ka shkuar në Lubjanë në takim me Demaçin. Për atë kohë sa ka qenë ai në Lubjanë, në vakuum – pritësie të nënshkrimit të tij, në Kosovë kanë hyrë afër 40 mijë paramilitarë, frenkit, arkanët, sheshelët dhe aradha ndihmuese shkorpionët, të gjitha këto aradha paramilitare-vrasëse.

Dhe ka filluar siç e dinë të gjithë, vrasja, prerja e shqiptarëve, fëmijëve, grave, pleqve, civilëve. Së pari në Llap dhe Drenicë, dhe pastaj në tërë Kosovën. Mos ta përmendim Gjakovën, sepse serbët e kanë pas mendjen t’ia lënë Gjakovën shqiptarëve, por sipas principit të tokës së djegur (“spaljena zemlja”), pra djege, dhunoje, mbyte krejt çka të mundesh, krejt çka livrit mbyte. Në dy javët e para janë vra dhe masakruar afro dhjetë mijë shqiptarë, e të tjerët janë dëbuar në një proces propagandimi të ikjes dhe dëbimit të drejtpërdrejtë.

E tash, ai nënshkruesi, Hashim Thaçi është kthyer në Rambuje dhe ka nënshkruar marrëveshjen. Domethënë, ka bërë atë të njëjtën për çfarë e ka lutur Albright, dy javë më parë, duke i thënë që Forcat e NATO-s dhe aleatët do ti parandalonin forcat serbe me bombardim në kufi, sepse forcat ndihmëse paramilitare janë mobilizuar dhe kanë qenë veç në pritje. Këtë e kanë ditur NATO-ja dhe aleatët pasi që komandosët parashutist të SAS-it anglez kanë hyrë një muaj më parë në Serbi.

Çka quhet përgjegjësi politike por edhe morale? Dhe kush e ka përgjegjësinë politike dhe morale në këtë rast? Vetëm serbët që gjithmonë kanë qenë më dinak dhe taktizues, të armatosur deri në dhëmb, që i lëshuan nga të gjitha burgjet kriminelët të rëndë, e i rekrutuan në forca paramilitare për të shkuar ti masakrojnë shqiptarët në Kosovë, apo përgjegjësi morale bile bile edhe penale kanë edhe politikanët e Kosovës, pa eksperiencë dhe pa kurrfarë dijenie dhe përvoje të taktikës së luftës politike, diplomatike, lojërave taktike që luhen në sfera të larta, në mes lojtarëve të kalibrit të lartë. Këtu qëndron pyetja dhe çështja kyçe.

Gjatë tërë këtyre viteve kam tentuar me e lidhë një segment që më ka munguar. Kush e pruni dhe për çka e pruni Hashim Thaçin si njeriun kyç për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë. Kush dhe pse bash atë, Hashim Thaçin, i cili në të ashtuquajturën Rezolutë 1244, e sheh që nuk është eksplicite pavarësia e Kosovës, pa e ditë dhe kuptuar, pa qenë aq i arsimuar dhe i informuar, pa pikë eksperience diplomatike, për ta ditur që më moti, shumë kohë para tij është planifikuar shpërbërja e Jugosllavisë dhe ndarja, apo marrja e Kosovës nga Serbia, Kosovës të cilën serbët e kolonizojnë për herë të parë në histori në vitin 1912, e shkrimet e gazetarit të atëhershëm Lav Trocki, për masakra ndaj shqiptarëve ekzistojnë dhe sot, e Lav Trocki pas atyre masakrave që i ka parë me sy të vet asnjëherë më nuk ka mundur të flinte i qetë.

Të kthehemi në kontekst bashkëkohor. Kush është bashkëpërgjegjës për masakra ndaj shqiptarëve në vitin 1999. Vetëm serbët? Për ata e dimë se çka janë, çka kanë qenë dhe kush janë. Kush përgjigjet nga ana e shqiptarëve, në anën e negociatorëve të anës shqiptare që ishte në Rambuje, për masakrat ndaj popullatës shqiptare në maj të vitit 1999. Kush do të përgjigjet moralisht dhe të jep përgjigje puplike se çka ka ndodhur në Rambuje dhe pse nuk është nënshkruar marrëveshja menjëherë, kur herën e parë në histori shqiptarët ishin në avantazh superior ndaj serbëve? Edhe një pyetje shtrohet këtu.

Pse pranojnë qytetarët e Kosovës të jenë peng i dikujt që i ka pushtetin thjesht të përmbush ambiciet private. Epsh për ambicie thjesht private, personale. Po ju pyes edhe një herë, kush është përgjegjës dhe kush do të përgjigjet për atë që në Rambuje ishte dërguar Hashim Thaçi që të jetë nënshkruesi kryesor i marrëveshjes në emër të UÇK-së, dhe nga injoranca dhe mospërvoja i njëjti, ai Hashim Thaçi është bërë bashkëpërgjegjës për masakra të majit, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, ngase nuk e ka dëgjuar lutjen e Albrightit, e as nuk ka kuptuar çka është ka bëhet?!

T’ju them për fund që të gjitha këto ia kam thënë njeriut që e dua shumë, Adem Demaçit. Ia kam thënë këtë në Zagreb, para 6 viteve kur ka qenë në banesë tek unë, dhe kemi biseduar gjatë, e në mes të tjerave ia shtrova dhe këto argumente identike që po i shkruaj sot këtu.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Mire e bukur e pershkrove Hashim Thaçindhe mire e ka vendin tesh aty ku asht.
    Me fal per nji pyetje: Po Adem Demaçi si tu pergjegj kur te erdhi ne shpi dhe biseduet per keto probleme?
    Ketu nuk ka asnji randesi figura e Adem Demaçit ne krahasim me kjahmetet dhe krimet e llahtarshme, qe psoi populli shqiptar i martiruzuem dhe i pafajshem i Kosoves.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu