ARKIVI:
11 Janar 2025

Zyrtarizimi i dinarit serb është kërkesë për element shtetësie për Asociacionin!

Shkrime relevante

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

Florim Zeqa Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm...

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë është në harmoni me Kushtetutën e vendit dhe përpjekje për konsolidim të shtetit edhe në pjesën veriore të vendit. Me këtë vendim i bëhet me dije komunitetit serb dhe vet Serbisë se në Kosovë e vetmja valutë zyrtare është euro të cilën tashmë e përdorin shtetet e Bashkimit Evropian.
Reagimet e Serbisë për zyrtarizimin e valutës së saj në Republikën e Kosovës është ndërhyrje direkte në sovranitetin dhe funksionimin e shtetit tonë, por edhe synimin dinak i Vuqiçit për të instaluar një element të shtetësisë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që shpie në një Republikë Serbe në Kosovë.

Prandaj, kjo kërkesë e re antikushtetuese nuk bën në asnjë mënyrë të jetë në tryezën e bisedimeve, sepse nëse diçka e tillë lejohet, atëherë Serbia do të kërkojë edhe të tjera elemente dhe me sistemin e mengelës, siç është duke vepruar, do të shkojë deri atje, për t’ia krijuar Asociacionit elementet e shtetit për çka po përdorë të gjitha mënyrat deri te ato diplomatike.

Për krijimin e elementeve të shtetësisë, për Asociacionin, Serbia provoi edhe me mënyrën e dhunshme të 24 shtatorit, kurse tash me gëzofin e skilës provon të mashtrojë komunitetin ndërkombëtar duke e parashtruar si kërkesë të serbëve lokalë dhe si diçka të rëndësishme për ata.
Kosova me Kushtetutën e saj është shtet multietnik, që nënkupton, shtet i qytetarëve të barabartë, dhe çdo përpjekje antikushtetuese siç është kjo për zyrtarizimin e dinarit serb është veprim për krijimin e mini shtetit në shtetin e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu