ARKIVI:
26 Korrik 2026

1934 / Deklarata e rëndësishme e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Xhaferr Vila, në gazetën jugosllave “Politika”

Shkrime relevante

Abdul Ballout (21) u qëllua për vdekje pas sulmit në Pride në Berlin

Abdul Ballout dyshohet se qëndron pas sulmit dhe u ndoq nga...

Berlini na kujton se terrorizmi islamist nuk njeh kufij!

Alberto Leka, Prishtinë Sulmi i djeshëm terrorist në Berlin, ku një grua...

Fotografitë nuk gënjejnë, shpifjet po…!

Sak Muji, Rugovë Kur mungojnë faktet, fillojnë legjendat. E kur mungojnë...

Në përvjetorin e rënies së heroit Imer Alushani – Voglushi

Zeqir Bekolli, Drenas Sot, më 26 korrik, në përvjetorin e rënies së...

Shpërndaj

Xhaferr bej Vila (1888 – 1938)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Janar 2024 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 18 qershorit 1934, në faqen n°2, deklaratën e rëndësishme të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Xhaferr Vila, bërë asokohe në gazetën jugosllave “Politika”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëri

Deklaratë e rëndësishme nga z. Xhaferr Vila

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Xhaferr Vila, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-ambasador në Beograd, i intervistuar nga një korrespondent i gazetës jugosllave “Politika” për politikën e jashtme të Shqipërisë, deklaroi ndër të tjera : 

Shqipëria është një popull krenar. Ne i kemi qëndruar gjithmonë besnikë parimit të ruajtjes me xhelozi të sovranitetit të Shqipërisë. Kemi lexuar deklaratat e z. Yevtitch (Jevtiç) për marrëdhëniet e këtyre dy vendeve dhe në veçanti për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Për sa u përket deklaratave të z. Venizelos për vasalitetin e vendit tim, më vjen keq që ish-kryeministri grek ka bërë një interpretim të gabuar të dokumentit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921, sepse akti i regjistruar në Lidhjen e Kombeve duhet të forcojë pavarësinë e një shteti dhe jo ta dobësojë atë. Ky dokument nuk ekziston për Shqipërinë, sepse nuk u konsultua dhe nuk mori pjesë në hartimin e tij. 

Në përfundim, z. Vila deklaroi se Shqipëria, duke qenë një shtet i Adriatikut, kishte një vijë bregdetare për të mbrojtur kundër sulmeve ngado që vijnë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu