Xhamia e Trubohocit, në komunën e Istogut. Megjithëse fshatarët e kishin një xhami të vjetër, u shfrytëzuan “fondet e vëllezërve muslimanë” dhe e ngritën të dytën ?!
Diana Rexhepi, gazetare e njohur nga Zagrebi
Po… Po si jo!
Ju pranon Europa me xhamia e me gjuhë arabe që po dëgjohet në çdo qytet të Kosovës, në çdo fshat e lagje, 5 herë në ditë, 7 ditë në javë, 30 ditë në muj, 12 muj në vit, e nga viti ne vit.
Gjuha Arabe?! …
Me zë?!
Po ushton gjuha arabe anë e mbanë Kosovës!!
A jeni arab, ndoshta?!
A ishit arab ndonjëherë në histori ndoshta?!
Se më askush nuk po ditka kush ishit ju dhe në çdo fshat e lagje, 5 herë në ditë, 7 ditë në javë, 30 ditë në muj, 12 muj në vit, e nga viti ne vit.
Gjuha arabe?! Me zë?!
Po ushton gjuha arabe anë e mbanë Kosove!!
A jeni arab ndoshta?!
A ishit arab ndonjëherë në histori …, ndoshta?!
Se më askush nuk po ditka kush ishit ju dhe çka është boshti i juj.
Çka saktësisht është boshti i juj?!
Themeli dhe boshti i shqiptarëve, çka ish?!
Si duket as ju më nuk po e dini çka o boshti i juj?!
E kure as ju nuk e dini saktësisht çka o boshti i juaj… si ka me ditë Europa, shtetet e Europës me të cilit ju po doni me bashkëpunue, si po deklaroheni që doni të jeni pjesë e Europës.
Gishtin kah vetja, o ju shqipe, gishti kah vehtja dhe pyesni veten më në fund kush jeni, kah po doni me shku, me kend po doni me i nda vlerat civilizuese …!
Me Lindjen dhe islamizmin, e në gjuhë arabe, apo po doni kah Perëndimi, me vlerat civilizuese perëndimore, europiane, e ku do të mbetët boshti i gjuhës suaj amtare, Shqipes, identitetit tuaj kombëtar …?!
Pozicionohuni!
E bindjet religjioze (besimtare) të secilit nga ju, janë çështje tërësisht private, intime.
Atë askush nuk ua merr dhe nuk ka të drejtë askush t’ua marr e t’ua ndaloj.
EKZAKT.
Te lumte goja dhe penda moj gazetarja e jone Diana Rexhepi, se e ke thane sakt e troq.
Përgëzime për këtë vrojtim e thirrje për vetdijësim nga “hutimi” siç me të drejtë z.Blerim Shala,e quajti këtë dhe fenomene tjera devijuese nga formimi kulturor i viteve nëntëdhjetë
Respekt e mirënjohje për Ju Zonja Rexhepi !
Nderime dhe Pershendetje per kryeredaktorin tim te dikurshem ne “Zeri”Blerim Shala. Kam bashkepunu, shkru, per dhe ne te gjitha gazeta kroate, radio BBC, Radio Detsche Welle, RFI, Radio 101 i Zagrebit, televizionin kroat HRT, portalet Dnevno.hr “OKO” tr Dubrovnikut… Domethane kam pas shume redaktor dhe kryeredaktoret. Por i vecoj tre. Andrej Rora nga HRT, Blerim Shala, kryeredaktor te Zerit dhe Halil Matoshi. Me Andrej Roren ishte bashkepunimi tersisht i barabart. Nga viti 1997-2000., e lidhur me propagande speciale per Lufte ne Kosove dhe Lufte per Kosove. Por nga Blerim Shala kam mesu shume si dhe nga Halil Matoshi. Ralle, ralle gjinden kesi redaktor, kryeredaktor cfare ishte Blerim Shala. Dhe ne menyre te veqant Halil Matoshi. E juve qytetarve te Kosoves, bashkekombaseve te mij ju zej per te madhe pse nje Mirnjohje nuk ja derguat, shprehet, kryeredaktorit kroatit Andrej Rora te HRT-se. Ngase luftiam bashk me nje taktike te veqant per Kosoven dhe e internacionalizuam ceshtjen e Kosoves permes HRT-s. Shume here e kam citu Naim Malokun, fjalet te Tij qe mi tha 1998: “Diana Rexhepi, eshte obligim i yti qe te besh kete per Kosove cka je ka bon, se je shqipetare, por Andrej Rores duhet mi ja qu permendoren”. E akush nga Kosova, askush, nje mirnjohje Anrej Rores nuk i tha e nuk i shkrujti. Kroatit Andrej Rora qe luftoi me mu per Kosoven aq shume dhe me aq pasion, shume ma me pasion se qindra mija shqipetaret te gjitha shteteve shqipetare dhe te botes. Pikerisht per kete kurre mos haroni cka te tjeret bonen per juve, e nuk ishin shqipetaret, nuk kishin ate obligim me bo ate cka kane bo. Sidoqofte, pershendetje, nderime te mija, perkulje, kryredaktorit te gazetes “Zeri” Blerim Shala.
Diana e dashur, të përshendes …A mund ta bësh një intervistë me Andrej Rores, i cili dua me shpresue që asht gjallë e shnosh. Do të ishte me rëndësi të madhe ta intervistoje ti hollësisht pasi e njef ma mirë se të tjerët. Të përshendes e dëshiroj ma të mirat në jetë: Gj. B.Kabashi, Drini
I nderuar zotri Gj.B.. Kabashi, Drini. Kontaktova nje person nga Ministri te brojtjes te Republikes se Kroacise. Andrej Rora gjindet ne vend pune te e qe ke te bej me Sherbim Sigurimi, dhe nuk mund te intervistohet. Nese ju interesojne disa detaje enga e kaluara, disa te dhana nga basjkepunimi jone e me pare se ne HRT, sepse ai ishte kryeredaktori ne gazeten Panorama ku isha gazetare deri ne 1995., mund te Ju shkruaj. Ishte dhe shoku i ngusht i Abeit tim Bekim Berisha sepse luftian bashk ne Bosanska Posavina. Dhe disa detaje tjera lidhur me te dhe ate trekandshin Bekim Berisha Abei – Anderj Rora- dhe une si gazetare, e plane dhe strategji ne mes nesh per pergaditje per Lufte ne Kosove, e qe daton nga viti 1991. Asi teksti mundem te shkruaj. Intervista me Roren nuk eshte e mundshme tash per tash. Ju pershendes.
Atëhere, e nderuara Diana, shkruaj vetëm për detajet nga e kaluara. Të falemnderit paraprakisht. Të përshendes e dëshiroj shëndet!
Kombi Shqiptar eshte sulmuar nga hordhite Islamike dhe hordhite RusoSerbe duke u munduar qe te investojne ne krijimin e nje numri sa ma te madh te Muslimaneve.
Krijimi i Muslimaneve automatiksht e zhduk nje SHQIPTAR, sepse Islami nuk pranon kombe dmth nje musliman ma shum ne Kosove ……automatikisht nje SHQIPTAR me pak.
Ne te kaluaren, SOT dhe ne te ARDHMEN ekziston vetem kjo:
Ose je SHQIPTAR ose Musliman.
Problemi eshte qe edhe BE qellimisht injoron Kosoven dhe Shqiperine me shprese qe keto shtyete SHQIPTARE te orientohen kah Tyrqia.
Kete e ka sintetizu mire At Gjergj Fishta në “LAHUTA E MALSISȄ” ku ka thanë:
“….Per shqiptarë si jemi nà
Turk e Shkjà të dy janë njà;
Pse të dy, si Turk si Shkjà,
Né me sy s’duen me na pà,
Edhè janë per né të huej:
Gjind, qi as vedi as tjeterkujë,
Nuk jane t’zott nji t’mire m’jàu sjellë,
…….”
Si duket, me se lehti ish me drejtu gishtin kah tjeret e jo kah vehti, ne drejtim te vehtes. Ketu shqipetaret si komb dhe mentalitet jane shampiona. Te kish eksistu garimi botror per drejtim te gishtit ndaj dikujt, per cfaredo lloj pergjegjesie, shqipetaret cdo vit kishin fitu medalje te arte, pa konkurence. Turqit dhe serbet na kane faj apo? Dhe keshtu me shekuj. Ja turqit, ja serbet. E na shqipetaret… te pafajshem. E tu qajt dhe tu vajtu: O te mjeret na, shiqo cka na bonen!!! Nuk mundet askush me na bo In Continuo, e me shekuj me na bo dicka cka na me asnje kusht nuk kishim pranu apo nuk pranojme. Ky parim eshte nje nder Parime Themelore te eksisitimit te Dijes gjegjesisht te Vetedijes te secilit individ, qenies njerzore. Vetedijesimi eshte akt personal, tersisht personal. Dhe nuk ka te bej asgje me gjini, e as me ngjyre te lekures apo ngjyre te flokeve. A eshte e kjart kjo apo duhet me ju vizatua. Gjithemone me ka pelqy kjo thanie e Ibres, Ibrahim Kelmendit: “A duhet me ta vizatua”. Nga fillim te viteve nendedhjeta Ibra e ka pas kete thanie ne diskutim me bashkebiseduesin, kushdoqoft te ishte biseduesi, bashkebiseduesi: ” A e ke te kjart apo duhet me ta vizatua”. Pra, a duhet me na vizatua, neve shqipetareve, cdonjenit, se marja e pergjegjesise dhe vetedijesim jane akte tersisht personale.
E respektuara Diana Rexhepi! Shqiptarët bë përgjithësi dhe, shqiptart e Kosovs e Maqedonisë ne veçanti janë të pushtuara nga turqit, që përdorin fenë për turqizimin e shqiptarëve:
E nderuara gazetare, Ju keni shumë të drejtë lidhur me temën që keni trajtuar që duhet përkrahur nga institucinet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri e Kosovë e kudo që janë shqiptarët, por fatkeqsisht kjo ka marrur përmasa dhe shtrirje edhe kudo në kurbet dhe pasojat që po vërehen tani do të jenë të dëmshme por ato që do të vijnë pas disa vitesh do të jenë trishtuese dhe afatgjata…! Fajtorët kryesor jan të gjithë qeverit e qeveritarët kudo që kanë qeverisur dhe jo vetem që s’kanë marrur masa parandaluese e ndëshkuese, por ka të dhëna e dyshime se janë bashkëpjesmarrës për përfitime materiale dhe për grumbullimin e vëtave dhe si përfundim për të gjitha pasojat e deritashme dhe në të ardhmen përgjegjësia dhe faj bie mbi institucionet që kanë lejuar shtrirjen e kësaj sëmurje të stërkequr me pasoja afatgjate..!
Pershendetje duke ju uruar per verejtjen …me deshirere ju terhjeki vemendjen nga Shkupin Dardan qe ky fenomen i zhurmes te pa kontrolluar ( qellimisht ) i praktikes islame per thirje te ezanit eshte me i theksuar si askund ne bote , ne ish YU para 30 viteve zerimi i auto parlanteve ne xhami ishte i kontrolluar me decibel qe te mos shqetesoj popullin qe nuk eshte i pasionuar nga ideologjia fetare apo edhe ata qe nuk i pekasin fese , sot zhurma e thirjes eshte aq e pa koordinuar dhe e pa kontrolluar qe edhe une qe i perkas fese islame tradicionale dhe jo nga origjina me pengon jasht mase , kam frike qe edhe konkurentet e fese Ortodokse qe qeverisin per keto 30 vite qellimisht po kontribojne ne injorancen islame sepse duan degradimin islam si ne sjellje po ashtu edhe ne vepra duke patur shumicen islame nga popullata Shqiptare gjysem te asimiluar dhe gjysem te arsimuar . .