ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Edi Rama është miku i shekullit i Beogradit! I respektuar po aq sa Vladimir Putin!

Shkrime relevante

Shpërndaj

  • Njerëzit, familjet, fshatrat, qytetet, shtetet kanë miqtë e tyre. Secili entitet përpiqet që ta zgjerojë miqësinë dhe rrethin miqësor, me qëllim që përmes kësaj të përfitojë prosperitet dhe zhvillim, të përballojë suksesshëm sfidat dhe pengesat, kçanrizat dhe konfliktet! Të bësh miq është një zotësi e natyrshme. Ndërsa të bësh miq nga radhët e armiqve, kjo është zotësi e panatyrshme, e jashtëzakonshme! Kështu ka ndodhur në rastin e Edi Ramës dhe miqësisë së pakufishme të tij me Beogradin!

Mbrëmë presidenti i Serbisë, si për të bërë karshillëk ndaj shqiptarëve që mbrohen prej tij, ka postuar një fotografi nga Beogradi! Në fokus është kryeministri i Shqipërisë. Madje vetë presidenti serb është kthyer skiç për shkak se fotografi ka shkrepur prapa shinës së tij. Duhej Edi Rama në tavolinë përballë Aleksandër Vuçiq e në krah të kryeministrit malazez si dhe të zh. kryeministrit maqedonas të ekspozohej si “Mbreti i tavolinës”, si “miku më i dobishëm i të gjitha kohërave për Serbinë”! Duhej që ai të shfaqej në ballin e oxhakut!

Edhe tradita serbe, jo vetëm ajo shqiptare, e respekton mikun. Sidomos mikun e dobishëm, në këtë rast mikun më të dobishëm të mundshëm. I mundshëm apo i pamundshëm Edi Rama tashmë është miku më i dobishëm i presidentit të Serbisë. Edhe sikur Aleksandër Vuçiq të mos arrijë asnjë sukses në jetën e vet politike, miqësia me kryeministrin e Shqipërisë është e mjaftueshme për ta shënuar atë në histori. I tillë ka mbetur p.sh Nikolla Pashiq për shkak të miqësisë së jashtëzakonshme me Esat Pashë Toptanin. Edhe zoti Rama e ka garantuar përjetësimin e emrit të tij me buste, monumente dhe emra rrugësh kryesore në Beograd! Në fund të fundit kjo është edhe ambicia e tij.

Edi Rama është miku i shekullit i Beogradit! I respektuar po aq sa Vladimir Putin! Madje më shumë sesa ai në pikëpamje të afërsisë shpirtërore me liderët e Serbisë. I nderuar dhe i relaksuar si askund si askush tjetër në botë. Vera e kuqe e prodhimit serb është simbolika që duket dhe e shënon Vuçiq në statusin e tij. Por për miqtë specialë ka edhe shërbime të tjera të veçanta, unike në traditën e Serbisë, sidomos të qeverisë së saj. Ne na kujtohet Ivica Daçiq në samite ndërkombëtare i shoqëruar me eskorta të zogjkave nga Serbia, me qëllim që të rekrutonin liderët afrikanë për t’iu kundërvënë Kosovës. Nëse ata nuk e bënin këtë me çeqe bankare, do ta bënin me më shumë para sesa me para!

Prandaj dhe miqësia speciale, pra miku më i dobishëm, në këtë rast Edi Rama, jo vetëm respektohet, por edhe relaksohet me sauna, masazhe dhe shërbime të tjera të paparashikueshme në ndonjë vend tjetër. Edhe vetë sulltanët e Portës së Lartë do ia kishin zili mikut më të dobishëm shqiptar të Serbisë me këto shërbime dhe me këtë respekt të jashtëzakonshëm që i bëhet në Beograd!

Por ajo që e shton kuriozitetin tonë ka të bëjë me atë, se çfarë fiton Shqipëria e çfarë fitojnë shqiptarët në Ballkan nga kjo miqësi midis Aleksandër Vuçiq dhe mikut më të dobishëm të tij në histori, Edi Ramës! Po përmend vetëm disa pasoja!

Shaip Kamberi është deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë. Ai prej kohësh flet e kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Tash presidenti i Serbisë do t’i thotë “Ti e di se kur e ke mirë me Zotin (Edi Ramën) nuk ka nevojë ta respektosh hoxhën ose priftin”! D.m.th se Beogradit as që ia ndjen se çfarë do të thotë Shaip Kamberi e çfarë nevojash ka Lugina!

Ose nëse Albin Kurti, Vjosa Osmani a dikush tjetër ankohet dhe proteston për prezencën e Serbisë në Kosovë, atëherë Aleksandër Vuçiq do t’i thotë opinionit dhe ndërkombëtarëve: – Çfarë kanë ata në Prishtinë që bërtasin?! Ne i kemi punët shumë mirë me Shqipërinë! Pyeteni Edi Ramën dhe do jua dëshmojë sesa miqësorë jemi ne serbët!!!

Dashuria për mikun më të dobishëm të Beogradit, pra për Edi Ramën, kthehet kësisoj në aventurë, diversion dhe agresion jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Serbia bëhet fillimisht protektor i zhvillimeve ekonomike në territoret tona. Pastaj ngreh këmbën zvarrë dhe ia hap rrugën edhe Rusisë. Dhe prej varësisë ekonomike kundrejt Beogradit e Moskës fillojnë varësitë e tjera. Kësisoj Edi Rama nuk është vetëm miku më i mirë dhe më i dobishëm i Beogradit, është dhe kumbara i investimit ruso-serb në rajon. Ky është misioni i vërtet i Open Balkan!

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Edi Rama eshte Anmiku i shekullit i kombit Shqiptar
    Ky ndien knaqesi qe per shqiptare eshte tradhtar !
    Se pse gjenet i ka te trashigueme prej fashizmit serboqetnik
    Emni Kerstiq Ky shqiptare sesht hiq !
    Ky per shqiprine eshte nje Kallabiq e Drazha Mihajloviq !
    Kosova duhet me i marue muri kinez shqiprise se tradhtarve !
    Ne cdo gjenerate po tradhton shqiprija
    se pse tradhtart i ka linde kulija !

  2. “Perfitimi’ i pare qe po vjel Rama ne kete bashk- bisedim eshte marreveshja, kontrata per pune mes dy vendeve.Qe nenshkruhet me 26 dhjetor ne mos gaboj. Bashkpunim, kembim te fuqise punetore mes dy shteteve.Nga Bangladeshi qe ka kerkuar ky njeri fuqi puntore. qe eshte larg ne fakt tash do te kemi puntore serbe e anasjelltas.Z.Uke e dij qe halli qe na ka ra me kete sharlatan e keni dhe ju.Nje mendim i erret me thote se mos luan teater e diku do te dale.Por vec duke analizuar prejardhjen e tij familjare me iken shpresa se vec luan teater e do t’ja punoje Vucicit.Si dinak e hakmarres qe eshte ( dhe te gjithe diktatoret i kane keto cilesi ) mendoj se Karten Gege – Toske kerkon ta luaje me fshehtesi .Si i jati i tij, daja i tij .S.koleka qe veriun, malsoret i shikojne si te huaj. Kush do te ndaloje kete njeri ???? Ketu eshte problemi. KUSH ???Urimet e mija pranoni z.Uke ,jeni i qarte me cka shkruani.

  3. Enderuar Zojé Rita Te falem nderit per plotesimin e mendimit tim !
    Nje njeri qe i thot vehtes shqiptar duhet me e njofte vujtjen e popullit
    shqiptar te kosoves Atoperjetime te tyre ne film me i pa njeriu normal
    jet pa mend ! Po harron Ram Shtriga cka ka bere serbija
    Gjermanija dhe Franca sa vite kishin mardhenje te ftofta akull !
    E te gjithe shqiptart dhe bota e civilizuar e dijne zullumin qe e ka bere serbija
    ne kosove E Ram kerrstiqi po ban miqesi me ata qe kan bere tmerr mbi shqiptar !
    Kjo eshte e pa bajsshme e pa durueshme dhe teper irituese per njerzit normal.
    Shqiprija e populli shqiptar duhen ta dijne Se shqiptart e jasht kufinit shqipri
    e kan mbrojte shqiprine dhe kurr shqiprija nuk ka qen e tradhtuer prej
    kosove Ndersa na ne kosove gjenerate pas gjenerate kemi perjetu
    tradheti qe nai ka sjelle e mjera shqipri ! Prej Kohes se IsmailQemalit
    Ahmet Zogut , Enver Stalinit e Maocedunit e tash Ky Ram Shtrigu
    Ram kerstiqi i gjate si plepi
    Per shqiptar podvalle qenefi
    Kush rreshtohet per mas tij
    Eshte djale Qeni nenen kuli !
    Qe shesin qikat per pleq nserbi
    me fashista krijojne miqesi
    Edhe flasin ashiqare
    thone seshte mare se kan marre pare !
    Qe cfar vlere kan kategorija e dashamirve te Ram Tradhtarit !

  4. Me preke z.Uke. Eshte me se e vertete qe populli i Kosoves edhe jeten do te jipte per Shqiperine e nga ana jone nuk eshte i njejti vetmohim.Keto qe them i kam pa vete me syte e mi kur jam takuar rastesisht me velleze e motra kosovare ne Greqi , Itali , Austri e Gjermani.M.gj.the divergjencat qe kishim ne biseda patriotizmi i tyre me bente pershtypje te madhe. Me pyet si me siper Drini.us.se pse nuk e ndalojne votuesit socialist kete marri ?Ah ju e dini me mire se kushdo se ai eshte ne at post jo se duhet nga populli por ne te tre votimet ai ka vjedhur votat me bandat qe i ka te shperndara ne krejt qytetet e Shqiperise.Ne votimet e 2013 dhe 2017 votat u blene me miljonat e droges Ka rregjistrime per kete e dosjet jane ne gjykate.Kujtoj Min.e Brendshem.Sajmirin ,qe fikte radaret per te kaluar gomonet me droge.Tash ne 25 prill te ketij viti vjedhja votes u be e moderuar.Pikerisht ne
    muajin PRILL ne te gjithe bashkite ku per dreq jane te gjithe socialiste nga qeveria u dhane miljona Euro gjoja per punime rrugesh,si dhe 5 qytete qe u demtuan nga termeti pikerisht 2 ,3 jave para zgjedhjeve ju shperndane nga 4 mije e ca Euro per familje.Plus dhe patrozhanistet ,politika e re qe kishin te gjitha te dhenat e cdo personi.Shqip ai ka instalu nje rregjim qe me zgjedhje e me at Bashe te pergjumur ai do te rimare dhe dy- tre mandate te tjera. Njelloj si ne Biellorusi.A nuk po qendron dhe ai Juftishenko quhet ne mos gaboj per dekada ?Socialistet per rreth tij jane miljonere e as qe i inereson se c’bon Rama.Ai pas vetes ka vetem 20 % ,krejt nomeklaturen e vjeter komuniste.Votimeve une personalisht nuk u besoj.E mbyll me thenien se ai Romovici e ka hanger turpin me buke.Shprehje qe perdorim ne nga Shqiperia e mesme.Duhet nje bashkim i te gjitheve intelektualeve ,te diaspores ,demokrate per te shpetuar nga ai i cmendur.Jeni te gjithe te mrekullueshem me ne krye z. M Uka ,stafi i Drinit dhe miku im S.Kastrati ku me kenaqsi ja lexoj ditarin e jetes se tij dhe nje pershendetje nga une per nje fund jave te mire !!!!!

  5. Ritë, Mal Uka dhe Stafin e Rev. Drini, ju pershendes.
    Me besoni, se menxi pres ti lexoj komentet tua, Znj. Rite. Me Mal Uken, ka disa vjet qe komentojme, në gazeta e revista, tash viteve te fundit edhe ne Drini.
    Naten e pushime te kendshme!
    Sinani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu