ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Dyfytyrësia e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Bislim Zyrapi dhe Hashim Thaçi

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Edhe njëherë për 17 Nëntorin dhe nëntorët e tjerë shqiptarë”
Dossier Nga Drini.us, 24 Nëntor 2021

Bisedat me Kolonel Agim Mehmetin, edhe për ”Marrëveshjen e Oslos”. Kam edh dy letra të shkruara nga Kolonel Agim Mehmeti  për ”Marrëveshjen” në Oslo, ku pjesëmarrës ishin edhe Adem Demaçi, Xhavit Haliti etj.

Pas vrasjes tinzare të Kolonelit Ahmet Krasniqi, ish Ministër i Luftës, i luta disa miq (si vëllezër për nga besimi, vëllezërit Ismet e Saim Lush Tahiraj) që t`ma dërgojnë numrin e telefonit të Agim Mehmetit, Zëvëndës Ministër i Luftës.
Agimi, edhe si njeri, si familje e ushtarak ishte i pashoq. Ai më lutej që kur flisja, ti inqizoj bisedat sepse si dukej pritonte të më shkruaj letra për dy arësye, sipas meje. E para ishte sëmundja e cila iu keqësua viteve të fundit dhe, arësyeja e dytë, mendoj unë ishte sepse nga friga se mos po bënë gabime gjuhësore që për mua nuk e kishin rëndësinë e dorës së parë.
Agimit, kolonel Krasniqi, ia kishte sigurua edhe një kali që kur të udhton në Shqipërinë e Veriut, për shkak të terenit të vështirë ku nuk mund të vozitej me makinë, ai të kishte kalin e shalës.
Bisedat me Agimin kanë qenë të shumta. Ai pa fije pritese dhe gjithnjë ishte i gatshëm të më tregoj për jetën ushtarake, si oficer në ish APJ-në, takimet me ushtarët e rinj dhe kadetët ushtarak shqiptar.
Po e tregoj një tregim që nuk më hiqet nga mendja.

-Sinan, shumica e oficerëve të rinj shqiptar që martoheshin, kishin gratë shqiptare. Gratë e tyre kur vinin në qytete (psh në Sarajevë), nuk dinin gjuhën shqipe. Kur ne kishim ushtrime ushtarake, duhej dërgua kuririn në shtëpi me letërthirrje. Për mos i qit në pozita të vështira nuset e reja shqiptare, sepse nuk e kuptonin serbo-kroatishtën, unë caktoja edhe kurirët ushtarë shqiptar që nuset shqiptare mos të ngushtohen kur në derë troket kuriri ushtar.
Unë kam një deklaratë të një nuse (tash gjyshe) shqiptare të një ish oficeri shqiptar e cila pasi kisha shkruajtur për disa nga ish spiunët oficerë shqiptar në ish APJ-në, pasi ishte vrarë Koloneli Ahmet Krasniqi dhe Koloneli Agim Mehmeti vdiç, ajo mu lut që të ia dërgoj numrin e telefonit të gruas së Agim Mehmetit, ti shpreh ngushllime dhe ta falenderoj për ndihmën që Familja Mehmeti iu kishte bërë, kur ajo kishte më së shumti nevojë, si nuse e re në Sarajevë.

A i mësuan Bislimi e Hashimi rrenat nga Dobrica Qosiq ?

Për shkak se ajo ka fëmi të rritur dhe i vie keq prej fëmijëve, nuk dëshiron ta zbuloj se kush është ajo. Ajo është e ndarë nga ”burri” dhe tash jeton në shtetet e BENELUKS-it.
Ish burri e kishte lënë në kohë lufte, me barkun sa koshi.
Por të dalim te Bislim Zyrapi.

Një kopje e një dëshmi për Bislim Zyrapin

Agim Mehmeti e ka ”falur” Bislimin për spiunimin dhe më vonë edhe si dëshmitar i rrejshëm që Agimi mbajti afro 3 vjet burg.
Nuk ishte vetëm Agimi që doli para Gjykatës Ushtarake në Sarajevë, më datë 27 mars 1987, me nr. I K numër 20/87 (I K broj 20/87):
Ushtarakët e akuzuar:

1.Agim Mehmeti,
2.Xhafer Kabashi,
3.Miftar Ziba,
4.Shabi Dermaku,
5.Rrahim Ademi,
6.Xhavit Shaqiri,
7.Musë Hoxha,
8.Xhemë Ademi,
9.Tahir Mehmeti dhe
10.Enver Idrizi.

Përve ç me Agim Mehmetin, njoh edhe Rrahim Ademin, Gjeneral në pension në Kroaci I cili ishte shok klase me mikun tim, të shkollës, Dr. Shukri Gërgjaliun nga Stidimja e Viushtrrrisë. Pastan, disa kam folur edhe me Miftar Zibën dhe natyrisht edhe me Bajram Mehmetin, vëllait të Kolonelit të Madh, Agim Mehmeti.
Një tjetër dobësi e “njerëzve” si çifti i Bislim Zyrapit është se ata përveç që nuk zgjedhin mjete për me arritur qëllimet e tyre të pista e antikombëtare, rrenën e kanë mjetin më të forte.

Bislimi nuk e njohu e as nuk e pranoi FARK-un. Ai e kishte harrua edhe ish eprorin ushtarak dhe profesorin e Akademisë Ushtarake Agim Mehmetin:
Po si është e mundshme që një spiun i një ushtrie pushtuese të emërohet ”këshilltar” i presidentit të Kosovës, konkretisht Hashim Thaçit?
Dëshmi për tradhti kombëtare kundër luftës çlirimtare të Kosovës si nga ish presidenti dhe ish këshilltari, Bislim Zyrapi, ka me bollëk.
Unë po paraqes një të Bajram Mehmetit, marrë nga një shkrim i Major Nazif Ramabajës.
”Një sqarim për opinionin e gjerë nga une BAJRAM MEHMETI:
Bislim Zyrapi jo vetëm se ka dëshmuar rrejshëm kundër vëllaut tim tani të ndjerë Agim Mehmetit, por e ka spiunuar në vazhdimësi Agimin, ka bashkëpunuar fortë me organet e sigurimit ushtarak serbo-jugosllav të ushtrisë serbo-jugosllave, gjë që është vërtetuar edhe gjatë procesit të hetuesisë dhe gjatë gjykimit kundër Agimit dhe të tjerëve.
Ate që e ka lënë me shkrim Agimi e vërtetoj edhe unë, natyrisht me përgjegjësi morale, penale dhe kombëtare. Këtë që po e them e vërtetojnë edhe dëshmitë e shumta me shkrim si dhe dëshmitarët e shumtë një pjesë e të cilëve fatmirësisht janë gjallë. Bislim Zyrapi, në ato vite, ka bashkëpunuar me UDB usharake me zell të madh, me këmbëngulësi, paturpësi dhe vetëdije të plotë.
Ai nëse do të kishte sadopak ndërgjegjje do të dilte publikisht dhe do të kërkonte ndjesë për krimin e bërë kundër vëllaut tim Agim Mehmetit dhe familjes sime të gjerë Mehmeti. Sa shumë kemi vuajtur ne si pasojë e veprimeve UDB-ske të këtij farë Zyrapit!
Caktimi i Zyrapit Shef i Shtabit të UÇK-s e më vonë Këshilltar për Siguri Kombëtare nga ana e Presidentit të Kosovës si dhe dekorimi i Zyrapit me Dekoraten për merita kombëtare shtron pikëpyetje të mëdha. E nuk është se gjatë luftës nuk kanë qenë të njoftuar. Unë personalisht e kam pasë njoftuar një antar të Shtabit të UÇK-s për veprimtarinë udbeske të Zyrapit. Megjithate?!”

Megjithatë, jeta ecën e pasurohet me jetë të tjera: Kaltrina, vajza e vogël, pasuria e madhe e jetës sonë, që u lind më 1 qershor …

Vazhdon

Malmö, 25 nëntor 2021

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. Aha… hmm. perseri ky zotri Kastrati me te imagjinuara “teorije zavjere” e ne manire te nje doon kishoti i cili… keshtu her pas here e mban ne dore shpaten dhe ne imagjinate lufton me armiq te imagjinuar dhe flet me ta derisa e valon disi ate shpate neper ajr ja nepr toke tu i kerku ndonjehere dhe skranje per me pas me kend dhe kah kujt/ckafit te e drejton shpaten Peresi Kastrati qe deklaroi ketu: “Ti je e dyshuar per vrasje te Ahmet Krasniqit” e tash me te njeten manire donkihotike drejtoi gishtin, shpaten kah Bislim Zyrapi. Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati, por… por… Bislim Zyrapin ne kete kontekst edhe keshtu…. E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle dhe cdokush tjeter si, tjeter version me do shtesa ekstra. Dhe ne fund qe… Kastrati, e si plake gjyse e shurdhuar, pertej tarabe oborit te shpise po degjon versionn e plakes kojshikes dhe menjehere e percjelle tutje, ne kete rast ketu. Dhe e permend qe e njef Rrahim Ademin. Dhe asgje me teper per Rrrahim Ademin se sa qe e njef Rrahim Ademin. Dhe perseri ne rrethe e ne rotullime pallavrash, pallavra… Ndoshta kish qene zbavitse kjo e ketij… Sinani nese kish eksistu rubrika: Thash e thame dhe ketu te ipet hapsira Kastratit dhe imagjinates te Tij. Te e them shkurt: Nuk je kompetent e as i denje qe vetem te ia permend emrin Bislim Zyrapit, e le mo qe te thuash nje fjale, nje germe qe e permban emri i Bislim Zyrapit.

  2. Diana Rexhepi, Duke lexuar rastësisht në Facebook hasa edhe në shkrimin e Zotëri Kastratit dhe natyrisht edhe në reagimin tënd. Nuk jam i sigurt nëse je gazetare por në këtë rast kjo gjë ka pak rëndësi. Pa dashur që të futem në debate të tepërta, unë po të informoj se çdo gjë që e thotë Zotëri Kastrati në lidhje me Bislim Zyrapin, e që zotëri Kastrati i referohet shkrimit tim, është e vërtetë. Përndryshe, po të njoftoj se unë jam Bajram Rrustem Mehmeti nga fshati Botushë, komuna e Gjakovës, vëllau i tani të ndjerit Agim Mehmeti. Mbrotja nga kushdo qoftë, edhe në mënyrë të tërthortë, e Bislim Zyrapit për veprimtarinë antikombëtate të Zyrapit në Ushtrinë Jugosllave do të duhej të konsiderohej si bashkësolidarizim me atë veprimtari. Zonja Rexhepi, ne shkrimin tënd, ndoshta pa qenë e informuar drejtë, duke mbrojtur njeriun e lig, Bislim Zyrapin, mua personalisht por edhe familjes time Mehmeti, na trazove plaget dhe na ripërkujtove pasojat e vuajtjeve të shkaktuara nga veprimtaria udbeske e Bislim Zyrapit.

    • Nuk e komentova kete shkrim ne Facebook por vetem ketu. Pra geneshtra e Juaj zotri, e amatore, po tregon se ky koment i Juaji eshte i porositun.

      • Përgjegjja ime e postuar ne FB:
        Duke lexuar këtë shkrim, në të cilin permendej edhe emri im dhe familjes sime, reagova në thënjet e një Zonje me emrin Diana Rexhepi e cila në komentin e saj shkruan se Zotëri Kastrati nuk e thotë të vërteten për Zyrapin. Ndersa unë replikova duke thënë se Zotëri Kastrati në lidhje me shkrimin tim për Zyrapin e thotë ate që është e vërtetë. Pas reagimit tim, shkruan prapë kjo Zonja Rexhepi dhe thotë se paskam gënjyer dhe se shkrimi qenka i porositur. Është e drejtë e saj që kjo Zonjë të mendojë çfarë të dojë, mirëpo për lexuesit e mundshëm do ta sjellë në këtë profil ate qe e shkrova në faqen DRINI.us. Saktësoj se në atë faqe hyra nga profili i Bislim Hoxhes. E sa për atë që ajo thotë se shkrimi im qenka i porositur mund ti them, pa modesti, kësaj Zonje, se unë nuk jam person që shkruaj sipas porosive, nuk shitem dhe nuk blihem dhe se gjithmonë e kam thënë vetëm të vërteten pavarësisht se ajo mund ti dhemb dikujt shumë.

  3. Reagim me shkas.
    Pas disa reagimeve që ende po vazhdojnë, e pash të arsyeshme edhe unë të reagoj, një reagim ndryshe nga ai i Dianës si për nga gjuha ashtua edhe përmbajtja.
    Do të shkruaj qysh flas që Diana ta kuptoj sepse, si duket ajo ka nevojë me ia dërgua një ABETARE.
    Dje, pas publikimit “Dyfytyrësia e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit” në Drini.us në rubrikën “Dossier”, dt. 25 Nëntor 2021, autor isha unë, Sinan Kastrati, ende pa u tharë ngjyra, reagoi Diana Rexhepi.
    Lexues të nderuar të Drinit, ka disa vjet që bashkëpunoj me Revistën Drini prandaj edhe jam i detyruar të jap disa shpjegime në lidhje me reagimin e kësaj zonje ”të hekurt” e të ”pamposhtur”.
    Nëse lexuesi i ndershëm ia ”lshon ni sy” edhe njëherë shkrimit tim do të bindet se me asnjë fjalë pos fakteve që janë të njohura për lexuesin shqiptar të Drinit dhe gazetave e revistave tjera, nuk e kam e kam ngarkua Bislim Zyrapin, përkundrazi, nuk i kam thënë të gjitha, ato që i di.
    Dritëro Agolli, iu thonte studentëve të gazetarisë, në UT, ku edhe ai ligjëronte një lëndë të gazetarisë dhe një kohë ishte gazetar më i njohur i ”Zërit të popullit”: ”Mos e merr lapsin me shkruajt, nëse të mungon fakti”.
    Diana më quan Don Kishot (”doon kishoti i cili… keshtu her pas here e mban ne dore shpaten dhe ne imagjinate lufton me armiq te imagjinuar dhe flet me ta derisa e valon disi ate shpate neper ajr ja nepr toke tu i kerku ndonjehere dhe skranje per me pas me kend dhe kah kujt/ckafit te e drejton shpaten”, me një shqipe të bastarduar.
    Dhe vazhdon “Ti je e dyshuar per vrasje te Ahmet Krasniqit” e tash me te njeten manire donkihotike drejtoi gishtin, shpaten kah Bislim Zyrapi. Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati”.
    Dianë, do të turpërohesha po të flisja e shkruaja kështusi ti ”por… por… Bislim Zyrapin ne kete kontekst edhe keshtu…. E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle dhe cdokush tjeter si, tjeter version me do shtesa ekstra”,
    Dhe Diana e mbyll me ”Sinani nese kish eksistu rubrika: Thash e thame dhe ketu te ipet hapsira Kastratit dhe imagjinates te Tij. Te e them shkurt: Nuk je kompetent e as i denje qe vetem te ia permend emrin Bislim Zyrapit, e le mo qe te thuash nje fjale, nje germe qe e permban emri i Bislim Zyrapit”.
    Dianë, unë ato që i kam thënë, nuk ia hjeku as edhe një presje, është punë e jote a të pëlqen ty a jo.
    Emrat e ushtarakëve që i kam përmendur, nëse ata e lexojnë shkrimin tim dhe reagimin tënd, do të përgjigjen ty, me ”shpatën e Aliut e gjuhën e kadiut”.
    Dianë, populli e ka një fjalë të urtë, ”Ma i mirë âsht sherri i sabahit se hajri i akshami”, përndryshe ppo mos të ishe kështu, nuk do të ishe zgjua natën të ”reagosh”, po mos të kishe siklet por do të pritshe deri në mëngjes e pastaj, ”dita e re, nafaka e re”.
    Edhe plakat, gjyshet, thonin ”Po s`pate pasqyrë, … shikou me një kalenicë ”me ujë” e kqyre vehten” (kërkoj falje nga lexuesit por kjo vlen vetëm për dianat)
    Unë kam bisedua, disa herë me Kolonel Agim Mehmetin dhe nuk besoj që ka pasur burrë më të urtë e ushtark më të zotin.
    Edhe me Major Nazif Ramabajën, edhe tash flasim e bashkëpunojmë. Ai jeton në Suedi dhe është e drejtë imja nëse e interpretoj një shkrim të dikujt. Përgjegjësia është individuale.
    Me Familjen e Agim Mehmetit, i kam rrallua bisedat për mos me thënë i kam ndërpreë kontaktet. Vetëm kur ka vdekur Koloneli iu kam shprehur ngushllime. Nr. e telef. të Bajram Mehmetit, vëlla i Agimit, gjithashtu kadet në Akademinë Ushtarake, deri sa përjashtohet, nuk e kam pasur, ma ka dërgua Saim (Lush Alija I Belegut) Tahiraj. Asnjëherë dhe kurrë nuk do të bija në nivelin tënd e ta porosisja dikend të shkruaj kundër teje, as Bajram Mehmetin.
    -JO!
    Edhe me Miftar Zybën kam bisedua, herën e fundit para 2 vjetëve dhe mu ka lutur që kur të shkoj në Kosovë, ta vizitoj në Prizren, ku punonte dhe jeton-te.
    Me Rrahim Ademin nuk kam bisedua por di shumë gjëra që mi ka thënë ish shoku më i mirë i klasës së Rrahim Ademit, Dr. Shukri Gërgjaliu, mjek nga Studima e Ultë Vushtrrisë.
    Dëshirë e Gjeneral Ademit ka qenë me ardhur në Kosovë e me e ndihmua TMK-në, tash FSK-në por, ka pasur disa kërkesa, kushte ti quaj kur Sylejman Selimi ishte Komandant i sh TMK-së.
    Shukriu, punonte si mjek vullnetar në ish TMK-në në Mitrovicë dhe krenohej se po e ndihmon ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Shkukriu ka shërbye si mjek gjatë kohës së luftës. Ka qenë edhe dëshmitar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë kur gjykohej Sllobodan Millošević.
    Është ndër miqt më të mirë që kam. Ai pra më ka tregua për bisedat që kishte me Gjen. Ademin dhe ish udhëhqjen e ish TMK-së
    Personat që i kam përmend, përveç Kolonelëve Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti, janë gjallë e shëndosh e mirë, si mollat e Tetovës.
    Dianë, karakteri yt, është i ngjashëm me personazhet e Floberit, (”Madame Bovary”, Gustave Flaubert) dhe të Thomas Mann, “E mashtruemja” një roman më pakë i njohur në krahasim me “Buddenbrooks”.
    Madam Bovari, e kujton vdekjen e rrethuar nga dashnorët me lule në duar duke qajtur, e ajo vdes në një një rrugicë me baltë në një lagjeje varfnjakësh. Kënga e një lypsi dhe era dërmuese e … e shoqrojnë ”Zonjën Bovari” në minutat e fundit të jetës, pa lule e dashnor.
    E mashtruemja, është një plakë që e dashuron një djalë të ri.
    Sinan Kastrati, Suedi
    Malmö, 26 nëntor 2021 (ora 10:01)

    • Një përgjigje e domosdoshme e Redaksisë së Drinit,

      Natyrisht se nuk po i pergjigjemi Sinan Kastratit e as atyre që e përmendin emrin e tij, por Redaksia e Drinit vazhdon të shprehë pakënaqësinë dhe mospajtimin e saj me këdo që reagon ndaj cilitdo autor shkrimesh këtu, duke përdorur një gjuhë që nuk përkon me shkrimin, apo që merret me autorin e jo me shkrimin dhe përmbajtjen e tij. Një shkrim i këtij apo atij, i kësaj apo asaj, mund e duhet kritikuar me gjuhën e bazuar në fakte dhe dëshmi të kundërta, që gjithsesi duhet ta plotësojnë atë shkrim, e jo për motive të tjera.
      Drini nuk dëshiron që të keqpërdoret hapësira e komenteve për gjëra që mund të sjellin grindje e ngatërresa të padobishme dhe joproduktive.

      Me respekt e nderime për të gjithë ata që shkruajnë dhe e lexojnë Drinin.

      Redaksia e Drinit.

  4. Një përgjigje e domosdoshme dhe një reagim edhe më i domosdoshëm
    E nderuara Redaksi e Drinit,
    Reagimi im i sodit ishte i domosdoshëm. E shkrujta për ta mbrojtur integritetin tim personal e intelektual nga sulmet e pandërprera të Diana Rexhepit.
    Historia e reagimeve e polemikave deri në sharje e ofendime të Dianës kundër meje kanë fillua kur unë reagova ndaj saj, për Kolonel Ahmet Krasniqin dhe mënjëherë kërkova falje.
    Mendova se ajo u ”pajtua”, por jo. Ajo filloj përsëri me të vjetrën dhe dje arriti në majën duke më quajtur edhe të cmendur ”Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati, por… ” .
    Fjala më e lehtë e saj ishte të më quaj ”doon kishoti” që mirrem me thash e thëne ”E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle” etj.
    Komenti i saj është ende në faqen e komenteve dhe mund të lexohet e komentohet nga të gjithë, edhe nga përgjegjësi i Redaksisë së Drinit.
    Unë përsëri kërkoj falje për fjalorin e gjuhën që kam përdor kundër Dianës sot. Në fjalinë e fundit ”Dianë, karakteri yt, është i ngjashëm me personazhet e Floberit … dhe të Thomas Mann”, ndoshta nuk është dashur të thuhet ose, të thuhën pakë më ndryshe por ajo s`u ndal edhe kur kërkova falje.
    Po e mbyll me Dianën me shpresë se emri im, nuk idel përpara më asaj si cung para derës.
    Ditën!
    Sinani, Suedi

  5. Te nderuar lexues te ketyre shkrimeve qe i nxiti
    Diana Rexhepi ! Ne nje koment ma heret iu kam drejtue
    Kesai gazetarje tue i thane :Mos na trego neve per
    Kosove e kosovarë, se je larg prej Kosovës, kulturës dhe
    traditës!
    Na ne Kosove njifem dhe qysh ne rini lidhjet
    miqesore i kemi kriju me parime te shnosha kombetare
    dhe nuk skuqemi e nuk na vjen marre ! Krejt femnat e
    gjenerates time, qe ateher kan studiju. Te gjithat kan
    kriju familje dhe kan trashigimtarë e shumë perparimtar
    Lexova qe shkruan se Ti e paske pas formue HDZ në Kroaci.
    Edhe paske pase shkue neper takime ne Gjermani
    Tek neve thuhet se budalla trimnin e ka pa kajare
    dhe vehtes i ban zarare !Sinanit po i thue shko te mjeku.
    Kjo është fyerje, Diana!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu