Helikopterët fluturojnë mbi Brestsky, Bjellorusi, në lidhje me një stërvitje ushtarake të planifikuar nga forcat e armatosura ruse dhe bjelloruse. Fotografia u publikua nga Ministria Ruse e Mbrojtjes të premten e kësaj jave. Foto: AP
Gjergj Kabashi
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës para disa ditësh tek profili i vet në fb kishte shkruar se e ka pritur në vizitë një personalitet të njohurt të lëvizjes atdhetare, përndryshe i njohur si udhëheqës (apo ndër udhëheqësit) e Pranverës Shqiptare të Vitit 1981. Personin që e kishte pritë Ministri i Mbrojtjes, i kishte sjellë Ministrit edhe disa libra të tij si dhuratë. Atë e njof dhe nderoj për atdhedashuninë dhe ndihmesën e dhënë për lirinë e vendit.
Megjithatë, përderisa e lexoja tekstin e shkruar nga Ministri për të, më shkoj mendja se athua pse është e rëndësishme një pritje e tillë në këtë kohë dhe në këto rrethana në botë, kur Ministri dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës duhet të jetë institucion ekskluzivisht ushtarak, që merret pandërpre me analiza të thella të mbrojtjes së vendit dhe asgjë tjetër.
Në kohën e tensioneve luftarake mes dy shteteve, ku Rusia e ka rrethue Ukrainën me mbi 150 mijë ushtarë, është e pakuptueshme dhe e palogjikshme të presësh secilin prej nesh, pavarësisht atdhedashunisë që e kemi treguar dikur.
Krahas konfliktit të mundshëm Rusi-Ukrainë, në kufinjt e shtetit të Kosovës është Serbia që vazhdon ti “mpreh dhëmbët” për të pushtuar pjesë të Kosovës, apo po të mundej edhe më shumë se aq.
Natyrisht se krerët e Ministrisë së Mbrojtjes duhet të kenë gjithmonë kohë për biseda informuese me Presidenten, Kryeministrin, KFOR-in apo përfaqësues të dalluar ambasadash, por jo me të tjerët, pavarësisht se kush mund të jenë ata.
Ne duhet të shpresojmë dhe të angazhohemi vetëm për rregull dhe disiplinë ushtarake, përderisa e kemi Serbinë që nuk i fsheh planet e saja ripushtuese dhe që nga Kushtetuta e saj se ka hequr fare Kosovën, që e konsideron pjesë të saj.
Ushtarakët, pa përjashtim e të gjithë me rend në mendje duhet ta kenë gjithmonë Kosovën dhe kufinjt e saj, ndërsa mbi tavolina hartën e vendit.
Ushtria duhet me u ditë që është Ushtri, e jo shoqatë që përkujdeset për atdhetarët apo ku pihet “çaji i rusit” apo që pihet i papenguar duhani, megjithëse ekziston ligji për mospimjen e tij në objektet e mbyllura.
Këtë që e theksova në fund, e rikujtova për shkak të përvojës sime të para disa vitesh, kur së bashku me një të njohshëm shkuam të takoheshim me Haki Demollin, (në të vërtetë , une isha vetëm i pranishëm në takimin mes tyre) që në atë kohë ishte Ministër i Mbrojtjes.
Këtë përjetim se kam thënë kurrë publikisht, por isha i zhgënjyer kur brenda atij objekti aq të bukur arkitektonik, në gjithë hapësirën e brendshme të tij, ndihej era e duhanit.
Ishte një ndjenjë dhe përshtypje shumë e keqe, të cilën kam pasë dëshirë të madhe që ta harroja e mos ta kujtoja më.
Shpresoj shumë që Sot të mos pihet më duhani në atë objekt, që është sinonim i sigurisë për vendin.
Nuk e harroj kurrë një thënje të Diana Rexhepit, gazetares së njohur nga Zagrebi, se si pak para luftës në Kosovë ishte takuar me udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë, të cilët në vend se ti flisnin për situatën në të cilën gjëndej Kosova e me atë edhe Shqipëria, kishin qenë të frymëzuar e dehur aq shumë duke jetuar “në botën e poezisë”, sa që gjithë kohën i kishin folur vetëm për poezitë që i kishin shkruar dhe ishin munduar ta bindnin gazetaren e njohur “për vlerat” e pozisë së tyre!
O Tempora, o Mores!
Sigurisht se Ministri i Mbrojtjes së Kosovës nuk është i tillë, por situata e sotshme në botë që rrezikon të kthehet në luftë botërore nëse Rusia e pushton Ukrainën, duhet të mirret me seriozitetin më të madh.
Ne duhet të mendojmë gjithë kohën për aleatët, por s’duhet ta heqim nga mendja as situatën kur pa pritur e kujtuar mund të mbetësh i vetëm dhe vetëm me forcën e krahëve tu …!
PËR NJË NGJARJE TË HIDHUR E TRAGJIKE nga një kaluar e afërt, që s’po e kujtojmë ashtu sikurse që e meriton ajo
Foto: Behlul Jashari, gazetar i ish-gazetës Rilindja
Piktori nga Mitrovica, Sali Shkupolli e jep përshkrimin më të mirë të gjendjes së shqiptarëve të dëbuar nga serbët dhe Serbia nga pjesa e veriut të Mitrovicës para 22 vitesh:
Sali Shkupolli, piktor nga Mitrovica
“Qytetaret e veriut te Mitrovicës bredhin rrugëve të Kosovës si refugjatë, falë politikës së keqe që është bërë këto dy dekada.
Fshatrat e Shales së Bajgores janë boshatis nga kushtet e rënda të jetesës!”.
Edhe kjo ngjarje ndërlidhet me pushtimin serbomadh të një pjese të territorit të Kosovës, madje një vit pas lirisë së vendit me datën 3 e 4 shkurt 2000.
Fjala është për dëbimin me dhunë të madhe luftarake të afro 15 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës me datën 3 e 4 shkurt 2000. Në Kosovë kësaj radhe për herë të parë pas 22 vitesh u kujtuan ngjarjet e pasojat e asaj kohe për vendin. E kujtoj kryetari i Mitrovicës së jugut Bedri Hamza, si dhe Kryeministri Albin Kurti. Ata i pritën pasardhësit e 10 të vrarëve. Kjo ishte një shenjë e mirë e këndelljes dhe përkujdesjes shtetërore për shtetasit e vet që u vranë në banesat e shtëpitë e veta.
Por, nuk u fol ashtu qysh u takon njerëzve të shtetit, që ata banorë të shpërnulur me dhunë duhet të kthehen domosdoshmërisht dhe me planprogram shtetëror që nuk bënë lëshime e as që u shmanget detyrave e obligimeve për shtetasit që të jetonë të lirë në vendin e vet. Prandaj mospërmendja e kthimit të të gjithë të përndjekurve nga veriu i Kosovës në “Natën e Kristalt” me 3-4 Shkurt 2000 e as dëmshpërblimi i tyre për dhunën e kësaj nate të tmerrit dhe për dy dhjetëvjetsha vuajtjeje të madhe e mbi të gjitha gjetjen dhe dënimin e kriminelëve serbë, është e pafalshme.
Kështu nuk guxon me ndodhë më se ai kryetar komune apo kryeministër që se përmend kthimin e banorëve në vendin e vet si domosdoshmëri e natyrshmëri, ai nuk mendon seriozisht as për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit të vet në kohën kur Serbia me planprograme shtetërore e serbizon me të madhe që njëzet vite atë pjesë të Kosovës.
Vërtetë 3 dhe 4 shkurti i vitit 2000 e paraqet një kohë të zezë për Kosovën, pasi që nga pjesa e Mitrovicës , matanë Lumit Ibër , u vranë dhjetë shqiptarë dhe u shpërngulën me dhunë pothuaj 12 mijë veta, madje disa të tjerë thonë 15 mijë veta.
Sidoqoftë me shpërnguljen e tillë masive të shqiptarëve nga ana e strukturave shtetërore të Serbisë brenda asaj pjese të Kosovës, u bë spastrimi më i madh etnik dhe ndryshimi i plotë demografik i strukturës etnike në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Bedri Hamza (PDK), sot pothuaj për herën e parë pas 22 vitesh i pritën familjarët e disa nga të vrarët në masakrën e asaj kohe.
Më bëri përshtypje ky mendim i Bedri Hamzës, kur : “… i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.”
Jo i nderuari Bedri Hamza, jo!
Jo, z. Kryeministër Kurti!
“Pllaka përkujtimore”, mund të vij e fundit, pasi me rëndësi jetike për Kosovën është përgatitja për kthimin e të gjithë banorëve të shpërngulur shqiptarë në atë pjesë të qytetit, sikurse edhe të serbëve që duan të kthehen në vendet ku i kanë pronat e veta, në pjesë të ndryshme të Kosovës.
“Pllaka përkujtimore” prodhon vetëm histori e kujtime për një të kaluar, ndërsa me rëndësi është kthimi i banorëve në vendin e vet prej nga janë dëbuar me dhunë.
Andaj: Mos harro …!
Kush e harron dhe nuk ia jep shpjegimin dhe përgjigjen që duhet asaj tragjedie nga historia më e re mitrovicase, ai nuk mendon seriozisht apo është i paaftë të gjykoj e mendoj edhe për integritetin territorial të vendit.
Mitrovica andaj Lumit Ibër (pjesa veriore e saj), gjithmonë ka qenë pjesa më e industrializuar dhe ekonomikisht më e zhvilluar në Kosovë qysh në kohët më të hershme, në kohën e autonomisë së KSA të Kosovës e deri me datat 3 e 4 shkurt 2000, ku shqiptarët gjithmonë kanë qenë më të shumtë në numër, ndërsa për shkak të ati dëbimi tragjik nga forcat e kamufluara ushtarake e policore të Serbisë nuk është më ashtu siç ka qenë.
Kryetari i Mitrovicës së jugut Bedri Hamza, Kryeministri Albin Kurti dhe mbarë udhëheqësia politike e shtetërore e shtetit të Kosovës nuk kanë të drejtë dhe as nuk guxojnë të pajtohen as në heshtje me atë spastrim etnik të asaj pjese të qytetit, qysh mund të thuhet me eufemizëm për dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.
Nuk ka të drejtë e s’guxon të pajtohet askush në vend me rezultatet e kolonizimit të hapur që për 22 vite me radhë është duke e bërë Serbia në brendinë e shtetit të Kosovës.
I nderuari Gjegj Kabashi, qellimisht po te shkruaj ketu ne rubriken ”Komente” qe te nxis debatin edhe te lexuesit e tjere.
Shkrim me vlere e fjale me vend e ne kohe por nuk me besohet se ish oficeret e Ministrise se Mbrojtjes kane bisedua per poezinë ne nje bisede ta quaj serioze ne kohe lufte, siq ishte Kosova e okupuar nga Serbia. Ata sigurisht do te kene bisedua per ”dashurine” por edhe per martesat etj. por dashuria dhe çkirimi i Atdheun ishte keyesore dhe mbi te te gjitha. Te tjerat ishin te rendit te dyte e te trete ”Nuk e harroj kurrë një thënje të Diana Rexhepit, gazetares së njohur nga Zagrebi, se si pak para luftës në Kosovë ishte takuar me udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë, të cilët në vend se ti flisnin për situatën në të cilën gjëndej Kosova e me atë edhe Shqipëria, kishin qenë të frymëzuar e dehur aq shumë duke jetuar “në botën e poezisë”, sa që gjithë kohën i kishin folur vetëm për poezitë që i kishin shkruar dhe ishin munduar ta bindnin gazetaren e njohur “për vlerat” e pozisë së tyre!
O Tempora, o Mores!”
Te pershendes nga Malmö !
Sinani, Suedi
Sinan i nderuar,
Diana më tregonte për fjalët që i kishte dëgjuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, në kohën e shembjes së disktaturës. Në realitet, rrëmuja është shtuar edhe pas marsit të zi 1997, kur pothuajse u shemb një shtet dhe ushtrija e tij. As ajo, as ti e as une nuk mund t’ua mohojmë atdhedashuninë oficerëve shqiptarë, por duhet ta pranojmë se rrëmuja ekzistonte. Fundja njerëzit që i tejkalojnë traumat diktatoriale, qofshin edhe oficerë apo qytetarë të thjeshtë, perceptimin e realitetit e kanë shpesh të gabueshëm. Une raportoja kohëpasokohe për gazetën Rilindja nga Shqipëria në vitin 1996 e 1997 dhe më ka ndodhë që persona bukur me emër, të më thonin , se : “Serbia s’është ashtu e keqe, qysh e paraqisni ju kosovarët!”.
Të shkuara, të harruara …!
Të përshendes, Sinan Kastrati !
Faleminderit per sqarim !
Tash e kuptova, pra nuk behet fjale per ish Minitrine e Mbrojtjes- FARK-un, e pranveres se vitit 1998.
Edhe njehere: Faleminderit shume e pune te mbare arevistes ”Drini.us”!
Sinani, Suedi
Lutem se pari nje mirekuptim nga dy zoterinjte e nderuar z.Sinani dhe z.Kabashi.Nuk shfaqsoj aspak qendrimin e punonjesve te M.B.kushdo qofte posti i tyre .Dihet mire se ato vite pas renies se diktatures me te eger ne europe anarshia e kolapsi arriten kulmin ne vitet 96,97,98 dhe mjerisht kur Kosova ndodhej ne prag te luftes gazetarja Rexhepi degjonte te flitej per poezi , romantizem .Prania e nje femre ndez biseda te tilla.Per mua aspak cudi se ne ato vit – fillimet e lirise se munguar njerezeve u jipej mundesia te shpreheshin lirshem per poezi , per ato tema qe ishin te ndaluara ose tabu.Pyes se cfare do te degjonit ne vitin e pare e jo pas pese vitesh ne lirI ?Shume kjarte e perkufizon autori Kabashi se njerez qe perjetojne trauma diktatorjale perceptimin e realitetit e kane shpesh te gabuar.Ky ishte realiteti i asaj shoqerie ,kjo ishte botkuptimi i nje populli te tere qe dhe poezite i kishim te censuruara e me se tepermi te huazuara. Kjo trushplarje do dhe gjysem shekulli te largohet krejtsisht.Pasojat i shohim dhe sot .
Kaloi kohe e gjate pa shkrimet e Diana Rexhepit.
E qartë …, por shkrimet Diana Rexhepit e tjetrit i botohen kurdo që ti nisë.