shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
“ Në Dibër të Madhe ( viti 2013 ) u bë përurimi solemn i Xhamisë së Sahatit nga Ruzhdi Lata, myftiu i Dibrës, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, shkruhej në shtypin e asaj kohe. … Edhe përkundrejt këtij fakti, in-stitucionet lokale, organizata dhe shoqatat, thonë se bëhet fjalë për përkrah-je humanitare me vlera të larta. Sipas Myftinisë së Dibrës, (një dibran) ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizo-het me 100 dritaret të oborrit të saj, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë se shtetit shqiptar. Evenimente të tilla të bukura e të paharruara mund të ndodhin vetëm në Dibër të Madhe, në Dibrën e Perëndisë, bujarisë, besës, mikpritjes, urtësisë, të pushkës e mençurisë. Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi, kulla e Sahatit dhe 100 dritaret në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“ Ironi shqiptare , ndërtohet Xhamia e Hajredin Pashës , me 100 dritare për “hatër” të 100 vjetorit të Pavarësisë ! Pavarësia nga kush ?
Cili ishte Hajredin Pasha ? ( 2013 ) Shikoni “ patriotët “ i ngrinin xhami një krimineli dhe e lidhin me 100 vjetorin e Pavarësisë “
Kënga për Hajredin Pashës e kënduar nga Aurela Gaqe:
Aurela Gace hajredin pasha – YouTube
Këtë manifestim e ndajmë në dy pjesë, në atë fetare si shtëpi fetare, dhe atë historike ku dibranët e kanë historinë e vetë”, tha myftiu i Dibrës, Ruzhdi Lata.
Në këtë eveniment morën pjesë shumë dibranë besimtarë, në mesin e të cilëve edhe Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Nijazi Kosovrasti, kryetar i Këshillit të Tiranës, Reisi Sulejman efendi Rexhepi, kryetar i BFI, Argëtm Fida, kryetar i Komunës së Dibrës.
Ali Ahmeti e Lulzim Basha , anash, me hoxhën e njohur UDBASH nga Maqedona që në mes e pret shiritn e xhamisë së me emrin e Hajredin Pashës, armikut të kombit shqiptar.
“Petrit Imami, kryetar i KK të Dibrës, Ruzhdi Lata, myfti i Dibrë, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Xhemal Gjunkshi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Shqipërisë, Gëzim Ostreni, gjeneral nga Dibra e Madhe, Faruk Borova, kryetar i Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë, Yllka Çausholli kryetare e Komitetit për Rrugën e Arbërit, Hysen Xhara, kryebashkiak i Njësisë bashkiake 4 në Tiranë, Florent Pustina, Drejtor i Infrastrukturës Tiranë, Gazmend Dibra, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve Tiranë, Flamur Gjylikbashi, Drejtor i përgjithshëm i Doganave Tiranë, Ilir Krosi, kryetar i Bashkisë së Peshkopisë, Naim Gaziddede, kryetar i Qarkut dhe Genc Sharku. Prefekt i Peshkopisë, përfaqësues të myftinive dhe institucioneve të dy vendeve.
Çfarë ironie shqiptare ??
Ishte koha e Shefqet Krasniqit, e Kryeimamit Tërnava, e Fuad Ramiqit, e Oliver Schmittit, dhe ne nga Kosova nuk guxonim të flisnim
“Kur njerëzit e qelbur heshtin apo e mohojnë të vërteten reagon toka e shenjtë dhe detyrohet te flet vetë për të nxjerrë në dritë të vërtetën.( nga Nagi Husa, Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në dritë varrezat Ilire në Shipkovicë !) ” Thënje me kokë , thënje që duhet t` i vë në lëvizje edhe më të përgjumurit , edhe më të mashtruarit edhe më të pa fuqishmit . Kujdes nga mashtruesit!
Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i sllavëve. Në shikim të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë
T`i kthehemi të vërtetës sonë historike në tokat tona në Maqedoni : Kryengritja e Dervish Carës ishte njëra ndër kryengritjet me shtrirje më të gjerë në Ballkan gjatë shekullit të XIX. Megjithatë, asaj shumë pakë i është dhënë hapësirë në trajtesat historike. Në lidhje me figurën e Dervish Carës dhe kryengritjen të cilën e udhëhoqi ai ekzistojnë burime të ndryshme, kryesisht raporte konsullore. Përveç raporteve osmane që dërgoheshin në kryeqendrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, ngjarjet ndiqeshin edhe nga qarqet tjera, si nga diplomatët britanikë e francezë, organet e shtetit serb, murgjit e manastireve etj.
“Në bazë të një raporti nga një tregtar serb i cili mes 12 e 24 prillit 1814, udhëtonte nga Manastiri për në Aleksinac, kurse raportin e ka dhënë më vonë, autori Brestovci thotë se mes Velesit dhe Shkupit u tubuan afër 8.000 kryengritës dhe se kryengritësit e rrëzuan urën mbi Pçinjë dhe vazhduan të përqëndrohen rreth Shkupit e Katllanovës, se ushtria osmane në muajin maj (pa precizuar ditën) i sulmoi kryengritësit.”) Konsullatat nga Selaniku, dikur shumë kishin informata të sakta nga terreni dhe ishin të informuar mirë për çdo gjë që ngjau, por ndonjëherë edhe këto informata të tyre nuk ishin të sakta. Në një raport të konsullit francez nga Selaniku, dërguar ministrisë së tij, më 24 prill 1844 thuhet se “pararoja osmane sipas urdhërit të Omer Pashës, renegat kroat, përparonte drejtë Velesit 16 orë larg Manastirit dhe 8 orë nga Shkupi. Ajo ishte përbërë nga 3.380 këmbësorë, 340 kalorës dhe 10 topa. Kjo grykë e Vardarit është shumë e rëndësishme. Po përhapen zëra të kobshëm për këtë sulm të parë dhe thonë se kjo ushtri ku qenë e rrethuar nga shqiptarët e shumtë, ashtu që nuk mund ta kalojnë grykën pa pasur humbje të mëdha”. Nga një raport i konsullit anglez, prej 3 majit 1844, marrim vesh se ura mbi lumin Pçinjë u shkatërrua. Në raport thuhet: “Shqiptarët e shkatërruan urën mbi lumin Pçinjë te Katllanova, ku gjenden 1.000 kryengritës. Është e pakuptuar se osmanët, që kishin ushtri 7.000 vetash në afërsi të Katllanovës, vetëm 12 deri më 15 mila largësi, lejuan që kjo urë të shkatrrohet pa luajtur vendin.” Pesë ditë pas këtij raporti, pra më 8 maj 1844, konsulli francez kumtoi se shqiptarët dëgjuan për ardhjen e pararojës në Veles, u tubuan në mumër të madh mes Velesit e Shkupit, e dogjën urën mbi Vardar dhe gjithkund proklamuan se erdhi koha që shqiptarët të mblidhen ta mbrojnë pavarësinë dhe të drejtat e veta kundër armikut të përbashkët.” Autori Brestovci, duke cituar një dokument të zbuluar thotë: “Sipas burimeve arkivore serbe, beteja kryesore mes kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë osmane ngjau para vendit Katllanovë pak më larg nga Shkupi dhe pikërisht në gjysmën e dytë të majit 1844. Duke e lajmëruar princin Aleksandar Karagjorgjeviq, në bazë të një raporti, të pranuar mes 11 e 21 maj Ilia Garashanini shkruan se fuqitë osmane, në krye me Hajredin Pashën dhe me feudalët shqiptarë Dali bej e Shahin bej korrën fitore mbi kryengritësit që u detyruan të ikin. Pas përleshjes së armatosur te Katllanova kryengritësit u tërhoqën kah veriu. Kurse fuqitë osmane u kthyen”. Është e sigurtë se pas këtij ngadhënjimi ushtritë ormane nuk kthyen, por e vazhduan përparimin drejtë Shkupit, e më tutje.( nga libri i Nga Dr. Aleksandar Matkovskit “
E vërtetë ! Po edhe sot sa flitet për Dervish Carën , Dibrën kryengritëse , Dibrën historikisht të rebeluar. Ne, shqiptarë den baba den iu shkojmë pas thenjëve të mohuesve “ ». Në Historinë e Popullit Maqedonas në tre vëllime në vitin 1969 për kryengritjen është shënuar vetëm ky resht: «Myslimanët e Malit të Zi të Shkupit dhe nga Tetova, u çuan në kryengritje nën udhëheqjen e një dervishi…»
Cila është Dibra , Radika dhe kush ishte Hajredin Pasha ? “Të prekësh Radikën, është si të prekësh dritën e syrit të Dibrës dhe të dibranëve. Radika është ushqimi i saj ujor, por edhe ushqimi i saj shpirtëror e patriotik. Radika është sinonim i Dibës dhe i historisë së saj. Gryka e Radikës është monument natyror i gjallë i luftërave shekullore të dibranëve kundër hordhive pushtuese osmane, bullgare, serbe, austriake, gjermane e italiane. Në këtë Grykë është shkruar heroizmi i pashembullt dibranë kundër të gjithë këtyre pushtuesve. Këtë Grykë, këtë shtegkalim pushtuesish, dibranët e kishin kthyer në një varrë të madh të hapur për këdo që do të guxonte të shkelte trojet shqiptare. Këtyre luftërave dhe këtij heroizmi që lidhen me ekzistencën dibrane e shqiptare dhe me Radikën, u janë kushtuar aq shumë këngë e trimëri, disa prej të cilave janë dhe himne për Dibrën dhe dibranët, siç është ajo e luftës kundër gjeneralit famëkeq Hajredin Pasha. A jemi krenar me të kaluarën tonë ? Jo,Aspak . A e duam vetveten ? Jo ,aspak ? Shqiptarëve të Maqedonisë ( jo vetëm atyre ) që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet,duhet t`iu thuhet e vërteta . Ne nuk e mbrojmë historinë tonë , e dhunojmë atë “Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, ….. i humbi varret e ushtarëve të Hajredin Pashës që e shkretoi Dibrën070815
Koha kalon , myku nuk do dielli se drita ia vret sytë . myku e do lagështinë , errësirën , mungesën e oksigjenit dhe të nxehtit . Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi….
Më 07.08.2015
Teksti i këngës:
Hajredin Pasha o po vjen o Radikes
Valle o ku jan o k’to malet e Dibres 2x
Valle ku jan o k’to male e Dibres
Bejn’ o kuvend o mo n’ ate fushe t’Gjorices 2x
Ne fushe t’ Gjorices o mor te kalaja
Hajredin Pashen e ka gjet belaja 2x
Se belaja pashen c’e ka gjete
Malet e Dibres more ka lidhe bese 2x
Kane lidhe bese o, kane lidhe o te tane
Turkut Dibren o mos me ja lane
2x
Hajredin Pasha o mor’ ky hutaq e
S`lidhet Dibra more me kerbaçe 2x
Hajredin Pasha o mor kry celik
Nuk e eshte Dibra o mor Selanik
Nuk eshte Selanik as more Prilep
Qysh e lype n’Diber e ke gjet
Hajredin Pasha ku e ke o ushtrine
Malete Dibres o mor’ mi kan’ gri 2x
N’Malet e Dibres o kane mbet te tane e
Nuk jane pak o mor po 12000 mije e 2x
Hic o ma pak o se 12000
kane mbet o ne llogore ne dhe pa i shti 2x
Hajredin pasha ku e ke lane atin,
ne Diber te Madhe e kam lane te ngratin2x
Injoranca tek njerzit me pushtet con ne qendrime antihistorike!
Nji pyetje:
Pse sot Dibra e madhe eshte e cunguar?
Kush ka faj aty?
Mos u kalaro te Dibranet kur nuk din cfar flet or teveqel
Trego se se cka nuk ditka autori i shkrimit z. Fahri Xharra ti me nofken “Amet”, e jo të shkruar në atë mënyrë ku nuk kuptohet asgjë se cka do të thuash…?
…C´ka ka….in ka me Fahri Xharren ky “Ameti” i leshit!!!
Po ia ze rrugen Fahri Xharri atij “Ametit” ( Ibretit) t´keq….!
Pse e kruan bythen me murriz ky “Ameti”….?!
Mos tjerr lesh me prapanice o Amet se ngulesh keq!