Kështu i duam shqiptarët – të bashkuar me amerikanët në Washington, në Prishtinë, por edhe në Tiranë

0
46

 

Të ënjtën që kaloi, dy udhëheqsit kryesorë të Republikës së Kosovës, Presidentja, Zonja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Zoti Albin Kurti morën pjesë në varrimin e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë muajin e kaluar — Frank Shkreli: Ndërroi jetë Madeleine Albright – Gruaja që u shpëtoi tiranive fashisto-komuniste | Gazeta Telegraf — Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Znjën Vjosa Osmani dhe me ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, të ndjerës Madeleine Albright, në Katedralën Kombëtare në Washington. Në kuadër të ceremonisë së varrimit, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u përshëndetën dhe folën me këtë rast me një numër personalitetesh politike amerikane, përfshirë ndër të tjerë, Sekretarin aktual të Shtetit, Z. Antony Blinken, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Znj. Hillary Clinton. Krye-udhëheqsit e Republikës së Kosovës u përshëndetën me këtë rast edhe me ish-Zëvëndës-presidentin e Shteteve të Bashkuara-së, Z. Albert Gore, si dhe me ish-Sekretarët e Shtetit, republikanën, Zonjën Condoleezza Rice në administratën e ish-Presidentit Xhorxh Bush dhe Z. John Kerry, si dhe mikun e madh të shqiptarëve ish-kongresistin Eliot Engel.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë postuar në portalet e tyre foto nga takimet që kanë zhvilluar gjatë vizitës në Washington ku morën pjesë në varrimin e ish-Sekretares së Shtetit Albright, si dhe nga shënime foto nga takimet që kanë zhvilluar në Kongresin amerikan, me udhëheqsit më të lartë të djepit të demokracisë amerikane dhe përfaqsuesve të popullit amerikan.

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti shprehet në portalin e tij rreth pjesëmarrjes së tij në varrimin e ish-kryediplomates amerikane, të ndjerës Madeleine Albright, “Se bashkë me Presidenten Vjosa Osmani mora pjesë në varrimin e Madeleine Albright në Katedralën Kombëtare në Washington DC. Ne i thamë lamtumirën e fundit një personi që ka bërë aq shumë për popullin tonë, për lirinë dhe paqën tonë”, ka shkruar Kryeministri Kurti. A mund të përfytyroni, së bashku, dy personalitete të larta të politikës së Tiranës zyrtare në cilindo takim e rast si ky në Washington – që së bashku të flasin — me një gjuhë e me një zë — në interes të Shqipërisë, ashtu siç benë Osmani/Kurti në interes të Kosovës me të gjithë aktorët me të cilët u takuan këto ditë në Washington?

Ka raste pra që, nga koha në kohë, të krenohemi me udhëheqsit shqiptarë, siç ishte rasti i vizitës së udhëheqsve më të lartë të Kosovës në Washington këto ditë.

Në një shkrim të mëherëshëm kisha shkruar duke bërë pyetjen nëse Osmani/Kurti ishtemodeli i ri i qeverisjes ndër shqiptarë? Frank Shkreli: Zgjedhjet në Kosovë: A është ky ndryshimi i madh në politikën shqiptare? | Gazeta Telegraf .Unë shpresoj dhe lutem që këta të jenë shembëll i ndryshimit në politikën shqiptare, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Të pakën deri tani kemi shpresa se, ndryshe nga politikat konfliktuale – që kulmojnë në marrëdhënie armiqësore midis palëve, këta të jenë fillimi i ndryshimit në të bërit politikë midis shqiptarëve.

Për hir të transparencës, më duhet të rrëfej se nuk jam krejtësisht i pa-anshëm në vlerësimin tim, pasi kam pak anim dhe simpati ndaj këtyre dy udhëheqsve të ri në Kosovë – mund të thuhet se ndjejë kështu, për njërin për arsye ideologjike dhe për tjetrin për arsye krahinore. E simpatizoj Presidenten Osmani sepse më duket — nëqoftse mund ta quaj kështu — politikanja më e kushtuar ndaj ideve të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, (rugoviste do ta cilësonin disa ndoshta) për të cilin vazhdoj të kem simpati dhe admirim si njëri prej udhëheqsve shqiptarë më patriotë dhe më pro-perëndimorë të shekullit të kaluar dhe i cili, mbi të gjitha, në vend të interesave personale ose partiake, mbronte interesat e kombit shqiptar, lirinë dhe demokracinë për popullin e vet si dhe miqësinë e perhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara. Kryeministrin Kurti e admiroj për qendresën e tij historike kundër pushtuesve serbë dhe për vendosmërinë e tij që tregon në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të Kombit shqiptar – por natyrisht, mund të jem edhe pak krahinor pasi të dy jemi bashkvendas dhe rrjedhim nga familje që kanë jetuar në dy fshatra afër njëri tjetrit, në rrethin e Ulqinit.

Pjesëmarrja e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright,për mua ishte një prezencë dinjitoze kombëtare — në radhët e 1400 pjesëmarrësve,personaliteteve amerikane dhe botërore – për të falënderuar duke i dhenë lamtumirën e fundit njërës prej personaliteteve të Shteteve të Bashkuara, Madeleine Albright, e cila bëri aq shumë për çlirimin e Kosovës nga regjimi terrorist i Millosheviqit. Nga një anë, unë u ndjeva krenarë për dy udhëheqsit e ri të Kosovës, që aq me dinjitet morën pjesë në atë varrim dhe që me aq respekt u pritën, biseduan dhe u përshëndeten me personalitetet më të larta të Shteteve të Bashkuara – aktuale dhe të administratave amerikane të mëparëshme — sikur të ishin shokë e miqë të vjetër.

në Tiranë gjëndej për vizitë një delegacion i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një atmosferë të pa dëshirueshme dhe të paparishkueshme politike në atë vend – të një çorbe politike ballkanike konfliktuale, të krijuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët me dashje ose pa dashje, e kanë bërë politikën dhe drejtësinë në atë vend një xhungël të përmasave të pa para në Evropën e shekullit 21, një lëmsh që nuk i dihet filli – me thurje e ndërthurje, një lëmsh intrigash, që as dreqi nuk e di se si dhe pse është ardhur deri në këtë pikë kulmore të rrezikshme dhe ku do ta çojë Shqipërinë në të ardhmen. Nga këndveshtrimi im i parë, ndoshta i gabuar, kemi të bejmë me një paradoks midis politikave të Prishtinës dhe Tiranës dhe të perendimorëve karshi atyre politikave. Sikur kemi të bejmë me dy popuj krejtësisht të ndryshëm dhe me dy ambasada që nuk përfaqësojnë një shtet të vetëm – Shtetet e Bashkuara atë Amerikës.

Si është e mundur që Kryeministri Rama pretendon se Shtetet e Bashkuara mbështesin “Ballkanin e Hapur”, ndërsa Republika e Kosovës – pozitë dhe opozitë — e kundërshtojnë me ngulm, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar amerikan, pro ose kundër deklaratës së Z. Rama? Heshtja në lidhje me këtë çeshtje të rëndësishme nuk është një përgjigje. Nisma Vuçiq-Rama është njëiniciativë që është përkrahur ç’prej fillimit nga Rusia putiniste agresore në Ukrainë e që po sjellë botën në prak të një lufte të tretë botërore. Ndërsa në këtë ndërkohë, Presidentja e Republikës së Kosovës zhvilloi këto ditë takime dhe bisedime në Washington mbi, “Rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sigurinë në kontinentin tonë (evropian), ndikimin malinj të Rusisë dhe nevojën që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani në portalin e saj. Vjosa Osmani | Facebook(Foto të tjera nga vizita). Për fat të keq, Tirana zyrtare flet më shumë për “Ballkanin e Hapur” –Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegrafse sa për përpjekjet që duhej t’i kushtonte anëtarësimit të Kosovës në organizatat legjitime ndërkombëtare dhe shtimit të njohjeve diplomatike të Republikës së Kosovës.

Image

Në bisedë me Sekretarin aktual të Shtetit, Z. Antony Blinken

Vizita në Washington, pjesëmarrja dhe përfaqësimi dinjitoz i Kosovës nga Presidentja dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës në varrimin e mikes së madhe të Kombit shqiptar, Madeleine Albright, si dhe takimet që ata zhvilluan me përfaqsuesit më të lartë të Amerikës – demokratë e republikanë — është shembëlli më i mirë, se si duhet të jenë lidhjet midis dy shteteve shqiptare me njëra tjetrën, por edhe me Amerikën dhe midis dy popujve tanë miq — popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Image

Udhëheqsit e lartë të Republikës së Kosovës duke u përshendetur me ish-Sekretaren e Shtetit, Zonjën Condoleeza Rice në administratën e ish-Presidentit republikan, Z. Xhorxh Bush – i cili nga Tirana njoftoi vendimin e administratës së tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke u shprehur me fjalët, “Mjaft, është Mjaft”!, që më fund të njihej pavarësia e Kosovës! Ashtu edhe ndodhi.

Image

Në bisedë me ish-Sekretarin e Shtetit, Z. Xhon Kerri, aktualisht ambasador special i Presidentit për klimën.

Image

Bashkë me Shtetet e Bashkuara, në ditë hidhërimi dhe gëzimi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu