ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Prishje “për koçet e dashit…!”

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi 
***
Mbrëmë me familjen ishim në një shitore të njohur gjërash ushqimore …, ku pata mundësi ta shihja një person të njohur publik, që e ndërton të vërtetën për veten “me shtylla prej çeliku!”.
Une nuk kam qenë i burgosur politik dhe e them sinqerisht se jam ruajtur gjithë jetën që të mos burgosem …!
Une isha në të vërtetë në një burg tjetër, atë publik, pra në një burg nën qiellin e hapur, që quhej pushtimi ushtarak e policor i vendit tonë.
Në të vërtetë, ne të gjith pa asnjë përjashtim jemi krijesa të brishta, të kufizuara e të pafuqishme, që lehtë mund të lëndohemi në raport me botën e madhe (dhe sidomos me shtetin pushtues) , pra me atë botë që duam dhe përpiqemi ta ndryshojmë për të mirë.
Me atë person “i prishëm raportet” apo më mirë të thuhet ai u ftohë me mua pasi që dikush që nuk kam si ta dij dhe as që më intereson ta dij se kush mund të jetë, kishte shpifur për mua tek ai, qoftë nga shpirtkeqësia e tij apo i porositur që të na prishte.
Kryesorja ai e kishte arritur qëllimin që kishte pasur.
Une e dija atë që e dinte gjithë vendi ynë , se ai, UDB-ashi apo PATRIOTI, sipas të tjerëve, gjithë kohën i kishte lypë (kërkuar) mejdan (ballafaqim) viktimës së vet , madje që nga paslufta!
Sidomos i kishte dërguar “selam” prej “odave të burrave!”.
Meqenëse mua s’mundet askush të më prishë apo ndreq me askend , pasi bazohem vetëm në mendimet dhe gjykimet e mija për këdo, une pata pritur që ai të gjykonte më thellë e ta shihte gabimin e vet të bazuar në thashetheme.
Kur ti, une, tjetri apo tjetra merremi “me punë të mëdha” e serioze, duhet ta durojmë kritikën dashamirëse , pasi vetëm prej saj ndërtohet një shoqëri e shëndoshë , e jo prej lavdërimeve e rrahjeve katunareske (fshatare) të krahve (krihve).
Meqenëse gjithë kohën merrem me gazetarinë që s’ma kërkon askush , por që e bëjë për ata që pajtohen me mua për çkado qoftë, e them për herën e parë se me atë person kisha zhvilluar një bisedë të gjatë , që në gazetari quhet bashkëbisedim me personin që e ka një histori jetësore të veçant që i duhet bërë e njohur opinionit publik.
Se , vërtetë, ai ka qenë dhe mbetët shembull i madh atdhedashurie.
Se ai mund të jetë i traumatizuar është plotësisht e kuptueshme dhe e pritshme, pasi nuk e fshehi fare se edhe vet kam kaluar nëpër ferrin e traumave jetësore, që kanë pasur ndikim rëndues në cilësinë e jetës sime.
Prandaj, konsideroja se të fshehtat dhe të pathënat jetësore të tij nuk duhet të mbesin të tilla, të fshehura e të ndrydhura, pasi të gjithë mund të shuhemi një ditë. Vetëm kujtimi i atij personi dhe veprave të tij atdhetare (sikurse edhe i të tjerëve që kanë kontribuar në mënyrën e mundësitë veta), na ka bërë krenar dhe me shpresë se Lirinë e Munguar Kombëtare do ta ndërtojmë e fitojmë.
Tashmë ka ardhur Liria Kombëtare për të gjithë dhe është absurde dhe e pa ndonjë kuptim që të paraqitemi konspirativ e dyshues në këdo e vazhdimisht, pasi njerëzit nuk janë të këqinj ashtu qysh kemi menduar në kohë pushtimi , kur shërbimi sekret që njëherit ishte edhe i serbëve e edhe i shqiptarëve (!) , ka pasur mundësi me të qitur në kokrrën e shpinës duke të kalbur burgjeve, torturuar mizorisht, vrarë apo sakatosur.
Mua s’më përlqejnë aspak ata që në mënyrë obsesive gjithë kohën merren me “UDB-a, shika e sigurima t’atdheut”, pasi edhe nëse ka pasur të kqinj e hakmarrës ndër ta , ata kanë mundur të ishin fare pak në krahasim me të mirët e shumtë.
Po mendoj sidomos për shërbimet e ashtuquajtura të fshehta partiake të pasluftës.
Atë person e përshëndeta me mirësjellje qysh e meriton, pasi ka qenë edhe në oborrin e shtëpisë sime sikurse që kam qenë edhe une tek ai, por nuk ma ktheu përshëndetjen…!
Punë e tij… Mua sjellja e tij jo e mirë nuk më pengoj fare aq sa mendova për figurën e tij që me aq madhështi e sforcim i imponohet opinionit publik.
Deri tash nuk kam dashur ta bëjë publike raportin e prishur në mes nesh , gjithsesi pa fajin tim, por tash po tregoj pa pasur nevojë t’ia përmendi emrin , ashtu sikurse nuk dua që as të tjerët të përmendin ndonjë emër.
Me të e kisha zhvilluar pjesën e parë të librit bashkëbisedues që i arrinte dikund 100 faqe. Kur erdhëm deri tek ai nivel i bashkëbisedimit kurse une përgatitesha për pjesën tjetër të pyetjeve , që ishin gjithsesi më të ndërlikuara e kritike, atëhere kur gazetari në intervistën që ka elemente të portretit jetësor e shfleton jetën e bashkëbiseduesit si “lëkurën e qepës”, pyetje që mendoja se do të preknin në thelbin e raportit të një të burgosuri me njerëzit që i shërbenin pushtimit, spiunave dhe agjentëve të ndryshëm, gjë që bëri që ai të tërhiqej duke më thënë se “kjo që e kami bërë mjafton”.
Mund të mjaftonte për të por e jo për mua, pasi isha une ai që e udhëhiqja intervistimin.
Nëse ti thua se më ka burgosur dikush, atëhere “Ti” duhet të tregosh se kush të ka burgosur, si quhet ai që të ka burgosur dhe eprori i tij.
Mua nuk mund të më hedhësh hi syve duke thënë se spiunin “e kam takuar pas luftës” dhe i ndjeri “ma ka dorëzuar një raport detajues se si ka ndodhur e gjithë ajo…” dhe kur une i them se “dua ta shoh raportin..”, të më thuash se “duhet pritur 50 vite”.
Auuuh!
Pse u dashka pritur aq gjatë se?! …
Dhe kush ka jetë me e vërtetuar pas 50 vitesh se a është ajo letër autentike apo jo?
Gjepuna …, në rrethana Lirie!
Pastaj, pse u dashka që rrëfimit ku agjenti që e ka pasur spiunin e madh në “grusht” ti iket e iket vazhdimisht, derisa të vdes agjenti …, në mënyrë që pastaj ti shkohet e pshurret  tek varri!
Jo, ore jo …!
Së pakut mua si gazetar investigues nuk ma mbushë askush mendjen me rrëfime të tilla , ku mungojnë e nuk ballafaqohen viktima (ai) dhe krimineli pseudopatriot , që ishte edhe në shërbim të armikut e edhe “tonin”.
Ka kaluar koha e të folurit “me rrotlla nga odat e burrave”, ku ti edhe mund të thuash diçka e edhe nuk thua asgjë njëherit.
As une e as tjetri nuk mund t’i ndërtojmë të vërtetat për bëmat e jobëmat tona ashtu qysh duam ne , në mënyrë jokritike dhe pa fakte e dëshmi. Andaj, ngarendim kot arkivave pastaj , kur arkiva e gjallë e jetës sonë jemi vet ne, ndjenja e lëkurës sonë, vuajtjet e pësimet tona.
Në fund ndjej keqardhje të madhe që janë aq të pakët të burgosurit shqiptarë në burgjet serbe-jugosllave, që arritën të na tregonin e rrëfenin pa shtuar e munguar asgjë për veprimtarinë e tyre atdhetare dhe për vuajtjet e tyre.
___
Meqenëse jeta më ka mësuar të jem i durueshëm dhe të mos nxitohem me e qitë fjalën pa ma thanë mendja në kohën e duhur, zotëriun që s’ia përmenda emrin e që s’do t’ia përmendi kurrë (pasi për këtë nuk ndjej ndonjë nevojë), e kam pritur qe minimum tre vite që ta takoja drejtpërdrejtë e ta dëgjoja prej gojës së tij se çka pati që u hidhërua pa asnjë shkas e arsye në mua.
Mbrëmë u binda se nuk vlenë ajo thënja “mos u korit…”, andaj i thash këto pak mendime sot. Nëse ai i lexon dhe sheh të arsyeshme të më demantoj me emër e mbiemër, atëhere do t’i përgjigjem qysh mendoj se duhet edhe une atij, duke ia përmendur emrin e mbiemrin.
Se po shihet që mosmirënjohja jonë si popull është proverbiale, gjë që për këtë jam bindur përfundimisht.
Kot…, edhe me e ba “qirak” duke ia bërë një mijë të mira dikujt, nuk ta din.
Vetëm një gjë mund ta them se nuk ka gjë më keq e më rëndë në jetë , se sa të prishesh me dikend pa pasur ndonjë arsye dhe vetëm për shkak të “mishit të dhisë” a “për bolet a koçet e dashit!”.
Trimi i mençur nuk duhet të bjerë në gracka të minukëve jo të pakët që vazhdojnë të sillen dhe pshtillen periferive të jetës, por të sillet në mënyrë të dinjitetshme e me njerëzi me ata që e respektojnë dhe nderojnë, pasi ka kaluar koha kur duhej trimëri tjetër, si në rrethanat e pushtimit.
Në rrethana lirie nuk duhet tjetërgjë përpos sjelljes intelektuale dhe guximit profesional. 
Gurrakoc, 01.07.2022

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Kolegë i nderuar Bajram,
    Nisur nga fakti se mbiemri yt dëshmon se midis nesh ekziston diçka qoftë edhe shumë e largët që na bashkon, kam pasur mundësi po edhe të drejtë që të quaj kushëri. Por vendosa të të quaj kolegë sepse sa më kujtohet je më i ri por nuk e di sa.
    Si titull të shkrimit e ke përdorë thënien popullore. Por ka pasur.mundësi për diçka që tingëllon më serioze sepse përmbajtja e tij e ka kushtëzuar.
    Me që nuk kam vegëz tjetër për të shfaqur ndonjë mendim për përmbajtjen më mjafton të them se profesionalisht dhe gjuhësisë të në nivel që i takon një gazetari me përvojë.
    Po të ndodhte që të ishte realizuar edhe pjesa e dytë e intervistës, rëndësia e postimit të këtij shkrimi dhe e tërë asaj që ka ndodhë do të ishte pasquruar edhe më shumë dhe si e tillë do të kishte vlerë edhe më të madhe se ajo që lexohet mes rreshtave në postim
    Me te respekt kolegu dhe kushëriri, sado që për këtë nuk e di a ke pasur njohuri.

  2. Jo, jo i nderuem …, nuk dorëzohem fare, ashtu siç nuk jam dorëzuar kurrë në jetën profesionale, por të vënë në pozitë të keqe disa që janë e paraqiten më të mëdhenj se që janë e “tepër serioz” në jetë dhe që nuk duan ta pranojnë të folurit dashamirës si dhe debatin e emancipuar dhe kritik. Une atij vetëm të mira i kam bërë pa e pasur asnjë interes. Vërtetë të vije keq e nuk ndihesh mirë kur e vëren se ai apo ky ia jep çmimin (vlerësimin) vetës së vet e nuk do që të jetë i vlerësuar në dritën e diellit por të imponoj mendimin e vet nga errësira, nga këndet jetësore prej nga mungon drita për ta parë ndodhinë apo ndodhitë e caktuara. Nuk mundesh ti apo tjetri të paraqitesh se ishe në krye të mediave në një kohë të caktuar e të paraqitesh hatërmbajtës dhe inatçor në anën tjetër. Falemnderit.

  3. Po…Jam thellesisht dakord me kete qe thUA. I njoh edhe vet (personalisht) ato situata…. Kam kalua shpesh neper to…Ata qe i kam ngritur dhe ndihmuar dikur ( jo me pak mundime, rreziqe e sakrifica…) mese tepermi, sot me pshurrin xhepin.

    Bile i thone njeri tjetrit: Ishalla cof ose ngordhe shpejt ai gjakpires dhe kriminel! Ai qen ose “watch dogs” i Hashimit etj…!

    Jane edhe ata te tjeret qe dikur ata te UCK-s i quanin ose perqeshnin si kriminel, coban, cuba, klloshar dhe analfabet, sot i ke ambasador, sekretar ambasadash ose ne kryesite qendrore te PDK-s, AAK-s etj.

    Prandaj, sipas grekeve te lashte, te drejten e faljes, aministise ose abolicionit e gezojne mese shpeshti tradhetaret, kolaboratoret, mercenaret, te marret, demagoget dhe hipokritet se bashku me grate (femrat) e dhunuara.

    Arabet thone se nga miqesite ose aleancat e medha, asnjehere nukk mujnd te lindin lufterat, konfliktet, urrejtjet, xhelozite dhe konfliktet e vogla.

    Ne te kunderten, sipas Anton Cehovit: Vlerat, parimet dhe miqesite e verteta dhe te sinqerta, kurre nuk kane nevoje per rober (skllever), sundimtar, refer (gjyqtar) dhe deshmitar.

    A pajtohesh…?

    Nuk eshte aspak lehte per dikend qe ia ka kushtuar me teper se 2/3 te jetes se tij, ceshtjes se kombit dhe atdheut, dhe te injorohet nga analfabetet ose gjysemanalfabetet e ndryshem cinik, injoronat, stupid ose injorant, te karrabythur ose kontrabanduar neper media, ne politike, diplomaci dhe gjithandej.

    Nejse…

    te pershendes me fjalet e njohura te nje profesori ose akademiku te shquar kroat ( Eduard Kale) i cili thote: Duhet te luftojme ose perpicemi vazhdimisht per dicka ne ate menyre qe te mos nenshtrohemi ose poshterohemi per asgje.

    Mirembetsh!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu