ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Disa pyetje për miqtë e mi besimtarë

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Kjo fotografi e mjegullt (e mjegullova me qëllim që të mos shihen fytyrat e personave në foto) në të cilën pjesa më e madhe e siluetave janë fëmijë nën dhjetë vjeç është bërë në një xhami në të cilën muret janë të stolisura me kaligrafi të bukur po të pakuptueshme arabe por jo edhe me një fjalë të vetme në shqip.
Unë e respektoj besimin e gjithsecilit por ama jo edhe manipulimin e fëmijëve për cilindo qëllim dhe jo për të postuar foto të fëmijëve për të treguar se sa shumë ëshët përhapur një besim apo sa përkrahje ka ai.
Duke menduar se ne duhet të kujdesemi që fëmijët tanë të arrijnë të bëhen qytetarë te denjë të këtij vendi dhe konkurrentë të moshatarëve të tyre në Europë, kam disa pyetje për juve?
1. Sa libra i keni blerë këtë vit për fëmijët apo nipërit tuaj?
2. Sa libra keni blerë për veten tuaj dhe për fëmijët apo nipërit tuaj në dy vitet e fundit?
3. Sa libra i keni në shtëpi dhe sa prej tyre janë libra për fëmijë?
4. Sa libra përrallash ua keni blerë fëmijëve dhe nipërve tuaj?
5. Sa herë gjatë këtij viti i keni pyetur fëmijët tuaj apo nipërit tuaj nëse nga shkolla kanë marrë obligim që ta lexojnë një libër?
6. Sa herë gjatë vitit të fundit apo gjatë dy viteve të fundit jeni ulur dhe ua keni lexuar një libër fëmijëve apo nipërve tuaj?
7. Sa herë në vit keni kërkuar nga fëmijët e nipërit tuaj që t’ju flasin për librat që kanë lexuar?
8. Sa herë gjatë këtij viti ua keni lexuar apo rrëfyer fëmijëve tuaj të vegjël apo nipërve tuaj një përrallë?
9. Sa herë i keni kontrolluar fëmijët tuaj apo nipërit tuaj nëse ata dinë të lexojnë dhe e kuptojnë atë që e lexojnë?
10. Sa herë me fëmijët tuaj apo nipërit tuaj keni folur për figurat heroike kombëtare?
11. Sa herë keni folur me fëmijët apo nipërit tuaj për Skënderbeun?
12. A e dinë fëmijët apo nipërit tuaj kush janë Naimi, Konica, Fishta dhe Migjeni?
13. A ua keni mësuar fëmijëve dhe nipërve tuaj himnin e flamurit dhe a e keni kënduar ndonjëherë me ta këtë himn?
14. A keni kërkuar nga shkolla dhe mësuesit e fëmijëve tuaj që ata të bëjnë më shumë për fëmijët tuaj?
15. Sa herë ua keni treguar fëmijëve tuaj se në këtë botë, mbi të gjitha, është atdheu, kultura dhe tradita kombëtare shqiptare e ngritur dhe e ndërtuar me shekuj?
16. A e dinë fëmijët tuaj se Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Asdreni, Konica, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, De Rada, Shtjefen Gjeqovi, Mbreti Zog dhe figurat tjera kombëtare iu përkasin besimeve të ndryshme por të gjithë janë shqiptarë.
17. A i dinë përmendësh fëmijët tuaj poezitë për Flamurin dhe Gjuhën shqipe që i kanë shkruar Naim Frashëri, Asdreni, Fishta apo n donjë’ poet tjetër?
Për sonte kam vetëm këto pyetje dhe përgjigja do të duhej të ishte ‘PO’ në të gjitha pyetjet për të gjithë ju prindër dhe gjyshër të fëmijëve nën 18 vjeç. Nëse deri në moshën 18 vjeç nuk i keni bërë të gjitha këto, keni dështuar në ndërtimin e personalitetit të plotë të fëmijëve e nipërve tuaj.
Mos lejoni këdo qoftë që të manipulojë me ta. Mundësojuani atyre një zhvillim normal dhe mundohuni që të bëhen qytetarë të botës me identitet dhe kulturë europiane.
Kur të bëhen të tillë, ata do ta vlerësojnë besimin në Zot dhe Atdheun!
Ditëve që vijnë kam edhe qindra pyetje për juve dhe veten time.
Për sonte, kaq!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Si gjithnjë, profesori i njohur nga Prishtina, Murteza Osdautaj, e kishte bërë një shkrim mjaft të mirë, duke e shfletuar veprimtarinë antikombëtare të fashizmit islamik. Keqpërdorimi i fëmijëve për agjenda islamike nuk është i ri dhe islami mbështetet pikërisht në orientimin e hershëm të edukimit islamik, kur fëmiu nuk i ka as informatat themelore për jetën. Islamistët e xhamive “tona” që për 25 vite me radhë na i meremton e ndërton “vëllau i madh turk”, nuk duan që ta lejojnë edukimin dhe arsimimin me botëkuptime shkencore nëpër shkolla, se edukimi i tillë i pengon në arritjen e qëllimeve morbide antishqiptare.
    Kjo tregon se ata janë bërë faktorë përgjat kohës sa mungoj vëmendja shqiptare ndaj antishqiptarizmit të tyre, të fshehur pas nevojë për ta pasur e praktikuar fenë islame.
    Fajet i ka parasëgjithash Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe vet Ministrja Arbërie Nagavci, që nuk sjelll vendim për ndalimin e çdo forme të manipulimit dhe edukimit religjioz deri në moshën 18 vjeçe. Kur ajo nuk vepron, atëhere vepron BIK-u, kjo “parti politike turke” në hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
    Indoktrinimi i tillë nënkupton se ai fëmijë mund të bëhet i dëmshëm për vetën e vet dhe mjedisin ku do të jetoj, të thuash gjithë jetën e tij njerëzore.
    Kush nuk e ka kuptuar ende, e në Kosovë ka ende shumë që se kanë kuptuar, Islamit i duhet injoranca për të depërtuar me idetë e veta antinjerëzore e në rastin tonë edhe antikombëtare.
    Duke biseduar me Murtezain i thash se fajet janë kryesisht të politikës së munguar shtetërore-kombëtare, jo vetëm në Kosovë, kurse ai ma ktheu se ajo politikë me partitë politike për votat elektorale i bëjnë të gjitha këto, që do të thotë se për votat e mjera për të ardhur në pushtet, ata nuk mërziten aspak që e shkatërrojnë-asimilojnë me Islam popullin e vet.
    Turqia me mbi 70 minoritete përmes Islamit e Gjuhës Turke , e bënë pa e pyetur askend kombin turk, pra mu ajo Turqi që na fundosi duke na ndërtuar xhami pa na pyetur, Serbia asimiloi, asimilon e dëbon pandërprerë duke e përdorur Islamin për interesat e veta antishqiptare, dhe përpiqet pastaj për “botën serbe”; Greqia nacionaliste, po ashtu, përpos Shqiptarëve “multietnik”, këtyre të shkretëve për mend, që e kanë sosë të shkrihen për interesa të huaja antishqiptare.
    Si në gjithë historinë, edhe tash, “islami famëlartë” e mori bajrakun turk dhe serb të asimilimit të Shqiptarëve.
    E Shqiptarët gjumash vetëm flejnë, përderisa “Ujku Musliman” vazhdon t’i haj, duke menduar se janë në ëndërr.
    Kjo do të thotë se kemi ardhur në atë gjendje që shqiptarët me ndihmën e pakursyer të “burrshtetasve të vet” dhe partive grykëse, e vazhdojnë aty ku e ka lënë Vaso Çubriloviq për të na shkatërruar me Islam.
    Dhe na shkatërruan…!
    Atë nacionalizëm të pakët që e patëm, e shkatërroj Islami global, nën udhëheqjen e Turqisë neoosmane dhe me ndihmën e pakursyer operative-agjenturore të Serbisë.
    E “ne”, coftanat e Ballkanit, vazhdojmë të citojmë fraza që i mësuam përmendësh: “UDB-a, UDB-a…!”
    “UDB-a!”, është ai që se mbronë vetën nga asimilimi islamik kur tashmë është shtet , si dhe nga udhëheqësit e rrejshëm pseudokombëtar e pseudoshtetëror, o të shkretë…!?
    Fajin duhet ta kërkojmë vetëm tek vetvetja, e jo tek tjetërkush…!

  2. Nastradin Hoxha i ndodhur ne sxhtratin e vdekjes, apo ne naten e fundit mbi gtoke tha:

    kur te vdes une
    e dij se
    dikush nga njerezit dhe
    bashkefamiljaret dhe farfisi im
    do merziten bukur shume.

    Do kete edhe ceremonial mortor
    pritje per ngushllime etj.

    Do jete si ne gosti…

    por, gjithashtu e dij
    se per dikend tjerer
    jeta do linde
    dhe agoi prap.

    Keshtu eshte edhe ne fe
    teologji, politike, diplomaci, art
    kulture, letersi

    Njerezit shkojne e vijne
    Jane te perkohshem
    kalimtar.

    Lume ai qe nuk koritet
    dhe ia dine hallin vetit.

    Me pelqu kjo leter e z.Osdatutaj dhe reagimi ( komenti) i editorit dher kryeredaktorit te “Drinit”: Po per Bese.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu