ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Pse u dashka me ta uruar “Bajramin”…?!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Sot kremtimi panislamik i “namazit të Fitër Bajramit” në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Nga: Gjergj Kabashi
___
Mos ti shkoj kujt në mendje se i uroj ndonjë personi që e praktikon fenë islame (apo që shtiret që e praktikon) apo që se praktikon fare por përkundrazi bënë propagandë antishqiptare rreth islamizimit të kombit.
“Ti” po heshtë si i marrë apo sikurse të ishe i vdekur, përderisa shtetet e jashtme t’i ndërtojnë e meremetojnë xhamitë e po ti krijojnë kuadrot nën rrogoz e mbi të për islamizim (duke ta mbushur vendin cep më cep me xhami), sikur të ndërtonin e meremetonin në vendin e vet, e une po të uroj ty për investimet e tyre religjioze që nuk po i sheh ti e ajo e që duan me të ba indiferent kombëtarisht dhe detyrimisht krenar fetarisht.
Kurrë…!
Ti nuk po ma uron as njëzet e tetë nëntorin, kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 nga Perandoria Osmane apo 17 Shkurtin, Pavrësinë e Shtetit të Kosovës, e une u dashka që ty të ta uroj festën fetare që të huajt vazhdojnë ta mbjellin dhe ta mbikqyrin rritën e saj të kobshme?!
Une nuk ta uroj as duke të thirrur me telefon e as nëpërmes rrjeteve sociale, se nuk dua ti jep mbështetje verbërisë tënde dhe kobit tënd ku janë duke ta futur kryet e nuk je duke e ditë se çka je duke i bërë vetës.
Nuk je tuj e ditë se ne mund të mbijetojmë vetëm si Shqiptar e assesi si Musliman, qysh po duan me të ba, ku për 25 vjet t’i meremetuan e ndërtuan mbi 900 xhami e përgjat pushtimit 6 shekullor turk-osman , vetëm 300.
E ti po mburresh e krekosesh si i pa mend në kokë me investimet e huaja religjioze që duan me të ba krenar “me përkatësinë tënde fetare” , pas investimeve të tyre për ngritjen e këtyre “fabrikave për prodhimin e turqve” (Teki Dervishi, dramaturg) dhe të  panislamikëve…!
Me kundërshtimin tim në raport me krenarinë tuaj të kobshme, dua t’ju them se ajo tokë Shqiptare nuk u ka faj që ju jeni que peshë dhe doni ta shkatërroni qenjen tuaj si shqiptar përmes asimilimit tashmë vullnetar islamik, kur përderisa po shembeni si njerëz të kulturës shqiptare, po u duket se jeni duke bërë punë të madhe!
Dhe të na humbni sërish tokë shqiptare si në kohët e turkofilëve e turkoshakëve…!
Një mike në fb ma kishte dërguar sot një video se si e kishin falur “festën e ID, pra të Bajramit” në një xhami në qytetin e Pejës.
Dridhej zëri arabisht gjatë gjithë kohës, sa me ta marrë mendja se je në ndonjë vend teokratik- ku “policia e moralit islamik” nëndheshëm i kishte përgatitur të gjitha.
Une nuk kam parë e as që shpresoj që nuk do të shoh shtet e komb tjetër në botë, që me kaq dalldi e ligësi ia “pikë” vetës së vet me ndihmesën “elektorale” të “burrështetasve të vet” e asnjë prej çubriloviqianëve as dje e as sot nuk do të kishte mundur të mendonin se do të vije dita që të vetshkatërrohemi me Islam.
Me u ndie i stërlumtur në varr nga kënaqësia Akademiku serb Vaso Čubrilloviq, nëse kjo do të ishte e mundur, pasi ai gjithë jetën e vet tokësore është munduar të na shkatërronte me Islam, duke na armiqësuar me botën e vetvetën tonë !
Pavarësisht se kanë dashur e janë munduar e përpjekur gjithë jetën që ne të vetvritemi me Islam!
Prandaj, si një person pa preokupime religjioze e që përkatësinë formale fetare e mbaj për vetën time, them dhe përsëris deri në neveri: Ikni nga Islami !
Nëse “ti” apo “ajo” rrini aty ku i bëhet karshillëk (kundërshtim) popullit Shqiptar, historisë, kulturës dhe traditave të tij, le të dihet se të gjithë ju pa ndonjë përjashtim, bartni përgjegjësi historike për kombzhbërje.
Kalorësi i islamit, Vladimir Vladimirovich Putin! Pushtuesi i Ukrainës që i tejkalon përmasat e gjenocideve të mëdha që kanë ndodhur në histori ndaj një vendi e populli. Federata Ruse, në krye të së cilës qëndron ky, Turqia neoosmane dhe Serbia, kurrë nuk janë pajtuar që Shqiptarët të mbesin ata që ishin e janë, Shqiptarë, por duhet të bëhen domosdo Musliman…!
*
“Kalorësi i Islamit, Salahuddin Ejubi, lindi në Irak në vitin 1138 dhe vdiq më 4 mars 1193. Ai ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë të të gjitha kohërave i njohur për myslimanët.
Myslimanët e bazojnë famën e tyre në shpatën e tij dhe të gjithë e konsiderojnë atë çlirimtar të Tokës së Shenjtë.”
Jetojmë në kohën e Islamit Global, që tashmë po merret me politikë të hollësishme në emër të “umetit të Profetit” dhe të solidarizimit panreligjioz islamik, ku ndihmohet edhe nga «Salahudin»i kohës sonë, Putini i Federatës Ruse.
Islami Global, që nuk është më “islam tradicional” që faktikisht nuk ka ekzistuar kurrë, të zhdukë nga faqja e dheut nëse nuk je i zgjuar e nuk mbrohesh me të gjitha forcat mendore të mundshme. 
Në xhaminë e Pejës gjithë kohën “këndonin” apo “recitonin” arabisht, ata që me siguri gjithë natën e ditën rrijnë duke komunikuar arabisht me vëllezëreit mysliman-arab të botës.
Ata janë shpirtërisht të shpërngulur prej vendit të vet dhe e urrejnë Shqiptarinë edhe kur nuk e shprehin për hirë të miletit/umetit të “profetit”.
Ata e urrejnë historinë kombëtare dhe qëndresën epokale të Gjergj Kastriotit dhe të ushtarëve të mëdhenj të tij.
Në Fushë-Kosovë festën e Bajramit e falin në stadion…
*
Ja se si Islami Politik Botëror, provokon pikërisht me të islamizuarit nga ana e hoxhallarëve të Shqipërisë, duke e zënë sheshin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, mu para përmendores së KryeHeroit të Kombit !
Hoxhallarët “e mençur” të Shqipërisë, po ia bëjnë shërbimin më të keq kombit, duke e vazhduar rrugën e theqafjes kombëtare të islamistëve politik të Shqipërisë, nga fillimi i viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.
Prandaj, ata i mësyjnë sheshet, e lëshojnë zërin arab që të dëgjohet sa më shumë, që ai zë i shkretëtirës-ai kushtrim arab, që ajo çirrje antinjerëzore të dëgjohet pandërpre edhe sot, pas 1400 vitesh.
Ata nuk njofin absolutisht pushtimin e kalifatit islamik të Perandorisë Osmane, prandaj për ta shpata e gjakatarëve osmanli që ka vrarë e prerë shqiptarë, është e praruar…!
Prandaj, ikni nga Islami nëse jeni njerëz dhe Shqiptarë, se islami global vepron në forma agjenturore, që ti as që i kupton veprimet kobzeza të tyre, vetëm kur e vëren se të ka marrë përpara apo ta ka mbytur dikë vërshima islamike. Mjafton të shihen këto foto për ta parë se “policia e moralit islam” është duke vepruar kahdo ku jetojnë shqiptarët, prandaj askujt prej nesh si mbetët tjetërgjë pos të ngritet në këmbë duke mos e pritur më veprimin e shteteve tona kombëtare pasi ato qartazi kanë dalur në shërbim të agjendave islamike për ta islamizuar kombin, duke e bërë për ditë e më shumë indiferent kombëtarisht dhe të mbushur me mburrje për “përkatësinë fetare” që Perandoria Osmane ia la si “Dhuratë Danajsh” këtij populli dikur.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu
*
Shqiptarët e kanë një rast historik që nuk u kthehet më që të ikun e largohen përgjithmonë prej Islamit që po na vret e zhbënë në vendin tonë.
Askush nuk e thërret askë që të bëhen domosdo i krishterë nëse nuk do, por ata duhet ta dëgjojnë zërin e ndërgjegjës historike si shqiptarë që të mbesin «edhe me letra» vetëm ata që i ka falur natyra: Shqiptarë e Shqiptare !
Falja në Gjilan… 
*
NE JEMI VETËM SHQIPTARË E SHQIPTARE, që po e ngrisim zërin lartë, tepër lartë, që të dëgjojnë edhe ata që nuk duan të dëgjojnë e nuk shohin mirë, se nuk lejojmë të humbasim asnjë centimetër tokë për shkak të Islamit Tuaj!
Ne nuk e njohim militantizmin tuaj dhe krenaria juaj fetare – provokative, tregon se ju nuk jeni fetarë të mirëfilltë, por të fetarizuar për interesa e qëllime të huaja.
Për interesat që nuk mund të jenë interesat e Shqiptarëve !
Se për interesat e qëllimet kujt është duke u punuar në Kosovë (sidomos pas luftës), na ka treguar i pari i përjetshëm i Bashkëisë Islame të Kosovës, BIK-ut, Naim Tërnava, që është përgjegjësi kryesor me gjithë udhëheqjet politike-shtetërore të pasluftës në vend, për islamizimin e shqiptarëve.
Fotot nga ecejaket e pafundme të tij për t’i islamizuar shqiptarët, flasin shpesh më shumë se moria e fjalëve.
Ai që e islamizon vendin për interesat gjeostrategjike turkomëdhe (neoosmane), nuk ka të drejtë ta kritikoj askë që thotë se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”.
Naim Tërnava dhe ai apo ata që e këshillojnë atë, duan t’i mbulojnë gjurmët e krimit të madh me shprehjen “të mosqenit e bollshëm shqiptar”, pasi ai dhe ata duan të jenë më shumë turq dhe islamik, se sa shqiptarë!
Por, mos ta heqin kurrë prej mendjes se kushdo që ka qenë dhe vazhdon të jetë pro pushtimit të brendshëm të Shqiptarisë sonë, nuk ka asnjë mundësi të ikën e largohet askund, për shkak të veprimtarisë së madhe antishqiptare që e bënë, e cili në disa aspekte i tejkalojnë përmasat e pushtimit të jashtëm.
__
Ja deklarata e tij e djeshme:
__
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se thënia “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, përdoret për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar.
“Kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar, mirëpo ne e dimë që feja e shqiptarit është feja islame, është feja ortodokse, është feja katolike, është feja protestante”, tha Tërnava në Klan Kosova.
“Pra, feja e gjermanit nuk është Gjermani, por është feja që i përkasin, as feja e amerikanëve nuk është Amerika, por e kanë fenë që i përkasin”, u shpreh Tërnava.
Ja edhe fotot që tregojnë se cila qenka “shqiptaria e bollshme” e Naim Tërnavës;
Naim Tërnava, tek “Tybja e Sulltan Muratit” , kryeheroin e tij e të fesë së tij, në Mazgit të Obiliqi, afër Prishtinës. Ai vazhdon të jetë i mirë për të se ka vrarë “kaurr” , e jo si Kryeheroi i Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, që i ka vrarë dikur “myslimanët” e paftuar në Arbërinë tonë, pasardhësit pushtues të Sulltan Muratit  
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit…
Presidenti i Turqisë me kryetarin e Diyanat-it, që po i investojnë 42 milionë euro para të taksapaguesve turq për ndërtimin e të së ashtuquajturës “Xhamia e Madhe” në Prishtinë. Të gjitha xhamitë që nga paslufta në Kosovë dhe jo vetëm, janë meremetuar e ndërtuar kryesisht nga Turqia neoosmane, e Naim Tërnava flet me fraza se ai që flet e përpiqet për neoshqiptarizmin, nuk qenka “bollshëm shqiptar”.
Ai e shef si dritë e dituri islame xhamizimin dhe islamizimin e vendeve shqiptare. U dashka të jesh shqiptar vetëm sipas “kutit” turkomadh që ta xhamizosh vendin tënd, që ta islamizosh atë për interesat e huaja antishqiptare.
Diyaneti është organizatë për përhapjen e Islamit në botë, pra edhe në viset e dikurshme të pushtuara prej Perendorisë Osmane, që Naim Tërnava nuk e konsideron periudhë shumëshekullore pushtimi por të lirisë dhe të çlirimit që ua solli Sulltan Murati, pushtuesi i tmerrshëm i Dardanisë sonë.
Që ua solli Lirinë Myslimane…, kuptohet !
Neve që edhe sot e kësaj dite na mungon Liria Shqiptare, të cilën nuk na lejojnë ta gëzojmë, shijojmë dhe përjetojmë… Atë për të cilën lufta jonë mbarim nuk mund të ketë, derisa të ngadhnjejmë përfundimisht ndaj pushtuesit të brendshëm islamik, që mendon se do të na mposhtë me Islam , duke dashur t’ia ndërruar natyrën kombit Shqiptar në rrethana lirie, në vendin e vet! 
Nuk ka më “pakicë 3 % katolike”, por tash keni probleme me kryengritjen e popullit Shqiptar, kahdo që jeton ai në Gadishullin Ilirik e botë .
Foto: Jutta Benzenberg (Prill 2024)
Show i islamit Politik në sheshet arbnore, kallxon edhe nji herë humneren e korrupsionit të politikanëve shqiptarë.
***
Shih videon e Klan Kosovës nga Peja:

K O M E N T E

14 KOMENTE

  1. Të mjerrët na, nuk po vetdijësohemi se kush po na futë në islamizëm. Sot e premte, në mesditë sa numri i madhë i rinodë dolën nga xhamija. Gati plasa! Si t’i bindim të rrijtë se janë në rrugë të gabuar???

  2. Ska ma zi se kaq !
    Popull pa tru që shkon kuturu ku ti thone dhe qe e adhuron tutorin.
    Mjerë kjo tokë çfarë burrash e grash ka pasë e kand e ka sot.

  3. Z. Bajram, për çdo festë fetare, edhe për Bajrami, besimtarët e fesë islame kemi shkua, edhe unë kam shkua te të afërmit dhe ia kemi urua festën e Bajrami me fjalë:
    Me fat bajrami! Mysafirët i kemi pritur dhe gostitur me pije (kafe…) dhe ëmbëlsira.
    Asgjë te keqe nuk ka këtu. Kjo ndodh edhe me festën e Pashkëve ku besimtarët e besimi katolik vëlezerit tanë shqiptar e fesojne me urime, me ushqime tradicionale duke pritur të aferm, miq e mysafirë.
    Une personalisht, te gjithë vellezerve e miqve te mi te besimi katolik e ortodoks (shqiptare) u dergoj urime dhe ata mua ma urojne festen e Bajramig (Tom Pegjokaj, Anton Kola Iledin Pilati, Emil Lafe etj.).
    Keto festa edhe pse fetare, jane festa tradicionale qindra vjet.
    Te shqiptarët, katolikë e myslimanë, festojmë bashkë edhe në të ardhshmen jo vetem festat fetare por edhe festat tjera, festat familjare (lindje, fejese, martese, vdekje), fetat e motmotit (Shengjegj e ShenMiter, Diten e Veres, Lamitë) ….
    Mendoj se nuk duhet keqperdor per qellime politike keto festa , kunder besimeve, besimtareëve sepse besimtaret e besimit islam e katolik jane të vetedishem se besimi eshte pjese e jetes por pa i penguar te tjeret dhe pa u perzier ne politike.
    Faleminderit!
    Sinan Kastrati, Suedi

    • Pikerisht per kete aresye, pra per keqperdorim te festes se Bajramit per qellime politike reagoi z. Kabashi.
      Asnjehere deri me tani, gjate kohes se Ramazanit nuk ka pasë, te them ” atmosfere Arabie” ne Kosove si kete here. Njerezit nuk kane pertue të të qortojne nese te kane pare me nje shishe uji ne dore, me cigare ne dore apo me nje hamburger ne dore. Deri vitin e kaluar keto “qortime” ishin te rralla, por kete vit ato u bene te padurueshme. Sic jane duke shkuar punet, fatkeqesisht do te vijmë ne ate stad ku pjesa tjeter e qytetareve, ata qe nuk agjerojne do te ndeshkohen tamam si ne vendet Arabe.
      Z. Kastrati, mendoj qe ato kohera te mira, sic na i perkujtoni Ju me te drejte, ku besimtaret ( dhe jo vetem besimtaret) shkonin dhe uronin festat, kane kaluar. Fatkeqesisht Kosova me hapa te sigurte eshte duke shkuar kah gremina nga e cila veshtire se do te shpetoje dikush.
      Ju pershendes.

      • Z. Albert, faleminderit!
        Kam pritur dhe pres reagime, por me qëllime të mira për “Pashk e për Bajram, sepse, Shqiptarinë e kemi të përbashkët”.
        Kohët e mira do të na vijnë mbrapa e ne do të iu prijmë siq iu prin DY BURRA, ANTON ÇETTA e MARK KRASNIQI, të dytë shqiptar të besimit katolik, akcionit për faljen e gjaqeve, 85 apo 90 %-shit shqiptarë të besimit islam. Ata burra dhe të tjerë, të besimit katolik, pjestarët e komuninetit islam (muslimanët), shqiptarët e besimit islam i kanë ulur në krye të vendit, odës e kullave, te oxhaki.
        Pra, ka pasur e ka edhe tash shembuj të mirë, si ata të besimit katolik dhe islam prandaj, porosia ime ishte:
        Mos të marrim shembuj të mbrapsht e ti publikojmë në shtypin tonë (dhe në Drini) siq ishte një i tillë, sot “Intelektuali i njohur nga Londra, Sami Islami, hoxhallarët i quan gomarë, ndërsa thotë se xhamitë duhet të bëhen biblioteka”.
        Albert, a të këthehemi sikur Shqipëria e Enver Hoxhës ku xhamia e isha i bëri MAPO, shtëpi kulture e halla sportive e kishën ku shërbeu Gjegj Fishta ”Muze” (Muzeu ateist)?
        Mendoj se Drini po edhe portalet tjera për hirë të shqiptrizmës duhët të publikojnë sa më shumë shembuj e me njerëz të mirë në mes të dy kominetetve e besimeve fetare. As unë, si pjestar i besimit islam e påara së gjithash si shqiptar, nuk pajtohem me disa nga krerët e besimit islam (BIK) por ata kanë emra, jo të gjithë hoxhallarët e xhamitë.
        Në vitin 1999, priftërinjtë katolikë, në kohën e IFTARIT i kanë rreh kambanat e kishave që vëllezërit e tyre, myslilamanë ta hanë iftarin (darkën).
        Në kohën e LSHP-së, këngëtrai i fesë islame, shqiptar iu ka beër thirrje shqiptarëve të besimit islam që nëse duan të vdesin si shehit (hero) e shkojnë në xhehnet (parajsë) të shkojnë të luftojnë e ti mbrojmë trojet e tokat tona, tash në Mal të Zi, Tivarin e Ulqinin.
        Nëpër odat tona, ku jam rritur edhe unë At Gjergj Fishat, Ali Pashë Guciado e Oso Kuka, janë këndu çdo herë në çdo festë etj.
        Besoj se jam kuptua më miorë tash.
        Sinan Kastrati, Suedi
        sinankastrati09@hotmail.com

        • Z.Kastrati!
          Une me shume deshire mulla Idriz Kokrrukin do e vendosja ne mes te Anton Cetes dhe Mark Krasniqit. Ai ishte nje patriot i madh. Merita e tij per pajtimin e gjaqeve ishte teper e madhe. Me vie shume keq qe ai sot pothuajse fare nuk permendet. Nuk e di aresyen por mendoj se ai ka merita teper te medha per keto dite qe ne po i gezojme sot. Sot tere diten neper TV kombetare dhe private do te shohim, po flas pak me ashper, antishqiptarë te sojit te Naim Ternaves, Shefqet Krasniqit, Mazllam Mazllamit, Fatmir Latifit, Enes Goges e shume e shume hoxheve te tjere qe nuk ndalen duke madheruar sulltanin e mohuar flamurin kombetar , Skenderbeun, Rilindjen Kombetare etj. etj. Te kritikosh sot keta qe jane kunder vlerave tona kombetare nuk do te thot qe ben sulm ndaj fesë myslimane. Jam shume i sigurte qe nese keta hoxhe qe une i quaj antishqiptarë do t’i kishin ato vlera te hoxhes Idriz Kokrrukit (dhe jo vetem te tij) nuk do te kishte “Levizje te Decanit”, nuk do te kishte kritika ndaj tyre (me te drejte) nga z. Kabashi dhe une nuk do te shikohesha si kundershtar, mos te them armik nga disa komentues.
          Pajtohem me ju dhe te tjeret qe nuk duhet tepruar me kritika, por mendoj se minimizimi i rrezikut nga islami burimor eshte edhe me i rrezikshem. Une qe jetoj ne Kosove po i verej ndryshimet, po e verej per cdo dite agresivitetin, gjithnje ne rritje te kundershtareve te vlerave tona kombetare. Do te isha shume i lumtur nese “kohet e mira do te na vijne mbrapa” Uroj nga zemra qe Ju te keni te drejte.
          Ju pershendes dhe ju uroj nje nate te qete.

      • Albert, me arabet mendoj se nuk jemi ne lufte ose konflikt ne shqiptaret, por me turqit qe na kane shtypur dhe sunduar mbi v (5) shekuj.

        Vetem ne Hamburg te Gjermanise ke me shume mejtepe ose xhamia turke,arabe dhe te tjera (asnje shqiptare, besoj une)-se sa ne krejt trevat shqiptare. Por, gjithashtu te gjithe jane te obliguar (detyruar) me e respektuar ligjin e shtetit dhe kanunin e fese katolike, protestante etj…Ne te kunderten, shkon ne burg (biruc) per lesh.

        Ne Kosove dhe Shqiperi nderkaq, feja eshte politike dhe politika fe , rr´fe ose religjion.

        Kosova dhe Shqiperia bashke nuk kane banor sa nje paralagje e Kairos ose Parisit si per shembull.

        Une jam forte i bindur se te gjitha ato ambiente ose “atmosfera arabe” ne Kosove, jane rezultat i nje vetedije te ulet shtetrore dhe nacionale tek shqiptaret. Edhje rrymat ose ekstremet radikale katolike, gjithashtu. Por, besoj se kalojne edhe nja 1OO ose 2OO vjet. He medet.

        • Nuk ju kuptova se cka mendoni kur flisni per rrymat ose ekstremet radikale katolike. Se paku deri me tani ne Kosove nuk kemi patur raste te tilla, perjashto deklaraten e z. Kcira ne Amerikë.

          • Pershendetje Albert,

            Nese me ndjeni, kuptoni dhe besoni, nuk po shoh ketu kurrfare hapesire dhe motivimi pozitive, pervec garave te ndryshme se kush me pshurrur ose me peshtyr me large se tjetri. Duke i peshtyre njeri tjetrit ne gjoks: Me falni per shprehJet.

            Po, Alberit po mundohem me t´u pergjigjiur peraferesisht e jo krejt per shkaqe objektive dhe subjektive.

            Ne kuader te eskremizmit ose radikalizmit fetar i kemi studimin, analizen, shqyrtimin, vezhgimin dhe zberthimin kontekstual dhe kontestual te reaksionit dhe interaksionit ( interaksionizmit) te brendshem fetar, kulturor, politik etj…gjenezen shkencore, historike, familjare ose strukturalgjenetike te ekstremizmit ose ra<dikalizmit fetar ose kulturor, indiferencen ose neutralitetin e individit dhe kolektivitetit ndaj trendeve ose dukurive te ndryshme devijante dhe eskalative etj.

            Me fjale tjera, vet fakti se ty, mua ose dikend tjeter, na pengojne rrobat (kostumet, sakkramentet, sentimentet, ritualet, celebrimet ose pelegrinazhet e ndryshme te arabeve ose muslimave, kjo deshom vet se jemi ekstremist fetar. Jemi ne nje stad (stadium) shume te ulet zhvillimii zoteri! si me qene koha e luferave mesjetare te kryqzatave!!!

            Perse (pse) nuk protestojne ose reagojne kurre per shtypjen ose vrasjen e femijeve, grave dhe pleqve te pafajshem ne Palestine nga bombardimet dhe granatimet masive dhe teper enorme te ushtrise cifute ose izralelite, por vazhdimisht shumica absolute e shqiptareve ua mbajne mkrahun izraletive?

            pse nuk ju pengojne kurre kryqat, rrobat, ritualet ose liturgjite e popave ose kalluxhereve serb ne Kosove, por vetem rrobat dhe ritualet e fese islame ose muslimane ne Kosove…???!!!

            Dje ia kam cuar zoteri Kabashit dhe Bota Sot nje shkrim me titull " Kosova e spiuneve, apo spiunet e Titos, UDB-s, Rankovicit dhe partise jugosllave"…Kqyre dhe lexoje mire Albert e me kupton me drejt.

            Me fal, po je i gabuar kesaj here.

            Gjithe te mirat.

    • Koment i qarte dhe i drejte i z.Sinan . Shprehem keshtu jo se mendimet i kemi te njejta por se ky eshte realiteti .Per Fene Muslimane ne Kosove nuk mund te them shume sepse s’kam jetuar atje dje e sot qe te them dicka per ndryshimin .Se ,me demek ka ndërhyrje politike ,shkurt ndërhyrje te huaja per te destabilizuar vendin .Kemi polici, gjykate , kushtetute ne dy shtetet shqiptare .Ne se konstatohet se ndonje klerik ( Hoxhe , Prift ) ne ritet e tij te faljes ne vendet e shenjta ,Xhami e Kisha bën propagande kunder shtetit , hymnizon nje shtet tjeter kushdo qofte , i bën thirrje rinise te shkojne e te luftoje në një shtet tjeter ne emër te Allahut ,Kuranit apo Biblës ,atehere te ndërhyje shteti , te gjobisë , te denojë e t’a ndaloje te kryeje cdo lloj funksioni te mëparshëm. Me temat e përditshme kunder Islamit nga mediat jemi berë sa qesharakë aq dhe tregojmë para botës se nuk jemi shtet me te gjitha institucionet përkatëse. E paraqesim vetveten si nje fis Zhulu i Afrikës . Per vendin ku linda ,u rrita me gëzon fakti qe njerezit festojnë festat fetare ,Bajram ,Pashke ,Krishtlindjet ! Se sa te na mblidhnin nga shkollat , nga nderrmarrjet per 1 Majin , festat e nëndorit apo ditëlindjet e diktatorëve pa pasur deshire e madje ne barkun bosh se nuk na u nda triskanga 1944 e deri sa u shporrën .
      Festat fetare jane te vullnetshme , gezime qe bashkon familjet ,farefisin ,miqte e komshinjte .Do te shtoja qe shqiptaret me vendbanime jashte atdheut te jene jo lojtare aktive ne kete sulm te ashpër ndaj fese Muslimane. Sepse ne ,qe jetojmë dekada larg atdheut nuk duhet te ironizojme , bullizojme vellezrit e motrat , gjyshërit e prindërit tanë pse besojnë ne Allah ,pse festojnë Bajram . Jo percarje e armiqsi pse besojmë ne tri fe . Nuk korrigjohet historia me ndërrimin apo ndalimin e fesë .Jemi keshtu sic jemi ,shumice Muslimane ,me teper ne Kosove .

  4. I dashtun dhe i nderuar Bajram (Gjergj) Kabashi!

    Nese me beson kam respekt dhe simpati per ty si gazetar, intelektual dhe patriot. Per familjen tande gjithashtu.

    Ndaj, po te lumtem si vella shqiptar: Thuaju atyre qe te done dhe te besojne se UCK-s nga toka dhe forcat e Natos nga qielli, atebote (me 1999) nuk kane luftuar bashke kunder Sderbise kriminale dhe gjakatare me i bere te gjithe shqiptaret musliman ne shqiptar katoliik, apo me ia falur Shkinise (Srrbise)- Trepcen, ujamanin dhe pasurite tjera vitale dhe kardinale te Kosoves! Dhe, q me pak Turqise se sulltan Erdoganit, i cili i ka vrare, burgosur dhe internuar gjenedralet, admiralet ose oficeret kryesor te ushtriser turke me origjine shqiptare.

    I dashtun Bajram,

    Thuaju atyre qe te degjojne, kuptojne dhe besojne se ka shqiptar te fese katolike qe te lene ne balte dhe pret ne bese duarlidhur.

    Mua, personalisht mbi 35O burra shqiptar te fese katolike me kane lene vetem duke u perplasur dhe kacafitur me truprojet ose bodigardet e Halit Muharremit dhe Bujar Bukoshit ne Werneck te Gjermanise(viti 1999)-, vetem pse e kundershtova nje deklarim cinik dhe teper injorant te Halit Muhareemit-kunder Lazer Krasniqit, i cili asokohe (me 1999) e mbronte luften clirimtare dhe heroike te UCK-s, per cka Halit Muharremi (Halit muti) iu drejtuar Lazer Krasniqit me: “Nuk pajtohem fare me ty Llazar!” etj…Aty per aty reagova une kunder Halit Muharremit, duke i thene se ky zoteriu nuk e ka emrin e serbit-LLazar, sic e quani ju zoteri minister, por e ka emrin e shqiptareve te mocem- Lazer qe 2OOO vjet!” Isha pak emocional etj. dhe, me beso te lutem ti dhe ata qe te besojne dhe deghojne ty e jo mua, Halit Muharremi, m´i turri ose ndersei truprojet ose bodigardet e tij si qen te cartur kunder meje, duke me quajtur kriminel i Hashim Thacit, enverist, stalinist e cka mos tjeter vetem pse i thashe se Lazer krasniqi nuk e ka emrin e shkaut-LLazar, por emrin e shqiptarit-lazer! Me kupton ti, apo jo….???!!!

    Me lane vetem mbi 35O burra shqiptar te fese katolike ne ate tubim moblizues te PSHDK-s ne Gjermani, o Bajram (Gjergj) Kabashi. me shpetoi nje pule e vocer me zogj qe e mbaja asokohe me veti per cdo rast. Te betohem se Po, o vella!

    Nuk po dua te zgjatem me teper shembuj dhe raste te tjera!!!, por nuk eshte krejt bota e pastert dhe e sinqerte sic e paramendon ti o vellacko!

    Kudes. Shendet!

    • I nderuari Agron Shabani… Besoj që e ke kuptuar deri tash se nuk mbroj as p¨rfqe¨soj ndonjë “mysliman”, “katolik”, “ortodoks” apo bektashi, por përpiqem tua jep fjalën që të shprehen deri në fund edhe nëse nuk ia qëllojnë plotësisht secilit Shqiptar, pavarësisht se si quhet ai: Ahmet, Lazër, Agron, Stefan, Pirro, Kolec, Shefqet apo sido që të quhet. Ne duhet ta mbrojmë popullin që i përkasim (rastësisht) nga asimilimi islamik, turkomadh, grekomadh apo nga përgjumja që mund të na humbas edhe territore të tjera, sikurse që janë shembujt e njohur historik. Shëndet. Falemnderit që komenton.

      Gjergj – B. Kabashi

      • Dakord….I atij mendimi jam edhe une. Gazeta eshte jotja , jo imja….Une vetem ceka ca fakte personale. Pervoja te hidhura jete. Lirisht vazhdoni….Me qene une kryeredaktor ose editor i ketij mediumi, besoj se do kishin ndryshuar dicka me urgjence. Nga disa si i thone vetes intelektual, analist, psikolog ushtarak, patriot etj…ka inflacion te madh fjalesh te renda ose ofendimesh, mendoj une, por ia qe largesite ose distancat e ndryshme kohore, moshore, gjeografke dhe te tjera, percaktojne limitin. Gjithe te mirat.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu