Të jesh i pranishëm me shkrime dhe studime në” Zëri javor” të publicistit dhe gazetarit të njohur Blerim Shala, përveç që ishte privilegj ishte dhe krenari.Prandaj, s’ kishte të ngjarë që të shihje broçkulla dhe antivlera, e as shund e kiç.
Askujt nuk interesonte se çfarë hanë dhe pinë fëmijët e këngëtarëve, artistëve, politikologëve dhe më kënd martoheshin ata.
Ndërhyrjet në privatësinë e familjeve ishin rreptësishtë të ndaluara. Sot, punën e gjykatave e bëjnë gazeta e portale. Ato një ngjarje e japin një njëmijë versione.
Mjerisht, në televizionet tona shohim emisione degjeneruese dhe pa asnjë grimë vlere.
Gjuha e përdorur në disa emisione përveç që është e gërditshme është gjuhë rrugësh e bordelesh.
Kësaj dukurie negative i kanë hapur rrugë edhe disa intelektualë tanë që pranojnë të jenë mysafirë në këto emisione të pa temë, koncept dhe pa kurrfarë mesazhi njerëzor.
Sot, çdo i ri dhe e re preferon profesionin prej moderatori apo moderatorje pa e kuptuar që ky profesion kërkon përgjegjësi, talent e mbi të gjitha kurriz e moral.
Para së gjithash duhet ditur ajo që del nga gojët tona përhapet kudo me shpejtësi rrufeje.
Andaj, çdo fjalë përpara se ta nxjerrim nga gojët tona duhet ta peshojmë mirë.
Agim Shehu, shkrimtar i njohur pastë ndjesë thoshte “letra e bardhë është jona para se të shkruajmë mbi te, duhet peshuar mirë e mirë çdo fjalë”.
Disa televizione e portale mbijetojnë duke plasuar gënjeshtra të pa kripë.
Lajmet nga e kaluara jonë historike nga alamet historianësh dhe profesorësh tjetërsohen dhe përshtatën sipas qejfeve të klaneve dhe grupeve të interesit, ku ata kanë bërë grazhd.
Si pasojë e kësaj gjeneratat e ardhshme do të heqin të zinjtë e ullirit për të zbuluar të vërtetën e këtyre ngjarjeve.
Me lajme të rreme dhe të sajuara nuk krijohet sensacion me çmimin e tmerrshëm të shpërfytyrimit të së vërtetës.
Prandaj, sot si asnjëherë më parë, duhet gjurmuar dhe studiuar ngjarjen e pastaj ajo të publikohet duke pasur mbështetjen në fakte e argumente të pathyeshme.
Disaherë është shkruar nga njerëz të papërgjegjshëm dhe djallëzor se ka ndërruar jetë aktori ynë i madh Mirush Kabashi dhe personalitete të tjera të kulturës.
Ky lajm i rrejshëm përpos familjeve të tyre është përjetuar rëndë nga shokë e miq të këtyre artistëve përndryshe ikona të kulturës sonë.
Është sharë e fyer keq e më keq aktori dhe poeti Çun Lajçi, vetëm pse ka bërë përpjekje me mbijetuar nga puna, mendja dhe djersa e vet.
Asnjëherë askush nuk ka shkruar qoftë edhe dy rreshta referencë – kërkesë Qeverive tona, që personaliteteve që janë shquar me talentin dhe përkushtimin e tyre t’u caktohet një pension që u mundëson jetë dhe pleqëri të dinjitetshme.
Janë fyer e denigruar Atdhetarë të njohur që rininë dhe kockat i kanë lënë në burgjet skëterrë të ish- Jugosllavisë, për lirinë që e gëzojmë sot.
Ndërkaq, të njëjtëve që për së gjalli ua ka helmuar jetën propaganda serbo-shqiptare, pas vdekjes, kur ata nuk kanë fare nevojë për to, u thuren elozhe e këndohen këngë.
Ky është një ves i keq që jo vetëm nuk e forcon sistemin e vlerave, por e shkërmoq atë.
Gazetarë e analistë mercenarë dalin në terren ose kalërojnë nëpër medie duke shpifur dhe përgojuar kundërshtarët e tyre, pa pasuar as edhe një provë të vetme.
Madje disa nëpër studiot tona televizive bëjnë edhe aktrim, duke u çaraveshur dhe imituar individë të dëshmuar në fusha të ndryshme të Shkencës, Artit, Kulturës dhe Perënditjes së vendit.
Veç kësaj ata nuk kanë qëndrime të vetat të pavarura, sepse shiten lirë, tek mujsharë të ndryshëm, që u kërkojnë të krrokëritin sipas shijeve dhe interesave të tyre mesnike.
Ditë më parë, lajmi i rremë se njëfarë Rrustem Llapi, vrau një serb në Gjermani, mori dhenë.
Rrustemit nisën t’i thuren vargje lavdi e trimërie nga të gjitha anët. Kur, një medium yni viziv vërtetoi që ky lajm është i pavërtetë ndaj tij filluan sulmet me fjalët më vulgare.
Ky rast nxori në dritë të vërtetën s’e krijimin e heronjve të rrejshëm e kemi në gjak.
Rrahim Hoxha, një burrë autoritativ nga Obrança e Podujevës, shpeshherë thoshte “S’ka më kiamet se me rrejt vetveten“.
Rreth kësaj dukurie të shëmtuar që po na ndjek si hije ogurzezë, profesori i UBT- së, Musa Sabedini, ka bërë një studim të thellë, duke e përmbledhur në librat “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” dhe “Gazetaria online në Kosovë dhe rajon, etika dhe sfidat e vetrregullimit”,
Ata që pretendojnë profesionin e gazetarit të njëmendtë duhet lexuar patjetër këto libra, ngase ato janë Abetare, për të gjitha ata që thirren në etikë, moral dhe edukatë.
Zotni Kabashi e ka per detyre te blokoje komentet me ofendime dhe fjale banale e te paqytetnume.
Paul, besoj që e din se njerëzit që kanë sëmundje të rënda mendore nuk asht lehtë të ndalen. Por, edhe për ata ka zgjidhje e hekura të psikiatrisë.
E vërteta dhemb çdoherë . Në këtë opinion nuk shohim asnjë fyrje. Fatkeqësisht kjo është gjendja reale në disa media tona.
Sot, nuk mud të hapësh me familje një kanal televiziv se sheh degjenerim që s’përshkruhet.
Të keqes duhet t’i themi të gjithë stop,nese duam edukatë dhe qytetrim.
Në televizionet e Zvicrës as që vinë në shprehje emisionet që prekun në etikë e moral.
Ky zotriu e ka goditur shumë bukur këtë dukuri neveritse. Çështje tjetër është kur antivlera bëhet trend.
Shumë bukur thënë! Atyre që iu djeg le ta përdorin feferonin për qetësim!
Les réseaux sociaux ont donné le droit de parole à des légions d’imbéciles qui, auparavant, ne faisaient que discuter au bar après un verre de vin, sans causer de tort à la collectivité.
Në shqip:
« Rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtën për të folur legjioneve të budallenjëve që më parë bisedonin në bare (pijetore), vetëm pas një gote verë, pa shkaktuar dëme në shoqëri » Umbeto Eco
Një analizë shumë e qëlluar e bazuar në të dhëna e dëshmi për gjendjen e tmerrshme se çfarë shkruhet dhe thuhet nga gazetarët apo drejtues e folës nëpër emisione televizive të ndryshme që shumica e këtyre të ashtuquajtur gazetar u shërbejnë klaneve dhe shërbimeve të ndryshme që i kanë sjellur dhe në vazhdimsi i sjellin dëme vlerave të vërteta njerëzore, arsimit e trashgimisë kulturore dhe ardhmerisë e sigurisë kombëtare. Kështu që të tillët mund të krahasohen me thënien për gazetarët:” Mundohet me ta krua vetullën e ta qet apo çorron syrin..”
Shumë i nderuar Arif, me që Drejtësia në Kosovë është vetem e shkruar por jo e jetësuar për ata që meritojnë ndëshkim e dënim, keqbërësit kanë marrur forcë e guxim dhe s’kanë të ndalur nga keqpërdorimet në të gjitha drejtimet që ju i keni cekur edhe në shkrimin tuaj të mrekullueshëm.
Ky artikull i shkruar nga dore profesionisti ka prek çeshtje qe duhet te na preokupojne të gjitheve.
E pergezojme autorin e tij.
Periudha e sotme, si nje periudhe e rrjetave sociale te nduardurshme i mundeson akcilit person qe te behet pjese e saje.
E dhimbeshme eshte kur portalet, te themi profesionale(jo te gjitha) as qe kontrollojne vertetesin e shkrimit te çfardo natyre qofte , e shkrimet qe pretendojn te jene reportazhe, ese, pikepamje shkencore te lemijeve te ndryshme ……askush nuk i redakton, por shume nga keto portale kur arrijne te kapin “lajmin” bile edhe u japin ndonje titulle bombastik me çka edhe me shume cytin debatet e opinionit(keshtu shtojne numrin e klikimeve), ne te cilat ne te shumten e rasteve krijojne tabore rivalesh apo edhe vetem çakaj qe perpiqen te deshmojne”menqurin” tue mos zgjedhe gjuhen qe perdorin.
Kushdo qe lexon edhe ne ndonje gjuhe tjeter te vendeve me tradite ne fusha te mendjeve, lehtaz vren ne kete fushe se sa dallime kan me portalet tona.
Kur dihet se sot, jo pak lexues te ketyre portaleve te vetmen gje qe lexojne jane keto portale dhe komentet qe ato i lejojne ,kjo deshmon vorferin e “ushqimit” te mendjese!
Gazetaret me nam s’bashku me intelektual te deshmar do te duhej te krijojne hapsira te veçanta per informim ; lajmi i ketyre hapsirave do te duhej te jete LAJM -LAJM ETALON . Nese do te kishim hapsira te tilla te besuara sigurte se do ti zvoglohej hapsira “lajmit” qe sot aq i shumte eshte!
Shkrimet e ketilla ,qe nuk na jan te shpeshta, jane thirrje me plot dhimbje qe bejne autoret per nje ndryshim ne gazetari, si nje faktor shume i rendesishem i emanicimimit shoqeror.
Shkrim i perkryer. Te lumte Arif.! Me respekt, ,S. BLAKU
I nderuar bashkatdhetar Arif Ejupi, të përgëzoj për shkrimin tënd.
“Analisti” i cili paraqitet me qindra nofka dhe shan (por edhe kërcënon) intelektualët e vërtetë sepse krahas çrregullimeve të tjera mendore vuan edhe nga një kompleks inferioriteti (për arsye higjienike nuk ia përmend emrin) ka lindur i çmendur, dhe do të jetë gjithmonë i çmendur. Për këtë arsye, psikiatrit e tij kanë hequr dorë prej kohësh nga besimi se mund ta kurojnë atë.
Nga USA, Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake.
Profesor,Aurel nuk gjej fjalë me u falenderuar për përkrahjen dhe motivimin që më bëni për të shkruar edhe në të ardhmen.
Asnjëherë nu qes as edhe një fjali të vetme pa shqyrtuar materiale. Në fjalinë e dytë të artikullit e parafrazova shkrimtarin e madh të letërsisë botërore Umberto Eco, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare .
Nuk dua ta ngarkoj Revistën Drini me linqe ku lexuesi mund të shoh shkrime që të bëjnë të vjellësh dhe video incizime me fjalorin më vulgar. Fatkeqësisht ato i hasim orë e çast.
Nuk them në asnjë mënyrë se jam në rreshtat e krijuesve të përkryer . Meqenëse prej vitesh jetoi në Zvicër, kam mësuar mbi përgjegjësitë që i ka një krijues ndaj opinionit . Këtu shpifjet,trillimet dhe tjetërsimi i autorësisë ndëshkohen
rëndë nga shteti .
Prandaj ka qetësi,progres dhe stabilitet. Sikur ta kisha adresën tuaj elektronike ( imejllen) do t’u dërgoja artikuj të shumtë që më janë vjedhur pa modifikuar as edhe një fjali nga “Gazeta”dhe” televizione” tona
U kam përcjellur rregullisht edhe tek botuesit dhe krijuesit e njohur Skënder dhe Elida Buçpapaj. Por, nuk kam ditur mbi përgatitjen Tuaj, universitare.
Më gëzon fakti që qenkeni ekspert i dy fushave të rralla dhe të nevojshme veçmas për ne shqiptarët.
Paçi shëndet e të mira ! Me respekt dhe mirënjohje, Arif Ejupi