Dr. Nusha Zhuba , Romë
Letra nga Janjeva
Më duhen lekët për të shpenguar katolikët …
Kështu i shkruante Arqipeshkvi i Shkupit, Mati Mazreku nga Janjeva Propagandës Fide në vitin 1782….
Janjeva me një histori të veçant, Janjeva e përgjakur, Janjeva zemra e Dardanisë …
Ho ricevuto al 23 del presente il veneratissimo foglio di Vostra Illustrissimo e Reverendissimo e mi è stato d’infinità consolazione nel vedere che Ella si ricorda di un suo umilissimo Servitore e rendo infinite grazie del suo affetto validissima protezione, col consolarmi spesso ed ottenermi dalla pietà della Sacra Congregazione sussidi straordinari e particolarmente in quest’anno aggraziandomi con 100 scudi per sollevarmi in questi miei estremi bisogni e debiti di questo maligno ottomano dando ogni anno anzi ogni messe gran regali che consistano in Zuccari, canocchiali, corone di coraglio teriaca , fiori et altre galanterie che faccio venire da Venezia dal mio Agente: Cosi parimente alle feste alle nozze delli turchi devo andare ad ‘agurarle, con portare in regalo , agnelli caffe tabacco e cento lira oltre galanterie quelli regali è impossibile a non darli perché cossi sono avvezzi di Turchi di questa Diocesi dalle mie Antecessori e dalli Vescovi Scismatici i quelli pero hanno immense entrate ed estorsioni di denaro dal proprio popolo nisun altro Vescovo del mondo patisce simili persecuzioni et disturbi per ogni parte quanto questo di Servia. Dall’ altra poi non ho altra minima entrata fuorché li 200 scudi della pieta della Sacra Congregazione non possessione non prati, non vigne non ho casa Vescovile essendo ogni cosa usurpata e predominata dalla furia ottomana per motivo delle guerre col Tedesco massime nel 1837 e d’allora tutte le nostre chiese spogliate e rovinate per dispetto dalla fede che abbiamo con Tedeschi. Dimora ora nella casa Parrocchiale ora nella casa Paterna; patendo grandissima soggezione e disturbali miei parenti da ogni sorte di infedeli, che continuamente mi vengono in alloggio : Non è possibile a potersi credere e descrivere in carta quali miserie e crepacuore che ogni ora patisco, fino da ogni vile e birbante turco, e mi sarei perduto dal debiti turco, se la benedetta pietosa Madre Sacra Congregazione non mi avesse soccorso spesso con qualche straordinario sussidio. Non spendo ne nel vito, ne nel vestirmi o altro sforzo, ma me la passo miserabilmente e poverissimamente perché tutto spendo nel mitigare i turchi e redimere i poverissimi cattolici diocesani a stogati quotidianamente con infinite imposizioni di denaro e legati in pesanti catene .
Mio raccomando alla sua validissima protezione per quelli affetto e l’amicizia che ho avuto la fortuna di conoscerla fino a Fermo e sempre ho avuto un amore et emulazione ardentissima di vederla esaltata e così spero in Dio in avvenire sarà sublimata a maggiori dignità per utile di tutto il mondo et anche per questa mia povera Diocesi. La supplico compatire la mia ignoranza e di averla attediato tanto mentre con ogni affetto e rispetto baciandole le S. Mani mi protesto di Vostra Illustrissima e Reverendissima.
***
Mora në datën 23 të kësaj dite letrën nga i Nderuari Shkëlqesia Juaj. Ishte një ngushëllim i pafund për mua kur pashë që Ju kujtoni një nga shërbëtorët tuaj më të përulur, dhe ju falënderoj pafundësisht për dashurinë tuaj, mbrojtjen shumë të vlefshme, duke më ngushëlluar shpesh dhe duke marrë subvencione të jashtëzakonshme nga mëshira e Kongregatës së Shenjtë veçanërisht në këtë vit. Duke më gëzuar me 100 skude për të më lehtësuar nevojat dhe borxhet e mia ekstreme ndaj këtij osmani të keq që i jap çdo vit, ose më mirë çdo të muaj, dhurata të mëdha të përbëra nga ëmbëlsira, teleskopë, kurora koralit, (e pakuptueshme) lule, dhe dhurata të tjera që më janë dërguar nga Venecia prej agjentit im: Po kështu në festat në dasmat e turqve duhet të shkoj t’i festoj, duke dërguar si dhurata kortezie, qengja, kafe, duhan dhe njëqind lira, është e pamundur të mos u jap dhurata, sepse turqit e kësaj Dioqeze janë mësuar nga paraardhësit e mi dhe nga Peshkopët shizmatikë, të cilët kanë të ardhura të pafundme duke i zhvatur para popullit tè tyre. Asnjè Ipeshkv tjetër në botë nuk pëson persekutime dhe trazira të ngjashme sin né kètè qoshe tè Serbisë. Nga ana tjetër, nuk kam të ardhura të tjera as minimale, përveç se 200 skutave të devotshmërisë së Kongregatës së Shenjtë, nuk kam pasuri, as livadhe, as vreshta, nuk kam Ipeshkvi gjithçka është e uzurpuar dhe e dominuar nga furia osmane për shkak të luftërave me gjermanët, sidomos që nga viti 1737 dhe më pas të gjitha kishat tona u zhveshën dhe u rrënuan nga inati për besimin e njëjtë që kemi me gjermanët. Unë tani jetoj herë në shtëpinë e famullisë, e herë në shtëpinë atërore ; duke vuajtur nën një frikë të madhe dhe duke i shqetësuar dhe të afërmit e mi nga ngacmimet e të pafeve, të cilët më vijnë vazhdimisht në banesën time: Nuk është e mundur të besosh dhe të përshkruaj në letër çfarë mjerimesh dhe dhimbjesh vuaj çdo orë nga poshtërsitè dhe ndyrësitè turke. Do të isha i humbur nga borxhet turke, nëse Kongregacioni i Shenjtë ,Nëna e mëshirshme nuk do të më kishte ndihmuar shpesh me ndonjë subvencion të jashtëzakonshëm. Unë nuk shpenzoj për ushqim, veshmbathje apo ndonjë gjë tjetër, dhe ja kaloj mjerisht shumë keq, sepse të gjitha i shpenzoj për të zbutur turqit dhe për të shpenguar katolikët dioqezanë shumë të varfër që janë të lidhur çdo ditë me imponime të pafundme parash, të lidhur në zinxhirë të rëndë .
Pamje e këtyre viteve nga Janjeva…
Unë ju lutem për mbrojtje të vlefshme, tuajën për atë dashuri dhe miqësi që kam pasur fatin t’a njoh në Fermo dhe kam pasur gjithmonë një dashuri shumë të zjarrtë për ta parë të lart e më lart, dhe kështu shpresoj në Zotin që ajo të ndodhë në të ardhmen. Do të sublimohesh në dinjitet të madh për të mirën e mbarë botës, dhe gjithashtu për këtë Dioqezën timen të varfër. Ju lutem për injorancën time që ju mora kaq vëmendje, ndërkohë me dashuri dhe respekt, duke puthur Duart tuaja të Shenjta, përgjërohem i Nderuar Shkèlqesi.
Janjevo 30 Luglio 1782
Matteo Masarek
Arcivescovo di Scopia.
Material nga Arkivat e Vatikanit
Dr. Nusha Zhuba , Romè
Nje leter qe e tregon gjendjen e mjerueshme te katolikeve te cilet per te mbijetuar detyroheshin qe te paguanin. Per keto raste tregon edhe historiani Noel Malcolm. “Katoliket shpesh paguanin kreret (pashat) ne menyre qe keta t’i ruanin. ” Une i jap atij 20 skuda (2000 akce) ne vit, kurse ai me mbron nga osmanet dhe nga barbaret tjere”.(faqe 173) Duhet ta permend se ne shumicen e rasteve pashat ishin shqiptare te islamizuar dhe barbaret ( ata qe sulmonin katoliket) ishin shqiptarë te islamizuar. (shenim i imi)
Ne faqen 172 z. Malcolm duke treguar per poziten teper te rende te klerit katolik, shkruan: ” …ne periudhen fill pas invadimit austriak, vetem njeri nga ta (prift) mbeti ne tere Kosoven; ai mbeti gjalle vetem per aresye se ia dhuroi Mahmut Begollit ( edhe ky shqiptar nga Peja) tere pasurinë e vet,madje edhe shtepinë”. Prifterinjte tjere ose kishin marre arratine ose ishin vrarë.
Zonjen Zhuba e pergezoj per punen e madhe qe po ben per ta ndricuar kete pjese te historise tonë. Kam vetem nje paqartesi tek vitet. Ne letren e shkruar ne vitin 1782 flitet per kohen e perndjekjeve te vitit 1837. Mendoj qe duhet te jete viti 1737.
I nderuari Albert. Falemnderit për komentin mjaft domethënës. Nushe Zhuba të bani të fala dhe të falemnderoj për komentin dhe vërejtjen rreth vitit të caktuar. Ishte një gabim i saj nga ngutia, andaj Nusha dhe Redaksia e Drinit të janë mirënjohës.
Mirëudëgjofshim…!