ARKIVI:
20 Prill 2024

A fshihej Mit’hat Frashëri pas këtyre tri letrave të nënshkruara me pseudonimin “Adriatiku” dhe të botuara në revistën “France-Orient”?

Shkrime relevante

Çerek shekulli – Prishtina e Përndjekur – Makoc – 19 Prill 1999, foto të fotoreporterit të njohur Ridvan Slivova

Ridvan Slivova, Prishtinë Çerek shekulli - Prishtina e Përndjekur - Makoc -...

Një komb asimilohet kur gratë e tij dorëzohen

Piktutura e Edvard Munch, "Tre gra në kopsht", që njëherit është...

Çka nuk është dashuri sipas Monika Brajës, intelektuales shqiptare që jeton në Selanik

Monika Braja, Selanik ___ Sa shumë flitet për dashurinë e sa shumë pak...

Njerëzit e lumtur nuk i prek konsumizmi, që nuk e zëvendëson lumturinē në asgjë

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më ndodh shpesh të shoh turma njerëzish që...

Shpërndaj

Portret i Mit’hat Frashërit në Paris (1920). – © Auguste Léon – Albert Kahn Collection

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2022

Revista politike, ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar në gusht dhe dhjetor të 1921 si dhe në janar të 1922, tri letra të një autori me pseudonimin “Adriatiku” mbi rrjedhën e ngjarjeve politike dhe ekonomike asokohe në Shqipëri. Por kush mund të ketë qenë ky autor misterioz? Dyshimet e mia janë për Mit’hat Frashërin, të cilit e njëjta revistë i ka botuar në gjashtë mujorin e parë të 1922, katër letra (1 shkurt 1922; 10 prill 1922 / 10 prill 1922; 10 qershor 1922) me pseudonimet “Lumo Skendo” dhe “Sulo Kendom”. Pavarësisht këtij autori misterioz, përmbajtjet e këtyre letrave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar, do t’i gjeni në vijim :

Letra n°1 – Burimi : France-Orient, 1 gusht 1921, f.4 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 20 gusht1921.

Kabineti i ri i formuar më 12 korrik është ende nën kryesimin e Iliaz Vrionit. Është një kabinet koalicioni. Aty janë të përfaqësuara të gjitha partitë, duke gëzuar besimin e katër të pestave të Parlamentit.

Ministria përbëhet si më poshtë: Ministri i Brendshëm, Sulejman Delvina; Ministri i Punëve të Jashtme, Pandeli Evangjeli; Ministri i Drejtësisë, Dhimitër Kacimbra; Ministri i Financave, Tefë (Shtjefën) Curani; Ministri i Arsimit Publik, Sotir Peci; Ministri i Punëve Publike, Mehdi Frashëri; Ministri i Luftës, Selahudin Shkoza.

Qeveria aktuale pret me durim dhe besim njohjen zyrtare nga fuqitë e mëdha dhe rifillimin e marrëdhënieve diplomatike.

Në fakt, qeveria shqiptare, për të inauguruar një jetë normale dhe për të përmbushur kërkesat e një ekzistence politike, ende nuk ka rivendosur marrëdhëniet si në vitin 1914. Për këtë, Shqipëria i është drejtuar disa herë kabineteve të Fuqive, dhe së fundmi, më 8 korrik, kur Delegacioni shqiptar në Paris u thirr përpara Komisionit të Çështjeve Shqiptare në Quai d’Orsay, për të paraqitur dëshirat e qeverisë së tij, Kryetari i Delegacionit u mjaftua duke kërkuar njohjen zyrtare të Qeverisë dhe si rrjedhojë e kësaj njohjeje zbrazjen e territoreve shqiptare ende të pushtuara nga serbët dhe grekët.

Ajo që është e kënaqshme të theksohet është se vetë interesi ndërkombëtar përfshin mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të Shqipërisë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Për më tepër, këtu në Tiranë, ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët e Shqipërisë, të bindur se kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë të përballueshme jetën në Ballkan.

Jashtë vendit është folur shumë për çështjen e Mirditës; shkuan aq larg sa të shpallnim krijimin e një republike të vogël. Ja e vërteta : Marka Gjoni, gjoja udhëheqës i Mirditës, kishte bërë betimin për besnikëri ndaj qeverisë shqiptare; Mirdita tashmë ka zgjedhur dhe dërguar dy deputetë në Tiranë. Por Marka Gjoni i do pak si shumë paratë dhe u kënaq të thërriste disa shefa malsorë dhe t’i këshillonte të shkëputeshin nga qeveria e Tiranës. Ai gjeti vetëm disa njësi partizane, të cilat të gjitha, të udhëhequra nga Marka Gjoni, kaluan kufirin dhe ikën në Serbi, kur qeveria bëri sikur do të marshonte kundër tyre; nuk pati luftime, nuk pati rezistencë.

Paqja tani është e plotë kudo dhe puna e riorganizimit vazhdon. Aktualisht janë gati treqind kilometra rrugë në ndërtim dhe një numër i konsiderueshëm rrugësh po rikthehen në gjendje të mirë.

Ministri i Arsimit Publik dhe ai i Bujqësisë po bëjnë përpjekje të mëdha për rritjen e numrit të shkollave. Gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të këtij viti u krijuan pesëdhjetë e dy shkolla të reja fillore; Një fermë model është krijuar gjithashtu në Vlorë dhe një shkollë bujqësore praktike në Lushnje.

Para se të mbaroj, do t’ju vë në dukje dy fakte që më duken të rëndësishme.

26 qershorin e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë dërgoi një shkresë në parlamentet franceze, angleze dhe amerikane, duke kërkuar që t’i tërheqin vëmendjen qeverisë jugosllave për teprimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës nga autoritetet lokale jugosllave.

Në të njëjtën kohë, dhe ky është një hap shumë domethënës, Kuvendi i Shqipërisë i telegrafoi “Shkupshtinës” në Beograd. Ky është hapi i parë në vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis asambleve kombëtare të dy vendeve fqinje.

Një tjetër ngjarje është një takim i mbajtur në Himarë nga popullsia dhe personalitetet e këtij rrethi, kundër pretendimeve të huaja që mund të rrezikojnë integritetin territorial të Shqipërisë.

ADRIATIKU

Letra n°2 – Burimi : France-Orient, 1 dhjetor 1921, f.11 :

Shqipëri

Letër nga Tirana

6 dhjetor.

Shqipëria sapo ka festuar me një shkëlqim të veçantë festën kombëtare të 28 nëntorit. Për herë të parë në analet e kombit festohet përvjetori i shpalljes së Pavarësisë — shpallje e bërë në Vlorë më 1912 — në një Shqipëri krejtësisht të lirë, të çliruar nga trupat e huaja.

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, në seancat e saj të 5 dhe 9 nëntorit, që përcaktoi përfundimisht kufijtë shqiptarë mbi bazën e vijës së vitit 1913 — me përjashtim të disa sakrificave që iu imponuan Shqipërisë në kufirin e saj me Serbinë — dhe puna e mbledhjes së Këshillit të Lidhjes në Paris, nga data 10 deri më 19 nëntor, përbën një lehtësim për Shqipërinë, e cila sheh kështu një zgjidhje të një vështirësie shumë stresuese.

Sakrificat e imponuara ndaj Shqipërisë janë humbja e rajonit të Gorës në jug dhe perëndim të qytetit të Prizrenit. Ky kufi i ri do të fiksohet në terren nga një komision i përbërë nga përfaqësues të katër Fuqive të Mëdha, i cili së shpejti do të shkojë në Shqipëri; është e vërtetë se protokolli i Konferencës së Ambasadorëve parashikon edhe dy korrigjime të tjera në veri të Shkodrës dhe në perëndim të Dibrës, korrigjime të cilat shpresohet se nuk do të kenë asnjë rëndësi, pasi komisioni të ketë konstatuar padobishmërinë e tyre në terren

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vendimi i Fuqive të Mëdha pati efektin e menjëhershëm për të rivendosur qetësinë dhe rendin. Trupat serbe janë në prag të evakuimit të territoreve që mbeten përfundimisht shqiptare dhe, në pritje të aplikimit në terren të vijës kufitare, do të krijohet një zonë neutrale mes dy vendeve. Kufiri jugor, me Greqinë, mbetet ashtu siç ishte fiksuar në vitin 1913.

Për momentin, Komisioni i dërguar nga Lidhja e Kombeve — i përbërë nga një luksemburgez, një norvegjez dhe një finlandez — mbërriti në Shqipëri më 23 nëntor, është rrugës për në kufirin verior dhe lindor, pasi ka vizituar Vlorën, Tiranën dhe Shkodrën. Ky komisioni ka për detyrë të mbikëqyrë evakuimin e territoreve shqiptare nga trupat serbe dhe të sigurojë që asgjë nga jashtë të mos prishë qetësinë e Shqipërisë.

Një tjetër fakt që meriton të theksohet është ai i dëbimit të peshkopit grek të Korçës, Imzot Jakob-it, agjent aktiv i helenizmit, i cili prej tre vitesh është bërë plagë e vendit. Peshkopi Jakob pati mbajtur peshkopatën e Durrësit dhe qëndroi në Korçë pa asnjë titull zyrtar, përveç atij të agjitatorit. Prej kohësh popullsia e krishterë ortodokse e qytetit dhe e krahinës kishte bërë një ankesë kundër prelatit të denjë, duke kërkuar dëbimin e tij. Qeveria e Tiranës kishte hezituar deri tani, nga frika e komplikimeve nga ana e Greqisë.

Komisioni i Lidhjes së Kombeve mundi të vëzhgonte aktet subversive të prelatit të denjë.

Duke folur për Korçën, është e pamundur të mos përmend një qendër të rëndësishme të ideve franceze që ekziston në këtë qytet, Liceu franko-shqiptar. Aq më tepër që pas shfuqizimit të shkollës greke në Korçë, ky lice është destinuar për një të ardhme të shkëlqyer. Mësimi i gjuhës shqipe dhe frënge përbën bazën e arsimit atje, frëngjishtja mbetet instrument ekskluziv i arsimit të mesëm. Një drejtor francez po pritet nga dita në ditë të vijë nga Parisi, i cili do të jetë edhe profesor i letërsisë. Kërkojnë edhe dy profesorë të tjerë, njërin për shkencat fizike dhe natyrore dhe tjetrin për matematikën; shpresojnë që t’i gjejnë gjatë vitit aktual shkollor.

Lexuesit tanë nuk duhet të harrojnë kurrë prestigjin e simpatisë që gëzon në Shqipëri gjithçka që është franceze dhe do të ishte një punë e dobishme dhe tepër patriotike të bëhej e njohur Shqipëria në Francë, për të cilën do të paraqesë gjithmonë një fushë të gjerë dhe pjellore për gjithçka që është franceze, influencë intelektuale si dhe interes ekonomik.

Tashmë koha për t’i hyrë punës është e përshtatshme. Vendi po shkon drejt paqes së plotë, dhe në qetësi dhe meditim, do të mund t’i kushtojë të gjithë veprimtarinë e tij riorganizimit dhe zhvillimit të burimeve të tij natyrore. Në të gjitha këto ndërmarrje, francezët – në përparësi ndaj të gjithë të tjerëve – do të jenë të mirëpritur, në favor të të dyja palëve.

ADRIATIKU

*  Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/a-fshihej-mit-hat-frasheri-pas-ketyre-tri-letrave-te-nenshkruara-me-pseudonimin-adriatiku-dhe-te-botuara-ne-revisten-france-orient/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu