Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shejtë serbe, i cili e përgaditi platformën anti-shqiptare në veprën famëkeqe “Naçertanje“
Fahri Xharra, Gjakovë
“Për mua është zgjidhur çështja e Kosovës. Kjo do të thotë se ajo nuk ekziston më si Krahinë Jugore. Brezin tuaj e këshilloj që mos të shpenzoni energjinë në çështjen e Kosovës, ngaqë historia atë e ka zgjidhur pa ju”. Qosiq thekson se ai: ”Së pari në vitet e gjashtëdhjeta kam dalë në opinion me idenë për ndarjen e Kosovës, por ajo nuk ka kaluar… Nëse në një luftë humbasim 60 për qind të meshkujve, ashtu na kishte ndodhur ne, nëse në vend aq shumë rrënohet dhe plaçkitet si Serbia, atëherë ajo luftë nuk mund të festohet, kështu si sot kremtohet – vetëm si fitore… Ne nuk guxojmë më të luftojmë.
Nuk kemi potencial biologjik, e aq më tepër patriotik. Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistimit tonë. Ka shumë ngjashmëri procedimet,ultimatumet dhe raportet e fuqive evropiane ndaj Serbisë më 1914 e 1941. Shumë ngjashmëri. Natyrisht, askush ka ka ultimatume ndaj nesh, mirëpo mendoj se tash ato trysni janë perfide në metodologjinë e tyre, ngase bartën ne sferën ekonomike dhe jetën e përgjithshme të popullit. Dhe, që ajo trysni të jetë e tolerueshme, ose të zvogëlohet,është e domosdoshme që të gjitha forcat të punohet për aleanca të reja (Dobrica Qosiqit, dhënë javores serbe “Nedeljnik”)
Por, kjo nuk mjafton! Ta ndjekim pak historikun. Të shohim se si ata e planifikonin zhbërjen tonë; e donin rritjen territoriale me toka të huaja, me njerëz të huaj. E mendonin dhunën (jo vetëm që e mendonin) si mjet për arritjen e idesë së tyre t´errtë për ne.,. Deri diku edhe ia arritën ! Ku qëndronte plani i tyre, dhe ku është qëllimi im?
Serbia e madhe e quajtur edhe ideologjia serbomadhe e mendonte bashkimin e tokave ”serbe”, ato toka ku ata ”jetojnë” dhe ”dikur jetonin”. Ku mund të ketë Serbi të madhe të shtrirë mbi toka të huaja? Por planet me emra të ndryshëm dhe autorë të ndryshëm shtriheshin mbi tavolinat e zareve të tyre dhe të kancelarive europiane gjatë gjithë kohës (që nga fillimi i shekullit të 19-të).
Ilia Garashanini (1844) dhe Nacertanija e tij. Naçertanja (plan, prashikim) ishte një program i msheft i politikës së jashtme të Serbisë. Plani ishte bazë e politikës serbe, që ajo të mos përkufizohet në kufijtë e sotëm të saj (1884 fxh), por duhet që ti bashkoj të gjithë popujt serb që ata na rrethojnë (Ilia G. Nacertanije) (Certa je i temelj srpske politike, da se ona ne ogranicava na sadašnje njene granice, no da teži sebi priljubiti sve narode srpske koji ju okružavaju (Ilija Garašanin, Nacertanije). Sipas të famshmës Naçertanje: ”Serbia duhet të punojë në çlirimin e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë dhe ti bashkon krahinat për rreth saj, Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria Veriore, Kosova, Sanxhaku (që ishin ende ndër Perandorinë osmane 1884) si dhe të tjerat që ishin nën Austrohungarinë.”
Serbët e dinin që perandorisë osmane i viente fundi, dhe mendonin ( dhe ia arrijtën ) që të shkëpusin sa më shumë toka të ”saja”. Serbia karshi botës e paraqitëte ”të drejtën e saj të shenjt historike”, e cila bazohej në ”Carevinën Serbe të Dushanint ” të shek.14-të. ”Serbia duhet që nga shteti turk të marrë gurë pas guri dhe nga ky material i mirë të ndërtojë mbi themelet e vjetra dhe të forta të carevinës serbe një shtet të madh serb”.
Kush ishin ata serbë, që do i bashkoheshin shtetit ”amë” të Serbisë? Vuk Karaxhiçi shkruante (1849): ”Të gjithë serbët dhe nga gjithkund”. Ai mendonte serbët në këtë mënyrë: ” Serbët e tri feve , ata të ”fesë greke” (ortodoksisë sllave) e quajnë vetën Serb, (paramendoni se çfarë numri i madh i shqiptarëve ortodoks është përfshirë në këtë grupim, duke pasur par sysh edhe vetë Vuk Karaxhiqin), të tjerët me ”fenë turke”, që quhen turq dhe të tretët ”të fesë së Romës”, që quhen Latin.
Herët, shumë heret (1807) Kisha Serbe i kishte dërguar misionarët e vet (Arsenije Gagovic-i, Stevan Stratimirovic-i ) tek Cari i Rusisë që t’ia paraqesin dhe propozojnë planin pë ” ribërjen e “Carstva Slavjano-Serbskoga”, po në këtë vit edhe vladika i Malit të Zi (Mali i Zi nuk kishte shtet në atë kohë) Njegoshi e dërgon edhe ai planin e tij tek Cari i Rusisë për zgjerimin e Malit të Zi edhe kah Hercegovina dhe Dalmacia. (1807)
Por sidoqoftë bazat e teorive dhe ambicieve serbomëdha i ka themeluar Vuk Karaxhiqi.
Planet dhe apetitet serbe nuk kishin të ndalur. Paraqitet në skenë Jovan Cvijiçi, i cili e shihte përparimin politik të Serbisë me anën e teorive serbomëdha. Ai i e kishte në ”qef” jugun e Ballkanit, mendonte në Maqedoninë e sotme dhe në Shqipërinë Veriore…”, që ishin tejet të rëndësishme për zhvillimin e Serbisë” Merrni me mend që vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) atij nuk i pëlqenin dhe se sipas tij :”Serbia ka mbetur shtet në shtetrrethim” dhe ”serbët, popull i burgosur” dhe në mënyrë që ajo (Serbia fxh) ”ta fitonte pavarësinë saj i duhej patjetër dalja në detin Adriatik ” Edhe Dubrovniku ” ishte ”serb, sipas tij. Cvijiçi nuk shihte ëndrra, a i e dinte që ”problemi” serb zgjidhet vetëm me luftë. Dhe, atë e bënë disa herë.
Shumë plane , shumë përgatitje në vazhdimësi. Në vitin 1937, docenti i Fakultetit filozofik ne Beograd Vasa Çubriloviç, iu pat dërguar organeve shtetërore të Jugosllavisë një dokument të besueshëm me titullin ”Shpërngulja e Shqiptarëve”, i cili flet për ”zgjidhjen e problemit Shqiptar, gjegjësisht si thotë ai për shpërnguljen e koordinuar, sistematike dhe energjike” të shqiptarëve nga Jugosllavia, Çubriloviçi i propozon metodat e dhunës, tmerrit, presionit, korruptimit, dërgimin e njësive paraushtarake për kalljen dhe e fshatrave në mënyrë që të arrihet shpërngulja masovike e banorëve shqiptar nga tokat e tyre.
Në vitin 1939, Nobelisti i ardhshëm (1961), Ivo Andriç-i hynë në grupin e prejektuesve më të urryer për ndarjen e Shqipërisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve muslimanë.
Po viti 1941, qeveria fashiste e Jugosllavisë, e përgatitë planin tjetër të kohës, i njohur si ”Serbia homogjene ” e Stevan Moljeviçit.” Duhet të ”korrigjohen gabimet e vitit 1918”, thotë ai, dhe vazhdon: ”Na duhet Serbia homogjene me hyrje dalje të pakufizuar nëpër detëra, dhe që serbët të jetojnë të bashkuar pa përzierje tjera racore”
Po ,Qeveria e Nediçit me planin: “Sve Srbije” ( Të gjitha Serbitë) 1943 ?
Po, Meorandumi i ASHAS (SANU) 1968 ?
Po, Plani Vuk Drashkoviqit 1990 ?
Po, Plani i Milosheviqit ”Krnja Jugosllavija” ?
E more Zot !
Deri diku kishte me u lehtësue shpirti, sikur Serbia të tregonte vullnet të mirë dhe para botës të shpallte që të gjitha këto plane janë të anuluara. Kur?
Pra, kur Serbia do t’i shpallë të pavlershme, kur ne do të kërkojmë ?…
Fahri Xharra, Gjakovë, 2015