ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Akademik Hakif Bajrami: Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin!

Shkrime relevante

Një histori ndryshe për një ngjarje historike në një roman, rrëfyer nga Bardh Nëngurra

Bardh Nëngurra, Sarpborg, Norvegji HYRJE Ishte verë e vitit 1972 dhe udhtoja me...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Akademik Prof dr Hakif Bajrami, Prishtinë

PREJ PRROIT TË INFEKTUAR KURRË NUK MUND TË SHIHET HUMNERA NË BREG

( Me rastin e aktualizimit se kush ishte Tito ndaj Shqiptarëve 1941-1980. Çfar pasojash lë pas debati i tillë?)

  • Letër publike të gjithë atyre që kanë nostaligji për titizmin!

Për ta kuptuar se çfarë dobie apo dëmi i ka siellë ndonjë kombi ndonjë personalitet, zakonisht numrohen të arriturat ose të paariturat e njëanëshme. Është edhe një fushë  tjetër, që zakonisht nuk preferohet që mund të quhet krahasime epokash, e cila mirret me çështhje që janë thelbësore për një shoqëri njerëzore. Për fenomenin e parë dihet se Kosova dhe shqiptarët si popull i robëruar në Jugosllavi gjatë rregjimit të Titos ishin populli më i prapambetur ekonomikisht në Europë. Dhe ky fenomen, nuk ishte i çudtëshëm, sepse në atë pozitë kishin qenë edhe në kohën e pushtimit të Turqisë osmane, deri më 1912, pastaj edhe në kohën e Mbretërisë së Serbisë (Kralevinës), deri më 1941.

Megjithatë, dallimet janë si mali e bregu në disa fusha, pa e llogaritë rrethanën në cilën gjindeshin shqitarët 1918-1980. Derisa Mbretëria Serbe përmes shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjës si politikë parafashiste, i shpërnguli 240 000 shqiptarë pa kthim në Anadoll e 25000 në Shqipëri, me shansë për t` u kthyer, Tito 1949-1966 i shpërnguli 415,000 shqiptarë në Anadoll dhe vetëm nja 257 në Shqipëri, të cilët po të kthehshin, do të kalbeshin në burgjet e tij, ose do të përfundonin në varre.

Po, e dij që titistët do të më quajnë ENVERIST, por nuk brengosem për etiketën e tillë që mund të më vihet, pasi kur një ditë do t`ua botoj të zezat dhe hajnitë e tyre, koha e totalitarizimit komunist do të mbetet model për ndertimin e një shoqërie: pa drogë, pa hajni të skajshme, me nepotizëm të kohës së Kralevinës, dhe çdo e zezë tjetër e kësaj bote.

Vetëm më 1971-1987, Beogradi për shqiptarët e robëruar i hapi 750 000 dosje. Ndërsa Shqipëria pësoi më 1997 pesë herë më shumë në humbje njerëzore se sa në Luftën e Dytë Botërore. Hulumtonie edhe kohën 1945-1992. Kësaj radhe nuk do të shprushi më tepër. E posedoj dokuemntin e Komisonit shtetëror federativ për deformimet (1945-1965) dhe aty cilësohen intelektualët shqiptarë si më të rrezishmit në shtet.

Sa i takon kolonizimit të Kosovës, Krali i solli 11000 familje. Dhe aty kah viti 1938 nxorri edhe Ligjin që 0,40 ari tokë duhet t’i ketë shqiptari, kruse serbi mund t`i ketë jo ma shumë se 45 hektarë, plus male e deri te ndonjë minierë sikurse Nikolla Pashiqi që e përvetësoi me të birin edhe një përqindje jo të ulët në Trepçë. Tito provoi n` anën tjetër të gjithë shqiptarët t`i “civilizoj”, duke ua grabitë tërë pasurinë për nevoja të kolektivave (kooperativave bujqësore), duke bërë plane “civilizuese” që në koperativa djali shqiptar të martohet me vajzën serbe, ndërsa vajza shqiptare të martohet me djalin serbian, dhe kështu të krijohet “kombi socialist jugosllavë”.

I ngjashëm me veprimin e Kral Aleksandrit, kur Serbët, Kroatët dhe Sllovenët u quajtën fise të të njëjtit popull, e pastaj nga viti 1929 ua humbi emrin dhe “kulturën”, për ta krijuar kombin e “civilizuar” ‘jugosllavë-serbian’. Në këtë fushatë Krali ishte i siguartë, sepse: malazezëve më 1918 ua humbi shtetin, dinastinë dhe kombin, kurse më 1929 serbëve, kroatëve dhe sllovenëve ua humbi emrin e kombit dhe perspektivën që të shkrihen si dylli në serbë, prej të cilit dyll pastaj popat duhej të bënin MYSHEME për mbështjelljen e vrarëve jugosllave 1989-1999.

Tito dhe Ranković në Glamoč, gusht 1942

Nuk është e çuditëshme që edhe pas të gjitha mizorive ndaj popullit shqiptar, dikush të gjindet e të provojë për ta reahabilituar jo vetëmm Titon ( që dikur ua ka hudhë ndonjë kockë në gojë) , por edhe një sistem gjakatar titist, ku shqiptarët kanë pësuar në çdo lëmi, (përveç shkollimit që e solli Fadil Hoxha dhe rrethanat e pas Luftës Antifashiste-H.B). ‘ “Dhurata” e Kralit për shqiptarët është 152.000 vite burg” ndërsa “dhurata” e Titos është 777 856 vjetë burgje, me 750 000 dosje personale, që ishin ndër mizoritë më të egra në Europë, duke montuar procese vazhdimisht, duke vëndosë pesë herë diktaturë ushtrake vetëm në Kosovë, duke i vrarë nëpër eshallonet e vdekjes më 1945-1949 mbi 49 000 shqiptarë pa gjurmë, në të gjitha anët e Jugosllavisë federative.

Lidhur me këtë po i numrojmë me radhë të zezat e ideuara, folura dhe të bëra me urdhërin e Titos dhe Shtabit tij, me të vetmin qëllim që të mbetet faraon në “Belli Dvor” të Beogradit, në cilësinë e Kralit mizantrop, aty ku natë e ditë serbianët neofashit ia ruajnë varrin edhe sot. Ja faktet se çka i solli Kosovës (Shqiptarëve që ishin nën robëri të tij), ku Adem Demaçi zë vendin e parë në Europë dhe më gjerë duke kaluar 28 vjet në burgje për mendimin ndryshe dhe për të drejta kombëtare.

J B Tito 1949-1966, ( i njoh detajisht dokumentet) i themeloi TRI qendra shipunazhi dhe kontrashpunazhi kundër shqiptarëve: në Kretë , ku subneciononte edhe Ahmet Zogolli, në Nish ku subvenciononte edhe një sherbim perendimor dhe në Gerum , ku subvenciononte agjentë kundër të gjithë shqiptarëve vetëm një agjenturë Perëndimore . E para qendër spiniazhi antishqiptar pra ishte në ujdhesën KRETA. Në këtë qendër bënin plane agjentët e UDB-ës dhe Zogollit kundër Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës.

Në Kretë të Greqisë, agjentet e Ahmet Zogut i përpiluan tri plane për ta rrëzuar qeverinë e Tiranës, me kusht që kurrë mos ta përmendin Shqipërinë Kontinetale. Qendra e DYTË agjeneturore antishqiptare ishte në Nish. Këtu, me dallim prej qendrës së parë, ishin disa specialsitë serbo-malazezë të specializuar për Shqipërinë. Ata e kishin për detyrë për t` i përpunuar të gjithë EMIGRANTËT e arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi gjatë viteve 1949-1954. Në bazë të atyre fakteve që emigrantët tradhtarë kanë shkruar dhe nënshkruar me dorë të vet deshminë, rezulton se ata nuk kishin asnjë llojë kundershtimi pse Kosova ishte e robëruar, por theksi kryesore i tyre ishte IDEOLOGJIA e mundur në luftë 1939-1944.

Tito e Rankoviq … Rankoviqi prej njeriut të dytë të ish-Jugosllavisë u bë armik i shtetit në të ashtuquajturën periudha e liberalizmit politik.

E këtu pushon kanceri i çështjes së tyre, pse u arratisën nga Atdheu, pa i përjashtuar edhe disa padrejtësi që i bënin komunistët, kuptohet me fajin e kreut politik dhe shtetëror, sepse ishin në rrjedha ose organizatorë. Me këtë, pushteti i Tiranës duket se ka qenë ekuivalent ideologjik me kundërshtarët, dhe asgjë tjetër. Këtë konstaim e vërteton qëndrimi i Legalitetit, Ballit, Agrarit, Lidhjes Prizrenit (Deri te Lidhja e Tretë e Prizrenit, por JO, Lidhja Kosovare) , që koketuan me agjenturat jugosllave dhe dy shërbime agjenturre në GERUM afër Trieshtës, krejtë me pasojë që në Tiranë të vendoset një pushtet TOTALITAR, por i djathtë. Pra, në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me çështje të DREJTË patriotike, që të lëvizet problemi i Shqipërisë Kontinentale (Kosova me trojet nën Maqedoninë dhe Çamëria, t` i takojnë Shqipërtisë, ashtu si duhet të jetë drejtësia.

1.J B Tito më 1940 e kishte miratuar propozimin që Kosova të ndërtohet në federatën e ardhëshme, si çdo REPUBLIKË tjetër. Por, e degradoi Kosovën në çdo nivel nga viti 1941, kur kishte mundësi të ndryshojë çdo gjë. Akti i gradimit të Kosovës ndodhi në Zagreb në tetor 1940, kur KQ PKJ e kishte pranuar qëndrimin që Kosova në pushtetin majtisë jugosllav ta ketë tretmanin e Republikës socialsite sovjetike. Për këtë, më 1941 flasin dokuemnetet që posedohen . Tito as që provoi kurrë ta pranonte se minatorët shqiptarë dhe liçanë më 30 korrik 1941 i shpallën luftë Rajhut Tretë, e për ta marrë këtë datë si fillim të kryengritjës. Nga ky aksion u themelua: “Çeta e minatorëve”, e cila komplet hyri në Brigadën e Parë Proletatre. Tito nuk donte që Kosova të ketë datë fillestare të luftës antifashite – datë të fillimit të kryengritjes për Kosovë, sepse e konsideronte dhe do të ishte themel i Republikps Kosovës, si çdo republikë tjetër. Pra, Tito, frikësohej prej shovinizmit Serbian dhe malazezë, të cilëve u ka qëndruar prapa, për ta fitaur karrikën e faraonit në Beograd.

2.Më 1942 Tito nuk e zyrtarizoi kurrë themelimin e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe Aradhave Partizane të Kosovës, themluar më 20 tetor 1942 me komandant Fadil Hoxhën. Këtë fakt nuk e pranoi sepse qysh në shkurt 1942, Emin Duraku (pjesa e fjalimit tij është shkatërruar-H.B.) do ta shkruaj atë pjesën ku Rezoluta e Bujanit I dha shkëlqim dhe provim antifashit popullor Kosovës, pra jo vetëm politik, KANÇK u dëshmua edhe para historisë. Dihet se Emin Durakun e qitën në pritë Pavle Joviqeviqi dhe Mita Milkoviqi dhe kurrë atenatin kundër tij nuk e zbardhën, mësa atë ndaj Haki Tahës dhe Miladinit, që i pushkatuan në të njetën ditë; Haki Taha pushkatohet në ora 09:00 ndërsa Miladini në ora 11:00 . Shtrohet pyetja: si mundet njeriu i vrarë në ora 09:00 ta vrasi tjetrin në ora 11:00, pra në të njejtën ditë më 13 mars 1945.

3. Po, J. B. Tito e dërgoi Svetozar Vukmanoviq Tempon në Kosovë në fund të vitit 1942, jo për të ndihmuar, por për të provokuar dhe degraduar çdo synim antifasihist, për t` u avansuar Tempo, në një kritizer mafioz, qoftë edhe me faktin se Shtabi Kryesor u UNÇ dhe AP të Kosovës u pranua, por atij i përgatiti pusi në çdo anë, që e tregon realiteti i mëvonshëm. Faktet janë ma të forat se bjeshka!

4. J. B. Tito nuk e pranon kërkesën e Miladin Popoviqit që Lufta Antifashite në Kosovë të drejtohet nga Shatbi i Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar i Shqipërisë nga viti 1942.

5. Tito në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it nuk i ftoi shqiptarët, edhe pse e kishte kërkesën nga malazezi Mitar Bakiq (zasto AVNOJ u formiranju ne obraça se Albancima, koji treba da budu ravnopravni u novu federaciiju?!).

6.J. B. Titio përmes Millovan Gjilasit, me rezigancion i hodhi të gjitha vedimet Konferencës Nacioanlçlirimtare të mbajtur në Bujan më 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Lidhur me këtë, J. B. Tito në vazhdimësi të thuash gjatë gjithë jetës e mbajti NËN HETIME Fadil Hoxhën, sepse më 12 janar 1944 të gjitha dokumentet (në gjuhën shqipe ) të Konferencës Bujnait ia dërgoi Enver HOXHËS për APROVIM. Ndërsa të njejtat dokumente në gjuhën serbishte ia dërgoi J. B. Titos për NJOFTIM. Pra, hapur del se Konferenca e Bujanit e konsideronte Luftën Antifashiste Naconalçlirimtare të Kosovë si pjesë integrale të Shqipërisë Bregdetare, për faktin se Shqiptarët më në fund e dinin se janë populli i TRETË në Jugosllavi për kah numri. Lidhur me këtë realitet, Tito, Millovan Gjillas dhe Aleksander Rankoviq, u dakorduan që Kuvendi i Bujanit mos të ketë të drejtë të aporovojë ligje, mos të ketë të drejtë të emrojë gjykatës, mos të ketë të drejtë ekzekutive, me letrën që e nënshkroi M. Gjillasi më 28 mars 1944. Duke mësuar për këtë, Enver Hoxha në gusht 1944 do ta dërgojë një delegacion për bisedime me Shatbin e J. B. Titos në Vis. Në delegacion ishin: Koçi Xoxe, Ramdan Çitaku, Bedri Spahiu, me ç’rast më 26 gisht 1944 u arrit pëlqimi që: “Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton sistem shoqëroro ekonomik socialsit, Kosova, do t` i takojë Shqipërisë; Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton sistem monarkist, Kosova do t` i takojë Jugosllavisë socialiste”.

7. J. B. Tito e linçoi Delegacionin e Shqipërisë në Vis më 26 gusht 1944, duke shtruar premtime e duke përgatitë më 2 shtator 1944 DEGRADIMIN e Shtabit Kryesor të UNÇ DHE AP të Kosovës, në Shtab Operativ, me të njetin koamndant (Fadil Hoxhën) për ta kompromituar para popullit tij, se nuk po i plotëson premtimet para shqiptarëve për t`u bashkur me Shqipërinë Bregdetare-H.B.) , në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e pastaj nën Shtabin Kryesor të Serbisë, aty ku e synonte patroni i tij Aleksander Rankoviq.
Duke u përpiekur që Degradimin e Shtabit Kryesor të Kosovës (Antifashist) , mos ta devalvojë dhe për ta penguar degradimin e luftës antifashiste, Enver HOXHA më 12 shtator 1944 do t` i drejtoi DY BRIGADA shqiptare për t` u dalë në ndhmë shqiptarëve të robëruar. Dokumentet sekrete që i posedonte Vlladimir Dedier ( i posedoi edhe unë), vërtetojnë se Tito tri herë jep urdhër që Brigadat shqiptare të Shqipërisë Bregdetare të LARGOHEN nga Kosova dhe çetniko-komunistet serbian, me tri divizione serbe, dy brigada malazeze dhe një maqedone, të sillen si Trima (DAI) nepër trevat shqiptare më 1945, sepse donte t`i shfarosë shqiptarët: “deri sa të zgjatë përfundimi i Luftës Dytë Botërore”. Kjo për faktin se Ruzvellt, Stalin dhe ÇERÇILL, kishin marrë vendim se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazizimin, kemi të drejtë t` i zhvendosin e shkatërrojmë”. A nuk ishte zbulim sadist i Titos, kur më 10 prill 1945 i tha delegacionit shqiptar: “ JU 90 % keni qenë me fashizmin, por tash ua japim shansën të luftoni”. Kjo thënje e zbulon qëllimin e tij për tragjeditë dhe masakrat e mëdha ndaj shqiptarëve në Drenicë, Gjilan, Llap, Ferizaj, Deçan, Tivar, Dubrovnik, Trogir dhe Vershac.

8.Po, J. B. Tito i tha edhe Forein Offisit dhe drejtpërdrejtë Cherchillit në Bari të Italisë, në takimin e parë, kur i dezinformoi, se: “Kosova dhe Trepça duhet ta kenë të njetin fat. Trepça ia përkujtoi se është aset i Londrës nga viti 1927”, për çka Londra nuk duhet të lejohet të ketë punë me Tiranën nëse Kosova i takon Shqipërisë, e caktoi fatin e Kosovës. Dhe për këtë fakt, J. B. Tito iu falenderuar Cherchillit TRI herë, se: “Trepça është aset i juaj deri më 2050”. Kjo do të thot se Tito ishte i informuar, për çdo gjë.

9. Për ta forcuar pozitën e vet në Serbi, J. B. Tito më 21 XI 1944 i AMESTOI çetnikët në Kryesi të AVNOJ-it dhe të gjithë u bënë “partizanë” për t`iu vërsulë shqiptarëve në vend që ta luftojnë fashizmin në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni, pasi që Serbinë e çliroi Armata e Kuqe, ndërsa Maqedonin Ushtria e konvertuar e Bullgarisë. Kështu, Tito pas çlirmit të Beogradit më 20 tetor 1944, do të vendosë dërgimin e TRI divizioneve serbe në Kosovë, për ta bërë vendin më të militarizuar në Ballkan për interesa çetnike serbe. Për ta mbuluar këtë atentat në Kosovë e solli edhe një brigadë Maqedone dhe dy brigada malazeze, të cilat nuk lanë gja të zezë pa bërë ndaj shqiptarëve. Kundër atyre mizorive reagojnë Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Posedohen reagimet në origjinal. Posedohen dokumentet e kohës me shenja sekrete dhe ato dokumente i kam botuar në tri vazhdime në VJETAR të Arkivit Kosovës më 1986, 1987 dhe 1988 në 1014 faqe, në origjinal.

10. Më 10 janar 1945 do të reagoj Fadil Hoxha kunder mizorive që po ushtronin divizionet sllave në Kosovë , sikurse të ishin ushtria e Kralit; më 14 janar 1945 do të reagojë Miladin Popoviqi, se repartet e divizioneve sllave në Kosovë po ushtrojnë terror të paparë (dok. gjindet në A. KQ LKJ), në vijim do të reagojë sërsih Fadil Hoxha më 19 janar 1945 në formë shumë më të ashpër se sa më 10 janar. Por J. B. Tito në vend se të jep urdhër për siellje në bazë të konventave të luftës, ai më 8 shkurt 1945, pa asnjë shkak e vendosë Dikaturën ushtarake në Kosovë, duke i sjellë kriminelët më sadistë në Kosovë që të komandojnë me krimet si: Velimir Stojniqin e kompaninë e tij, mu si guvenrator, për ta vrarë mizorisht Krahinën më kombëtare shqiptare, për ta bërë shkrum e hi Drenicën e Shaban Pollazhës, deri më 20 shkurt 1945, kohë kjo, kur as Fadil Hoxha e as Miladin Popoviqi nuk ishin në Kosovë, sepse kishin shkuar në Beograd për t`u ankuar ndaj vëndosjës së Diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945.

11. J B. Tito nuk e pranoi në Beogard as Fadil Hoxhën e as Miladin Popoviqin më 19 shkurt 1945, kur shkuan të ANKOHEN se diktatura ushtarke është vënë pa nevojë në Kosovë. Por Tito e lejoi që Milovan Gjilasi të kërcënohet kur hynë në zyrën e tij, duke i thënë Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun, Serbia një pjesë e Mali i Zi një pjesë”. Kjo ndodhi pa e llogaritë se Fadil Hoxha ishte aty. Bile, Milovan Gjillasi as që e kishte përshëndetë Fadil Hoxhën në atë takim. (posedohet shkrimi i Fadil Hoxhës për këtë takim-H. B.). Madje, Milovan Gjillasi aty klithi: E kemi një Elaborat të Vasa Çubrilloviqit nga 3 nëntori 1944 dhe do të sillemi sipas porosive të tij. As Fadili e as Miladini nuk e dinin se kush është Vasa Çubrilloviqi.

12. J. B. Tito provoi ta destabilizojë Luftën Antifashite edhe në Shqipëri përmes Svetozar Vukmanoviq Tempos, Velimir Stiojniqit, Njazi Dizdareviqit, Zllatiqit etj. Planet e tij i prishi gjithmonë Enver Hoxha, duke i zhveshur me fakte e duke i dërguar dy Divizone shqiptare ma në fund në Kosovë, më 12 shtator 1944, pa e pyetur fare Titon. E këto divizone de fakto e kanë shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja: “deri sa të zgjatë lufta” si mësonte Çubrillobiqi më 3 nëntor 1944. Lexo në AVIIB, K. 1222 ku thuhet se në Llap kanë mbetë në fund të nëntorit 1944 vetëm katër (4) plaka, kur Spasoje Gjakoviqi -OZN-a në vend të hapjes së shkollave i hapi jo më pak se 36 burgje mizore nepër Kosovë, prej të cilave rrallë kush doli i gjallë. (Posedohen edhe emrat e të vrarëve pa gjyq. Ja një fakt, vetëm në Pejë u shënua fenomeni ma i ndytë NEOFASHIST, ku një patriot që quhej Sadik UKELLA, u pushkatua në prani të nxënësve. Nxënësit ishin detyruar ta shohin pushkatimin nga afërisa!? Për mizoritë e Spasoje Gjakoviqit, Dushan Mugoshës… nga viti 1986 e deri më 1988 i kam botuar në origjinal 1047 faqe dokumente në “VJETRAR”, organ i Arkivit Kosovës.

13. J B Tito provoi ta vë popullin shqiptar në mes kullës dhe çekanit, duke e detyraur t`i ndërtojë për nevoja të kolonsitëve 10 000 shtëpi, me hangari (punë të detyruar “vullnetare”) më 1945. (Posedohet dokuemneti ku me një rast fshatari shpërthen :“hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap i rrxojë!). Në lidhje me këtë krim kolonial për t`i vënë shqiptarët në mjegulla, më 6 mars 1945, Tito e aprovon “Ligjin për moskthimin e kolonistëve në Kosovë”, legalisht. Po ilegalisht, çka bëri? Ja përgjegja nr 14.

14. Por, J. B.Tito më 1 prill 1945, ILEGALISHTË në Polit- Byro të PKJ , vendosi: “Të gjithë Kolonistët sllavë duke llogaritë edhe bellogardistët rus, duhet të kthehen në Kosovë”. E vërteta, nuk u kthyen 11000 familje, por numri i tyre arijti në 24000 familje koloniste me të kaluar krimiale çetnike. Ja ky është TTITIZMI TREDIMEZIONAL: Në lartësi shumë i egër, në gjërësi antishqiptar, në largësi me prapavi që shqiptarët në Jugosllavi mos të ketë fare: të shfarosen ashtu si nënshkroi me Fuad Kyprilinë më 1953 në Split. (Posedohen dokuemnetet, 11 progreme të cilat i kam botura më 1995).

15. Tito më 9 prill 1945 e pranoi Delegacionin shqiptar në Beograd prej 24 përfaqësusve, delegacion ky që kryesohej nga Mehmet Hoxha (kryetar i KNÇ të KOSOVËS) me përkthyes Dushan Mugosha. Fjalinë e parë që ua tha shqiptarëve, ishte: “Ju 90% keni qenë me fashizmin. Ju keni themeluar Divizon “Sknderbeg” për t’i varë partizanët e mij- “Jebem van Skenderbega – Ua çkërdhefsha Skederbeun”!). (Posedohen dokuemnetet, e që vërtetojnë se Enver Hoxha i kishte dërguar Titos letër që Shqiptarët e Kosovës janë populli më patriot në Ballkan, prandaj, largë duart e çetnikëve ndaj tyre. Unë (Enveri) e di se si po sillet një pjesë e serbëve dhe malazezëve që i drejton Spasoje Gjakoviqi, Dushan Mugosha, Pera Brajeviqi, Sava Derleviqi, e që prapa tij qëndron Gjillasi (Xhida) dhe Aleksander Rankoviqi (Leka) me Vela Stojniqin si agjentator diplomatik. Ta dini se ai popull nuk është JETIM”-(AVIIB Telegramsko Odeljenje, K 1114/45! “DOSJET E: Njazi Dizdareviqit dhe JOSIP GJERGJËS! ).

16. Tito e bekoi oficerin çetnik Serbian (Mashan Gjuroviq) kur nga Përpellaci i porositi ushtarët “partizan” që ishin konvertuar nga çetnikët, që: “Kur të hyni në Kosovë, VRANI Aranutë dhe Gjermanë”. Dhe ato njësi vranë aq sa paten fuqi, duke mos lënë njeri të gjallë deri në Prishtinë. Folni nostalgjik shqiptarë të titizmit, tregoni cili njeri ka jetuar në Llap deri në prill 1945? Përpos Selim Obarnça dhe Selim Ajeti me dhjetë partizanë?!(Posedohet dokuemneti në origjianl). Pra një krahinë ka mbetë vetëm në 4 plaka. Dhe kur këtë fakt ia kam prezantuar Sinan Hasanit, atij, i kanë dalë lotët. Nuk e di pse?

17. Reagimin e Fadil Hoxhës: “Njësitet tona partizane, të ardhura nga Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi, po sillen ndaj shqiptarëve sikurse ushtria e Kralit”, është vulë me dyll, përtej së cilës nuk ka çka të bisedohet. Këtë ankesë Tito e priti shumë indiferentë, edhe pse këtë ia tha Koça Popoviqi. Fadil Hoxha rastësishtë shpëtoi prej dërgimit ambasador në Turqi, (më 1946), sepse kërcënohej: ose nga plumbi si Miladini, por nuk guxuan sepse i druanin kryengritjes popullore, faktë ky që ua tha Halim SPAHIJA në Beograd. Nuk guxuan ta vrisnin Fadilin, sepse i druninin edhe Enver Hoxhës dhe ndikimit tij në popull. (posedohen dokumentet).

18. Reagimi i Miladin Popoviqit: “Sjellja e njësive tona ushtarke nuk përkon me parimin e proklamuar nacionalçlirimtar ndaj shqitarëve”, shihet se është kaluar çdo masë e keqësjelljës ndaj shqiptarëve. Për një njeri të kërkuar të cilin e akuzojnë kolonistët, edhe atë ndoshta pa fakte, por me qëllim me ia grabitë pronën, malltretohet i tërë fshati, pa u verifikuar asgjë”. Për këtë edhe bënë atentate agjentët e OZN-ës mbi Miladinin më 13 mars 1945 në ora 11, duke ia mveshë Haki Tahës , që ishte pushkatuar në ora 9 në të njetën ditë. E vërteta, Miladini nuk është pa gjynahe, por ishte ma i mirë ndër më mizorët. Madje, J. B. Tito, kurrë nuk e vërtetoi pse Haki Taha u vra në ora 9 më 13 mars 1945, kurse Miladini në ora 11, më 13 mars 1945. (posedohen telegramet që i ka firmos Spasoje Gjakoviq dhe Dushan Mugosha). Si është e mundur që njeriu i vararë në ora 09:00, ta vras njeriun tjeter në ora 11:00, në të njetën ditë, muaj dhe vit?

19. Tito provoi me gjysmë të vërteta të mbante qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë duke përgatitë zbarkimin e Gjeneral Kupreshaninit në Korçë, me tërë arsenalin e Divizionit tij, më 1947.

20. Tito nga viti 1949, organizoi Qeveri marionete në Shkup me shifrën “Ahmet Zogolli II” (Apostol Teanefi e kompani). Pastaj në vijim 52 agjentura jugosllave porvuan duke qenë të ndihmuara edhe nga jashtë (UDB+KOS), për ta ndryshuar pushtetin në Tiarnë.Madje Tito provoi ta nxirrte Koçi Xoxen nga burgue me desant. Të gjitha qendrat a agjenturave në: Nish, në Kretë dhe Gerum, afër Trieshtës, dështuan më 1955, kur Shqipëria u bë antare e OKB dhe e Paktit Varshavës. “Mësyja Tiranës Tito” pati thënë Vllada Dapçeviq nga Burgu i rëndë.

21. J. B.Tito me Fuad Kyprili më 5 mars 1953, përmes Paktit Jugosllavi + Greqi + Turqi, arriti ta përpliloj Marrëveshjen Xhentelemenë në Split. Rezultati i komplotit ku Jugosllavia SHET (SHISTE) SHQIPTAR, por jo tokën dhe pronën e tyre; Turqia BLENË shqiptarë dhe i vendosë në viset kurde, armene etj. Është fakti për 415 000 shqiptarë të shpërngulur si pasojë e dhunës së shtetit titist, në Anadoll, që sot po shkrihen ngadal në gjenratën e tretë, dhe ma nuk ndihen se janë shqiptarë, sepse nuk e kanë asnjë të drejtë kombëtare. Në pazarin e shekullit, ku “ratifikohet” konventa e vitit 1938, pa pyetur asnjë institucion shtetëror. Pra, Tito, ishte një diktator i kuq, sulltan me sheshir (posedohen dokumentet). Tito shkoi edhe në largë. Provoi ta ndaj Shqipërinë me Greqinë në Lumin Skumbim. Kurse viset e robëruara shqiptare t`i spastrojë me ndihmën e Xhelal Bajarit dhe Ismet Ynenit,e ndonjë Menderesi apo Hulusi Kejnani, duke i vëndosë shqiptarët e deportuar përballë Kurdëve në vilajetin MYSH. Këtë pazar që e kishte bërë Millan Stojadinoviqi më 11 gusht 1938, në Stamboll, e që Tito e realizoi plotësisht. Lexonie vetëm gazetën “Nova Makedonija”1955-1957, ku janë botuar emrat e të shpërngulurve shqiptarë, për tri vite. Posedohen me mija dokumente tjera plotësuese.

22.Tito nuk e përfilli reagimin e Fadil Hoxhës dhe Ismet Shaqirit, të cilët shkuan fatkeqsishtë në Split më 1953 duke i thënë se :“Shqiptarët nuk kanë lidhje me Turqinë dhe se shpërngulja shqiptare duhet të NDALET, qoftë edhe me ushtri, sepse shqiptarët e kanë vendin e dytë me regrutë në Aramatë”. Ishte e kotë, sepse Tito bëhej se nuk dinë asgjë për atë Pazar. Pra, Tito ishte një burrështetas i sukseshëm për serbosllavë. Por ishte një kasap klasik ndaj shqiptarëve. Shtrohet pyetja: A nuk dinte Tito për “Aksionin e armëve 1955/1956?. E ka ditur në detaje dhe i tërë aksioni është përcjellë me telegrame dhe raporte javore. (Posedohet dokuemneti origjinal).

23. Tito e injoroi Plenumin e KK të LKJ për Kosovë që u mbajtë më 1954, për ta penguar shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Por jo, Tito ia hapi rrugën Shtabit të Aleksander Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit, të cilët e nxitën Llazar Kolishevskin që publikisht të thot: “Le të shkojnë Aranutët, atje ku duhet”. Me këtë Kolishevski e sllavizoi totalisht ish Vilajetin e Mansitirit. Bile edhe Shkupin, qyteti më i madh shqiptarë në Ballkan (deri më 1963). Jo vetëm kaq. Lazar Kolishevski edhe ndertesën e Kongresit Alfabetit Shqiptar (1908), e vuri në ankand të shembjës për një kohë. Lexo për këtë tragjedi raportin në: “Pasoshko odelenje” MPJ të RFPJ-ës, ku në një pashport hyjnë 147 persona., për ta bërë kështu sidomos Shkupin qytet sllavë, e që ishte deri më 1962, qyteti ma i madhë shqiptarë me numër të banorëve. Këtë realitet e ka përciellë J. B. Tito për dhjetë vite (1957-1967).  Hulumtoni dokumentet sekrete ushtarake dhe ato të regrutimit në Maqedoni 1950-1966.).
Me leje të Titos më 1949 themelohet i ashtuquajtyuri SHTABI I RANKOVIQIT. Dokumentet e këtij Shtabi i posedeonte V Dedier, e prej të cilit i kam FOTOKOPJUAR gati të gjitha. Shtabin e A Rankoviqit për t` i shfarosë shqiptarët e përbënin: Aleksander Rankoviq, Kryetar, (ishte nënkyetar I KEF J), Krste Cervekovski (nënkryetar Shatbi), Svetisllav Stefanoviq (lexone vetëm Raportin e tij më 1965 në 80 faqe dhe do të bindeni se shqiptarët kanë shpëtuar rastësisht), Vojkan Llukiq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukqeviq, P. Iviçeviq. Ky Shtab e kishte përpliuar Programit special. Ai program tërë Shqipërinë Kontinentale e ndante në dy pjesë:

Zona “A” ishte ajo në Lindje të hekurishtës-Mitrovicë-Vushtrri. Fushë Kosovë-Ferizaj-Kaçanik-Shkup.

Zona “B” ishte ajo pjesë në Perendim të hekurudhës dhe përfshinte Rrafshin e Dukagjinit, Tetovën, Gostivarin, Dibrën e deri në Prespë , Manstir e Gjevgjeli.

Këto zona shqiptare duhej me të gjitha mjetet, ata shqiptarë që ishin musliman me i shpërngulë në Anadolli, kurse ata që ishin ortodoks, më i sllavizuar të gjithë (Lexone: B. Sinadinovski, Hasan Prishtina, Shkup 2008). E kur të kryhet kjo “detyrë kombëtare jugoslalve”, pasonte operacioni (Jugosllavi, Greqi), për ndarjen e Shqipërisë Bregdetare. Kjo zonë mbante shifrën “C”. Në detyrën e parë (në Zonat “A” dhe “B” fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Turqia; ndërsa në detyrën “C”, fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Greqia , duke pasur përkahjen e dy agjenturave Perendimore. Këto plane u “futën në FRIGORIFER” pas pranimit të Shqipërisë Bregdeatre në OKB dhe në Paktin Ushtarak të Varashvës më 1955.

24.Tito e dinte fare mirë pasojen e aksionit të armëve (kundër shqiptarëve, e që shqiptarët nuk i kishin) si dhe kurdisjen e Procesit Prizrenit përmes TRE dervishëve agjentë të Aleksander Rankoviqit, që ishin nga: Rahoveci, Prizreni dhe Gjakova. (Posedohet dokuemngtaciioni. Vlerësimi politik dhe gjyqësor i Procesit Prizrenit në shkurt 1968, ku ishte edhe Stefan Doronjski ). Tito përmes LLukiqit dhe Stefanoviqit e aprovoi Progarmin special “METLLA” (FSHESA), për ta shfarosë shqiptarizmin në tërësi. Bile shfarosjen e ndau si tham më lartë në dy Zona: Zona e Kosovës dhe Zone e Dukagjinigt, me nënzona: Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Tito ishte i njohutuar për torturat që i shkkatoheshin: Njazi Malokut dhe Sedat Didës etj., si viktima të Procesit Prizrenit. (Lexo “Procesi I Prizrenit 1956 dhe Rekonstuktimin e Procesit Prizrenit më 1968, sekret shtetëror politik dhe ushtark përgjithëmonë-(posedohetn dokumentet detale). Ku jeni historianë , akademikë dhe të tjerë me tituj që as samari i magarit Nastradinit nuk ua bartë diturinë e juej ZERO. Pse heshtëtni? Ku i keni gradat dhe për kur po i ruani? Mos po dini që flliqëritë titiste t`i zbulojnë serbët , e ju pastaj t’i merrni të gatshme? E Kur ua ofrova dokuemntet në Institutin e Historisë, ju filluat me përgojime. Ku jeni JU të qeverive KUKULLA të BE, që nuk i finansoni botimet shkencore të dokuementeve, kush po ju pengon tani!? Kështu punojnë vetëm tadhtarët, duke mos finansuar shkencën e mirfillët. Si është e mundur që dy historian që e kanë mohuar UÇK-ën dhe luftën e saj të drejtë, sot mrizojnë në Akademi dhe i adhuroni, madje nën firmën e tyre, BE , finason flliqësira që i fyen dhe denigron të gjithë shqiptarët e sidomos FEMRËN shqiptare . Deri kur të krekoseni me nga një gjysëm libri, disi po djersiteni nepër televizione të mercenarëve. Nuk jetohet para fytyrës kombit me një “gjysëm mushkrie më”.

25. Tito është përgjegjësi kryesor i liferimit të Panjot Plakut në Jugosllvi, kur nuk pati suksese ta realizoi Planin “Ahmet Zogolli 2” (Apostol Tanefit më 1949) provoi me planin “Ahmet Zogolli 3” (Panajot Plaku 1957), i cili gjithashtu dështoi me turp të plotë më 1966, duke bërë vetëvrasje. Lidhur me këtë duhet të thksojmë se më 1958 pati reaguar Presdiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në OKB ndaj mizorive serbe që i përrdorin enkas për shqiptarë në Jugosllavi (posedohet reagimi i Presidiumit K. P. Shqipërisë dhe reagimi jugosllav). E ky reagim ndodhi, duke e pasë Shqipëria informatën se: Në NJU JORK (OKB) po përgatitej RREZOLUTA për DEKOLONIZIMIN E BOTËS (e aprovuar më 1960). Këtë rezolutë e kishte “nuhatë” Shtabi i Tito-Rankoviq dhe (UDB-KOS), dhe në një front politik do të nxitojnë ilegalisht që ta mbajnë një Plenum të KQ LKJ-ës, për t`i promovuar disa të drejta për pakicat në RFPJ. Është fakt se konkluzat e këtij Plenumi (1959) nuk i dinte populli. Por, ato Tito i DISTRIBUOI në të gjitha kancalaritë e Perendimit. Dhe ata erdhën në përfudnim se: “vetëqeverisja dhe mosinkudrimi në këtë shtet janë kulmi i të arriturave jugosllave”. As që përmendet pozita e shqiptarëve, të cilët kishin zhvillim ekonomik sa 31% e mesatares jugoslave dhe ishin popull që jetonte si lepuri në therrë. (Burimi: Banka Ndërkombëtare për zhvillim, sekret, vetëm për përdorim intern, e ku thuhet hapur, se: “ Pa e pasë Kosova tretmanin e republikës, nuk ka dalje të saj nga prapambeturia”. (Analizë ekonomiko politike e bërë në 412 faqe më 1978, Nju Jork, Beograd).

Tito në gjueti me Rankoviqin e të tjerë …

26. Tito pranoj kërkesën e Aleksander Rankoviqit për t`i mbyllë shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë më 1958, me motive se nuk ka kaudro. Reagoi fuqishëm Fadil Hoxha, Ali Hadri, Salih Nushi dhe Hasan Mekuli , po më 1958 në Shkollën Normale në Prishtinë.

27. Po, Tito provoj pra, ILEGALISHT me një plenum të LKJ më 1959, të neutarlizoj përpiekjen e “Lidhjes Kosovare” se në Kosovë pakica kombëtare shqiptare po fiton të drejta të pakicave duke hapur Shkollën e Lartë Pedagogjkike dhe fakultet (1959/60) . Por, mos të harrojmë se katër vite më parë, Tito e kishte shuar Institutin Albanologjik; kishte provar ta destabilizojë Shqipërinë e Enver Hoxhës, përmes Panjajot Plaku (ministër i mbrojtjes, i cili u arratis në Jugosllavi më 1957).(Posedohet Dosja e tij si dhuratë që më njoftoi Fadil Hoxha më 1980).

28. J B Tito më 1965, e kishte siellë në Vrnjaçka Banjë Beqir Malokun, krejtë me qëllim për ta VRARË FADIL HOXHËN. Kjo për faktin se Fadili me të gjitha mjetet donte ta rrisë numrin e studentëve shqiptar në Prishtinë. Ky orientim i Fadilit e kishte tmerruar Shtabin e Rankoviqit, i themeluar me leje të Titos më 1949, për t`i shpërngulur të gjithë shqiptarët në Anadolli. Ky skenar argumentohet katerçipërisht se Tito më 1953 e lidhi Marrëveshjen XHENTELMENE me Fuat KYPRILI-un në Split, me qëllim që kur ta shfarosë shqiptarinë në Jugosllavi, ta fillojë luftën politike për ndarjen e Shqipërisë.

29. Tito e organizoj Plenumin e Brioneve , pasiqë përmes Budimir Llonçarit e kuptoj se në Ukrainë kur ishin në vizitë, gjeneralët serbian e quanin Aleksander Rankoviqin “ Druzhe Predsedniçe” (1965). Ky ishte sinjali që pas aferës me Gjillasin, të pasonte ajo me Rankoviqin (1966), pastaj me Mika Tripallon etj (1971), pastaj me Jovankën (1976 lidhur me Librin e Kaltërt, që i suprimonte krahinat).
Në realitet, J. B. Tito i ka “dashtë” shqiptarët për aq sa i janë nevojitur për ta dobësuar fuqinë serbiane në politikë, diplomaci, ekonomi, ushtri dhe polici. E fuqia shqiptare ishte minore, por në momentet e krizave 1966-1981, ishte një kualitet për t`u shënuar.

30. Tito më 20 III 1967, do ta ftojë strukturën ma të lartë të Partisë dhe shtetit në Beograd. Aty do ta shtrojë pyetjen, pasi që në Kosovë ishte kërkuar statusi i Republikës me këtë fjali: “Deri në çfarë mase ka shkuar KËRKESA e SHQIPTARËVE PËR REPUBLIKË”? Përgjigjen e kërkonte për ta futur Fadil Hoxhën në syrvejim dhe kompromitim para popullit tij, që për dy muaj më 1967 e kishte premtuar Republikën. Këto fakte janë botuar edhe në gazeta. Dokumnetet janë të pamëshirshme.

31. Tito është ai që I DERGOI tanket për t`i shekelë me dhëmbëzorë rininë dhe popullin shqiptar të Kosovës më 27 XI 1968 në Prishtinë, dhe prap i akuzonte oficerët se: “keni lëvizë pa lejën time”. E këtë “akuzë” e bënte për përdorim të jashtëm. Por, kush nga oficerët në Shkup, prej kah lëvizën tanket drejtë Prishtinës, ka lëshuar urdhër të përdoret ushtria, përpos Tito si një saditë antishqiptar.
Është e vërtetë se LIGJI KUSHTEUES nga shkurti 1969 dhe KUSHTETUTA e Kosovës e vitit 1974, janë produkt i sielljës AGRESIVE por patriotike të Fadil Hoxhës, me kërkesat etij legale dhe legjitime. E kam para sysh sielljen shumë të ashpër në Sarajevë më 1974 kur furishëm sikur kur don të sulmojë çdo gjë (me siguri se vinte nga ndo një mbledhje ku hahej pasuli me kokërr) , duke thenë: “Ose Kushtetitë, ose unë nuk kam mundësi të dali para popullit e të arsyetojë pozicionet Rankoviqiste”. Gazmend Zajmit i shkojnë lotët, Hajredin Hoxha mbetet i shtanguar, Kurtesh Salihu i shtërngon dhëmbët tmerrësisht e të friguar, unë në anën tjetër, qeshi nga gëzimi si pjesëmarrës në një “simopizium” si e kishin emruar, ”për Kushtetutën”. E kroatët qeshin, maqedonët zgërdhiheshin, malazezët mrrolen, disa kroatë serbianë krekosen me sllovenë, sepse taktizojnë me tragjedinë e Kosovës. E pyetja e pyetjeve : pse Tito nuk e nënshkruan Kushtetutën 1974 fare. E posedoi dokuemnetin kur Tito përmes Vladimir Bakariqit e “këshillonte Fadil Hoxhën mos ta hap në Prishtinë fakultete nacionaliste, por vetëm shkolla të larata politeknike”. Fadil i Përgjigjet: “Të jeni të sigurtë, se do t`i hapi fakultetet e shkencave shoqërore, sepse pa shkenca shoqërore nuk ka progres te asnjë popull. Shoku Bakariq: Po mendoni se shqiptarët hanë bari, si keni lëshuar barcoleta qe tri dekada (?); Shqiptarët fare mirë e dijnë se si sillen Kroatët, Serbët, Sllovenët, madje Maqedonët, e mos të flasim për Malazezët për afirmimin e tyre. Koha e nizamëve ka shkuar në muzeum”.

32. E posedoi stenogarmin e përfolur të “Intervistës së Titos me oficerë të lartë në Dedinje më 1979”. Nuk kam pasë shansë që ta vërtetoi a është falso, edhe pse në dy vazhdime e botova në “ZËRI” , një pjesë dhe e ndaloi Kryeradekatri nga frika apo animi titist, nuk e di. Tito e dinte se si po sillen oficerët sllavë ndaj ushtarëve shqiptarë edhe para vitit 1981, ku për çdo vit kishte “vetëvrasje” dhe arkivolet me kufoma nuk lejohej të hapen as prej familiarëve. Tito si Komandant suprem kurrë nuk e ngriti asnjë akuzë ndaj oficerëve shovinist dhe vrasës. Ajo që është thenë në intervistë (1979) është realiste dhe e vizaton sjelljen e Titos publikisht dhe tinzisht. E vërteta, një mik arkivist hungarez, gjatë hulumtimeve, ku ai ishte arkivist, me thoshte se: “Tito i ka tri fytyra morale dhe politike ndaj shqiptarëve: Një për të shitë mend, një për të u duke se është i drejtë (në esencë ishte tiranë) dhe një që dëshmon se dy të parat i ka falso”!. Nuk i besoja, deri sa ma tregoi dokumentin se ishte dënuar 36% në rrogë, pse nuk i kishte larguar dokumentet që flasin se ndaj shqiptarëve duhet zbatuar presion, në mënyrë që të shpërngulën”. Dokumentet ishin nga data 24 maj 1950 e deri më 24 maj 1962.

33. J B. Tito madje, nuk u pajtua me hapjen shkallës Tretë në Katedrën e Historisë në Prishtinë më 1972. Por në saje të Prof. DR. Bogumil Hrabakut (Çek me kombësi) ajo u hap. Madje, Bogumil Hrabakut përmes Mahmut Bakallit titistët iu kërcënuan se: “Nuk guxojnë të botohet steongramet e Kongresit Themlues të PKJ për Serbi më 15 maj 1945, ku thuhet se: “ Për një ushtar tonë i kemi vrarë 300 regrutë shqiptarë në Tivar”. B. Hrabak nuk u pajtua kurrë me atë presion. Dokumnetin e botoi integral dhe pas disa muajsh u detyrua të dorëhiqet nga organizmi i Studimeve pasuniverziatre, duke e maskuar me “shkaqe” tjera. Madje, ai nga inati më vonë provoi t`i botoj shumë dokuemnete serbiane, të cilat i shkonin për shtati politikës çetnike, por mbeti i vetmuar. Do të thot se Bogumil Hrabak, provoi të na hakmirret. Por, ZOGU kishte flutuar….

Madje për t` iu hy në “skrop” serbëve, Tito me Mahmut Bakallin më 1975, e burgosën Adem Demaçin, pa bërë asnjë veprim politik. Lidhur me këtë, meqë asnjë gjykatës shqiptar nga Prishtina nuk donte ta gjykojë Adem Demaçin, Mahmut Bakalli i solli një grup prokurorësh, gjykatësish e deri te daktillografi nga Prizreni. Kuptohte se ky denim e kishte një ekvivalecë, që J B. Tito ia kishte premtuar Mahmut Bakallit. E ajo “ekvivalencë” ishte se Mahmuti mund të avansohej në Ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë. Por, premtimi nuk u realizua, sespse J B Tito me Jovankën më 1976 ishin në luftë: a do ta trashëgoi Titon ndonjë serbian (Nikolla Lubiçiqi me Jovankën), apo do ta trashëgoi një slloven (Stane Dollanc që vinte nga nëntoka udbeske dhe politike e LKJ-ës).

Mos të harrojmë se jemi në kohën kur (1975) Shqipëria si i vetmi vend në Evropë nuk u pajtua me Marrëvesjen e Helsinku, me të cilën “garantohej” mosndryshimi i kufijëve. E kur kufijtë në: BRSS, në SFRJ, në Çekosllovaki u bën cop e grimë, a nuk i jep ky argument të DREJTË ENVER HOXHËS, se pa “ndryshimin e kufijëve të Federatës jugosllave; pa çlirimin e Shqipëtarëve nën pushtetin TITISTO serbian, nuk ka paqe në Ballka”). (shiqo: Korespodenca Enver Hoxha –Leo Fraindlling, 1949/50, në KEF J)/1952; Dosja “ALBANIJA 1965-1983” në DASIPB/83, i paklasifikuar f. 1-118.)

34. Më 1978 Tito lejoi që të burgoset prof Sadullah Brestofci, pa bërë asnjë faj me referatin e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit . Ai shpëtoi falë Fadil Hoxhës dhe historianëve në Komisionin e Historisë.

35. Lexues të nderuar i merrni shkrimet e botura dhe mësoni nga viti 1981-1999 sa ushtarë dhe sa civilë shqiptarë vriteshin për çdo vit nga bandat ushtarake të Gjeneral Graçaninit dhe ato të UDB-ës të drejtuara nga Stane Dollanci dhe hienat e tij. Po, titistë ishin ata që e sollën Kosovën buzë varrit dhe shqiptarët me gjenocid buzë shfarosjes, sikurse vepruan në Sanxhakun e Nishit më 1877.

A nuk është gjenocid shpërngulja me detyrim i NJË MILION SHQIPTARËVE NGA KOSOVA më 1989 – 1999, në fund të shekullit XX, ku Shtabi i S. Millosehviqit planifikonte ta FESTOJË më 28 VI 1999, shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavinë e Zhablakut. Këtë plan e shkatërroi copa copa USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, Ushtria e ADEM DEMAÇIT. Po, NATO intervenoi më 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Por faktet tregojnë se ky intevenim ishte më tepër argumet që “UÇK mos të bëhet MODEL për çlirimin e 94 Kosovave” që janë edhe sot, vetëm në Evropë. Me gjithë këtë, shqiptarët u janë mirënjohës SHBA, Turqisë dhe Anglisë, për angazhimin ushtark shumë të drejtë, ku historianët mund të flasin edhe për premisa ‘humanitare’.

Po, sot e din tërë bota se çka la Tito parapa si jashtë (mosinkudrimin e plagosur nga masoneria rreligjioze) dhe si i shkuan punët në katrahurën e tij të quajtur Jugosllavi, në fund të shekullit, pikërisht pse neofashizmin serbian nuk e luftoi kurrë sinqerisht dhe me kohë me ia shtypë kokën, por e toleroi se i duhej për pushtet; por e ruajti (ia ruajtën) karrigën deri në vdekje. Këtij mozaiku nuk i shpëtojnë edhe ata funksionarë kroatë, sllovenë, maqedonë, malazezë e sidomos boshnjakë që fshiheshin pas peshës shoviniste serbiane për interesa të tyre persoanle-karrieriste. Se janë konvertuar më vonë në “demokratë”, kurrë nuk është vonë, sepse humnera nuk dallohet nga prroni, por as nuk rrafshohet nga bregu. Titizmin e njoh burimisht, sepse  posedojë dokumenetet e kohës të vjelura nëpër arkivat e tyre.

Tani, po e shënoi një citat nga Programi i Çlirimit Kombëtar të LRBSH që e drejtonte Adem DEMAÇI: ”Me amikun do të sillemi paqësisht, duke i përdorë të gjitha metodat e kundershtimit qytetar për çlirim. Por kur e shohim se armiku nuk po ndryshon kurs, atëherë ne do t’i rrokum armet, për t`i çliruar trojet e robëruara shqiptare. Nuk ka rëndësi a na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Me rëndësi është se lufta jonë është e DREJTË”, pra lufta jonë nuk është ideologjike. (Nga Programi i LRBSH, viti 1963/64, autor Adem Demaçi)

Më duhet të them më në fund se autokritika duhet ta përfshijë çdo kend sepse jemi lagur nga pak duke toleruar e besa edhe lavduar atë sistem totalitar (1945-1992) që është rregjisturar në rriedhat e historisë. Ne të robëruarit, nuk kishim rrugë tjeter për t’u larguar nga “këneta“ e analfabetizmit dhe prapambeturisë ekonomike.

Po koha e ha kashtën, thot populli. E kush ka hangër kashtë, dosjet janë. Ato një ditë do të akuzojnë shumë egërsishtë të gjithë titistët.Të gjithë atyre që “ngjesin bishta” sot odave e kafeneve, me botimin e dosjeve do t` u mbyllet zejtaria që e kanë shndërruar në industri profitabile politike, dhe gojtari “demokrate”, që ngadal dhe me arguemnetet e tyre po myket për brenda nga infektimi që quhet nepotizëm dhe KORRUPSION “demokratik”.

Po një fakt duhet ta them: se po të dalin në zgjedhje nja 78% e elektoratit, situat politike dhe ekonomike do të ishte ndryshe, gojtaria e patriotëve të kafetneve do të mbyllej. Kështu, si është sutuata sot, deri sa të dali në zgjedhje vetëm ANTARËSIA e partive, do ta kemi të njejtën situatë.

Është fakt se titistët kanë vrarë civilë dhe ushtarë shqiptar nga viti 1981 e deri më 1999. Por, është argument dëshmues se më 1983 LKJ-ën titistët e kthyen në PARTI NAZIFASHISTE sepse brenda saj i krijuan brigadat dhe batalonet ushtarake me vra shqiptarë në Kosovë. Këtu mbaron çdo logjikë njerëzore dhe me këtë fillon të duket poltika titiste që ishte nga etnogjeneza një MONSTRUM siu generisë makiavelist.

Titistët, madje ia kaluan Ilija Grashaninit, sepse më 1988 e krijuan dokuemetin e quajtur: “PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN” si kopje e Memoraandumit të Akademisë Serbiane nga vitit 1986.

Krejtë në fund, gjeneralët e Titos i dëbuan jashtë Kosovës, në fund të shekullit afro 1 000 000 shqiptarë. A nuk është ky fakt neofashizëm i gjeneralëve të Titos dhe udbashëve të tij, realitet-PO! Madje, pse “Programi …” u botua me 1988. U botua për ta shënuar dhjetë vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (manifestuar në Prishtinë më 1978), për t` u ZBULUAR çdo synim imperialist serbian, për të treguar se Serbia asnjë ide të Lidhjës Shqiptare nuk do ta lejojë të bërët realitet. Pra, dhejtë vjetë titistët kishin punuar në këtë program neofashist, që u shfaq më 1988, si detyre e të gjithë jugosllavëve, “për ta serbizuar Kosovën”.

E sot, kur: Sllovenët, Kroatës, Maqedonët, Malazezët, Boshnjakët NUK MUNDËN TË JETOJNË ME SERBË, atëherë si mundën shqiptarët që jetojnë në një trevë kompakte me 92% të popullsië shqiptarë. E pranimi i realitetit në BE është fare larg, për faktin se vetëm Republikën e Kosovës, në Europë është vendi më i IZOLUAR.

Pra mizoritë titiste nuk mund të injorohën me asgjë, sepse ishim populli më i persekutuar në Jugoslavi 1944-1999.

Më 15 XII 2021

K O M E N T E

23 KOMENTE

  1. Një shkrim i rrallē argumentues, sfidues, argumentues, por edhe emocionues se; çfarë katrahurash historike pērjetoi dhe po përjeton kombi ynë i ndarē nga fuqitē e mēdha.
    Të pērgēzoj fort, Akademiku ynē, Profesor, Dr. Hakif Bajrami!
    Përqafime vēllazërore!

  2. Të lumtë dora e të punoftë shëndeti prof. Hakif Bajrami! Nuk është kjo hera e parë që Profesor Hakifi ua hedh të palarat titstëve të përbetuar që ishin të gatshëm ta pranonin edhe “kombësinë jugosllav”, për fat të keq edhe të tillë me tituj akademikë të kalibrit: Regjep Ismajli, Hivzi Islami, të cilët qëndronin si strucët dhe shitën bythën tek satrapi Tito, bile kryekriminelin Tito e quanin “pejgameri i shqiptarëve”. Profesori i nderuar Hakif Bajrami, ka matrial të bollshëm e të argumentuar me fakte konkrete për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nën sundimin titist, prandaj këta strucët-akademikë nuk kanë guxim ti ulen përpara prof.Hakif Bajramit, por vetëm e lehin rrotull. Prof. Hakifi është një enciklopedi në vete për këtë periudhë kohore të sundimit fashist të Titos dhe nuk besoj të ketë ndonjë historian tjetër shqiptarë që e ka një matrial të tillë.Shëndet e lumturi per ju i nderuari Prof. Hakif Bajrami! Për ju nostalgjikë të kryekriminelit-Tito, kam një porosi: Prof. Hakif Bajrami, muk e ka zbrazur as çerekun e municionit për ju nostalgjikët-titistë, prandaj kujdes!
    Kadri Osmani (Kadri Mani), patriot e atdhetar i përmasave mbarëkombëtare po të ishte në këtë botë. do t’ju porosiste: mos e nguc grejzin me krane, se e nguce t’zezën Tënde!

  3. JAM KRENAR QE NE KOHEN ME TE veshtire live- drejtperdrejt ne studio hapur duke rrezikuar çdo gje bashke kemi sheshuar shume gjera prapaskena te te ashtuquajtura “PAÇA” ndaj nesh dhe trojeve tona ne pergjithesi…krenar jam dhe do jem gjithmone per guximin dhe te vertet e thena me dokumentime pa kurrfare ngurimi deri ne diten kur erdhe ne ndertesen e Radi Prishtines dhe me njoftove, qe tanksat janë rruges dhe sot Nexhi, ne studio nuk mund te vazhdojme…dhe…pasoj akupimi i nderteses se Radi Televizionit te Prishtines…Zoti ju dhashte jete te gjate te thuani gjithe te verteten. Shendet nga Nju Jorku, o Hakif Bajrami! Me shume respekt Nexhmedin Syla

  4. Më duket se punimi i dr. Haqif Bajramit, në shumicën e tij faktik dhe i dokumentuar, ka një lajthitje. Dy brigadat partizane të Shqipërisë, që shkuan në Kosovë, ishin kërkuar nga Jugosllavia, pêr shkak se reakcioni shqiptar në Kosovë ishte i pamposhtur.

  5. Historiani Hakif Bajrami në kohën e Titos ka qenë edhe drejtor i Arkivit të Historisë në Prishtinë dhe ka pasur pozita në këtë drejtim vazhdimisht. Ka shkruar kundër Sekretarit të OKB- Kurt Walthaeimit dhe e rëndonte sipas kërkesës së Serbis aso kohe se ka qenë oficer i Fashizmit( Hitlerit), po ka pas shkruar edhe artikuj e shkrime tjere që edin vet më mirë dhe gjinden për kohën e Titos dhe i ka shërbyer LKJ , po më mirë se ja dinë gjitha dredhit këtij janë bashkëvepritarët e tij aso kohe në Arkiv si historian e arkivist etj. Atyre u mbetet ta thon të vërteten. Hakifi për lekë dhe pushtet brenda natës të bënë hero..! Këtë e ka dëshmuar shpeshë herë pas vitit 2000 me shkrimet e tij për dis afigura..! Ky ka materijale për aq sa ka mundur me i vjedhur nga Arkivi i Historisë ku ka aenë përgjegjës apo drejtor se për shumicen e historianve tjerë pothuajse ka qenë i mbyllur po për te jo se me devotshmëri i ka shërbye atij sistemi.
    Po sa i përket shkrimit në fjalë ka shumë gjëra që qëndrojnë …

  6. Mbeshtes komentin e shkurter te z.Albert per nolstagjiket enveriste.I shkurter si koment por aq i madh, i plote e i paprecendente ne mos pergjigjen qe do te vijoje nga vete profesori i nderuar.Pse te jem skeptike e te besoj se s’do te na jape dhe nje analize per nostalgjiket enveriste ? Sepse i gjithe shkrimi i mesiperm ka me shume se 50 % te dhena nga libri i ‘babait’ te dikurshem, te autorit te librit ‘Titistet ‘ botuar me 1982 E.H.Pse duhej te dilte ky liber ‘historik ‘ pikerisht pas vdekjes se Titos ? 2 -dy vjet Ne se faktet historike qe nxerr pretendon se jane te verteta nxirri sa aktoret politike jane gjalle.Dhe keto fakte profesori na i rreshton e perserit duke nxerre hero trathtarin e vertete te shqiptareve .Madje pa merakosje thote se Titistet mund te me quajne dhe enverist e per kete jo vetem qe s’i bohet vone por kalon ne kundersulm duke bo krahasim sistemesh e epokash. Z.Profesor e gjithe bota e moderuar jo komuniste ka dekada qe vuan e lengon nga mania e droges ,alkolit e tjera vese negative.Dhe ,asnjehere asnje shtet , nuk kane pasur deshiren me te vogel per te pasur nje sistem monist alla Tito apo ( larg qofte ) alla enferr qe rinia te mos binte ne gracken e veseve te keqija.Kurse profesori yne perdor si xhoker kete teori bajate kete fenomen te sistemeve komuniste.Turpi i tij .Ne Tirane sapo mbaroi protesta kunder mikpritjes qe i bohet ish Ministrit te Miloshevicit / Vucic per ate hapjen e ballkanit.A mund te kete ballkan te hapur pa njohjen e Kosoves ? Jo. Pra mjaft me perseritje te ngjarjeve ‘Titistet ‘se krejt c’ka ka shkruajtur trathtari i vertete i shqiptareve jane rrena ,sajesa .Kur do t’a kuptoje dhe shqiptari i fundit se eshte pikerisht ai trathtar qe ne nuk jemi te bashkuar ,qe ai ishte mbartesi i te gjithe keqijave qe kemi kaluar ,kalojme,e do te kalojme.Ne koshin e plehrave ai emer i urryer qe te marrim fryme lirisht ! Enveristet .

  7. Ritë, të përshëndes!
    Hakif Bajrami, nuk di si ta quaj ”Knusi i oxhakut”?
    Ai është si ”Feriti”.
    Naten!
    Sinan Kastrati, Suedi
    (sinan.kastrati@hotmail.com)

  8. Miku im Sinan tash lexoj komentin t’uaj qe me keshillon per profesorin e nderuar Hakif B.E quani ‘knusi ‘ ‘feriti ‘ etj.Do ju isha mirenjohese sikur shkrimi te ishte me i qarte.Se dy epitetet lene hapesire per te kuptuar sipas deshires.Nuk kam dyshim se e njihni se afermi e shume mire profesorin e nderuar si dhe kontributin qe ka dhene ai ne vitet 80 e tutje.Por jane keta petagoge qe mbyllen gojen para fakteve te viteve 80 dhe pse Radio Serbska apo R.Hrvatska tregonin gjendjen e mjeruar te popullit shqiptar e madje lusnin popullin e Kosoves te shkonte masovisht ne Shqiperi te shikonte situaten me syte e vete.Keto lajme i kam degjuar me veshet e mij.Profesori ,’knusi i oxhakut ‘ heshte e punonte ne zyrat e R .Jugosllave pa i dridhur qerpiku nga lajmet e trishta qe degjonte.Tash qe kohet kane ndryshuar ,boton ,riboton ‘Titistet ‘ per te treguar se ka qene gjithmone i tille ,i njejte.M.q.se.perm- end librin ‘Titistet ‘ shtoj nje fakt qe per here te pare e shkruaj.Ne ate vit te kombesh ,1982 -dy ku famijla e M.Shehut me kusherinj ,besnike, doktore,e ushtarake u zhduken ,u burgosen e u internuan ku siparin e hap (pas Mehmetit ) vellezerit Gervalla ne shtepine time erdhi per vizite i vellai i L.Belishoves .Zotni burre ,i internuar ne Saver te Lushnjes e bisedoi me tim ate hallin qe e kishte zene jave me pare apo muaj.Une rastesisht ndodhesha ne aneksin e guxhines e im ate nuk dinte qe isha aty.Degjoj se te ndjerin tashme e kishin therritur ne DPB te Lushnjes qe te pranonte se ne vitin 1943 ,ai ishte atehere 12 vjec ne shtepine e tij vinte per vizite M Shehu ku takohej me eksponente te Ballit .Ai u therrit shume here ,madje dhe u kercenua e u qellua por s’pranoi te thoshte nje te pavertete .Ne shtepine time kurre s’ka ardhur M. SH .Dhe ky fakt ngeli pa u shkruar ne librin Titistet e ai nuk i la vetes njolle te zeze.Me kete te kuptojne dhe lexuesit e kopjuesit e ‘Titisteve ‘se kush i shkruante e hartonte ato fakte ‘Brilante ‘ Armata e sigurimit.Armata e krimineleve.

  9. E nderuara Rite, kur kam thene ”Si knusi o oxhakut” kam mendua se H. Bajrami sipas kohes, ka shkruar dhe i ka sherbye politikes. Nje nga me te demshmet ishte rasti i Kurt Valthajmit, ish polit. dhe diplom. austriak dhe boteror qe e tha publikisht se ishte me Gestapon (afersisht keshtu). Aso kohe Austria ishte ne krahun tone. Kjo i qonte uje vetem Serbise.
    Ndersa ”Ferit”, afersisht e perdori per F. Konicen, qe Noli e quan njeri qe inderron fytyrat.
    Naten e mire Ritë!
    Sinani, Suedi

  10. Ma hoqe brengen.Faleminde- rit per sqarimin .Keshtu kuptohet se dhe cfare prrallis profesori me vule te perjetshme .E kuptoj qe jeni i drejte e parimor ne komentet qe beni. Ne nje koment te meparshem me pergjigjet z.M Uka e permbajtja me gezoi se ai vinte ne pah arritjet e Kosoves qe jane per t’u pasur zili nga njera ane.Po te perparoni ju eshte nje miresi hyjnore ! Patriotizmi i popullit te Kosoves eshte nje shprese per popullin e uzurpuar te Shqiperise.Naten e mire nga une.!

  11. Z.Rita dh z. Sinan,kënaquni duke ia bër qejfin njëri tjetrit për komentet e juaja shterrpe pa as edhe një rrëzim me fakte të shkrimit të prof. Hakif Bajramit. Besoni Bertit, i cili në stdimin më të ri pos tjerash nxjerr konkluzionin se “Tirana nuk u çlirua, por u lirua nga gjermanët”!!!Me fjalë tjera Tirana nuk u çlirua nga fashistët gjermanë, por një ditë gjermanët u merzitën duke ndenjur në Tiranë e ju thanë shqiptarëve: Lamtumirë miqë se ne po shkojmë!! Studiuesve të tillë ju besoni juve?! Këso marrëzie të Bertit nuk e gjen diku tjetër.Thuhet se “ verteta është gënjeshtra më e madhe aty ku nuk kuptohet”.

  12. Fazli, lexo me kujdes!
    Ne kete shkrim-studim dhe me plot fakte e me fotografi (te Hakif Bajramit) e ke Hakif Bajramin.
    Po çdreqin ju desht H. Bajramit te perzihet se çka ka bërë dhe kush ka qenë Kurt Valdhem?
    Me se pakut na u ka dasht neve shqiptareve te Kosoves kjo pune.
    Austria, na u ka gjetur dhe na ka perkrahur e ndihmua sidomos ne Lufterat Ballkanike, kur Mali i Zi e mori Shkodren me 1913, pasi vritet Hasan Riza Pasha i Stambollit, pas Shpallje se Pavaresise (28 Nentor 1912). Austria ishte këmbengulese qe forcat malazeze te largohen nga Shkodra.
    Shqiperia dhe Shkodra ishin te shkallmuara. Populli dhe ushtaret vullnetare hanin edhe ngordhesira.
    ”300 qese 1 peksimet,
    Mishi i kalit shyqyr qe u gjet”

    Rite te pershendes
    Sinani, Suedi

  13. Z. Fazli do te benit mire te rilexonit shkrimin e profesorit ne fjale H.B. se si te lajthit me te dhena cetash partizane te therritur ,te ardhur e komanduar nga Tirana apo te kunderten e therritur nga Beogradi.Lecitini me kujdes kur hedh bomben se M.Popovici ishte pro komandimit te LNC te Kosoves nga partizanet e Tiranes.qysh me 1942 -dy ,Kurse Tito Jo Por a nuk e din ky Profesori se ishte pikerisht M.Popovici qe prishi marreveshjen e Mukes me gusht te 1943 per bashkim te te gjithe forcave ushtarake kunder Gjermanise naziste ?? Dhe ne shtator te 1943 -re filloi lufta civile qe zgjati me shume se kurre.U sulmuan nacionaliste ,u vrane ne pabesi nga bolsheviket e M.Popovicit.Im ate atehere nje djalosh as 20 -te vjec plagoset nga forcat partizane .Dhe perseriste se perball kishim gjermanin e prapa na sulmonin partizanet.Pra ku i gjeti keto te dhena Profesor Bajrami per M Popovicin ? Kur ai as ne program te partise qe e krijoi me 8 nendor 1941 ne Tirane bashkimin e Kosoves me Shqiperine nuk e kishte ??? Kurse partia e tim eti e kishte ne Statut bashkimin e Kosoves me Shqiperine .Ja pse Profesori i juaj z.Fazli nuk merr falenderime per lajthitjet qe shkruan.Por Kritika qe nga ana ime bazohem e mjaftohem me perseritjen e paskrupullt qe i ben librit te largqoftit “Titistet”. Te thuash te verteten eshte burreri e trimeri qe shume pak njerez e kane si virtyt .Ate cilesi nuk ta nep as shkollimi ,as diplloma e as vete mosha e jetes.Ta nep familja , ta nep jeta qe ke perjetuar.!!!

  14. Shkrim i shkruar me shume sipas ineresave e jo aq shume realitet shume gjera nuk u permrnden p. sh. Si e mashtruan Enverin jugosllavet parizanet i dergoj Enveri me ju ndihmuae jugosllave jo kosovareve….Tivar me ndihmrn r Enverit u vran afro 6000 kosivare akona i kane eshnat neper malet e kodrat e TIVARIT.

  15. Unë mendojë se për këte duhet te organizohet nga Instituti i Arkivit te Kosoves nje simpozium shkencor, qe te diskutohet nga profesionistet e te njejtit nivel.

  16. Në këtë debat po kyqem edhe unë me mendimin që është koha për ndarjen e shapit nga sheqeri .
    Gjenerata ime në 8 -vjeçare dhe gjimnaz, ka mësuar një Histori të sajuar nga komunistët jugosllavë .
    As edhe njëherë të vetme nuk janë përmendur ideologët shqiptarë si Hasan Prishtina ,Isa Boletini, Gjergj Fishta, Faik Konica ,Bedri Pejani,Marie Shllaku ,Gjon Serreqi ,Jahja Fusha, etj.
    E,as Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza e cila me mision e saj fisnik e ka fituar simpatinë e mbarë botës.
    Edhe pse ka dalur nga barku i një nëne puro shqiptare ne kemi ditur më së paku rreth veprës së saj.
    Figurat më të ndritura të kombit në të dy anët e Atdheut kanë qenë të anatemuara.
    Kurse hartuesin e elaborateve për shfarosjen e shqiptarëve Ivo Andriq e kemi pasur si lektyrë të obligueshme .

    Derisa,Shqipëria ka qenë e ndarë me hekura për 50 – vjet nga Kosova,ne Shqipërinë , e kemi njohur vetëm nga ajo që e kemi dëgjuar fshehtas në Radio, e parë shumë rrallë në TVSH.

    Madje,duhej të shkohej në vende të caktuara ku depërtonin valët e TVSH- së, për të parë se çfarë po shfaqej nga atje.

    Nga ajo që dëgjonim fitohej përshtypja që atje qenka “parajsa e botës”

    Kur ra muri i hekurt dhe diktatura na u dha rasti që ta vizitojmë të gjithë, këtë pjesë të Atdheut të vrarë nga vetvetja.

    Në çdo 10 metra pamë bunkerë si këpurdhat pas shiut. Shqipëria me në krye Enver Hoxhën, ka ndërtuar vetëm piramidën në Tiranë .
    Aty – këtu ndonjë ” pallatë” me baltë e armaturë gjashtë. Ndërtimet tjera janë të periudhës së Mbretit Zog.
    Ata që e kundërshtonin komunizmin dhe diktaturën e këndonin
    nën hundë këngën në rimë” Enver e Tito të dashur vetes drithin e ne as kashtën”

    Shqiptarët në regjimin e Enverit kanë qenë ” sekerh anah” të varrosur për së gjalli .
    Sllavët gjatë Luftës Nacionalçlirimtare nuk e kanë pasur hallin se a çlirohen shqiptarët apo jo.

    Halli i tyre ka qenë që ata t’i bëjnë copë – copë. Ashtu edhe i kanë bërë, duke i ndarë në 5 – 6 pjesë,edhe pse dembadem në tokat e tyre.

    Tito nuk i dërgoi rastësisht Milladin Popoviçin ,Dushan Mugoshën, Bllazha Jovanoviqin etj, në Shqipëri.

    Atentatori i guximshëm i Milladin Popoviqit mësuesi nga Gjakova , Haki Taha deri në pavarësimin e Kosovës, nga disa historianë tanë është trajtuar si ” tradhtar ”
    Qëllimi i vetëm i Titos ishte përçarja e shqiptarëve. Kurse Enveri synonte kolltukun.
    Pasi që Tito ishte aq miqësor pse deri në Revulicionin studetntor të vitit 1968, e la Kosovën të mbytur në varfëri dhe pa asnjë të drejtë.

    Ecjet nëpër histori tregojnë që kemi qenë të mashtruar, apo edhe më keq të shitur te serbo- rusët.

    Rrallë ndodh që në historitë e Botës, të lexohet që viktima dhe xhelati të jenë hero . Kjo ka ndodhur dhe po ndodh vetëm tek ne.

    Baballarët dhe gjyshërit tanë tregonin kur Aradhat partizane të Shqipërisë, kanë marrë pjesë në çlirimin e ish- Jugosllavisë, dhe disa shqiptarë të Kosovës, duke njohur në thelb tradhtinë serbe u kanë sugjeruar që të jenë të kujdesshëm me serbët.

    Ata jo që nuk i kanë dëgjuar këshillat e tyre por edhe i kanë kërcënuar, duke thënë “Mbylleni gojën se u vrasim, porsi derrat, serbët janë vëllezërit tanë ”

    Partizanët enverist dhe ata titistë ishin si dy pika helmi të njëjtës nëperkë.

    Prova më bindëse është ngjarja e zhvilluar në Podujevë, në mes tribunit popullor Shaban Prolluzha, dhe partizanëve të Titos .

    Shabani me të kuptuar dredhitë ,që po u bëheshin shqiptarëve revoltohet keq dhe ua kthen pushkët partizanëve dhe çetnikëve jugosllavë.

    Një nga tragjeditë e mëdha është edhe ajo e Tivarit, ku në besën e të pabesëve vriten me mijëra shqiptarë .

    Ky mëkat rëndon mbi Enver Hoxhën dhe Ramiz Aliun,të cilët
    fare- fare mirë e kanë ditur që tradhtia do të ndodhë.

    Ata jo që e kanë ngritur këtë problem në mekanizmat ndërkombëtar të kohës, por e ka heshtur, sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
    Sot, të gjithë e vlerësojnë si Homeri shqiptar Gjergj Fishtën, të cilin pa varr e ka lënë Enver Hoxha .
    Fat i njëjtë e gjeti Faik Konicën e Fan Nolin e mijëra e mijëra të tjerë.
    Mbi të kaluarën në Shqipëri kam mësuar shumë nga studijuesi e disidenti Ymer Adem Llugaliu.

    Ai e çau kafazin më 1958, kaloi atje, si pasojë e një konflikti me profesorin e tij të gjuhës serbe Zhikica Jovanoviq, i cili e kishte përçmuar rëndë Gjuhën Shqipe,dhe Ymeri me tërë forcën e dorës së djathtë ia kishte rrasë shpullë.

    Ymer Adem Llugaliu kishte arritur të jetë njëri nga studentët më të mirë të Gjuhës shqipe në Tiranë,gjë të cilën para kolegëve të tij e kishte pohuar shumëherë edhe i Madhi, Eqrem Çabej.

    Ai në Shqipëri denohet me shumë vite burgim vetëm pse një ” koleg” hafije i regjimit enverist gjatë një shëtitje më nxënës i thotë : Or kosovar a më e bukur pllaja e Valmorit apo Kosova ”

    Ymeri si çdoherë i sinqert e modest thotë: ” E bukur Valmora, ama Fusha e Kosovës, shoqe e ka vetëm veten .
    Kjo bëhet shkas edhe Ymeri dergjet në Burgun e Spaçit për shumë vjet.
    Këtë rast e di e gjithë krahina e Mirditës,ku Ymeri e bënte punën e Arsimtarit të Gjuhës Shqipe .
    Të gjithë ata që e njohën Ymerin shprehën dhembje e keqardhje për atë që pësoj nga bashkombësit e tij.

    Jeta e tij plot plane për të ardhmën e muar tatëpjetën pa fajin më të vogël të tij.
    Mbeti i pamartuar, e i pa trashëgimtar .Ku, dhe kur të martohej kur nga burgu u lirua në moshë të shtyrë, vetëm me rroba në trup.

    Dhembje për fatin tragjik të Ymerit shprehi e gjithë Mirdita.
    Në nëntor të vitit 2019, të gjithë ish – nxënësit e tij në mënyrë të organizuar e vizituan Ymerin, në vendlindjen e tij në Podujevë.

    Takimin e përshkuan lotët dhe kujtimet rrëqethëse .

    Një apo dy nga ish – nxënësit që iu kujtuan Ymerit për guximin e shfaqur mungonin. Ata gjatë viteve të 80 -ta, ishin ezekutuar nga regjimi enverist,vetëm pse kishin kërkuar hapjen e Shqipërisë.

    Z. Luan Baqaraj, ish- nxënës i tij e kujton Ymerin duke i publikuar shkrimet dhe studimet e tij vijimisht ,të shkruara pas daljes nga burgu.

    Para tri viteve pikërisht më 7 mars 2020 i vetëm ia mësyri Podujevës, edhe Luan Rama ,ku e takoi ish- Arsimtarin e tij në Rrëshen të Mirditës z. Ymer Adem Llugaliu.
    Ai sistem nuk ka përçfarë të kujtohet,sepse për 50 vite me radhë e ndau vëllanë me vëlla.
    Na zhyti në izolim e varfëri enorme . Ishim të harruarit e botës.

    Nuk duhet të bazohemi në dokumente të cilat i ka përshtatur regjimi sipas shijes së tij.
    Çka është edhe më absurde deri edhe Aleksandër Rankoviq, gjakpirës i shqiptarëve nga regjimi enverist ka pasur mirënjohje e dekorata.
    Dihet që shumica e historianëve të asaj kohe si në Shqipëri
    ashtu edhe në Kosovë, kanë qenë oborrtar të sistemit enverist e titistë .
    Në të kundërtën të gjithë do ta kishin fatin e një Armate të tërë të intelektualëve të vrarë e të burgosur nga Enveri e Tito.

    Enver Hoxha e myku në burg dhe izolime edhe intelektualën e njohur gjirokastrite Musine Kokolari, të cilën e kishte shoqe klase.
    Ajo ka vdekur në vuajtje dhe mjerim në një kasolle në Rrëshen të Mirditës.
    Ajo kohë kurrë – kurrë mos u ktheftë !

  17. Po të thoshin se xheneti(parajsa)do të vinte nga ajo që donin ta krijonin sllavët në hapsirat shqiptare nuk ka qenë menquri të pranohej kur kihet parasyshë që asnjë e mirë kombit shqiptarë kurr nuk i ka ardhur. Bashkpunimin
    e pranuan ata që kishin lakmi pushtetin duke sakrifikue edhe shtetin shqiptarë pa mos kursye as edhe atdhetarët e nacionalistët më të spikatur të kombit shqiptarë.

  18. Edhe pas (afro) dy vjetëve “Akademik Hakif Bajrami: Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin!”, publikuar në Drini.us më 17 Dhjetor 2021 qenka aktual dhe i debatueshëm.
    Cudi mos qoft.
    Hakifi vërtetë është historian dhe nuk harron e shpesh paraqitet me të “reja” për të “shkuarën”.
    Hakifi ishte drejtor i Arkivit të Kosovës, një post shumë me rëndësi të madhe por qysh u soll ai kur e mori detyrën e drejtorit të Arkivës?
    Ështe për keqardhje por Hakifi ishte një qyqar që i shërbeu kohës e politikës ditore për interesa personale, për me u ngritur … . Unë më vonë ndoshta pas disa javëve ose muajve do të botoj disa kujtime për sjelljet e Hakifit që ishin poshtëruese, kundër Ali Hadrit. I tillë e ndoshta edhe më i keq u soll me Aliun, ishte Fehmi Pushkolli, një “historian” që kishte doktorua me “Sindikatat e Kosovës” 1947-1977″ (?).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu