ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Amina Nuraj, Shqiptarja nga Novi Pazari, u shkruan letër të hapur z. Ilir Metës dhe z. Albin Kurtit

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Nga: Amina Nuraj, Novi Pazar – Drenas

Letër e hapur për Z. Albin Kurti , Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Z. Ilir Metës, President i Republikës së Shqipërisë

Lajmi se me 2.000.000 euro Ju i nderuar Kryemisitër Albin Kurti i keni mbështetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, më gëzoi pa masë, por njëherit edhe më pikëlloi shumë se kam përshtypjen sikur po ua ktheni shpinën e nuk jeni duke menduar për shqiptarët e Sanxhakut.

Pse Shqipëria, sëbashku me Republikën e Kosovës, nuk i ka ndihmuar asnjëherë shqiptarët e Sanxhakut që jetojnë nën tortura dhe frikë nga Serbia?

Ata njerëz që pavarësisht se shumica e kanë humbur gjuhën amtare, Gjuhën Shqipe , për shkak të dhunës e terrorit serbomadh mbi njëqindvjecar të ushtruar ndaj tyre, vazhdojnë të mbesin ata që ishin: Vetëm Shqiptarë! Ata nuk ka të drejtë askush që ti mendoj si “të tjerë” e as ti paragjykoj në bazë të përkatëisë religjioze apo “vetëemërtimit si boshnjak”, që është bërë nga dhuna dhe është pasojë e dhunës dhe frikës së madhe për tu deklaruar si shqiptarë.

Ne që me krenari mbajmë lartë flamurin shqiptar në shtëpitë tona dhe që luftojmë për kombin shqiptar që i përkasim në Sanxhak, pra ne që e duam Kosovën dhe Shqipërinë nga thellësia e shpirtit tonë, nuk kemi ndihmë nga dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova?!

Pse?! Pse na keni harruar dhe pse na refuzoni?

A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku i juaj? Motrat dhe vëllezërit tuaj? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut pjesë e kombit shqiptarë dhe a nuk duhet të kemi ne shqiptarët e Masbjeshkës së Sanxhakut të drejta të njejta, mu ashtu sikurse që kanë serbët në Kosovë, që gjithsesi janë më të pakët se ne në numër?

Ju vazhdoni të na quani boshnjakë, pavarësisht që ne kurrë nuk kem qenë boshnjakë? Ju nuk keni të drejtë të na paragjykoni në bazë të përcaktimeve politike inferiore të disa udhëheqësve tanë të rrejshëm në Sanxhak, të cilët prej frikës së madhe e shpikën përkatësinë kombëtare të pa qenë për atë popull.

Për atë popull që pa fajin e vet u detyrua të asimilohej gjuhësisht, duke folur tashmë në shumicë në gjuhën boshnjake …!

Amina Nuraj në Tiranë, para disa vitesh. Në atë kohë qe ftuar ftuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, për Festën e Flamurit e të Pavarësisë me 28 Nëntor … Këtu është në foltore …, me Gjergj Kastriotin pas, Kryeheroin e kombit që i rrin pas dhe i jep forcë e zemër.

Pse nuk e dëgjoni jehun e përpjekjeve historike të Isa Boletinit, Ismailit Qemalit, Aqif Blytës , të Shaban Polluzhës, Haxhi Zekë Bërdynajt etj etj, se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet t’i ndihmojnë vazhdimisht e në cdo rrethanë vëllezërit e tyre në Sanxhak?

Pamje e Novi Pazarit

Me respekt, e juajaj Amina Nuraj nga Drenasi, përfaqësuese e Sanxhakut Shqiptar, me seli në Novi Pazar.

K O M E N T E

11 KOMENTE

  1. Shumë e çmuara Amina,
    E lexova dhe rilexova letrën tënde drejtuar dy drejtuesve të Republikës të Shqipërisë dhe të Kosovës. Përmbajtja e saj, e qëndisur me dashuri për Truallin dhe Kombin që i përkasim, që shpërfaqë kritika me vend dhe të adresuar drejt, si dhe me kërkesa të ligjshme, me mallëngjyen thellë.
    I bindur se nuk do të ndalesh me kaq, çka të të them tjetër pos: Të lumtë pena dhe t’u shtoftë moti!
    Një bashkëkombës yti, nga Gallapi i Besianës së Llapit.
    31 tetor 2021

  2. Kesi apele patetike e qe kinse kjo zonje po i drejtohet Albin Kurtit jane patetike dhe mjeruse. Dhe rrena. A e zgjozet kete vajze sepse qenka e bukur dhe per kete rast e ka ne foto te saj flamurin te Kosoves
    dhe tutje shqipetar dhe fotografi me Gjergj Kastriotin…. Pernime patetike dhe propaganda te imta e tejdukshme, propaganda ne zbritje. Keta nuk i dojne shqipetaret e as kurre nuk kane me qene ne anen e shqipetarve. E zgedhin Erdoganin, e ne vend te dyte e zgedhin Aleksandar Vučić. Kush ka vesh dhe don me degju, le te degjon. Shiqoni me vemendje kete video clip nga Novi Pazari kur ishin bashk Vučić dhe Erdogan ne Novi Pazar. Me vemendje. Vijon video klipi: https://www.youtube.com/watch?v=rTdk1jL3r9Q

  3. Jo zonja Diana, nuk e zgjodha këtë vajzë në bazë të bukurisë, por ishte përmbajtja e tekstit të saj shkas i përcaktimit tim për të reaguar. Ndërsa, nëse ty dhe këtij Albertit tënd, shkrimi im i duket apel patetik dhe mjerues, nuk ju kam faj, sepse e tillë qenka dioptria Juaj.
    Ndërsa se a i duanë apo nuk i duanë, këta sanxhaklinjët shqiptarët-vëllezërit e vet, ju sigurojë, se ketë e di më mirë se Ju të “dy”.

    • Sanxhak eshte teritor ne Serbi, mbrenda shtetit te Serbise, apo duhet me Ju vizatua kete. Me kesi lojna vetem i nxitni serbet qe te pretendojne ne pjesen veriore te shtetit te Kosoves, ku jetojne serbet ne shumice. Apo keni standarde te dyfishta cfare i kane dhe serbet? Mos rrastesisht duhet me u perzi ju ne Sanxhak ku shumica e popullside shkruhen se jane Muslimane me M te madhe Muslimanet pra me kombesi Muslimanet dhe jetojne ne teritor te Serbise? Shkoni, shkoni, perzihuni ne Sanxhak me kesi parolla patetike e kesi kerkesa sikurse eshte e kesaj ketu qe qenka si that nga Drenasi por po kerkon ndihme per Sanxhak. Hmm… Qohuni ne kete moment dhe shkoni ndihmoni ata Muslimanet ne Sanxhak. Shkoni, jo ma larg se sot shkoni. E le te jet kjo i njiqinti kurth e serbeve ne cilin keni ra apo do te bini ne kurth te tyne, serbeve. Nuk pi njifshit serbet e me radhe, e sipas logjikes, nuk i dini kurthe te tyne. As nuk jeni mundu me i mesu, e as menyren si luftohet me ta. Por si duket ata, serbet, po ju njifshin juve dhe mosdijeni te juajen. Dhe ja nisen perseri lufte speciale serbet. Ishit amatora, steramatora, o shqipe. Por, ok, hajeni edhe kete kurth. Edhe pirbijeni edhe kesaj radhe. Cenoni Kosoven se moti nuk e bonet kete. Qe gati nje vjet e dicka prej kurit shkoi ai i Brojes ne Haag. Shkoni… Rruga e mbare.

      • Diana, fillimisht të përshëndes … Sejdi Veseli të cilin e njof dhe e njef shumëkush për aktivitetet e tij atdhetare, po mendon me të drejtë në aspektin universal të së drejtës njerëzore, atë të deklarimit të lirë dhe pa shtrëngesë të bindjeve të njeriut, edhe për përkatësinë kombëtare të popullatës së Masbjeshkës së Sanxhakut. Secili banorë i Sanxhakut që mendon se rrjedh nga të parët që e kanë folur shqipen si shqiptarë, ka të drejtë absolute të tregoj botërisht që është shqiptarë, qoftë në Novi Pazar, Sjenicë apo gjetiu. Përkatësia fetare myslimane, që ti e theksoni me M të madhe, është e imponuar nga Serbia, ashtu sic është bërë asimilimi gjuhësor dhe jo vetëm i sanxhakasve. Une i kam përcjellë ngjarjet në Sanxhak edhe përpara luftës, madje kam qenë i pranishëm me Dr. Ali Zatriqin etj (një vëlla i tij jetonte në Novi Pazar dhe vajzën e kishte të martuar me politikanin e Bosnjes së atëhershme Ejup Ganiqin), kur pak pa përfundue lufta në Bosnje, ata të shkretët për mend në “një tubim shkencor kishin vendosur” që të quhaeshin boshnjak, pra boshnjak në kohën kur shkatërrohej Bosnja e kur në mes y hynte krijesa gjenocidale Republika Srpska. Ishte e paimagjinueshme që ata të bësheshin boshnjak me një vendim të tillë
        “shkencor”. Për dijeninë tënde po të njoftoj se shumë intelektual sanxhakas që ishin të pranishëm në atë “konferencë”, para se të dilnin në foltore më thoshin që janë prej familjesh shqiptare (si filozofi Shefket Krciq, përshembull), Riza Gruda, etj, e kur dilnin përpara masës në atë foltore, flisnin për boshnjakizmin! Pak për Amina Nurajn. Une atë e njof qyshkur ishte 17 vjecare dhe e kam përkrahur kur më thoshte se do të deklarohej ajo që ishte: Shqiptare! Pra, ajo cfarë ishin në të vërtetë e gjithë familja e saj. Edhe une jam kundër asaj që disa patriotë naiv bërtasin për Sanxhakun shqiptar si pjesë të “Shqipërisë Etnike” etj, kur ai pjesërisht është në Serbi,(e pjesërisht edhe në Mal të Zi), por nuk pajtohem me askend që thotë se ata njerëz duhet të mbesin ata që Serbia me Turqinë erdoganiste, duan që ti bëjnë: një popullatë me të cilën tallen dhe përpiqen t’ia ndërrojnë përkatësinë “etnike” me religjionin islamik, sa herë që tu teket. Patetikën anash, natyrisht, por të drejtat dhe liritë njerëzore duhet të mbesin e jenë aty ku e kanë vendin, se nuk janë aspak më të rëndësishëm serbët e Kosovës, se që janë ata që jetojnë në Sanxhak, apo Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

      • Edhe Kosovën Serbët e kishin të okupuar, por me shumë mund dhe Sakrifica u çlirua!
        Ju kemi borgj Vllezërve në Sanxhak që të ju ndihmojmë që edhe ata njejt si serbët në Kosovë ti gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore.
        Amina Nuraj është një Vajz Shumë e kulturuar dhe Patriote dhe Trimëresh e cila meriton mirënjohje të veqant!

  4. Nuk kuptoj pse Ju zotri kryeredaktor po ma mbani ketu fjalen, fjalimin…. per cka ashtu po ma mbani fjalimin patronizues? Ketu? Nuk eshte aq me randesi cka kane qene keta te Sanxhakut, po cka jane tash! E tash jane Muslimanet dhe mbeshtetes te islamisteve ekstremist. Ky eshte realiteti, tash. Edhe Karagjorgje, ai i pari, Gjergj Marash… e pastaj Kargjorgje ka qene shqipetar, keto e pranon dhe SANU, ne Konferencen e Wienes me 1993., ne fjalim te tij, Dušan Bataković (me vone kryetar i SANU), pranon, thot nga foltorja qe Karagjorgje ka qene shqipetar (nga fisi Kelmendi). Dhe? Dhe? Ai Karagjorgje u be inicus i masakres dhe vrases i shume shqipetarve me 1806., dhe masakron dhe popullaten civile, i shtyn nga Nishi deri ku ishin shqipetaret, i shtyn te posht. Sepse shume shqipetar luftuan ne aradha te ushtrise turke kur ai, Karagjorgje e prin kryngritjes kunder turqeve me 1804. Dhe? Dhe?! Ketu fola per dicka tjeter ne pergjigje atij zotriut. Fola per kurth te serbeve e lidhur me Sanxhak. Sa do te na nevojitet neve shqipetarve e te e mesojme leksione nga Historia dhe me radhe te mesojme taktiken e serbeve, sa kohe (nese matet koha) sa do te na navojitet te e mesojme leksionin, leksione?!! Jo… ju (jo konkretisht vetem Ju zotri Bajram Kabashi) ketu do andrra romantike e prralla anderseniane, e serbet jane Ante Portas shtetit te Kosoves! Nese, po them NESE filon Lufta, mos rrastesisht mendoni, sypozoni, se keta te Sanxhakut do te luftojne ne anen e Kosoves, ne anen shipetare? I kemi pa ne Bosnje cka kane bo, Ne fillim te Luftes ne Bosnje, jane reshtu ne anen e serbeve. Mos erdh najnjo i Sanxhakut apo i Bosnjes ( e boshnjak) dhe u reshtu ne anen e Forcave mbrojtese te Kosoves dhe UCK-se? Bekim Berisha Abei ka luftu ne Bosnje, ne fillim, kur serbet e sulmun Bosnjen. Shumica e tyne, boshnjaket dhe ata te Sanxhakut, u reshtun si ndihmes te serbeve dhe pershperites te pozitave te Ushtrise kroate ku luftonte dhe Bekim Berisha Abei. E nanen e ka Dizdar me mbiemer te vajzerise, Abei. Mosni me kesi prralla, Ju lus. Kendeshem kesaj radhe Ju lus: Mosni me keto prralla anderseniane ne situate kur serbet jane para dere Kosoves dhe kur ne tere regjon eshte situate acaruese nga Lufta te reja. E ku ata boshnjaket, dhe ata te Sanxhakut do te reshtohen ne anen e islamistve te Bosnjes e shume prej tyne ne anen e serbeve. Kurre boshnjaket, KURRE, e as keta te Sanxhakut nuk do te jene ne anen e shqipetareve, mbajeni ne mend kete. Ose ndryshe te T’Ju them e sipas principit te Dayton: Mereni ose Lejeni te gjitha keto informata qe Ju shkrova ketu zotri kryeredaktor Bajram Kabashi.

    • Diana, nuk dëshiroj të keqkuptohem në debat me ty këtu …U nisa prej Amina Nurajt dhe faktit se ajo asht e vetëdijshme që rrjedh nga një familje shqiptare dhe e cila deri në moshën 17 vjece nuk e ka folë gjuhën shqipe. Tash e flet. Fola në aspektin e të drejtave e të lirive njerëzore, asgjë tjetër. Madje une e kam këshillue Aminen që të jetë shumë realiste e të mos bije në kurthet romantike të ndonjë shqiptari naiv për dicka tjetër. Une nuk kam cka të pres nga boshnjakët e as nga sanxhakasit. I kam provuar boshnjakët (fatkeqësisht edhe sanxhakasit) nga koha kur isha në ushtrinë jugosllave. Në atë kohë ishin njerëz pa busollën e mendjes, tjetër gjë nuk dij se cka me të thanë. Ndërkaq, fakti se dikush nga të rinjt e atjeshëm e zbulon e dëshiron të jetë shqiptar, ne nuk kemi të drejtë ta dekurajojmë por ta ndihmojmë për aq sa mundemi e sa na takon. Për aq sa e kam ndihmuar une Amina Nurajn. Asgja më shumë e as më pak. Falemnderit për komentin.

  5. I nderuar Bajram Kabashi , Jo veq ti por secili njeri i rrethit te Istogut e Pejes
    i njofin shume mire “boshnjakt” e Masebjeshkes. Psh, Dacajt kendej Rozhaje kah
    te shkohet ka Kulla per Rozhaje jan krejt shqiptar, po rezhimi per ti asimilu edhe
    mbiemnat ua ka ndryshu Gjuhen iau ka mohu dhe ata tani flasin serbisht
    dha quhen Daciq.E jo Daci apo Dacaj ! Shkolla shqipe nuk iu kan mundesu
    dhe me gjuhen shqipe veq ta mesyenin kosoven si te shperngulun
    Dihet se shqiptaret e Kosoves e kan mbrojte Pazarin prej Shfarosjes.
    Tjetra shume e rendesishme plot djem shqiptarë te anes tone Nenat
    e tyre jan bija te Masebjeshkes. Dhe djemt nipa te tyre (“boshnjakve”)
    Shumica e shqiptarëve janë asimilue e bosnjakizue dhe kan deviju. Ti e din sa “boshkotina” ka pase
    Dobrusha e Vitomirica dhe ata nuk jan tregue si duhet ndaj shqiptarëve ndonëse pothuaj tåe gjithë ishin shqiptarë. Ti Bajram shume mire po ben qe o i don e perkrahë ata qe jan e deshirojne te jene shqipetarë.Ndesa Dijana
    Rexhepit Dua ti tham që je shume larg dhe nuk e njef si ne që jemi afer Sanxhakut, problemin e Masbjeshkes.
    Kush cka eshte dhe kush eshte kur neve i njofim si paren e kuqe qe thuhet te ne !
    Na i njofim sanxhaklinjt
    me rrenje me fare e fise. Po ua njofim edhe kualitetin moralin etiken
    fisnikrine e te mrapshtive edhe mrapshtine ! Bajram Kabashi ne shkolle
    ka pase boll boshnjak e boshnjake Bile ne oda Bajrami ka ndegju nga ata qe
    i kan provu dhe kan thane : “me e shtrydhe nje boshkotin Shtat shki
    dalin” prej barkut te tij, që natyrisht ka qenë propagandë e UDB-ës për me na ftohe nga njani tjetri.
    Por atyre qe jan shqiptarë dhe deshirojnë te jen shqiptarë
    Bajram Kabashi me sa mundet i perkrahe dhe ua don te miren shqiptarëve
    krejt kah jane ! I ndeeruar Bajram , Baba Uke i imi ka qen me Mulla zek Berdynen ne luftën
    e Pazarit! Bile i ndjeri Mulla Zeka shume ngjarje i fliste kur ishte në oda!

    • Mal Uka, falemnderit për komentin. Edhe Dijana mendon njësoj sikurse ne, por druan që procesi i asimilimit e shfytyrimit asht i atillë sa që ajo pjesë e popullit mund të shpreh urrejtje ndaj nesh për shkak të humbjes së identitetit të vërtetë. Për fat të keq deri tash ne Shqiptarët nuk ishim të fortë që me forcë tu tregonim atë që e dijnë të gjithë ata, se janë vetëm Shqiptarë dhe nuk kanë përse të frikësohen prej askujt. Ata janë tepër të frikësuar, kjo dihet e shihet tashmë. Serbët e kanë një shprehje, që mund të mos na pëlqej: Silla Boga ne moli, a Bog sillu ne voli! Kjo asht ajo, Mal Uka. Të gjithë banorët e Mabjeshkës, apo më saktësisht shumica e tyre, janë të rrënjve shqiptare, gjë që ata e dijnë, por për shkak të propagandave serbomëdha dhe frikës së madhe e kanë fshehur. “Boshnjakët” e Vitomiricës, Dobrushës etj, të gjithë me rend kanë qenë shqiptarë, por sa ishim nën pushtimin serb ata nuk kanë guxuar të tregonin që janë shqiptarë, madje edhe ata që kanë ditur shqip është dashur të mos flisnin e të kallxonin se e njohin gjuhën shqipe. Madje në kohën e UDB-ës ata e kanë pasur detyrë shtetërore të mos luanin sporte të ndryshme me shqiptarët nga frika e zbulimit të rënjve shqiptare. Vetëm ndonjë ambëltorgji etj prej tyre ka kallxue se asht shqiptarë. Për shembull mjeku me mbiemrin Baliq që e dënuan para një kohe, asht shqiptarë prej Plavës por ai kishte edhe radiostacion në gjuhën boshnjake. Thjeshtëw, Mal Uka, duhet me qenë pak i fortë me u kthye ai që asht i yti në kulturën kombëtare që i përket. Une jam ithtar i asaj që ne duhet tu rrijmë afër, pavarësisht se cka thojnë se a rrejnë apo nuk rrejne që janë boshnjak. Ata mund të thonë cka të duan, por boshnjak nuk janë. Përndryshe, edhe babai im ka qenë luftëtar i Zekë Bërdynes dhe si rrjedhim i plagosjes tek Kaquberi (më duket se asht diku afër Beranes), ka vdekur nja 15 vjet pas asaj plage.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu