ARKIVI:
8 Maj 2024

Casa cité (1947) / Ja emrat e fetarëve të persekutuar apo të vrarë në Shqipëri nga regjimi komunist : Anton Harapi, Mark Harapi, Nikollë Deda, Gjon Pentalia, Josif Papamihali, Giovanni Fausti, Daniel Dajani, Luigj Pici…

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Shtarorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë më 28 Nëntor 2001-Rugova: Ditë e madhe për Kosovën

Ngrihet Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Prishtinë , me 28 Nentor...

Për dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së...

Don Jaku i Kuklit dhe thirrja e tij hymn e 28 shkurtit 1844

Anna Hida, Vatikan ___ Sot në Arkivat Vatikan më tërhoqi vëmendjen, një letër...

Duhet ta pastrojmë pluhurin e së kaluarës që të shihet kontributi i gjeneratave

Ne kembe nga e majta : Agim Dushi, Bujar Hoxha, Shenoli,Fatos Shita,...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Dhjetor 2023 

“Casa cité” ka botuar, të dielën e 16 shkurtit 1947, në faqen n°4, një shkrim me të dhëna të hollësishme asokohe mbi persekutimet dhe vrasjet fetare në Shqipëri nga regjimi komunist, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Komunizmi shktatërrues, i përpiluar nga doktrina e urrejtjes, mbulon me gjak vendet ku është vendosur

Persekutimi fetar në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Shqipëri, persekutimi vazhdon pa pushim ndaj çdo gjëje katolike, njerëz dhe vepra. Prifti i Tiranës u arrestua për fshehje të parave që synonin të siguronin nevojat e priftërinjve në nevojë. Në fakt, qeveria ka ndërprerë të gjitha subvencionet për klerin katolik, ndërkohë që vazhdon të mbështesë komunitetet myslimane dhe ortodokse. At Mehkalla, një jezuit, u burgos sepse kishte mbledhur fonde në favor të viktimave të përmbytjeve të tetorit të kaluar. 

Një tjetër jezuit, At Mark Harapi është në burg sepse është vëllai i At Anton Harapit, françeskan, që u pushkatua pak muaj më parë. Prifti Gjon Pantalija, gjithashtu jezuit, u burgos për arsye të panjohura. Imzot Nikollë Deda, nga dioqeza e Sapës, është në burg për shkak të keqardhjes për fatin e vëllait të tij, një ish-kolonel, i cili vdiq në qeli si pasojë e torturave. At Thomas Laca, delegat i kryepeshkopatës së Shkodrës që nga vdekja e kryepeshkopit, u burgos pa ditur arsyen e arrestimit të tij. At Luigj Pici, i cili kishte guxuar të mbronte priftërinjtë Fausti dhe Dajani, të pafajshëm por të pushkatuar sepse ishin jezuitë, kishte ikur për të shmangur më të keqen, u zbulua dhe u dënua me vdekje. 

Komunitetet katolike uniate të Elbasanit dhe të Korçës panë pastorët e tyre Papamihali dhe Trebicka të burgosen. Në Shkodër, tetorin e kaluar, u shuguruan tre priftërinj : disa ditë më vonë, njëri prej tyre u burgos dhe dy të tjerët u detyruan t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare. Motrat Stigmatine të Shkodrës u dëbuan nga shtëpia e tyre. Priftërinjtë duhet të përmbahen nga çdo predikim, nga frika se mos i shohin fjalët e tyre të shtrembërohen dhe të burgosen. Madje, në vende të caktuara, pranë rrëfimtarit vendosej edhe roje, nga frika se mos keqpërdorej politikisht rrëfimi!  

Shkurtimisht, rezultatet e këtij persekutimi janë si më poshtë :

  • 3 priftërinj  françeskanë të vrarë në befasi gjatë lëvizjes partizane, 2 të tjerë të pushkatuar “ligjërisht” dhe disa në burg;
  • 2 priftërinj jezuitë të pushkatuar dhe 5 në burg;
  • 4 priftërinj shekullarë të vrarë dhe rreth dhjetë në burg;
  • 1 seminarist i vrarë dhe disa në burg;
  • seminare, shkolla të ciklit të ulët të drejtuara nga besimtarë, çerdhe, të mbyllura;
  • fetarë e fetare të dëbuar nga institucionet e tyre dhe të privuar nga gjithçka;
  • shtypje e aksionit katolik dhe ndalim i klerit nga ushtrimi i çfarëdolloj veprimtarie jashtë kishave.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu