Gjergj – Bajram Kabashi
Një përgjigje e shkurtër, por e domosdoshme për mikun tim virtual Mal Uka rreth shkrimit tim të pardjeshëm (më 17 nëntor 2021) , me titullin: Edhe një herë për provokimin ndaj meje në emrin e Bujar Bukoshit, që filloj me 17 e përfundoj me 23 nëntor 2000! – DRINI.us
I nderuari Mal,
Këtë sqarim të vogël nuk po e jep vetëm për ty, por edhe për shumë të tjerë që mund të mbetën të hutuar dhe në “mjegull” për shkak të mungesës së të dhënave të drejpërdrejta, me emra e fakte të atyre për të cilët po shkruaj vazhdimisht.
Ashtu sikurse që e kam thënë dhe përsëritur sa e sa herë, provokimi ndaj meje përmes e-mailit të sajuar bujarbukoshi@ymail.com është bërë me shtytjen e kriminelëve të bashkuar të shërbimeve sekrete partiake, qoftë të LDK-së a PDK-së së pasluftës, apo më mirë të thuhet të kriminelëve të këtyre shërbimeve dhe mbështetësve të tyre politik. Në provokim e kanë angazhuar “yndyrën” e të së ashtuquajturës “elitë” intelektuale e publicistike të LDK-së, ku kanë marrë pjesë edhe ndonjë shok imi “i ngusht”.
Natyrisht se kanë qenë të mashtruar, gjë që mua kjo tashmë nuk më intereson.
I mashtruar ka qenë edhe miku e kolegu im Xhemajl Mustafa, që për ironinë e fatit jam vetëm une që vazhdoj ta mbroj qe 21 vite. Askush tjetër nuk e ka mbrojtur dhe as që e ka mbështetur kështu sikurse që jam duke e mbrojtur une.
Natyrisht se jam duke e thënë të vërtetën e njëmendt për ngjarjen e hidhur, që kriminelët e bashkuar duan ta mbajnë të fshehur e në harresë.
Kuptohet që po e mbroj të vërtetën edhe për vetën time, që për sherret dhe intrigat absurde të të tjerëve, pësova e vuajta pa nevojë deri sot e kësaj dite.
Më kupto: Për ti orientuar ndaj meje ata që janë quajtur (apo e kanë quajtur vetvetën) elitë kulturore e publicistike e LDK-së, është dashur që mua si të mërguar tashmë në Norvegji nga muaj maj 1999, të më nxinin sa më shumë që të ishte e mundur dhe të më paraqisnin tepër të rrezikshëm.
Sepse, “mos të isha i rrezikshëm” nuk kisha “me ikë” këtu ku jam ende, apo jo!?
Për “misteriozitetin” e “ikjes” sime më pati folur edhe një mik imi shumë i çmuar i asaj kohe, tashmë i ndjeri Prof. Dr. Fazli Syla, kah fundi i dhjetorit 2004 , kur isha për herë të parë në vizitë në Kosovë që nga viti 1999 , kur isha detyruar të largohesha si shumë shqiptarë të tjerë të ndjekur nga pushtimi ushtarak dhe lufta e Serbisë ndaj nesh.
Në këtë mënyrë, pra, dikush që mund të mirret me mend se kush mund të jetë, mi ka lëshuar (ndërsyer) në shpinë këta të shkretë për mend nga LDK-ja, së bashku me disa argatë të tyre (atyre që kanë marrë pjesë në provokimin ndaj meje, u mbetët ta zbulojnë se kush janë ata që i kanë mashtruar e turrë kundër meje, e jo mua!), kështu që këta si qenë të çartur më shkruanin, ngacmonin, provokonin, fyenin dhe lehnin ndaj meje pa u ndalur pothuaj fare, që nga 17 nëntori 2000 kur “rashë gropën” që ma kishin përgatitur, e deri më 23 nëntor të vitit 2000, që në të vërtetë ishte rënia e vet atyre në kurthen e shërbimit sekret tjetër, gjë që mua s’ka pse të më interesoj aq shumë gabimi i rëndë që e kanë bërë ata, pasi atëhere e më pas i kanë thënë vetës se janë mjaft të ditur, ndoshta më të diturit e më të mençurit e Kosovës sonë të vogël, sipas mendjeshkretës së tyre.
Nga të mashtruarit ka qenë edhe vet miku e kolegu im Xhemajl Mustafa, me të cilin une gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira njerëzore e bashkëpunim të afërt profesional. I ndjeri kolegu im nuk ka pasur faj për këtë rënie në grackën e parapërgatitur, se ka qenë vet qëllimi i kundërshtarëve të tij për ta mashtruar, devijuar e armiqësuar gabimisht me mua. Prandaj, Xhemajli duke qenë i rrethuar nga njerëz shërbimesh armiqësore në pjesën më të madhe të jetës dhe angazhimit të tij politik si këshilltar i Ibrahim Rugovës, dikush prej tyre sigurisht që e ka urryer dhe e kanë mashtruar përmes metodave të njohura të shërbimeve armiqësore.
Siç mashtrohen historikisht njerëz shumë më të mëdhenj se ai apo une, qofshin ata edhe udhëheqës shtetesh!
Pra, i nderuari Mal Uka, qëllimi i kriminelëve të bashkuar ka qenë Xhemajl Mustafa, sikurse dhe une … Të tjerët vetëm kanë dashur ti poshtëronin e t’ua bënin t’ë ditur se çka mund t’i gjej. Me atë provokim të pandërprerë njëjavor mua donin të ma bënin të ditur se kanë marrë vesh diçka, gjë që une nuk jam brengosur e shqetësuar asnjëherë, as atëhere e as Sot.
Le të urdhërojnë kur të duan, edhe Sot nëse duan, që të më tregojnë se çka kishin marrë vesh?
Kushdo që do ballafaqim njerëzor me mua, kam me e ngopur me të tjera gjëra të hidhura. Në të vërtetë, Mal, une qysh para 21 vitesh, pra me 23 nëntor 2000 kur e kuptova se të mallkumit e kanë vrarë Xhemajl Mustafën, u thash: E keni vrarë Ju, enveristët dhe rankoviqistët e Kosovës!
Në të vërtetë, puna e mashtrimeve të kësaj natyre është e ndërlikuar për të dhënë përgjigje të prerë, ashtu sikurse do dhe pret masa e madhe e njerëzve, pasi nuk mund të thuhen të gjitha gjërat, siç do e ka dëshirë ti mësoj ai e tjetri.
Për provokimin e din më së miri i provokuari, dmth une, dhe provokatorët e mashtruar e të bindur sikur gjoja janë duke kryer punë për shërbimin e vet “sekret” partiak, atë të LDK-së, por realisht kanë qenë duke kryer punë për shërbimin tjetër!
Ti më pyet: Kush ua ndali zërin?
Mal, sigurisht une nuk kam pasur mundësi që t’ua ndalja “zërin” e kobshëm, pasi vetëm keqbërësit nga ai lëmsh i bashkuar krimit, kanë mundur t’ia ndalnin zërin njëri tjetrit.
Për Bujar Bukoshin. Po, Mal Uka. Bujarin e kam takuar në vitin 2008, në një kafene përball Radio Kosovës në Prishtinë dhe të them të drejtën atij nuk i bëri përshtypje rrëfimi im apo shtirej që nuk e kuptonte atë që ia rrëfeja. Nganjëhere qeshte! Kështu që e lash anash komunikimin e mëtejshëm me të rreth kësaj çështjeje.
Dua të them se kjo që ka ndodhur është një krim tepër i rëndë dhe për të duhet të njihet mbarë Kosova e Shqiptaria, që t’ia bëjmë të ditur atij populli se çfarë krijesash të shëmtuara njerëzore na imponohen si elita kulturore, publicistike, diplomatike, psudopolicore. Vet heshtja e tyre njëzetenjëvjeçare flet e tregon më së miri se kush janë dhe çka janë në gjendje të bëjnë ata.
Ata shkelin mbi kufoma e ecin më tej!
Personalisht jam në kryengritje të përhershme ndaj këtij krimi, kryengritje që do të përfundoj vetëm kur nuk do të kem më frymë në trupin tim. Nuk jam une aspak kokëfortë, por ka me u marrë vesh e kuptue se nuk ka askush të drejtë me më ndjekur e poshtërue gjithë jetën, me më maltretue, keqtrajtue, torturue e traumatizua, që nga fëmijënia e deri në këtë moshë.
Ndaj këtij eksperimenti mizor UDB-ash do të luftoj gjithë jetën …!
Nuk ka të drejtë askush të më poshtëroj e të më kthej gjithmonë në fillim, që të ma bëjë jetën vazhdimisht të rënde e të mundimshme, duke më detyruar që ta shtyj “gurin përpjetë”, si një Sizif i kohës sonë!
Kushdo që ka vendosur të më poshtëroj për punët dhe angazhimet e mija tepër cilësore në tashmë ish-gazetën Rilindja, pa qenë i vetëdijshëm se çka është duke bërë ndaj meje dhe fare nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese përgjat gjithë kësaj kohe, mos të llogaris kurrë se do ta lë që të bëjë gjum të qetë, jo që une do ta fyej, rrahu apo vras, siç kanë bërë ata ndaj meje e tjetrit, por do t’ua bëjë edhe më zi , duke i vrarë me të vërtetën e hidhur që në asnjë mënyrë s’duan ta pranojnë apo kujtojnë.
Vrasësit dhe ata që heshtin për vrasjet që i dijnë, nuk kanë të drejtë ti mundojnë të tjerët pafundësisht!
Se zullumi, një ditë, këputet prej së trashit!
Pra, i nderumi Mal Uka, une vazhdoj të jem në luftë profesionale me atë e krime të tjera , dhe ajo luftë, siç thash, nuk do të ketë mbarim.
Megjithëse une i kam zbuluar pothuaj shumicën, madje i zbulova brenda asaj jave kur më provokonin aq dinakërisht e pashpirtësisht, pra kur ngashnjimeve të tyre iu përgjigja me pseudongashnjimin tim.
Por, une kurrë e në asnjë rrethanë nuk kam me e përmendur ndonjë emër, pasi kjo i takon Policisë së Kosovës dhe asaj ndërkombëtare që kur të duan mund të flasin me mua, kuptohet pasi ti kenë zbuluar e biseduar me ata që më kanë provokuar.
Mund edhe të na ballafaqojnë, gjë për të cilën une do të isha tejet i lumtur.
Xhemajl Mustafën e kanë vrarë mercenarët e paguar me para të këtij populli të shkretë, por udhërdhënësit gjinden tek ata që më provokonin mua, apo më mirë të thuhet tek ata që i mashtruan provokatorët e mij që kryenin e zbatonin urdhëra të tyre për me lehur si të tërbuar ndaj meje.
Si partia e “paqësorëve” ashtu sikurse “jopaqësorët”, janë përgjegjës për vrasjen e Xhemajl Mustafës.
Të tjerat janë pallavra dhe tentim i hapur që të mos zbulohet e bëhet publike e vërteta e plotë rreth një krimi të madh.
Prandaj, askend nuk duhet lejuar pafundësisht që ta mbajë kokën nën rërë si struc, por duhet me e kapur për qafe e me ia tregue publikut të gjerë fytyrën e tij apo të tjetrit.
Mund të them me bindje të plotë se amerikani i kulturuem, italiani, gjermani, danezi, hungarezi, francezi, kanadezi apo australiani, me e përjetue atë poshtërim e mohim siç e kam përjtuar e jetuar une, dikujt nga ata që mi mohojnë e nuk mi njohin fare të drejtat në vendin tim të punës, e kur shteti nuk është, nuk di apo nuk është në anën e viktimës, ia kërkojnë lulen e ballit.
Une spo ia kërkoj askujt lulen e ballit, se nuk flliqem e zhytem në mjerimin e atyre ndotësirave, por për të drejtat e mija do të luftoj e do ta lus pandërpre shtetin që të më mbrojë e të jetë krah meje, në raport me kriminelët e bashkuar.
Besoj e shpresoj se me këtë sqarim të shkurtër që ta dhash ty e të tjerëve, dosido i dhash përgjigje kurreshtjes tënde për të ditur pak më shumë për natyrën e këtij krimi dhe sjelljeje mizore të shumëkujt nga ata që provokuan kotsëkoti, pa e ditur se synimeve e qëllimeve të kujt i shërbenin.
Me të mira: Gjergj – B. Kabashi
Mal Uka | I nderuar Bajram Kete leter te perseritur prej teje e kam lexuar vazhdimisht dhe Me te thane te drejten une nuk po e kuptoj mire se pse Po shprehem Keshtu Athue po mendon ti se krejt lexuesit i dijne e i kan perjetue ato synime te poshtrakve siq i keperjetue ti Pra une po ngeli ne mjegull qe pseThua se ketyre kriminelve te bashkuar iu nal zeri me me 23 nentor ne oret e mbremjes ! Kush ua nali zerin ? eshte pytja e ime Tjetra kur ne leter eshte permend Emni i Bukoshit dhe me siguri ai ka ndegju ose lexue per kete leter A esht angazhua ai ateher me i gjete kriminelat ? Ti ke plot te drejt per kerkese qe ia ban drejtesise e policise se shtetit qe krejt leht munden me i gjete faqezite dhe me ua gjete krejt veprat e poshtra qe i kan kry Pra shteti ka obligim per veprim ! pershendetje. |
I nderuar Mik Bajram Kabashi , Sqarimi i yte ne pytjet e mija
po e zhduke mjegulline te lexuesit qe nuk kemi kuptue mjaftueshem !
Po i nderuar kuptohet dhe fort mire dihet se fitilaqat antikombetar
mes miqve jan mundue te krijojne dyshime Siq paska pase ndodhe me te
ndjerin Xhemajl Mustafa Por Ti ndihu fort krenar qe mikun tuaj Xhemajlin
kurr se ki konsiderue ndryshe veq si Atedhetar perparimtare dhe me ideale
te kembet e Ibrahim Rugoves te cilin ma se shumti e dum neve dukagjinas
shumefish te lidhur edhe Miqesisht ! I nderuar Bajram Sqarimi i yt
ne ket shkrese duhet te ndikoj te njerzit e vegjel e te mdhej qe e duan
kosoven shtet ! Dhe shteti nuk mund te egzistoj pa drejtesi e pasterti !
Po e permendi edhe te Ndjerin Shaban Mani qe nuk iu lakohej pshtrakve
e halabakve Dhe per ta nale idealin e tij Ate e zhduken dhe kurr nuk
gjeten force e as rruge njerzit kompetent per ta ndrique vrasjen
e drejtesija te veproj Ketu habitem edhe me te Afermit e Shabanit
Ndoshta jam gabim por kur po ua afrojne pak pushtet familjarve
sikur po ua largojne kerkesat per drejtesi ! Ne kosove e pa
nalshme ne kerkesa per drejtesi eshte Familja e Haki Imerit
Por kriminelat e bosat e krimit gjithmon po e trusin drejtesine
dhe po e perkrahin Mafine ! Uroj qe nentori i ardheshem
Ty i nderuar Bajram dhe te gjith shqiptaret qe kerkojne drejtesi
U bafte temel per shtetesi! Pa mafi kriminel e dilingji !
nevoje per Faqezi !Duam shtet ligjore Qe populli te kete Rahati !
Kriminelët “tanë” të shërbimeve të fshehta provojnë që ta prishin vëllain me vëlla, familjen me familje, se lere më mikun me mik apo kolegun me koleg.
I nderuar Bajram Kabashi ivendit te neres e kuvendit !,
Sqarimi i yte ne pytjet e mija po e zhduke mjegulline te lexuesit
qe nuk kemi kuptue mjaftueshem !
Po i nderuar kuptohet dhe fort mire dihet se fitilaqat antikombetar
mes miqve jan mundue te krijojne dyshime Siq paska pase ndodhe me te
ndjerin Xhemajl Mustafa Por Ti ndihu fort krenar qe mikun tuaj Xhemajlin
kurr se ki konsiderue ndryshe veq si Atedhetar perparimtare dhe me ideale
te kembet e Ibrahim Rugoves te cilin ma se shumti e dum neve dukagjinas
shumefish te lidhur edhe Miqesisht ! I nderuar Bajram Sqarimi i yt
ne ket shkrese duhet te ndikoj te njerzit e vegjel e te mdhej qe e duan
kosoven shtet ! Dhe shteti nuk mund te egzistoj pa drejtesi e pasterti !
Po e permendi edhe te Ndjerin Shaban Mani qe nuk iu lakohej pshtrakve
e halabakve Dhe per ta nale idealin e tij Ate e zhduken dhe kurr nuk
gjeten force e as rruge njerzit kompetent per ta ndrique vrasjen
e drejtesija te veproj Ketu habitem edhe me te Afermit e Shabanit
Ndoshta jam gabim por kur po ua afrojne pak pushtet familjarve
sikur po ua largojne kerkesat per drejtesi ! Ne kosove e pa
nalshme ne kerkesa per drejtesi eshte Familja e Haki Imerit
Por kriminelat e bosat e krimit gjithmon po e trusin drejtesine
dhe po e perkrahin Mafine ! Uroj qe nentori i ardheshem
Ty i nderuar Bajram dhe te gjith shqiptaret qe kerkojne drejtesi
U bafte temel per shtetesi! Pa kriminel e dilingji
Pershendetje !
Në librin tim Rilindja, Përkushtim e Trishtim janë afër njëqind faqe tekst për vrasjen e Xhemajl Mustafës. Sigurisht dikush nga të përzimit në këtë provokim jashtëzakonisht të turpshëm e naiv, qoftë nga LDK apo kundërshtarët e saj të atëhershëm, nuk dëshiron kurrë që kjo që ka ndodhur të zbulohet ashtu sica ka qenë e vërteta e njëmendt, por synojnë të kapin bishta të krimit. Me të ndjerin Xhemajl Mustafa gjithmonë kam pasur marrëdhënje të mira njerëzore dhe profesionale, megjithëse natyra e punëve tona ka qenë e ndryshme, ai gazetar në rubrikën e kulturës, ndërsa une gazetar terreni. Për Shaban Manajn mund të them vetëm fjalë të mira nga koha që e kam njohur përpara luftës. Mirëudëgjofshim.
Lexova krejt cka gjeta ne faqet e internetit te shkrur prej teje I nderuar
bajram Kabashi si dhe intervistat tuaja dhen ku rreflekton per ,,Rilindja
Perkushtim dhe trishtim ” I njoha edhe me emra ata te majeve ne gazetari
te kohes qe siq shprehen serbt Svaki rat nekom je brat!
Bratoubillacat sadoqe vonohet koha do i qet ne sheshin qe familjart etyre
do e kene bashqen e mjellur me lavdine e krimit te kriminelve bastard
antikombetar Kjo do jete ma ezorshme se vrasja per paseardhesit e tyre
qe nuk mund ti shlyejn njollat e zeza te historise se poshtersise!
Si bashkepunetor te fashizmit qe beri gjenocid tek shqiptaret!
Fjala e Alban Nezirit qe i ka njohur udbashet nga peja qe ekan percjelle
edhe ne Shqiperi Por nderin familjar te krijuar nga Babe Imer Neziri
dhe nena Mane Kaqorri Neziri nuk ka force qetnike qe e ndryshon !
I nderuar Bajram jam ne shpirtin tuaj kur i permende koleget
e vrare Si Ali Uken ne token e shqiprise! kush do e besonte se asajde
paskan pase jetue e banue fashistat qetnik ose sherbtort e tyre qe kan vra
dijen atedhetare per ta zhduke ardhmerine kombetare
Dhe ate turp pa zbardhjen e rasteve nuk mund ta shlyej shqiprija
Pa i gjete vrastar e urdherdhenesit Thot Ish Presidenti Salih Berisha!
Secili individ qe zbardhe te zezat e veprimeve kriminale te kriminelve Eshte Patriot!
Cka të them Mal Uka …? Shkatërrimi i jetës së njeriut nuk është ndryshe pos kur dikush ti lëshon pas hijenat antishqiptare. Kurrë nuk janë pajtue me gazetarinë time dhe kanë provue në cdo mënyrë e me cdo mjet të ma nxinin jetën. Une në këtë jetë i falem vetëm një shejtnie: Gazetarisë së terrenit dhe hulumtimeve të shumëta e të pafundme që i kam ba si gazetar hulumtues e zbulues. Këto ma kanë rëndue jetën por edhe më kan shpëtue nëse mund të thueht se kam shpetuar nga përbirimi nëpër shtigje pothuaj të pakalueshme. Kisha qenë edhe i dehur. Profesionalisht. Mu dhimtë familja ime që për pak e shkatërrova për shkak të idealizmit profesional dhe atdhedashunisë sime të sinqertë, krejt jopartiake. Albani,Imerin, nanen e tij, i kam njoftë mjaft mirë.Kjo është jeta dhe vuajtjet në gazetari derisa luftonim për AtMëmëdhe.